Për ata që nuk u vranë në Tropojë

8 Prill 2025, 11:30Blog TEMA
Për ata që nuk u vranë në Tropojë

Nga Frrok Çupi

Të shumtët kanë shpëtuar dhe janë në jetë, fatmirësisht. Por 200, rreth 200, djem të rinj e të fortë, u vranë. Sytë e botës, sapo flitet për atë banjë vrasjesh, sillen kah Sali Berisha. Ai nuk ka deklaruar kurrë se ‘nuk i ka vrarë’, as se ‘i ka vrarë’. Por atje shkojnë sytë. Disa batuta cinikësh shkojnë edhe deri në justifikimin e Presidentit për çdo krim kundër njeriut në Tropojë. Në fund të fundit, thonë këta cinikë, e drejta ‘e vrasjes në Tropojë, i takon së pari Berishës, dhe këtë e lidhin me të qenët komunist, siç ishte. Cilësitë komuniste ishin formuluar kështu: ‘Në radhë të parë korrigjo, ose moho e ndëshko atë që ke pranë, rreth vetes, në fis a familje’.

Kështu e nisi vrasjen ‘rrethe rrotull vetes’ Saliu, menjëherë pas vitit 1990.

Çfarë më bëri, së fundmi, ta besoj atë skemë, jo thjesht si ‘cinizmi i disave’? Ishte emisioni ‘Gjërat tona’ në Abc News, ai që më bëri përsëri të më shfaqet skema e njohur. Mes gjithë provash, dëshmia e vajzës së Haklajve, Aishes. Vjen nga Suedia ku është strehuar për të ruajtur në ‘dry’ provat e vrasjes së vëllezërve. Tani sapo ka depozituar në SPAK padinë dhe prova ‘për vrasje nga Berisha’ me dhjetëra faqe të shkruara. SPAK mund ta hetojë, por edhe mund të lidhet me vrasësit e t’u thotë ‘kapeni Aishen’; kjo është tjetër gjë.

Por po flasim për të gjallët e tjerë, ata që mbetën në ‘Tropojë’, dmth në gjithë vendin.
Në dëshminë e Aishes konstatohet një kujdes i tejshëm për të paraqitur vetëm prova të provueshme. Edhe pse ka vëllezërit në varre, dhe varret të dhunuara, ajo kallëzoi vrasjet e kushërinjve nga rojet e Berishës kur ky udhëtonte për në Tropojë. Sepse, mjerisht, motra e di se presidenti i fshiu provat dhe SPAK-u do t’i thotë si në mbledhjen e Partisë: ‘O gjej provat, o në burg ti'.

Kjo është e gjitha. Kjo është ajo që po them se ‘iu drejtohem atyre që kanë mbetur gjallë’. Jo thjesht , në Tropojë’, por në gjithë Shqipërinë. Tropoja këtu mund të përdoret si ‘Trojë’. Ata që kanë mbetur gjallë nga dhuna, vrasjet, intrigat, përçudnimet e periudhës së Berishës, duhet të bëjnë një gjë…

Ose saktë fare është kjo: Duhet të mos bëjnë një gjë:

Ata që kanë mbetur gjallë nga ajo kohë e egër, duhet të mos vrasin të gjallët tani. Të gjallët e mbetur duhet të mos provokojnë të gjallët e tjerë duke iu prurë Berishën para syve. Aq më keq duke e votuar atë, qofshin edhe dhjetë vetë. Çdo votë për Berishën është kërcënim për jetën e të gjallëve.

Këta që ‘kanë mbetur’ në atë kohë, tani kanë disa mënyra për ‘të mos u kthyer në vrasës si ustai i atëhershëm’.

Një mënyrë është që, për shembull, të mos e lënë vetëm Aishe Haklajn. Aishën ose Muharremin, ose nipa e mbesa që duan drejtësi. Secili prej atyre që rrojnë në Tropojën e Vjetër apo më tej, secili e ka një dëshmi; sado të vogël, mbi atë konflikt e mbi ato vrasje. Po të paktën për dhunimin e varreve të djemve të Haklajt, shumica e atyre njerëzve diçka dinë. Po për zjarrin që i vunë kullës së Haklajt, a nuk mund ta dinë fqinjët në fshatrat e Tropojës?!

Puna e Haklaj është tani si puna e Hebrenjve në Luftën e Dytë, provë për ne të gjithë.

Por them ‘Troja’ si Tropojë, sepse nuk është fjala vetëm për ata që mbetën gjallë në Tropojë. ‘Tropojë është gjithë Shqipëria. Sot, kushdo që bën thirrje për kthimin e ‘kohës së Berishës’, ai bën thirrje edhe për ngjalljen e kohës së vrasjeve. Edhe ca nga ata që e kanë parë vendin duke u djegur nga Berisha, guxojnë e i shkojnë pas. Krim kundër vendit tënd është ky. Kaq e kupton kushdo. Po atëherë pse bëjnë zhurmë ‘elektorale’ sikur ‘të votohet prapë Sali Berisha’. Kjo është jo vetëm tragjike, por edhe e turpshme. Sepse ti e ke provuar si ia ka shkatërruar jetën njeriut dhe vendit.

Atëherë ti mendon vetëm për vete, sikur do të fitosh diçka. Ndërsa atë tjetrin le ‘ta vrasë’ Berisha!
E trishtë. Jemi në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Të thuash se ‘Berisha të jetë prapë në Parlament? Apo më shumë?’.

Nga vrasjet në Tropojë dhe ata që mbetën gjallë, vjen mësimi akoma më vyer.

Për këta që i rrinë afër dhe e ndjekin pas… Këta ta dinë se djemtë e vrarë në Tropojë, ishin ‘besnikë’ dhe të afërt me Sali Berishën. Të afërt derisa i vrau. Po me këta të afërm të Berishës a nuk noddhka e njëjta gjë. Të paktën kaq të mendojnë ata që mbetën gjallë atëherë.

Apo tua bëjnë ‘peshqesh’ të tjerëve Sali Berishën se për vete shpëtojnë?! Mendojnë se mund të ndodhë kjo!?

A thua mendojnë apo punon instinkti?

Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete!

27 Komente

  1. S
    Shkembi

    Respekt Frrok Cupi! Me pak fjale I ke thene te tera. Ky bandit ka shkelur kanun e cdo gje te shenjte qe pat shqiptari.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Eh o zoti Frrok! Ke shume te drejte. Populli Tropojes nuk duhet t'a votoi Berishen.Sali Berisha ka lindur vetem per te vrar e per te vjedhur popullin,per t'i sjlell 1000 te zeza. Denoncimi i Aishe Haklaj eshte shume i drejte,por ajo nuk ka gjetur kishen ku te falet, ka gjetur SPAK-un qe eshte vegel e vrasesit te Haklajve,Sali Berisha. I gjithe populi shqipetar e di qe, Sali Berisha i ka sjell e shume te zeza ketij vendi dhe SPAK-u i fshine me nje te rene te lapsit. As kemi besim te SPAK-u se ai do t'a marin ne konsiderate denoncimin e zonjes Aishe,perkundrazi mund te ndodh e kunderta,te kapin zonjen Aishe e t'a akuzojn se po akuzon kot Berishe, Berisha eshte i pafajshem. Aisheja ne burg,Saliu ne shetitje per qejf. Shqiperine sot e sundon djalli Sali dhe drejtesia eshte nen kembet e ketij djalli. Duro o popull se s'ke ç'bene.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Asd

      Shkrim i sakte dhe ne kohen e duhur. Turp per 140 kandidatet per deputete te Saliut!

      Përgjigjjuni
      1. f
        frrok pulqaki,niqoll moldave leshi,preç spihun leg

        O frrok spihuni lezhjan Mirditori kurv,t’qifsha gocat,mbesat,kusherirat ato pulqake kurva mor spihun sherbtor i serbve i pa’ftyre i pa’dinjitet kokerr kurva

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONA

          pulqaki c’te mban pragu o zagar shqiptar tradhetar! Frrok tu befte dita1000 !

          Përgjigjjuni
          1. O
            O tirona,ua qi motrat ju ripjellsve o barbona

            O ty,frrok spihunit,mjero gruaqirit,niqoll leshit,preç spihunit dhe te gjitheve ju ripjellsve narkomane,te degjeneruar,tradhtare,hajdute,trafikante dhe te pa’dinjitet,u shkerdhefsha grate,motrat,kusherirat,mbesat dhe çfare keni femer ne fis dhe ne faren tuaj te degjeneruar o kurva-monstra-plehra-hajdute dhe te pa’ftyre.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Behu njeri o pulqak

            @o pulqak, mesoje shqipen mire nje here, pastaj merru me Frokun. Dhe mos perdor ate fjalor te neveritshem, qe eshte i denje vetem per parahumanoidet, jo per njerezit e civilizuar sot. Nuk ka rendesi nese Froku ka te drejte apo jo (per mua, ka shume te drejte). Po c'pune kane ketu gocat, mbesat, kusherirat etj. Primordial animal.

            Përgjigjjuni
          3. G
            GRETA

            Besojini këtij “ FUKSI”…

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dulla sali

              Kur i beson ti fuksit sekretar partie sali berrises pse mos ti besojme ne ketij?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                .Nuk ke faj se e ka pas koken poshte duke ia mbajt ne goje monstres se vicidolit dhe nuk ke pare gje se cfare ka bere.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Greta

                  Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

                  Përgjigjjuni
                2. o
                  o

                  Ore vetem nje gje po te na sqaronte Frroku do behej me i besueshem, kur e kuptoi Frroku qe Berisha i beri gjithe keto gjema, se ngjarjet per te cilat flet jane te viteve 1997-1999 ndersa Berisha eshte rikthyer ne pushtet ne vitin 2005 duke i dhene Frokut nje post te larte ne Ministrine e Kultures. Si e pranoi Frroku kete post te larte nga "krimineli Berisha" A i dinte Frroku atehere keto"Bema" te Berishes apo i zbuluar se fundmi ne prag te zgjedhjeve?

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kris

                    O Rrok froku,duke thene te verteten per Berishen Mos fajeso shqiptaret por ktheu tek listat e mbyllura dhe mbylljen e proceseve penale per Berishen.Keto kane per regjizor dhe aktor Ramen.Me mbeshtetjen e tij Berisha eshte e do te jete deputet.Ndalo bythlepirjen e Rames se do te biesh aq ere sa nuk do te te pranojne as ne ferr

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andon Nasho

                      Shume I sakt bravo

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Haka Tekizoti

                      Ca plehra si vetja i ka edhe Berisha. Shikoni komentet. Duket që nuk kemi vetëm një Berishë, po edhe disa të tjerë. Intuita e Frrokut është e saktë. Ka edhe të tjerë vrasës - kopje të Berishës - ushtarë të tij. Hadi i ka duart e gjata i nxjerr edhe mbi dhe. Sa të jetë Berisha e berishët gjallë Shqipëria udhëve do të ketë vetë gjak. Dhe gjakun do ta derdhin ata që urrejnë kundërshtarët e gjakderdhjeve.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Endri

                        Bravo.Faleminderit per komentin e sakte.Mjafton te lexosh si komentojne ne mbrojtje te shtazes se tropojes dhe pa asnje dyshim jane ose hajdute pronash,ose kriminele,ose injorante deri ne dhimbje.Dhe nuk jane pak,por do zoti jo aq sa te vije perseri ne pushtet.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Asnjëansi

                        Po si ka mundësi o Kris që nuk hëngre bukë një herë të vetme , por vetëm mut do hash gjithmonë ?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Parti kurve komuniste pd.

                          Fuck Berrishee..serbomalazezen..familjen komuniste ...dhe ju bastarde kurvash berrishjane qe i shkoni pas....fuck!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Kushdo qe vazdhon i shkon mbas Saliut jane ajo % qe kane bere krime bashke me Saliun dhe pjesa tjeter pa tru qe vazhdojne me instiktin e klanit. Eshte fatkeqsi qe edhe ajo pjese qe i ka mbetur vazhdojne i japin oksigjen kesaj vemje.

                            Përgjigjjuni
                            1. g
                              grupi qifteteli

                              Froqi ,Saliu nuk vrau vetem Tropojen por dy trevat e Shqiperise me me trima e atdhetare ,malesine e Tropojes dhe laberin e Vlores.Nje plan i studiuar mire duke dobesuar krejt mbrojtjen e Shqiperise e duke e perçare ne kasht e koqe.Ai ore mjeran qe ju ka mbetur sahati tek komunistet nuk perdori ata por morri pas vehtes ata qe kryenin krime pas gardhit e pas shpine.Ndaj o Froqi tregoe historine siç ka ndodhur e leri shakate e Duçes !

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                drejtesi e munguar

                                Z.Frok ke te drejte kur parashtron per tu gjykuar krimet e kryera nga Z.Sali Berisha.Pse duhet te degjojne njerezit kur organet shteterore te prokurorise,gjykatat,policia heshtin?Shume nga ata persona te vrare jane nga ata qe nuk heshten por,fjala e tyre i coi ne boten tjeter.Me nje moster te tille duhet te merret sa me pare drejtesia e jo te shtyje seancat gjyqesore nga frika e tij.Vetem nje fakt i thjeshte:Te gjithe protagonistet e ngjarjes te 2 prillit 1991,te implikuar ne ate ngjarje u larguan shpejt nga kjo bote sikurse dhe bashkepunetoret e ngushte te 1997-tes.Nje person i organeve te drejtesise me tha kur e pyeta per krime.Cfar behet?Ai me tha qe te gjitha krimet jane te evidentuara.Por shume krime te asaj periudhe dhe te gjitha ne keto 35-vite nuk zbardhen.PSE?

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shqiptari

                                  Bravo Frrok. Nje shkrim brilant!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardani i Ri

                                    Të vetmet shkrime që unë i lexoj me shumë kënaqësi në gazetën Tema, janë ato të z. Çupi. Urime të përzemërta z. Çupi!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Çika

                                      Tropojanët ,burrat e moçëm të familjeve të medha e të dëmtuara për këto 34vjet pavarësisht nga bindjet politike duhet të bëjnë një kontratë bese , të mblidhen si një herë moti para sistemit soc .dhe të diskutojnë pa praninë e partive , pa praninë e mediave pa praninë e njërëzve ngatrestar dhe të diskutojnë si burra zakoni se çfarë dhe kush e provokojë situatën në Tropojë wë çojë më gjakderdhje duke humbur jetën mbi 200 djem të nënave dhe baballarëve të familjeve me me emër ne Tropojë.Këto ngjarje dhe vrasje pa pikën e mëshirës kanë autor ,organizator ,urdhërues dhe frymëzues dhe ekzekutues . Në rreth 100vjet histori pra dhe në luftë me shkjaun nuk janë rregjistruar mbi 200 të vrarë pa lere të plagosur që nuk i dihet saktësisht numëri , kut fihej de kishin armikun përballë .Po në këto vite demokracie kush e spjegon këtë tragjedi të tmerrëshme .Pse ndodhi kjo kasapanë ???Dhe ky takimi i më të moshurve dhe të respektuarit e familjeve do të dijnë ta vënë gishtin mbi autorët dhë të rekomandojnë edhe në organet e sistemit të drejtësisë për tu ndjekur në rrugë penale .E rëndësishme është që famijet e dëmtuara të mos ngelen pa një mbështatje të plotë , por nga ana tjetër të mos lihet hapur rruga për të bëre hakëmarrje që nuk i dihet ku e ka fundin por dhe fund mund të mos ketë në qoftë se nuk dënohen fajtorët .Me qënë se këtu janë 34vjet , edhe organet e sistemit të drejtësisë e kanë të vështirë të vënë gishtin në autorët e krimeve .,Prandaj për veç dëshmimëtarëve okular ,një organizim i këtij takimi me këta burra fisesh që janë bashkëkohës të ngjarjeve,do të hapte horizont pune për prokurorët ,hetuesit ,për policinë dhe do ta lehtësonim punën.Me një hetim përciptas këto krime vështirë se zbulonen dhe plaga do të ngelet e hapur dhe pse jo hakëmarrja nuk do të njohë kufij dhe ndalim.Një gjë është e saktë që familjet që ju janë vrarë ,djemtë ,burrat ,baballarët,vëllezrit i dinë mirë se nga kush u ka ardhë kjo gjëmë.Dhe jo më kotë ja kanë faturuar Sali Berishë .Edhe vetë ky kriminel e di prandaj për 30 vjet nuk kishte guxim të shkonte në vëndlindjen e tij sepse e ka të sigurt se çfarë e pret.Populli i Tropojes si para pagimit ligjor për këtë situatë duhet të mos e votojnë në bllok pastaj ligji të bëjë punën e vetë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                        U plak dhe u fishk edhe kjo rrospia Frrocko duke hedhur e perdredhur mollaqet hu me hu te te gjithe pushteteve me rradhe sa per nje harem Sulltani bashke.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Filtri

                                          Frrok Marrja eshte kthyer ne karikues (baterish). Me andrrallat e veta karikon here pas here turmen mbeshtetese te Rilindjes. Duket se kte pune e ben mjaft mire. Tashme edhe skema u pa tek veliaj. Merr porosine dhe urdhero KARikuesit te turren . Turma ekzaltohet dhe karikohet. Por me pudit ndonjeri qe kerkon qe SPAK te marre Andrrallat e Frrokut dhe “TE VEPROJE”. Te dashur OPINIONET nuk jane PROVA , mesojeni kte njehere e mire.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mondi

                                            KARIkimi I ben efekt funderrinave shtaze te shqupit qe sulmojne shtepine e vet dhe njeri tjetrin si kacake malesh qe jane.Ja,shiko si peshtyjne e lepijne njeri tjetrin.

                                            Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje