Vetmia e Tinka Kurtit apo miopia bardhezi shqiptare

8 Prill 2025, 17:29Blog TEMA
Vetmia e Tinka Kurtit apo miopia bardhezi shqiptare

Nga Kreshnik Spahiu

Bajrami ishte një burrë fisnik i moshuar (tironc autokton) 86 vjeçar që kishte përfunduar në azilin e pleqve.

Një mëngjes dhjetori ai trokiti në zyrën time të avokatisë për tu konsultuar për hallin e madh që i kishte rënë në vitet e fundit të jetës.

Ai ishte baba i katër fëmijëve, të cilët ishin martuar dhe kishte 9 nipa e mbesa.

Ai kishte qënë pronar i një nga vilat më të bukura dhe të vjetra në qendër të Tiranës.
Me inistimin e fëmijëve vila ishte prishur dhe ishte dhënë me përqindje një ndërtuesi për një pallat 8 kate. Pas përfundimit, 4 fëmijët e tij morën si përqindje dyqanet dhe i dhanë ato me qera, ndërsa babi i tyre përfundoj në azil pleqsh.

Bajrami kishte humbur pronat, kishte humbur fëmijët, kishte humbur nipat dhe mbesat, madje jetonte në shtëpinë e të moshuarve.

Sigurisht që fëmijët e Bajramit përveç babait nuk flisnin as me njëri-tjetrin. Tre prej tyre ishin divorcuar dhe dyqanet ishin objekt i ndarjes pasurisë në gjykatë me ish-gratë e tyre.

Me keqardhje sot nuk di nëse jeton Bajrami apo jo, por mu kujtua historia e tij kur lexova historinë e ndryshme të Tinka Kurtit por që të përbashkët kishin vetëm azilin e pleqve.

U ndjeva keq jo nga fundi dramatik i Tinka Kurtit por nga komentet cinike të atyre që duan ta keqpërdorin politikisht azilin e artistes së madhe.

Çuditërisht “lotët” vinin nga ata që kanë vjell vrerë për Tinka Kurtin duke e quajtur komuniste apo produkt të realizmit socialist.

Ne jemi rritur në fëmijëri me zërin dhe sytë e saj.

Për të gjithë brezin tonë ajo ishte si njeriu i familjes që shfaqej çdo të dielë në ekranin bardhezi.
Fatkeqësisht një pjesë e madhe e shqiptarve ende nuk e kuptojnë që jetojmë në shekullin e vetmisë.

Në Gjermani 1 milion njerëz apo 20% e të moshuarve të thyer jetojnë në azil pleqsh si një alternativë më e mirë se 4 muret bosh të shtëpisë.

Jeta e gjatë është një dhuratë por edhe “ndëshkim” nga Zoti.

Jeta e gjatë shpesh i përball njerzit me tre sfida:

- vdekjen e fëmijve

- vetminë

- varfërinë

Shkodrania fisnike dhe zemërmadhe Tinka Kurti humbi djalin e saj 7 vjet më parë.
Ndryshe nga klienti im Bajrami që u braktis dhe u grabit nga fëmijët, Tinkën e ndau vdekja nga djali dhe mbeti e vetme.

Artistja Tinka Kurti është një ikonë e kinemasë dhe artit.

Çdokush në Shqipëri mund të ketë fatin e madh të jetëgjatësisë së Tinka Kurtit por duhet përgatitur për alternativën se si do e përballojë vetminë.

Vetmia do të jetë sëmundja e këtij shekulli sidomos për gjeneratat e reja të cilat sot nuk duan as të martohen dhe as të trashëgohen.

Le ti urojmë çdo kujt jetën sa të Tinka kurtit por jo vetminë e saj. Ndonse azili i pleqve sigurisht mbetet alternativa më e mirë se shtëpia e boshatisur apo e braktisur.

Ndërkohë habitem pse në Shqipëri ende s’ka një parti që të premtoj si çdo shtet europian ndërtimin e qindra azileve për të moshuarit të cilët nuk duan të mbyllin sytë në vetmi por me shoqëri……?

8 Komente

  1. J
    Jorgo

    Tinka eshte nuse ne Shkoder po jo shkodrane.... eshte tropojane nga Lekbibaj e lindur ne Sarajeve

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gogo

      Qenke kokrra e rrotes se carit o Jorgo, te te marrin ne muzeun e Masave ne Paris per etalon te hajvanllekut

      Përgjigjjuni
      1. K
        K O R C A

        Po ti Jargo nga i ditke kaq sakte keto qe thua , apo i ke nxjerre nga arkivat e Asfalise ?!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Bravo Spahiu. Uroj jete te gjate e te rehatshme sepse e meriton ky yll I skenes. Jeta duhet perballuar sido qe te vije. Qurravitjet nuk ndihmojne.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shiti

          Boooobo, po pa meze e pi ate te uruaren o Kreshnik,mer gjithe dynjane neper goje...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Krenaria e Kombit

            Me mirë një fisnike të lindur në Lekbibaj që ja ka rrit vlerat Shkodrës me karrierën brilante të saj, sesa një kriminel të lindur në Shkodër që vetëm ja ka nxi faqen familjes së vet e vendlindjes së tij.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jorgo

              ka lindur ne Sarajeve or taj

              Përgjigjjuni
            2. N
              Një prind i moshuar

              Bravo Kteshnik! Ky do të ketë problem i çdo brezi në Shqipëri deri sa të ndërtohen azile diinjitoze. Sot fëmijët mezi po durojnë partnerët e tyre dhe fëmijëz e tyre, vërtet kanë halle se në kapitalizëm nuk është kollaj të sigurosh të ardhura por prindërit ju kanë dhënë jetën prandaj nuk duhet ti braktisin. Boll ndërtuan pallate me nga 3000 euro metri2, filloni ndërtoni azile.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje