Programi trasversal i PD, edhe i djathtë, edhe i majtë!

8 Prill 2025, 22:10Blog TEMA
Programi trasversal i PD, edhe i djathtë, edhe i majtë!

Nga Ervis Iljazaj

Programi i Partisë Demokratike për ekonominë në zgjedhjet e 11 majit, është pak a shumë ai i 2005. Në thelb programi ekonomik i saj parashikon ulje taksash, ndihmë ndaj biznesit dhe politika të cilat bazohen kryesisht në lirinë ekonomike dhe tregun e lirë. Në linja të përgjithshme është një program i mirë, edhe për faktin se një parti e djathtë ka gjithmonë në thelb të programit të saj ekonominë e tregut dhe iniciativën e lirë ekonomike.

Problemi qëndron të pjesa tjetër e programit. Nga njëra anë PD propozon taksa të ulëta, iniciativë të lirë ekonomike, nga ana tjetër politika sociale të forta si ngritje pensionesh, rritje pagash me vendim qeverie, apo dhe minimunin jetik. Siç e quan ajo politikat sociale të saj ‘’Paketa e Dhembshurisë’’.

Në të gjithë këtë histori ka një kontradiksion ideologjik. Përveç faktit nëse në këtë mënyrë, pra duke ulur barrën fiskale dhe rritur politikat sociale, është i mundur vërtetë ky program, ka një problem identiteti. Nuk mundet që programi i një partie të jetë transversal sepse pastaj nuk ka karakter politik. Programi i PD për ekonominë është si të thuash, një kontradisikion liberalo-socialist për sa i përket vizionit ekonomik dhe rolit të shtetit.

Partia Demokratike ka marrë më të mirën e dy botëve për të ndërtuar programin e saj. Nga e majta ka marrë politikat sociale dhe nga e djathta ka marrë taksat e ulëta dhe ekonominë e tregut.

Të dyja kahët politike kanë të njëjtin qëllim, të luftojnë varfërinë. Por nëse e majta e bënë atë duke taksuar më shumë ata që marrin më shumë dhe duke shpërndarë pasurinë, pra duke patur një rol më të madh të shtetit. E Djathta, e lufton varfërinë duke nxitur punësimin, tregun dhe duke i taksuar të gjithë njësoj sepse vlerëson meritokracinë. Ashtu sikurse ka propozuar PD taksën e sheshtë njësoj për të gjithë, pavarësisht se sa fiton.

Por varfëria nuk luftohet edhe duke ulur taksat edhe duke rritur shpenzimet për politika sociale. Më së paku është një kontradiksion i identitetit politik, pa hyrë këtu nëse është vërtetë e mundur financiarisht. Në këtë kuptim, Partia Demokratike, duhet ta ndajë mendjen se si do ta luftojë varfërinë në Shqipëri. Duke bërë një shtet të vogël, duke ulur taksat dhe duke nxitur tregun dhe punësimin, apo nëpërmjet politikave sociale dhe shpërndarjes?
Të gjitha partitë politike në Shqipëri, sa herë që pyeten se ku do t’i gjejnë paratë për politikat e tyre, përgjigjia që japin është se do luftojnë korrupsionin dhe vjedhjen në buxhet. Kjo është nëj përgjigje që jepet këtu e 30 vjet, dhe këtë përgjigje ka dhe Partia Demokratike sot.

Megjithatë, është bërë normale që partitë në kohë fushate të hapin thesin dhe premtojnë parajsën për qytetarët shqiptarë. Por më së paku duhet ta bëjnë atë duke krijuar një identitet të qartë politik, dhe duke u diferencuar nga partitë e tjera. Në këtë mënyrë do të kemi një garë më të drejtë, më të qartë dhe më efikase për të ardhmen e Shqipërisë. Identiteti politik është një element thelbësor për sukses. Kush mendon që për të korrur sukses duhet të premtosh çdo gjë duke qenë transversal në ideologjinë e tij, e ka gabim. Njerëzit kërkojnë parti politike që kanë të qartë vizionin e tyre për shoqërinë, ekonominë dhe politikën.

4 Komente

  1. m
    mixha

    o Iljazaj te hyfte ndonje traverse mu ke brima e kakes

    Përgjigjjuni
    1. p
      pensionisti

      transversal e pa transversal, programi i PD-se eshte padyshim programi me i mire qe nje parti politike i ka paraqitur elektoratit prej 34 vitesh. Eshte hera e pare qe vihet gishti mbi nje plage, mbi varferine ekstreme,qe secili te kete sepaku nje mundesi mbijetese.Pasta kthimi i shtetit nga nje armik te qytetareve sic eshte sot ne nje aleat te tyre do te cliroje energji te reja. Eshte plotesisht e mundur qe cdo njeri ne Shqiperi te beje nje jete dinjitoze, pa friken e urise pa friken e fadromave te qeverise pa friken e nderrimit te tjegullave ne cati,pa friken se shteti per hicmosgje te plas ne burg dhe te harron muaj e vite pa te marre dosjen ne shqyrtim. Pastaj kthimi i miliarda euro ne vit qe vidhen qytetareve nga qeveria aktuale pervec impulsit qe do i japin ekonomise dhe rritjes se mireqenies se qytetareve do kene edhe efektin psikologjik tek njerzit edhe nese programi nuk realizohet 100%, njerzit do te jene mirekuptues por kur shohin se KM pi cdo dite shishen e veres sa 200 pensione mujore dhe ngrin pensionet prej 12 vitesh nuk kane sesi te mos revoltohen.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapi

        Po ti pensionist ku e di qe KM pi cdo dite shishen e veres sa 200 pensione mujore!? NQS mendon qe e djathta eshte per pensionistin je nje gjenial qe ke sfiduar jo vetem Marksin dhe Engelsin por edhe Trampin dhe Makaronin. Saliu eshte thjeshte nje mashtrues dhe genjeshtar dhe nuk ka as bazen shoqerore, as ngritjen politike te jete i djathte. Ai ka qene bythelepires i komunisteve dhe sot eshte mashrtrues ordiner. Mendo or pensionist, megjithese e kuptoj se koha po iken per trute e tua....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Sali Berisha nuk është as i majtë as i djathtë ai ka qenë dhe mbetet një idiot politikë dhe një mashtrues specialist që në rininë e tij. Nga cila familje vjen, cili ka qenë pozita shoqërore e familjes së tij? Nëse ai do të ishte i djathtë nuk do të aprovonte ligjin 7501 që ishte në kundërshtim flagrant me të djathtën. Ai u fut në politikë jo për të mbrojtur interesat e një grupi të caktuar, e një klase, por për të pusuruar veten dhe familjen e tij dhe si i tillë, idiot politik, ai nuk ka një ideologji të orientuar politike. Duke ecur kuturu, pa program, bëri kaos në gjithë sektorët ekonomikë dhe jetën shoqërore, (taktikë) për të arritur qëllimin, (strategji e tij) qëndrimin sa më gjatë në pushtet, duke u mbështetur në bandën klanore të tij. Tani qëndrimi në pushtet e bëri familjen miljardere, ai u bë konservatorë dhe në zgjedhje na flet për paketën e dhemshurisë(politikë sociale) Po kush e bëri të varfër këtë popull? Çfarë trashëgoi ai nga Ramë Berisha që na qenka konservator? Si u më mmiljarder familja e tij? Gjatë gjithë këtyre viteve ai bëri grabitje të gjakut dhe djersës së popullit dhe u bë konservator. Ja, ky shpellar e bëri të varfër këtë popull, me politikën e tij antipopullore. Kujdes nga mashtruesi profesionist! (komunisti_antikomunist)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje