Nga Denis Dyrnjaja
Jo çdo idiotësi është e dëmshme, ose me saktë, ka raste që dëmi i saj shndërrohet në dobi, pasi kupton se si duhet të veprosh në të kundërt të asaj që propozohet, për të shmangur marrëzi, jo rrallë edhe marrëzi kolektive që na kanë parë sytë në periudha të ndryshme kohore, nga mentorë pa mend, kryesisht që vijnë nga periferitë e politikës. Një idiotësi të dobishme kreu se fundi deputeti Agron Shehaj, që ka ndërkohë statusin e sipërmarrësit privat, por pretendon të bëhet një ditë edhe kryeministër i Shqipërisë dhe drejtues i qeverisë.
Sot nuk doja të komentoj ëndrrat politike të Agronit, pasiqë do harxhoja panevojshmërisht si kohën time, por edhe kohen e çdo lexuesi. Ndërkaq dëshiroj t’i kushtoj vëmendje pikërisht një idiotësie të dobishme të shprehur prej tij, që lidhet me një propozim publik që çon në mbylljen e RTVSH. E cilësoj idiotësi të dobishme sepse pa dashje deputeti aspirant për kryeqeveritar, me kërkesën e tij për mbylljen e radios dhe televizionit të vetëm shtetëror, na kujtoi mbylljen masive të dhjetëra uzinave dhe fabrikave në vitet ’90, me ndryshimin e madh që ndodhi asokohe, nga një ekonomi e centralizuar, në ekonomi të tregut të lirë, e cila erdhi si rezultat i pluralizmit politik e demokracisë në Shqipëri.
Sigurisht që teknologjia në këto fabrika dhe uzina të asaj kohe, nuk ishte e vjetër dhe shpesh me kosto të mëdha mirëmbajtjeje, por zgjidhja nuk ishte prishja apo rrafshimi i tyre, por modernizmi dhe rentabiliteti që do të mbante në punë qindra mijëra njerëz, të cilët u përballën me të famshmen “asistencë sociale” një lloj pagese shtetërore për të mbajtur frymën gjallë pas mbylljes masive të tyre por edhe ekonominë e vendit. Shqipëria dispononte një bazë prodhimi të gjerë që nga industria e lehtë e prodhimit të përpunimit të mallrave të konsumit ushqimor dhe veshjeve deri te industria e rëndë për prodhimin dhe përpunimin e metaleve apo hidrokarbureve.
Kishim fabrika për plehrat kimike për bujqësinë, si ajo e Superfosfatit në Laç, apo Azotikut në Fier. Kishim rafineri nafte në Ballsh dhe disa kombinate industriale në Tiranë, Korçë e Berat. Kishim një uzinë për prodhimin e telave në Shkodër dhe fabrika për përpunimin e duhanit po në Shkodër e Elbasan. Kishim teknologë e mercologë për prodhimin dhe kontrollin e ushqimit, si dhe një trupë të kualifikuar për bujqësinë dhe blegtorinë, bashkë me të gjithë bazën prodhuese e përpunuese të produkteve e nënprodukteve në këtë sektor jetik për shoqërinë dhe ekonominë. Ishin të gjitha të mundshme për t’u përshtatur me implementimin e teklogjjsë se re, për të vijuar transformimin e nevojshëm e për t’u bërë të konkurueshme për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Por në vend të kësaj strategjie vizionare të munguar, u zgjodh rruga më e shkurtër, i mbyllëm thuajse të gjitha dhe çuam çdo gjë për skrap. Shumëçka u mbyll si e panevojshme dhe e padobishme, duke shpërbërë me një të rënë të lapsit, qindra milionë në mos miliarda dollarë vlera prodhuese. Pra bëmë me ndërgjegje të plotë një idiotësi që në fakt ishte një marrëzi kolektive e paimagjinueshme, për shkak të euforisë së momentit që erdhi bashkë me lirinë e munguar. Ajo që pas disa vitesh u kuptua se ishte gabim, në fakt ishte një faj i rëndë në përmasat e një krimi kolektiv, për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi, duke hedhur në kosh të plehrave një pasuri të tërë shtetërore e kombëtare.
Gjithsesi në marramendje lirie edhe fajet ndoshta ishin të falshme edhe idotesitë e marrëzitë kolektive gjithashtu, por sot jo. Nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim që shkon me koshiencë në faj. Pra sot një idiotësie si ajo e propozuar nga ligjvënësi aksidental Agron Shehaj i futur në politikë në mënyrë rastësore dhe i shndërruar në protagonist në mënyrë aksidentale dhe populiste, nuk mund të kthehet në refenrcë vendimmarrëse shtetërore. Është pikërisht propozimi i tij për të mbyllur RTVSH pasi është jo rentabël dhe me kosto për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit ajo që duhet të na zgjojë dhe të na kujtojë se mbyllja është gjëja më e kollajtë por dhe e gabuar dhe se shkatërrimi nuk është zhvillim.
RTVSH vërtetë sot nuk është në pritshmëritë e kohës dhe nivelit që i takon të jetë si institucion dinjitar publik, por kjo s’do te thotë se zgjidhja është zhbërja. Në çdo rast ky institucion mediatik, është një aset i madh nga çdo pikëpamje që duhet ruajtur dhe modernizuar në filozofi dhe teknologji. Pyetja që në fakt është dhe sfidë e madhe, por jo e parealizueshme është, a e modernizojmë dhe përshtatim dot me kërkesat, standardet e kohës dhe interesat e publikut, se për ta mbyllur ka patur plot idiotë të dobishëm para deputetit “inovator” që kanë propozuar të njëjtën gjë që është më e kollajta?!
Ndaj dryni i Agronit nuk është një mundësi e mirë dhe kjo nuk është mundësia që duhet.
E para e punes, nqs endrrat e agronit jane per kryeminister, endrrat e tua jane deri te mbjellja e flokeve qe te bien edhe pse i mbjell! E dyta, agroni ka thene qe me perqindjen e shikueshmerise qe ka rtsh sot, eshte turp te harxhohen 30 milion euro ne vit. Pra ka folur per standarte, jo per mbyllje! Sigurisht qe gazetare dy leksha si puna jote do dalin te bejne "namin" ne keto raste. Por kjo nuk e ndryshon thelbin. Agroni do jete ne parlament dhe cdo dite e me i forte. Kurse ti cdo dite e me anonim!
Ore Denis, se po thua, ne prishëm, ne shkatërruam, ne mbyllëm...... . Unë nuk e di kush jeni ju që prishët, shkatërruat e mbyllët, por di që ne të tjerët, pra shumica e popullit shqiptar, as prishëm, as shkarërruam, as mbyllëm, as shitëm për skrap asgjë...... . Kështu që veri emrin atyre vandalëve të asaj kohe, dhe që duhej të ishin varur në litar...... . Ose ka kohë ende që të varen.
Kush eshte dhe cfare di te beje ky Denisi?!
Te falsin palacot kundra Agron Shehajt eshte fundi i shoqerise. Dyrnjaja eshte ende palacino.
Kam pyetur të persekutuar që ju bindën sistemit,dorëzuan pronat,mbajtën vetëm oborr e morën detyrë.Me siguri të plotë m'u përgjigjën se ishin ata që organizuan ndryshimin e sistemit me metodat e mënyrat që dinin.I pyeta se a nuk do ishte më mirë të ndryshohej sistemi gradualisht ,pa dhunë e shkatërrime.Përgjigja ishte e prerë:nuk bëhej ndryshe,ashtu duhej që të ndodhte,që të ishte e besueshme.Si çdo gjë tjetër,në përgjithësi e shëmtuar,planifikohet pastaj kryehet.
c'lidhje kane floket e ketij ore deficent lezbik qe merresh me gjera personale?
Thellohu Kopi
Z.DENIS.ATE QE PRISHEN PRA UZINA DHE FABRIKA PRODHONIN KURSE "RTSH" QE MER NE MBROJTJE TI ZOTNI MER TAKSAT EXTRA NGA NJEREZIT E THJESHTE DHE CFARE SHERBIMI JEP,RROGA TE MAJME TE DREJTAT E TRANSMETIMEVE WE I FITON UA JEP TE TRETEVE DHE NJERZIT E THJESHTE .......ME GISHT NE GOJE.ABSOLUTISHT DUHET "TREDHUR" JO SHKRIRE PO E PO.
As nje ndjeshme nuk e jep,po e japin te tjeret ,por me para ,do blesh kanalin qè e shfaq.
O VETEM ILIR S'JAM, NUK E KA FAJIN INSTITUCIONI, POR NJEREZIT NE KRYE SKENDERBEGASI ALFRED PEZA, ATA TE BORDIT DREJTUES... SI PUNA E SPIUNIT AMERIKON LEKA BUNGO
Jane te gjitha te verteta ato qe thote zoti Denis. Nuk arije te kuptoj pse nuk e pranojne nje pjese e popullit. ????????????
Ne,Tvsh duhet pergjysmuar numri I.punonjesve, jane jo efektive.
TVSh duhet mbyllur vertet, perderisa ka perjashtuar emigrantet nga shikuesit e saj.
Ne,Tvsh duhet pergjysmuar numri I.punonjesve, jane jo efektive.
Ne,Tvsh duhet pergjysmuar numri I.punonjesve, jane jo efektive.
Cfar do presesh nga ky tip,shifi fytyren,as i gjall as i vdekur,as bur(r) as grua.
Hahagahahahaha fix. Po me rtvsh ç'pati!? Çoku e shohim ndonjë film shqiptar nga inati Agronit hahahaha
Nje Bravo te Forte D.Dyrnjaja!!!!
Komente me shume ofendime!Terhiqem nga komentet.
Nuk e ka me gjithe mend por e ka per vota.
Cfare jane kanaet televizive shteterore dhe perse duhen. E para eshte se cdo shtet ne bote ka nje te tillë( edhe amerika ka kanal shteteror). E dyta. Kanalet shteterore jane TE VETMET qe ne kohe lufte percjellin njoftimet shteterore SIC ATO JANE TE DIKTUARA. Tre. Kanalet shtetrore nuk kane synim perfoitimet monetare POR EMANCIPIMIN EDUKATIVO - KULTUROR te popullsise. Kater. Trishtuese eshte gjendja ku eshte katandisur TVSH . Edvini duhet te mbaje pergjegjesi per kete katraurë. Madje Luftiu na informoi hapur se TVSH u katandis keshtu pasi Sandri( tv klan) foli me edvinin dhe kerkoi qe TVSH mos te perparonte me programet televizive sportive ( champions leauge,botror, europian, F1, apikacionin tvsh-tani). Fundin e pate… drejtori ne burg e te drejtat televizive neper kanalet private
Plehra shpifes . Agron Shehaj ka deklaruar qe ate pune qe ben RTSH me 30 miljon euro ne vite mund ta beje me 5 miljon euro. Mashtruesa te opinionit publik qe keqinterpretoni deklaratat. Nuk ka thene kurre mbyllje por shkurtim te paraziteve e patronazhisteve qe marrin rrogen kote.
Plehra shpifes . Agron Shehaj ka deklaruar qe ate pune qe ben RTSH me 30 miljon euro ne vite mund ta beje me 5 miljon euro. Mashtruesa te opinionit publik qe keqinterpretoni deklaratat. Nuk ka thene kurre mbyllje por shkurtim te paraziteve e patronazhisteve qe marrin rrogen kote.
Plehra shpifes . Agron Shehaj ka deklaruar qe ate pune qe ben RTSH me 30 miljon euro ne vite mund ta beje me 5 miljon euro. Mashtruesa te opinionit publik qe keqinterpretoni deklaratat. Nuk ka thene kurre mbyllje por shkurtim te paraziteve e patronazhisteve qe marrin rrogen kote.
Po të jetë për kursime,do ishte më mirë të mbylleshin të gjitha stacionet e tjera se kanë çorientuar krejt njerëzinë,e t'i shërbehej RTSH.Në këtë mënyrë do ruheshin vlerat kombëtare.Po të jetë për të kursyer,mos të shpenzojnë në fushata elektorale e biznese argëtimi pa fund,po të zgjedhin metoda të tjera për të fituar të drejtën të drejtojnë popullin,të rrisin nivelin ekonomik,social e kulturor.Vetëm duke lexuar komentet nga persona të ndryshëm,kupton ku ka mbërritur ky popull.
Duhet mbyllura, eshte veper komunist e dhe si è tille e pafrekuentuar nga populli. Populli nuk i do keto vera, ndaj shkaterroi industrie e ndertuar prej Tyre. Tani do filloje te shkaterrojme ato qe Kane mbetur, vec rtsh edhe hidrocentralet. Do Na I ndertojme Berisha like hajduti, agron veshlepuri nga e para. Sapo Kane marre cekun e bardhe nga Bejdhjeri i Progonatit te Greqise.
Një BRAVO për analizen DENIS po keta IDJOTE janë berë shumë per fate të keq. Dhe degjo SALI karaxhiçin që çdo dite thote po fitova do shkaterroj çdo gje të mire të berë në Shqiperi enderron të SHKATERROJ ÇDO GJE. PËR FATIN TONE TË KEQ SALIU DI VETEM TË SHKATERROJ DHE TË DJEG. SI NERONI QË DOGJI ROMEN.
Një BRAVO për analizen DENIS po keta IDJOTE janë berë shumë per fate të keq. Dhe degjo SALI karaxhiçin që çdo dite thote po fitova do shkaterroj çdo gje të mire të berë në Shqiperi enderron të SHKATERROJ ÇDO GJE. PËR FATIN TONE TË KEQ SALIU DI VETEM TË SHKATERROJ DHE TË DJEG. SI NERONI QË DOGJI ROMEN.
shqiptaret si laço/paco te ofendojne te shajne etj
po ju keni gazetaret keni kohe me shumice, tip si agroni skane kohe si ju se bejne miliona dollare me ndershmeri o pall karush i vogel ti o zot kush flet puupuu
Madje , me sa dimë , ti qivashi mësipërm kishe qirë edhe të tëmë e tët motër si dhe kushëririt e para .
Ja dhe Denko Dyrnjaja u bo Analist (zanat i lehte paska qene ky i shkrete)! Te tille u bone shume ne keto vite te pushtetit Rilindjes e kriteri i tyre baze ishte e eshte gjithmone mallkimet nga ana e atyre qe i bejne opozite asaj ose makar edhe i prishin pushimin e drekes a gjumin e nates.
Dy janë kompanitë më të mëdha të konsumimit të plehrave, inceneratorët dhe media, me ndryshim e vetëm se të parët i djegin dhe mund të prodhojnë energji, ndersa të dytët jane më të sofistifikuar i kthejnë në emisjone televizive.
Respekt Denis per kete shkrim tejet te goditur dhe kombetar.Pavaresisht s edhe pse kane kaluar 35 vite nga ajo kohe e zeze per kete vend ka mbeturina njerezore qe ekzistojne me te njejtin model dhe varint.I tille eshte edhe fshatari kercikuq Agron Shehaj nje pseudointelektual qe nuk e di se kush e sponsorizon kete vemje intelektuale. Dhe me e habitshmja eshte qe gjene edhe vend e ekrane per te shpalosur idiotesite e tij si shpikje ku vetem nje i paarsimuar mjaftueshem mund ti pranoje si koncept . Agron Shehaj mendon se Shqiperia rrotullohet rreth tij e ndaj hap sa mundet fantazine idioteske qe e karakterizon ,nderkohe qe qytetaret nuk jetojne me si ne 1990 si ne mendim edhe ne veprim sepse civilizimi dhe evolucioni i ka bere te ndergjegjeshem per jeten qe jetojne.Nje mendje me thote ngaqe ka bere disa leke ndoshta me ate miopine e tij mendon ndoshta per ta privatizuar e per ta kthyer ne zyra koperative kete institucion kombetar.Agron Shehaj nje plere qe nuk e kuptoj se si Vlora nuk e ka hedhur ne koshin e plehrave kete mbeturine feudale. Edhe nje here respekt per shqetesimin qe ke ngritur ku ky vend padyshim qe ka ardhur koha qe te pastrohet nga keto mbeturina qe besojne koma se kembet jane me te rendesishme se koka.
Qe RTSH vegjeton me taksat e shqiptareve dhe nuk ka asnje program per te qene kjoeshte e qarte. RTSH eshte altoporlant opozites. Nuk ja vlen te paguash aq shume.
Prishja e fabricate e urinate ishte nje akt antikombetar I bere nga Berisha ....(si shume after te tjera antikombetare)
O dynjaje ku e merr rrogen atje dhe leh. Mos e rruaje fare se me rehat nuk ka.Pse me ate Shehaj do merresh,Po loqe ngeli dhe asgje nuk mesoi nga RTSH.
Respekt Denis!
Nëse mbyllet ose jo TVSH është çështje në vete i dashur Denis. por pse duhet paguar me detyrim dhe tek faturat e dritave apo plehrave ?? Une nuk jetoj fare ne Tiranë shkoj 1 ose 2 here ne vit paguaj kot rreth 28 euro ne muaj uje drita por jane taksa duhen paguar, por TVSH -në pse duhet t'a paguaj??
12€ ne vit esht ajo takse meqe e paske shume barre te rende.E ti ne kte fature nuk paguan Rtsh-ne si institucion por paguan taksen e aparatit.Mos harro qe edhe ato kanalet kancerogjene si Top Channel etj etj, pa ndihmen e antenave te Rtsh nuk do te kishin sinjal transmetimi sot
Agron Shehaj nje koqe gomari qe se ka shokun, o njerez kishte per te thene nje gomarllik dhe e tha ashtu si eshte .Kerkoini çfar shkolle ka mbaruar , se te ikesh 13 vjeç dhe te kthehesh te behesh deputet pa tu degjuar ne 30 vjet as emri , ka diçka qe nuk shkon .Pyesni lulushin si è peshkoi .kete fare buri .... ate se duan edhe ata qe e bene deputet sepse eshte mare me babale , degjoni si I u pergjigj berishes ti kam dhene une ato dokumenta .Ku i gjeti gonja ? Nderhyri nepermjet collsenterit qe e ka biznesin e tij .Si è krijoi .? Ne kemi 20 vjet ne Itali dhe nuk te del te ngredh biznes .
O koqe ka 22 vjet ne Tirane me biznese (jo tendera e PPP). Ka punesuar mijera te rinj .
Mendesia e gjoja te djathes ne fakt ekstrem I majte ne thelb qe te prishim per ta bere me mire u provua me vitet 90 ku u shkaterrua cdo gje dhe mbeti populli pa pune u tjetersua me menyre te gabuar.Pra te prishim se ato para mesh e kane bere keq dhe nuk pershtatet me ate qe duan ne duhet te marre fund jo cdo gje qe ben kundershtare politik eshte keq
Ky veremliu Saliut,a ka menduar se ku do hanë pleqtë e Saliut që janë në këshillin drejtues,a e njeh këshillin ky gomar me pisines që aty janë sharlatanët si Kapexhiu që sulmoi TVSH,aty është një sharlatan shkodran i Saliut që më duket si kujtim Gjuzi nga mustaqet me yndyrë......rri rehat agron veremliu se do të kapin me shqelma çeçenët
Agroni, shoku i birishBishës, hëngri çorbën e prishur të bandës dhe konstatoi, që gunia vet mund të bëjë një çorbë, që s'e hanë as qentë e stanit. Çfarë mund të presim nga birishBisha dhe larot e tij si balliu, nulcubi, nallbana vukshi, dashSula pa këmborë, palokgangua, gardhBazi, koneBaçi, xhuzepinaTopallja dhe plotë të rrjedhur, që "garojnë" me shpifje dhe akuza dalëboje nën komandën sahaliBishës antishqiptar, autori i shkatërrimit të ekonomisë kombetare, të administratës shtetërore, të sistemit arësimor dhe të vet shtetit shqiptar. Dyrnjaja shkruan saktësisht për filozofinë shkatërruase të çdo gjëje shtetërore nën komandën e saliGërdallës "komunist" dhe të larove të tij "antikomunistë. Rroftë shteti dhe kombi shqiptar!
Agron Shehaj eshte I zoti I vrtvetes. Di vete se cfare flet, ne vecanti ne fushaten e kandidimit per deputet. Pastaj, s'ka pse te trembemi, se Shehaj nje fjale tha dhe nuk po I ve tritolin TVSH!????
Enver Hoxha ndertoje vendin me dhune , Sali Ram Shiqere Berrisha e shkateroje me qef me qef , kush eshte me antishqiptar midis Hoxhes dhe Berrishes , kuptohet Hoxha ishte diktator nacionalist , ndersa Berrisha antishqiptar kriminel tradhetar spiune , nuk besoje qe e shkateroje vendin nga pa dija por si i shitur te agjentura e huaje. D'akorde uzinat nuk ishin rentable por me nje investim ktheheshin ne rentable. Kut e blen plehun jashte kuptohet cmimi eshte i larte dhe ky cmime demtone konsumatorin ju qe blini domaten , po à thua koke trashi shqiptar e kuptone ? . Me kujtohet qe Shkodra prodhonte autobus i thoshin firzamonik te shkelqyer por me nje investim do ishin exportues , po sot , votojme Berrishen ate qe prishi fabriken qe shkodranet ngelen pa pune dhe per çudi votojne Berrishen , i thone te adhuroshe vrasesin tend.
Kemi mendesine te mos merremi me temën qe ngre dikush,por me personin qe patjeter duhet t'a fyejme,si rregull,t'a bej me komunist e çfarëdo tjeter.Denisi qendron shume shkallet me lart se Agron Shehaj persa i takon politikespor duke qene gazetar me eksperience e njeh mire problemin qe ngriti deputeti.Mjafton te kujtojme kohen kur ishte drejtor Gellçi,qe te kujtojme sa lart qendronte RTSH ne krahasim me tv private qofte Topi qofte Klani,sepse ne ate kohe ai filloi te bleje programet sportive qe i transmetonte pa pagesë.Ndeshjet e Kombëtares dhe kategoria superiore i kishte RTSH,me ligj.Mafiozet e futen ne burg Gellçin qe e kishte bere RTSH me 13 kanale,dhe ja moren te gjitha,ne bashkepunim Duka me Klanin.Frika e tyre ishte se filloi rritja e shikueshmërisë,se ndryshuan shume programe edhe politike qe nuk flisnin me vetem per PS.Qe atehere nuk e ka marre me vehten.Por Gellçi i goditi te gjithe me Gjykatën e Strasburgut duke filluar nga Spaku.Tv nuk jane vetem telenovela turke me te cilat mbahet Klani apo edhe me emisione mediokre te perseritura çdo vit.RTSH do nje drejtues te mire qe nuk i nderhyn kush ne vendime dhe me siguri ai del mbi te tjeret se ka teknologjine nga ku varen te gjithe te tjeret duke filluar nga interneti
Denis ,saliu eshte me I zgjuari nder keta " te partive te reja".Goneja thote ,te mbyllim RTSh edhe krejt keta 1000 punonjesit te futen ne call -center.Pajthi nones, ku ka perfunduar e djathta.
Agron Shehaj është një derdimen i lindur.
Agron amatori e tha sic e kane degjuar te gjithe, edhe ju avoketerit dhe patronazhistet e tij! Permendi vetem para qe shkojne dem. Nderkohe qe ta permbysesh situaten ne TV publik, ta kthesh ne rentabel, nuk do te thote domosdoshmerisht t'i shkurtosh buxhetin! Mund te harxhoje edhe 40 milione euro dhe te gjeneroje te ardhura nga produksione te suksesshme, fjala vjen, 50 milione! Pra eshte ceshtje vizioni qe duhet konvertuar ne nje projekt ambicioz me sukses te garantuar dhe afatgjate!
Minxhoz...Rama nuk di ku na anetaresoi? Thjesht bojna e ngjyra. Me nerite kane ata qe ishin...gjithe Europa te vije ne Tirane nuk krahasohen me visited e Bushit ne 2008. Kaq. Se ke ty ste lene as te komentosh.
Sa shumë i kushtojet vëmëndja këtij keci kërthi Ai tha një mendim si bisnesmen por jo se e kishte me gjithëmëndAi e di se Tv shtarëror sa do që të jetë jo rentabël apo si i thonë ndryshe me shpenzime të mëdha prapseprap ai do të jetë në funksion sepse ai ka ca detyrime specifike që nuk i kanë tvprivate.Sidoqoftë një politikan nuk duhet ti ngjajë një druvari që hedh spatën në krahë dhe i vje radhë prerjes së pyllit .pra Politikanuci Shehaj po shton programin e Saliut .Ndërsa Saliu thotë se satë vijë në pushtet do të shbëjë Reformën në drejtësi , arsim, administrat në shëndetësi në polici , ekonomi duke u kthyer në vitet e pare të ndërrimit të sistemit , ky langaraqi i vlorës thotë se duhet të shkurtohen fondet për RTSH se nuk ka ndonjë rol Si duhet ti besosh një lepuri fëngu i cili pa u provuar për burrëri dhe aftësi drejtuese i mëshon mentalitetit të Saliut që prish, prish, se aty jemi do ti bëjmë me të miea punët.JoAgron Jo ,mos e prezanto veten sa një dylekëshe se po i bije anë e mbanë vëndit për të mbjellë por nuk dihet do të korrësh ndonjë gjë apo do të dalësh i qethur si shlegët në fund maji .Bluaj mirë në kokë mendimet që hedh nëpër mitingje se ato të kthehen në të kundërt kur i thua pa i peshuar .
I sakte Denis!
TVSh duhet te kaloi me vetefinancim dhe donacione, eshte shume i dobet dhe nuk ka pse njerezit te paguajne per dicka qe nuk e shohin kurre.
Eshte nje nder te paktet politikane qe kam bindjen e plote qe ka synimin dhe qelime te mira per kombin shqiptar.
Po mirë o gazetar nuk shkruan dot pa fyerje? Idiotizëm thua ti,as unë nuk do isha dakord për TVSH ,por jo t'a quash një ide të pavend të tij idiotizëm. E dyta, Agron,Agroni,i e të Agronit... Çfarë është ai nxënësi i prapambetur i klasës apo shoku yt i kalçetos? Edukatë o zoti gazetar! Ti nuk ke asnjë punë tjetër vetëm shkrimin në gazetë prandaj mjaft shajnë njëri tjetrin shqiptarët me gjuhë të rëndë,mos hyni edhe ju në këtë lojë. Nuk po të fyej,po të kërkoj më tepër edukatë në shkrimet...
Monteskje,ma paske bere mire llogarine e taksave qe paguan . shume mire . Ke provuar te rrishe nje muaj ne Shqiperi?paguan vetem taksat per ujin dritat sepse e ke gati sherbimin kur kthehesh ne shtepi. Po keshtu duhet te paguash ne Shqiperine e varfer qe kur te vish ne Shqiperi i ke gati sherbimet ,bile duhet te paguash edhe ashensorin qe kur te vish ta gjesh ashensorin ne pune ,per tu ngjitur edhe ne .katin e trete..
Televizioni publik vazhdon traditën e kohës së diktaturës, vegël e pushtetit. Që të meritoj të jetoj duhet të reformohet duke vënë në thelbin e punës së tij paanshmërinë, mos ndikimin nga politika e atyre në pushtet dhe cilësia e vërtetë. Shqiptarët nuk janë të aftë për asnjë nga këto kritere, kështu leje të vdesi.
Agroni nuk e paguan me leket e xhepit RTSH-ne, me taksat tona paguhet dhe qe te minimizohet kostoja do ishte dicka e mire dhe jo vetem me RTSH por me shume institucione te tjera te mbingopura ne punesime dhe me kosto maramendese. Te pakten me aq sa dime per kete Agron Shehaj nuk duket i "perlyer" dhe me mire te shpresosh te nje i "paperlyer" se te gjithe keto te tjeret qe i kemi provuar disa here ne pushtet.