Nga Sokol Balla
Fjala ime e fundit është një detyrim, pasi nis fushata elektorale dhe ligji i vjetëruar elektoral shqiptar, nuk lejon shumë hapësirë për opinione gjatë saj. Ai e kthen fushatën në një farmaci, me një peshore pa ngjyrë dhe erë. Kur në fakt çdo fushatë ka ngjyra dhe çdo zhvillim në të, ka dhe erë. Dhe jo gjithmonë është një erë e këndshme. Këto nuk janë zgjedhjet e para, dhe sigurisht nuk do jenë as të fundit. Por deri tani, çdo palë zgjedhje bashkohet me tjetrën, para dhe pas, nga e njëjta veçori. Kanë qenë të karakterizuara nga koha që kemi humbur si popull.
Kemi humbur kohë, duke i dhënë besimin njërës apo tjetrës parti. Ua kemi dhënë edhe kur na kanë gënjyer apo zhgënjyer më shumë se një herë. Shumë prej nesh mu për këtë arsye nuk kemi votuar në të shkuarën dhe me gjasë as kjo fushatë që nis nesër, nuk do të na e mbushë mendjen që të dielën e 11 majit, të dalim e të votojmë. Në fakt duhet ta bëjmë, ose nëse jo, të heshtim së paku për katër vjet. Sivjet ka një risi: zgjedhjet duken më të shumta në numër. Kjo sepse SPAK ka rritur vigjilencën tonë si qytetarë ndaj cilësisë që na ofron politika, si në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Fillimi i funksionimit të drejtësisë së re, ka filluar të ndajë perceptimin nga fakti.
Në 11 maj kur të shkojmë të votojmë, partitë politike do të na ofrojnë jo pak kandidatë, të pandehur, në hetim, apo të dyshuar për korrupsion. Unë mendoj që ata nuk duhet të votohen. Në fakt ata vetë duhet të kishin zgjedhur të mos kandidonin, por kjo është Shqipëria politike e 11 majit: tre të pandehur janë drejtues të koalicionit të Shqipërisë madhështore. Dy prej tyre në listë të sigurt.
Por këto zgjedhje ofrojnë një risi të dytë: pjesa tjetër e listave, është e hapur. Aty vendosni ju. Në këto lista të hapura, të dyja palët e mëdha kanë emra me dosje të hapura. Këto lista i keni në dorë ju t’i pastroni. Unë besoj se më në fund sistemi politik, falë drejtësisë së re, dhe falë integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian, ka filluar të hapet. Një votë e përgjegjshme qytetare, që ndan të pastrin nga të korruptuarit, dyshimin nga fakti, thashethemin nga realiteti, do të sjellë që ky sistem politik, më në fund të hapet totalisht në zgjedhjet e vitit 2029, që shpresoj me gjithë zemër të jenë të fundit, para futjes sonë në Bashkimin Europian.
A do ndodhë kjo, me të drejtë mund të pyesin shumë prej jush? A mund të na pranojë BE, Shqipërinë tonë, kështu si është sot? Unë shpresoj që për arsye gjeopolitike, për arritjet tona, por edhe për një arsye tjetër më praktike, kjo do të ndodhë në 2030. Sepse ne do të bëhemi më të mirë nëse futemi, pasi rregulla të tjera do zbatohen, monitorimi do kthehet në vëzhgim të rreptë. Pra do futemi në BE, jo sepse jemi 100 për 100 gati, por sepse do bëhemi të tillë më shpejt duke qenë brenda, sesa duke u zvarritur nga jashtë. Këtë kemi bërë tre dekada. Dhe thjesht kemi humbur kohë.
Siç thotë një fjalë e urtë: nëse më mashtron një herë, është faji yt, nëse më mashtron dy herë, është faji im. Por nëse dikush na mashtron për herë të tretë, nuk është më faj e as përgjegjësi: është krim, ndaj të ardhmes sonë, dhe fëmijëve tanë. Pa dashur të paragjykoj askënd, as Sali Berishën. Por sot Partinë Demokratike paradoksalisht nuk e shpëtojme dot, as me votën tonë. Ajo tashmë ka sinkronizuar orën e saj, me orën biologjike të kryetarit të saj. Dhe duhet të lëmë kohën, të bëjë punën e saj. Unë besoj se Partia Demokratike do ta rigjejë veten, por si qytetar nuk kam më kohë të humbas me të.
Tani dikush mund të thotë, jo pa të drejtë: po nëse dikush arrin të na mashtrojë për herë të katërt? E vërtetë: nëse në vitin 2030 ne nuk futemi në Bashkimin Europian, duhet të ndihemi përgjegjës se përse na bënë të humbasim sërish kohë. Por a ka alternativë tjetër? Siç e thash më sipër listat e hapura të japin mundësinë që t’i japësh leksion edhe një partie, duke e detyruar atë të pastrohet dhe të kthjellohet. Të pastrohet nga ata me njolla, jo në biografi, por në drejtësi. Nuk dua të përsëris veten nga sa thash më sipër. Por e kam edhe një merak të fundit. Mendoj se politika duhet pastruar edhe nga kameleonët dhe nga hipokritët, sidomos nga ata që kapërcejnë ylberin.
Shoh me trishtim se në listat e Partise Socialiste, ka mbetje të Partise Demokratike ose vemje të saj. Këta nuk mendoj se meritojnë të votohen. Mendoj se në listat e hapura të socialistëve ka boll gra dhe burra që meritojnë të na përfaqësojnë. Listat e hapura na mundësojnë të largojmë nga politika pazarxhinjtë, legenat dhe të paskrupujt, që nuk meritonin realisht as Partinë Demokratike, lëre më pastaj, Partinë Socialiste. Kjo nuk quhet Rilindje, quhet thjesht humbje kohe dhe vote. Dikush mund të pyesë, po në këtë rast, unë si qytetar do votoj socialistët? Për këtë unë e kam përgjigjen e thjeshtë. Mendoj që Edi Rames nuk i duhet vota ime. Ka boll të tilla, për të qeverisur edhe katër vjet Shqipërinë, por sinqerisht shpresoj se premtimi i tij për integrim në 2030, të mos jetë thjesht farsë elektorale.
Por ka një gjë që më bën të paduruar të pres rezultatet e 11 majit: fytyrat e atyre që do të zhduken nga politika aktive nga vota juaj. Ndonjë idiot që i duket vetja Silvio Berlusconi, ndonjë megaloman që mendon se mund të bëhet kryeministër nga facebooku. Por dua shumë që vota e shqiptarëve të zhddukë nga skena publike, kriminelë politikë. Kriminelë politikë janë ata që vranë shpresën, dhe opozitën, që e shitën atë për interesa të vogla, meskine, ose sepse thjesht janë edhe kriminelë, edhe idiotë politike. Gjithashtu këto zgjedhje, do t’i japin mundësinë shqiptarëve, që të fusin në Kuvend njerëz që politikën e kanë jo thjesht karrierë, por vokacion, ndoshta edhe mision.
Pra, ajo që unë shpresoj në këto zgjedhje të ndodhë, është një katarsis nga poshtë i skenës politike, jo ai hipokrit si i Nanos 25 vjet më parë, apo gjoja hapja e Berishës në 2005. As Rilindje me bashkimin amoral të së majtës në 2013, apo si rezultat pazaresh të Lulzim Bashës në 2017. Kësaj radhe kam një shpresë më shumë, se çerek milion bashkëpatriotë që do votojnë nga jashtë, do t’i sjellin votës shqiptare një fryme europiane, të llogaridhënies së politikës dhe jo të mbisundimit dhe keqpërdorimit nga ana e saj, të votës sonë. Sepse unë mendoj që ka ardhur koha që politikanët të kuptojnë, se kur i votojmë, u japim shtëpinë e popullit me qera për katër vjet, por jo pronësinë mbi të. Sepse unë besoj se shqiptarët kanë votuar gjithmonë saktë e drejtë. Gjithmonë. E kështu do të bëjnë edhe në 11 maj.
Ata we sduhet do jene prape o Koli....
Koli shkruan shume gjate e nuk kisha nerva ta lexoja te gjithe po mendoj se e mora ate qe ke dashur te thuash . Qe ne kete vend eshte luajtur me kete popull nuk ka gomar qe nuk e kuoton e qe nuk e di . Jo vetem eshte luajtur por efhe tallur me shume se sa mban kandari edhe kjo besoj te gjithe e dine dhe kuptojne . Per kete pune u ngrit edhe SPAKU , po c'fare ka bere keto 6 a 7 vite kjo strukture gjoja e pa aneshme , ben sikur godet nje kriminel djathtas e godet fort majtas , jo se me dhimsen te majtet nese kane vjedhur le ti varin por. O Koli ketu u poqen te gjalle 26 njerez plus Trebicka per gjah 27 , nuk e di se sa kane mbetur invalida se per te plagosur u fol per 300 njerez . Gjithashtu nuk e di sakte sa shkoj fatura e riparimit te tere zones e tere bizneseve , u fol per qindra miliona euro se u hodhen edhe shume lek per te blere gjakun e viktimave qe per turpin e disave e shiten gjakun ( Nje bravo te madhe per familjen e Zamira Durdes qe nuk ka pushuar se perballuri ) , bile i tallte vete Saliu kur ju mori voten ne 2009 . Por ne kete kohe u fol shume gjate per perfshirje te djalit te kryeministrit , u fol per nje te pa njohur Baxhanaku gjoja puntor krahu qe nuk ka gomar qe ha kete genjeshter duke i pare se sa shume puntore jane keta te lidhurit me politikanet vecanrisht keta te djathtet . Tjetra u pushkatuan 4 njerez ne mes te bulevardit e autori kryesor te mos preket fare po jo vetem mos preket po edhe te mburret lajf ne tv qe mund e do vras jo 3 apo 4 po deri 300 e 400 veta bile edhe liderin e opozites kjo nuk ka bythe ku e si te qendroje e si te shpjegohet me kete SPAK si medemek garant i ligjit . Qe kur e merr ne mbrojtje Gjin Gjoni , Dumanin kjo duket qe eshte i emeruar nga autori i te gjitha vrasjeve qe ke nje emer . Mendoj qe boll eshte pritur bile eshte shume vone duhet paditur SPAKU ne Strazburk a ne Amerike a Angli nuk e di se ku , po qe te ngrihet tani pas 35 vitesh vrase e terror autori kryesor e tete ketyre gjerave , kjo gje nuk ka se si shpjegohet . Merr guximin kryekrimineli e shkon e ankohet ne Europe qe pasi i merr ne mbrojtke Liken e Mediun i quan viktima te regjimit te Rames , e keta me ne krye super heroin Terroristin Sali viktimat .
O Kolo po gjithe ky artikull per te thene : "VOTONI EDI RAMEN"??
Vetem, voto per Edi Ramen,nuk eshte ky artikull i shkruar prej te famshmit gazetar S.Balles,qe eshte drejtor i lajmeve ne TV ABC!!!Eshte shume e turpshme qe ky far gazetari ka qene protagonist ne situaten e ngjarjeve te janarit 2011,nuk flet asnje llaf per ngjarjet e janarit 2011 apo per Gerdecin ,e na flet tra la la!!! E gjitha eshte shkaktuar nga Rregjimi i Berishes!!! Sokol Balla eshte letyre e gazetarise…..
O Kolo vetem emisionin tat shof ne TV por je bo shum llafazon mor Kol .Ju mbivendosesh te tjereve kur flasin dhe humbet kenaqesia e te shijuarit te analizes bashke me analizen dhe analistin....ne e dime qe ti i di gjonat por le ti mesojme edhe ne qe te ndjekim.
E ndjekim shumë emisionin tënd, është gjithnjë tërheqës, me analist të njohur, ka shumë vlera, na pëlqen për vërtetësinë e tij, për mënyrën se si trajtohen, por ndërhyrja juaj shumë e shpeshtë bëhet me të vërtetë e besdishme për ndjekësin, mbivendosen fjalët dhe rritet paqartësia e bisedës, duke u kthyer në një bisedë zhurmësjellëse.