Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

13 Prill 2025, 20:19Blog TEMA

Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

Nga Nga Preç Zogaj

Sondazhet e Eurobarometrit dhe Piepolit italian, dy kompani të besueshme, të cilat janë angazhuar edhe më parë në zgjedhjet shqiptare, duke e gjetur rezultatin e tyre brenda marzhit të gabimit, fotografuan edhe kësaj jave një gjendje thuajse statike të votës së dy subjekteve kryesore, PS-së dhe PD-së plus aleatët e saj. Diferenca mes tyre, nëse i mesatarizojmë dy sondazhet, është rreth dhjetë pikë në favor të PS-së.

E njëjta diferencë pak a shumë me rezultatin e zgjedhjeve të para katër viteve ku PS doli nëntë pikë përpara koalicionit të PD-së. Me dy specifika domethënëse që vlejnë të mbahen parasysh në përllogaritjet e sotme:

E para, në koalicionin e PD-së në vitin 2021 mungonte LSI, e cila konkuroi e vetme dhe mori 6,81 përqind të votave. Pra, votat e dy subjekteve në fjalë ishin vetëm dy përqind prapa PS-së, ose rreth 37 mijë vota më pak.

E dyta, diferenca prej nëntë pikësh mes PS dhe PD-së së asaj kohe ishte dukshëm më e vogël në sondazhet e bëra gjatë fushatës dhe menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit (exit poll). Një e dhënë e fortë kjo në mbështetje të pretendimeve të PD-së së asaj kohe se rezultati përfundimtar ishte deformuar edhe nga shitblerja e votës në njëzet e katër orët e fundit të zgjedhjeve. (Duhet shënuar se shitblerja nuk kapet nga sondazhet).

Nga ky evokim i rezutatit të vitit 2021 shohim se sot, katër javë para zgjedhjeve të 11 majit, koalicioni PD plus Partia e Lirisë e Metës është rreth 16 pikë më pak, se diferenca prej 37 mijë votash e asaj kohe është shumëfishuar, sipas sondazheve të kompanive të lartpërmendura. Kësisoj, gara elektorale ngjan më atë të dy barkave që janë nisur aty-aty në start, por vetëm e kanë thelluar distancën drejt finishit

Kur duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta. Diferenca 37 mijë vota duhej të ishte përmbysur me kohë; opozita duhet të ishte sot dhjetë e më shumë pikë përpara, duke shkuar e sigurt drejt pushtetit. E gjithë kjo po të mbajmë parasysh konsumimin e shtuar me katër vjet të tjera të qeverisë e mbi të gjitha aferat e shumta korruptive të zyrtarëve të saj, të verifikuara në aulat e drejtësisë si asnjëherë tjetër gjatë këtyre katër viteve.

Kështu do të ishte, sipas bindjes sime, nëse do të kishte vazhduar opozita e zgjedhjeve të vitit 2021. Duke u bashkuar, duke shtuar radhët dhe përtërirë përfaqësimin në forumet elitare, ajo do të kishte fituar një numër të madh bashkish në zgjedhjet vendore të vitit 2023; do të kishte kapitalizuar elektoralisht mbështetjen ndërkombëtare, dështimet e qeverisë, aferat korruptive të saj, nevojën për rrotacion, që me kalimin e kohës bëhet një thirrje e brendshme e shumicës popullore. Sidomos kur pushteti i një partie zgjat shumë, siç është rasti i PS-së.

Trajektorja e rrudhjes së PD-së është një histori e trishtë që kërkon faqe të tëra për t’u treguar. Njerëzit e kanë parë, demokratët dhe opozitarët e kanë jetuar. Si ata që kanë qenë të qartë qysh në krye për dëmet fatale të rimarrjes së kreut të partisë më të madhe të vendit nga Sali Berisha, i konsumuar dy herë në pushtet dhe i shpallur ‘non gratta’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, si ata që kanë besuar e besojnë narrativat e tij ku lidhjet e shkurtra, spekulimet dhe gënjeshtrat bërtasin.
Sekush mund të mbajë mendimin e tij. Por faktet janë ato që janë. Berisha u nis të sfidonte fatin e tij me dy gjyle nëpër këmbë në një beteje sedre me SHBA (e drejtë e gjithkujt të mbrojë veten), por pa vënë në balancë me përgjegjësinë e duhur fatin e rratocionit të pushtetit në Shqipëri.

Duke pas drejtuar PD-në që nga 14 shkurti i vitit 1991 e në vazhdim, shumicën e kohës si kryetar i saj, herë të tjera si kryetar i kryetarit të përzgjedhur prej tij (Eduard Selami (1992-1994), Tritan Shehu (1994-1997), Lulzim Basha (2013-2021), Sali Berisha nuk do haste vështirësi të mëdha të siguronte një mbështetje të shumicës në parti posaqë iu mbush mendja të kthehej.

Ai u premtoi demokratëve një parti më të madhe e më të bashkuar. Sot PD e drejtuar prej tij është më e vogël se ishte. U premtoi fitore, humbi më thellë se kurrë në zgjedhet vendore, megjithëse PD-ja zyrtare e atyre ditëve mbështeti në mbi tetëdhjetë përqind të bashkive kandidatët e tij. Nuk e lexoi mesazhin e zgjedhjeve vendore, nuk shpalli dot zgjedhje të reja në parti pas marrjes së saj me vendim gjykate, duke konsideruar një mospjesëmarrje largpamëse nga ana e tij.

Pas fitores së Donald Tramp në SHBA, enturazhi berishist s’ka rreshtuar ta bombardojë mjedisin me lajme bombastike për ftesa në Uashington, për heqjen ceremoniale të sanksionimit, duke e bërë marrëzisht fakt të kryer pa patur asnjë indicie zyrtare nëpër duar, për videomesazh nga Tramp, e tjerë e tjerë. Dje në hapjen e fushatës elektorale ishte dita. Pritej shumë, nuk u tha asgjë. Nuk foli njeri në emër të ndonjë partie a institucioni perëndimor.

Njerëzit kanë nevojë të gënjejnë veten. Është njëlloj terapie. Por kur gënjeshtrat përdoren si instrument manipulimi dhe bëjnë masë me të vërtetën në dritë të diellit, kthehen në boomerang. Maksima na thotë: nuk ka sukses nëpër gënjeshtra. As në paqartësi.

Dhe ja ku jemi: Partia Demokratike jepet humbëse nga sondazhet. Tendenca nuk ka gjasa të ndryshojë në aq pak javë sa kanë mbetur. Ëndrra e rrotacionit po rrezikon të jetë një ëndërr e shtyrë, një mirazh.
Partia Socialiste me Ramën në krye jepet fituese. Për një mandat të katërt. Me gjithë skandalet dhe rekordet e zeza që i numërohen çdo ditë nga opozita, shtypi kritik, qytetarët. Po si qënka kjo? Si paska Shqipëria Partinë Socialiste më dominuese në Europë? Si nuk paguaka asgjë një qeveri nga korrupsioni dhe krimi në sistem nga hetimet dhe dënimet e njëpasnjëshme të zyrtarëve të saj në pushtetin qendror dhe vendor?

Edi Rama, sikurse parardhësit e tij, do t’i fitonte dy palë zgjedhje. Por duhet thënë se ai ka përfituar sistematikisht pëshqeshe politike nga PD. Kam parasysh çadrën e famshme tre muaj para zgjedhjeve të vitit 2017, që shkrehu partinë si makinë elektorale. Vazhdon me djegien e mandateve dhe bojkotimin e marrë të zgjedhjeve vendore. Shkon më tej me daljen veç e veç të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e vitit 2021, përkundër bashkimit që sugjeronin ndryshimet e njëanshme kushtetuese nga ana e qeverisë. Zgjedhjet vendore të vitit 2023 PS i fitoi thellë falë krizës së brëndshme të PD-së. Por nuk qënkësh e thenë të mbarojë me kaq. Bonusi opozitar i radhës i Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit është Sali Berisha. Veç në ndodhte ndonjë magji, siç e tha vetë. Ia ka borxh një statujë në oborrin e partisë.

38 Komente

  1. w
    w

    Sipas Precit populli opozitar eshte i denuar te punoje perjetsisht si skllav per te siguruar luksin e cfrenuar dhe milionat e Km e qeveritareve. Sipas Precit rinia dhe soidomos rinia opozitare duhet te largohet dhe Shqiperine ta gezojne femijet e pushtetareve socialiste? Sipas Precit pensionistet duhet te jetojne ne skamje e mjerim sepse qeveria nuk do qe te rrise pensionet? vertet mendon Preci se fatin e popullit opozitar e percakton Rama dhe regjimi i tij dhe keta nuk jane te denje ta percaktojne vete fatin e vet.Une nuk e besoj, ndoshta Preci ngaqe e desheron qe Rama te rrije perjetesisht ne pushtet qe si duket po ia sheh hajrin, edhe mund ta besoje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      M

      Lexoje mire! Preci thote qe do te ndodhe keshtu derisa ne krye te PD-se te rrije Sali Berisha. Arsyet jane te qarta per te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore Shqupi

        Sipas w duhet të vijë përsëri mbas 35 viteve në pushtet Saaleja që kësaj radhe t'a shk.....jë për së mbari.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Byrektore Shqupi

          Sipas w duhet të vijë përsëri mbas 35 viteve në pushtet Saaleja që kësaj radhe t'a shk.....jë për së mbari.

          Përgjigjjuni
          1. W
            W.W

            O "W", kur nuk kupton asgjë, pse mundohesh të hiqesh i mençur dhe guxon të komentosh? Preçi nuk ka thënë asgjë nga ato që ke zhgaravitur ti. Na mbytën injorantët.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetar

              Jo po te kthejme perbindshin e Vicidolit perseri ne pushtet !?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nesër avazi

                W! Para rreth 12 vjetesh u be nje sondazh dhe doli që 65% e nxenesve ishin analfabetë fonksionalë. Qe do të thotë që ata dinin të lexonin, por nuk e kuptonin çfare lexonin. Me sa duket edhe ti qënke ne mesin e ketij 65% -shi. Çfarë shkruante Preçi dhe çfarë lexoje dhe nënkuptoje ti!?!?!?!!!. Herë tjetër lexo avash dhe mendo me koken tende dhe jo me koken e Partise dhe besoj se do ta analizosh me mire.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ndryshe

                  Se pari mendoj se nuk e ke kuptuar thelbin e artikullit dhe po pergjigjesh me pasione partiake. Per sa kohe Berisha do te kete mbeshtetes patologjik, PD-ja do te shkoje keq e me keq. Shkaterrimi i opozites, qe me kaq zell po pergatitet nga ai qe shkaterroi edhe Shqiperine (vetem e vetem qe t'i mbushe mendjet pa arsye se eshte ai qe e mban PD-ne te gjalle, nderkohe qe jane interesa familjare ato qe e shtyjne) eshte fatkeqesi demokratike. Nese do te lexohej sakte vota, njerezise do t'i ngriheshin qimet e kokes perpjete. Nje popull qe voton bindshem nje parti ne nje kohe kur nga drejtuesit dalin perdite plot zullume, tregon se ne ç'fare niveli real eshte opozita. Per Ramen - rrofte sala ne krye te PD-se Per popullin - pastrimi urgjent i te gjithe atyre te pafytyreve qe zhvatin dhe neperkembin nje popull te tere Sa me shpejt te kuptoje populli se zgjedhjet duhet te jene te LIRA dhe jo me lista te mbyllura apo me kandidate te vendosur pa konsulta popullore, ne sherbim te interesave popullore (qofshin keto lokale apo te pergjithshme) aq me shpejt ky popull do te jete i lire te lulezoje ne çdo drejtim

                  Përgjigjjuni
                2. '
                  ''''

                  o Prec ish spiun i sigurimit, ske faj qe vjell tere jeten se ke ngrene nje luge corbe te prishur dhe ti. Sondazhet ne Amerike nxirrnin fituese Qamile shurren por perfundimi dihet, keshtu qe mos dil te na cash Ramen o bythlepires me pagese

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhixhua

                    lexoji mire sondazhet ne amerike

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tironci

                    Po c'fare te thote Preci qe te kenaqesh zotrote? Te te beje qefin ty dhe te mos thote te verteten qe dihet? Per nje gje duhet vleresuar per c'fare thote Preci qe te shpresojme se pas 11 Majit PD do ta shkelmoje non graten nga rradhet e saj nqs se do te mundet dhe te filloje procesin e ringritjes dhe te reformimit me shprese se 2029 do ta gjeje ne pushtet por dhe kjo vetem ne rastin qe kjo parti modernizihet dhe behet me e pranueshme per Shqiptaret se PS.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shpirt skllavi

                      Po pse ,o W , PP-ne bio te E Rames me sklleverit e sekretarit te partise te E. Hoxhes , S. Berishen , pretendon per ta mundur ?! Ja , dhe e munde , cfare fitove ? Ne pushtet dhe opozite jane Po ata , bijte e eterve . Per sa kohe do te konsideroni opozite dhe pretendente per pushtet PD-ne e Berishes dhe Berishen kryeminister , hopingen e Sheros do fitoje te gjithe ...! Me keto ment , te na rroje PP-ja dhe I paharruar qofte sh. Enver !

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliri

                        O Preç, nuk e kupton se je i trashe apo ben gjasme, kur flet per aferat koruptive te qeverise?! Korrupsioni gjate qeverisjes se Berishes ishte: vjedhjev90% dhe pune 10%. Ne qeversjen e Rames eshte: vjedhje 20% dhe pune 80%. Puna eshte qe ne kohen e Saliut prokuroret dhe gjyqtaret ishin te tredhur (disa jane edhe sot) dhe koqet ua mbante Saliu dhe nuk kishin asnje mundesi te denonin qeveritaret hajdute. Te kujtohet 21 janari, kur Saliu urdheroi policine te mos ndalonte gardistet qe vrane njeres te pafajshem? Kur prokuroret nuk benin dot gje per vrasje ne mes te dites, kush prokuror e gjyqtar mund te denonte per vjedhje fondesh publike? PS dhe Rama u dhane mundesi prokuroreve e gjyqtareve, me anen e reformes ne drejtesi, te denojne zyrare te niveleve te larta. Shumica e popullit e kupton kete e prandaj eshte rritur diferenca PS PD ne favor te PS.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dritani

                          populli opozitar eshte i denuar te punoje si skllav per aq kohe sa te mbaje ne krye nje kriminel, hajdut, te padeshiruar nga Amerika, Bitania e madhe dhe EU. Kjo pjese e popullit do te haje bar!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci den baba den

                            Pirdh o Frrok pirdh se gjelin e kemi lidh

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dhë Pështan Tribune

                              Shoku Çiftelia duhet futur ne karantine. Vuan nga ESD (Çrregullim i Tepruar i Pështymës) dhe eshte I padurueshem kur te ben gojore vullnetare. Ka nje peshtyme toksike sa njehere me ka djegur sediljen e makines dhe nje pale atlete. Nese je ne kontakt te gjate me sterkalat e peshtymes se tij, rrezikon djegje te shkalles se pare. Mezi po pres ti jap pasaporten Surrelopiane qe ta heq qafe ..( Edvin Rama -Fjalime dhe Vepra Vol 69 Fq 313 Kap 77 Edvin Krstq Rama-MGjKSPD

                              Përgjigjjuni
                              1. v
                                vari l***t

                                Dhe thone pastaj se PD nuk eshte parti kamuniste. Dhe behet fjale per kamunistet me te ndyre te asaj epoke. Shih shih sa mire i di keto punet e vepraveve ky tipi. I ka mesu permendesh.

                                Përgjigjjuni
                              2. F
                                Fugsi

                                Eh mor Prec , u sorollate 35 vjet dhe me ne fund do vdesesh ashtu si ta do zemra, “mu ne komitetin e partise”. Hallall dhe Zoti te falte gjynahet

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kris

                                  Rama ka meriton e madhe historike qe ricikloi Saliun

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    raul

                                    Ja bere nekrologjine politike Hu Xhintaos 81 vjecar te foltores, te cilin kinezet para dy vitesh para gjithe kamerave te botes ne prani te 2200 delegateve e nxorren nga salla e kongresit per krahesh e cuan deri ne fund te salles nen veshtrimin e habitur te 2200 delegateve ne heshtje miratuese dhe i thane: ik tani boll me , shko ne shtepi, koha jote ka mbaruar. Po si nuk doli nje burre mbreme te bente te njejten gje me kete te lajthitur mendsh me 27 akuza mbi kurriz , me 56 bashki te humbura ne 14 maj 2023 nga 61 qe ka vendi, me 2 nongrata nga 2 fuqite me te medha te botes ka pare enderr se Latifi i petullave te pazarit te ri do ta ngreje nga gropa ku ka rene me 14 maj 2023 ku dhe Trumpi me ardhur nuk e nxjerr dot me. Po si xhanem nuk i lexojne sondaxhet Piepoli qe e nxjerrin vazhdimisht humbes te thelle dhe pa asnje shans per te fituar. Me nje mbeshtetje qe shkon tek 24% si person vampiri i vicidolit nuk mund te vije kurre ne pushtet , Edi Rama ka mbi 56% mbeshtetje popullore dhe shkon i sigurte ne 11 maj ne mandatin e 4 historik per futjen e,Shqiperise ne BE. Bravo Prec Zogaj o burre i zgjuar dhe intelektual i nderuar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      ne

                                      W…. Sipas Preçit, Salikadavra ka mare fund dhe po mban peng opoziten shqiptare. Te tjerat qe ke thene jane sipas teje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Studenti 1990

                                        O Prec! Shkruaj ndonje poezi per Partine dhe dil bej muhabet me pensionistet e lagjes.Na! merre dhe Frokun me vete se sikur ka humbje te kujteses.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arben

                                          SHQIPTARET NUK E DUAN SALIUN NDOSHTA DHE EDI RAMEN POR ZGJEDHIN TE KEQEN ME TE VOGEL.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dakord

                                            Si ore na paska qenë 2 herë në pushtet sali kërma!!! Ka qenë 4 herë në pushtet ooo. 92-96, 96-97 (e zbythi populli me armë) 2005-09 dhe 2009-2013. Kjo është hera e pestë që me brekë nëpër këmbë dhe me shpirt në dhëmbë kërkon ta shkatërrojë Shqipërinë

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nje i Moshuar

                                              Per W : lexoje mire Precin , kur thote E ka Bonus nga Berisha fitoren e 11Majit ??? Ka folur shume QARTE keshtu qe populli nuk mund te votoj nje KRIMINEL si berisha me banden e vet , patjeter qe do te zgjedh alternativen RAMA ? Sa per pensionistet mos ja Qaj hallin nuk mendon me shume berisha se Rama e ka treguar nder vite saliu qekur vendesi ligjin ne vitin 1993 pensionet minimal si shperplim per tere ate breze qe sot jane tek 80-tat dhe ndertuan Shqiperine ? Saliu ariti qellimin , shkateroj PD-ne duke ju sherbyer asgjenturave Serbe Greek e te tjera qe i di ai ne te njejten kohe transformoj njeriun e ndershem e kthehu ne kriminel Hajdut per tu pasuruar vete dhe femijet e tij ???

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Andi

                                                Hajde gallatë hajde. Sala thotë se meritojmë BE, salla ulëret URRA. Sala thotë Shqipëria sbëhet, salla ulëret URRA. Sala thotë jemi vendi më i korruptuar në botë, salla bërtet URRA. Dhe këta kaqola do votojnë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Alfred

                                                  Ti mor i pafytyre qenke katandisur argat me pagese! Paske kercyer ne fushen e sondazheve! Pra, nje teknicien i rendomte! Deri tash je mbajtur si publicist dhe ligjerues "premium" ne temat e "medha" te politikes! Pse kjo tkurrje mor Prec? Nga politika e madhe "migrove" te letersia e tash kete "teknicienin" po e ushtron si pune te dyte?!... Renie pikiate ne burse!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. r
                                                    robi

                                                    O Alfred hunderri paske marre dhe ti lugen ne brez dhe bashke me bythderren Edithththghgh harxhi do ndani torten e *? Fitores*?! imagjinare qe do korrni me 11 maj kur Latifi i petullave te pazarit te ri do shpalle fitoren .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Alfred

                                                      Patronazhist "robi", ti je me vallezu per sulltanin, shko tunde sumen te haremi! S'jane muhabete per ty keto. Te merren mendte dhe rrezohesh! Sufllaqen e merr si shperblim si cengije haremi!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                  2. 5
                                                    5

                                                    Kruje Latif me Ramen kruje...po do tallin menderen te gjithe me ty ne 12 Maj...o Latif mafiozi...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mara emigrante ne Itali

                                                      Nuk eshte bonus pe PS vetem saliu eshte I gjith zhinxhiri komandues .Nuk e kuptoj si mundet ti quani partite e formuara te reja , a mundet te quhet lulushi parti e re , shehaj shabani , llapaj , qorri ? Po jane kontigjenti i pd .Bomba qe ra ne pd I shperndau ne parti te tjera per interes personal pasi sala I perjashtoi nga ps .E çfar mund te presesh per lulon , shehaj e me radhe ? Kujtoni çfar I kane bere kesaj Shqiperie te mjere .Ne 11 Maj do te fitoje Shqiperia 2030 , per te ardhmen e Shqiperise dhe brezave qe do te vine .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        Cen Dymi

                                                        O zot qenka zgjuar ne kor detashmenti i spiunave te sigurimit me ne krye Kolonelin ciftelia , Neritan Ceka , Azem Qen Hajdari , Genc Ruli Dash Shehi etj.. Zgjimi i felliqsirave , fundi i trazicionit fundi i NeoFeudalit

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. C
                                                          Cen Dymi

                                                          O zot qenka zgjuar ne kor detashmenti i spiunave te sigurimit me ne krye Kolonelin ciftelia , Neritan Ceka , Azem Qen Hajdari , Genc Ruli Dash Shehi etj.. Zgjimi i felliqsirave , fundi i trazicionit fundi i NeoFeudalit

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. C
                                                            Cen Dymi

                                                            O zot qenka zgjuar ne kor detashmenti i spiunave te sigurimit me ne krye Kolonelin ciftelia , Neritan Ceka , Azem Qen Hajdari , Genc Ruli Dash Shehi etj.. Zgjimi i felliqsirave , fundi i trazicionit fundi i NeoFeudalit

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

                                                              Perfaqesuesi i superagjentit S.B me nofken W u hodh perpjete ndaj intelektualit te nderuar dhe personalitetit te te djathtes shqiptare Prec Zogaj,sepse ka interpretuar sondazhet me te besuara te Eurobarometrit dhe te Piepolit edhe si analist seriozqe eshte dhe qe zbulon aresyet se perse partia personale e ketij krimineli t urryer per shumicen derrmuese te shqiptareve eshte shume mbrapa PSse dhe trendi eshte te bjere edhe me shume.Cfare do W-ja? Do qe Preci te rendite gjithe krimet e ketij bastardi duke filluar nga 1991-shi,do te zbertheje se si u be kryetar i PD-se ky bastard me forcen e shantazhit e pistoletat e Izet Haxhise (sic flet vete sot Izeti i bere pishman)? Do ti tregoje Preci per masakren zgjedhore te 1996-tes apo per firmat piramidale e xhvatjen e parave te tyre qe shkonin ne tunelet shqupit me zuqe te mbushura plot e perplot? Apo per urdherat piloteve te bombardonin Vloren ne trazirat e 1997-tes,pa folur per armatosjen e veriut kunder jugut e mijerat e vrate ne ato trazira? Apo W-ja e ka harruar ligjin famekeq 7501 te qeverise se stabilitetit qe perjashtoi pronaret e ligjshem nga toka dhe qe sot e kesaj dite pronaret enden anej kendej pa vajtur prona tek i zoti per shkak te ketij agjenti...Po vrasjen e Arben Brocit me skenarin serb e perfshirjen e Azem Hajdarit e ka harruar W-ja apo s'ka prova sepse gjithcka eshte manipuluar dhe gojet e deshmitareve jane mbyllur?! Kurse grushtin e 1998-s qe nuk u kurorezua me sukses sepse nderhyri USA e mban mend ky WC-ja apo i ka ikur kujtesa? Besoj se nuk eshte nevoja ti kujtojme Gerdecin,21 Janarin e te tjera krime= hollesira si keto ketij W-C-se se sa per primaret dhe perjashtimin e atyre qe dolen te paret e u lane jashte listave,sepse duhej te futeshin ne liste te mbyllur kamikazet e tipit Paloka,Noka,Vokshi etj etj qe te mbrojne padrinon e krimit nuk ka nevoje tja kujtojme ketij W#-se sepse eshte gje pa rendesi.Zoti W! Berisha=Vici eshte fatkeqesia kombetare e ketij vendi dhe sa te jete ai ne politike ,keshtu sic eshte opozita poshte e me poshte do shkoje jo vetem ajo si parti por opozita e uzurpuar nga Ai dhe kamikazet e tij! Keto qe po them une nuk i them per ty se ti nese nuk je vete dora ose nje nga femijet e tij,me siguri je nje nga mashat e tij.Keto i them per ata qe kane pesuar shplarje truri dhe i shkojne mbrapa si dhe per te tjere te pavendosur qe i genjen mendja se po iku Rama ,do vije ky maskara,per te vijuar te beje ato qe ka bere qe nga shkurt marsi i 1991-shit e deri me sot,pa u ndalur,pa u bere pishmen e do vijoje te beje sa te mbylle syte.Vewtem po e ndaloi Spaku i GJKKO ose ikja natyrale nga jeta!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. p
                                                                preci pa bythe

                                                                Vazhdon te kulloj bytha tende prej intersaxhiu, gjak bre prec katundari ; Sa ne haremin e Saliut, ja kthen rames, perseri tek saliu dhe keshtu me rradhe pa fund.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. V
                                                                  Vucidolsi

                                                                  nuk vjen kurre ne pushtet gomari i vucidolit

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. V
                                                                    Vucidolsi

                                                                    nuk vjen kurre ne pushtet gomari i vucidolit

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje