Vendimi i gjyqtarit Pëllumbi për ta mbajtur në paraburgim kryebashkiakun nuk bazohej tek përgjimet. Dy argumentet kryesore të këtij vendimi ishin posti i Veliajt si kryebashkiak dhe rreziku për tu arratisur
Nga Bledi Kajsiu
Fakti që SPAK është institucioni më i suksesshëm në historinë e shtetit shqiptar në luftën anti-korrupsion në nivelet e larta të politikës e bën akoma më të domosdoshme kritikën dhe monitorimin e standarteve të tij.
Këto standarte jo gjithmonë kanë qenë demokratike apo të mirë-justifikuara. I tillë ishte rasti më i fundit kur një prokuror i SPAK vuri nën përgjim një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që nuk ishte nën hetim, pa asnjë miratim nga ndonjë gjyqtar dhe për një çështje në të cilën SPAK ishte palë.
Është një rast që mban erë të rëndë anti-kushtetueshmërie, konflikti interesi dhe dhunimi të të drejtave themelore të një qytetari, për më tepër anëtar i Gjykatës Kushtetuese. As baza ligjore e një veprimi të tillë (me gjasa Neni 22, pika 8 e Kodit të Procedurës Penale) nuk ia heq dot erën e rëndë anti-demokratike një veprimi të tillë.
Kritika ndaj SPAK në këtë rast ishte mëse e drejtë dhe konstruktive sepse nxorri në pah një problem themelor të legjislacionit që rregullon punën e këtij institucioni. Ishte një hap i parë për të nxitur përmirësimin e këtij legjislacioni qoftë nga ana e parlamentit, qoftë nëpërmjet çuarjes në Gjykatë Kushteuese të neneve të kodit të Procedurës Penale që i lejojnë prokurorëve të SPAK përgjimin e gjykatave pa leje nga një gjyqtar, aq më tepër në rastet kur SPAK është palë në çështjen në gjykim.
Fatkeqësisht rasti i rëndë i përgjimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e SPAK nuk prodhoi asnjë debat konstruktiv në hapësirën tonë mediatike dhe publike mbi mënyrën se si duhej apo mund të përmirësohej legjislacioni që e rregullon veprimtarinë e SPAK, në mënyrë që ky institucion të mos prodhojë shkelje demokratike dhe kushtetuese.
Shumë nga mediat tona, si majtas dhe djathtas, e përdorën rastin e përgjimit të Gjykatës Kushtetuese thjesht si një evidencë më shumë që SPAK është një institucion anti-demokratik veprimtaria e të cilit përqëndrohet thjesht në dhunimin e të drejtave të njeriut. Një interpretim që si qëllim kryesor ka delegjitimimin e SPAK dhe jo përmirësimin e tij.
E njëjta gjë ndodhi me përgjimet tashmë të famëshme të kryebashkiakut Veliaj në qelinë e tij. Mbi to u ngrit një tymnajë mediatike, edhe me ndihmën e mediave pro-SPAK, sipas të cilës evidencat e këtyre përgjimeve ishin argumenti kryesor i SPAK për të justifikuar qëndrimin e kryebashkiakut Veliaj në paraburgim.
E gjitha rezultoi një flluskë sapuni, pasi nga përgjimet ishte e vështirë të identifikohej ndonjë shkelje ligjore apo etike nga ana e kryebashkiakut Veliaj. Kërkesa e që ai i bënte familjarëve për të kontaktuar gazeta apo gazetarë vendas që të publikonin versionin e tij të ngjarjeve nuk ishte as anti-ligjore, as imorale dhe as nuk përbënte kërcënim për hetuesit e SPAK. Pra nuk kish asgjë skandaloze në këto përgjime.
Pikërisht këtu filloi propaganda anti-SPAK. Shpërthimi i kësaj flluske u identifikua në mjaft media si evidencë e dobësisë së provave që kishte SPAK për të mbajtur në paraburgim kryebashkiakun Veliaj. Të krijohej përshtypja se Veliaj po mbahej në paraburgim sepse i kish kërkuar disa familjarëve të kontaktonin disa gazetarë.
Në fakt vendimi i gjyqtarit Pëllumbi për ta mbajtur në paraburgim kryebashkiakun nuk bazohej tek këto përgjime. Dy argumentet kryesore të këtij vendimi ishin posti i Veliajt si kryebashkiak dhe rreziku për tu arratisur. Ndonëse mbrojtja e kryebashkiakut mund të mos jetë dakord me këto argumente, ato janë të arësyeshme dhe jo spekulative.
Arratisja e zyrtarëve të lartë socialist të hetuar nga SPAK nuk është fantazi. Është një fenomen që përditë na e kujton Arben Ahmetaj me intervistat e tij që kanë si synim njollosjen e Ramës por jo zbardhjen e skemave korruptive të pushtetit socialist që Ahmetaj i njeh mirë. Ndaj nuk bëhet fjalë për një argument spekulativ.
Ashtu sikurse pozicioni i Veliajt si kryebashkiak e bën shumë të vështirë hetimin e tij në gjendje të lirë nga SPAK. Një kryebashkiak ka pushtet të mjaftueshëm për të bllokuar një hetim që ka si dëshmitarë vartës të tij apo biznesmenë që përfitojnë nga buxheti i bashkisë. Në këto kushte vendimi nuk është aspak skandaloz edhe pse të shumtë janë ata që mund ta argumentojnë si të padrejtë.
Ajo që është skandaloze është fakti që zyrtarët e lartë dhe politikanët shqiptar nuk dorëhiqen nga postet e tyre kur janë duke u hetuar nga drejtësia për vepra të rënda sic është korrupsioni apo pastrimi i parave. Dorheqja nuk nënkupton fajësi por transparencë dhe garanci për një proces hetimor që bëhet pa presione politike dhe administrative.
Pafajësia e fituar në këto kushte është shumë më e besushme se pafajësia e marrë ndërkohë që një politika është zyrtar i lartë, deputet apo udhëheqës i opozitës. Ndaj ky duhet të ishte standarti demokratik dhe politik bazik që duhet krijuar nga mediat tona.
Fatkeqësisht më shumë se të rreshtuara përkrah standarteve demokratike mediat tona rreshtohen përkrah kampeve politike. Për këtë arësye kritika që ato i bëjnë SPAK edhe kur fillon nga baza konstruktive shumë shpejt kthehet në një propagandë që më shumë se sa për drejtësinë merakost për riprodhimin e kënetës politike në të cilën media vegjeton. (Lapsi.al)
Or Zoteri,eshte skandaloze me te drejten e SPAK,per futur brenda ne burg,nje person,qofte dhe kryebashkiak,qofte dhe Tiranes,qe kane votuar 60 perqint e popullsise se Tiranes,pa fakte dhe vetem me thashetheme,me argumentin qe eshte i fuqishem e mund te arratiset!!!???Eshete e turpshme kjo qe ndodh ne vendin tone ,nga prokurore qe jane te paafte,apo nga gjyqtare te pa afte si Bano dhe Pellumbi!!!???Edhe ti qe e argumenton sjelljen e Gjyqtarit Pellumbi!Turp te kesh…!!!???
Kokpordhat e saliut duhet qe kur shpertheu gerdeci apo ndodhi 21 janari ta keshillonin saliun qe te respektonte organet e drejtesise ,nderkohe qe saliu I pordhi keto organe.
Me shprehjen e re "kokpordhat e Saliut",i ke thene te gjitha!...
Propaganda anti-SPAK? Oj Kajsie je tuj permend Litarin ne shtepine e te varurit (Meros) se vetem Mero (nga jashte) e ai ish-Kolegu i SPAK (nga qelia) jane te vetmit e mbetur qe po bejne gam-gam kunder atij SPAK!
E verteta eshte se Spak, si vegel e Saliut, punon kunder demokracise. Ket so e shohim te gjithe dites per diell. Meros bravo i qofte. Sa per Veliajn, te presim deri ne vendimin e Gjykates se Strasburgut. Kjo do merr kohe, dhe deri athere nuk do ket ma ne drejtesi berishiste si Dumani, Dado, Bani, e Pellumbi. Por keta do pergjigjen para ligjit nje dite. Haka e popullit dhe Zotit vonon por nuk haron.
Eshte turpshme o fare analisti apo komentatori te Politikes,me vetmin argument se kryebashkiaku Veliaj mund te arratiset,pra behesh pale me gjyqtarin e ‘famshem’ Pellumbi qe me sa duket i kane ikur pellumbat…
Pjeshka Kajsi dihet qe eshte berishist,prandaj nuk ka nevoj te lexohet,ky tip asnjehere te vetme nuk ka shkrujt per krimet e Sali kermes.
O Kajsi, ngele gjithe jeten pjeshke Saliut,po behu njeher burre o mavri!
Te dhjefsha mu ne shkolle o Kajsi,po si o burre nuk ju vjen pak marre qe I mbani ushkuret lidhur me ato te Saliut?!
Trapi eshte i denuar me vendim gjykate e megjithate eshte president i Amerikes..?¿ Keshtu i bie qe prokuroret te kene pushteti Absolute e te djegin politikanet,thjesht me nje hetim banale,vihet keshtu nje pushteti profesionistesh mbi politiken,kuvendin..kjo nuk eshte drejtesi po sundim i teknikokracise,vendimet perfundimtare te gjykates se apelit (kur merret vendim fajesie),e detyron politikanin te dorehiqet ndalimi ,e izolimi behet per vepra te renda kriminale kur rrezikohet jeta ,per vrasjet,vjedhje me dhunes,tentative vrasje,droge,terrorizem,kur rrezikohet siguria e paqja..represioni,kercenimi me burg,pergjimi pa' vendim gjykate apo hetimi me metoda per te shkaketuar frikes,presion,ngritje akuza fallse etj Jane antidemokratike,apo me keq persekutimi politik (ne shqiperi ekziston edhe per shkak te se kaluares edhe drejtesi hakmarrese),kjo nuk eshte cudi...edhe ne drejtesi Ka militante radikale,sherbetore te klaneve,e grupimeve politike..nuk Ka si te jete ndyshe,shtyrje gjyqesh pa' fund(Gerdeci),mosfillimi i gjyqit per "Partizanin",21janarin..nuk behet fiale per kritike po per falimentim spektakolar te medemek drejtesise e cola eshte kethyer tani nje drejtesi e plepave te rritur
Kur i duket "i Saliut" edhe ky Kajsiu rilindjoteve kush e di sa i pavarur u ngjan Mero...
Z.Kajsiu,argumentat e sjelle jane mjaft te dobet.SPAK-u ka aq forcesa ta bllokoj pasaporten e Z.Veliaj qe ai te mos kete mundesi te largohet nga vendi.Sa per dijeni,Ai ne kohen qe hetohej ishte disa here jashte shtetit dhe nga PD-ja u fol se u largua dhe ai perseri erdhi.E njejta gje edhe per te shoqen,qe kur u dha masa e ndalimit u kethye nga jashte.Ky argument eshte i pa justifikuar.Sa per Llallen,apo Ahmetajn (qe flet nga aratia,se e detyruan te behej minister) eshte SPAK-u qe per interesa te kujtedo ju tha qe te largohen.Sa per faktin se do te prish provat duket pak banale.E shkruara e zeza mbi te bardhe nuk shbehet,cfardo te bente Z.Veliaj.Ju,Z.Kajsiu,si perfaqesues i PD-s duhet te jeni me i informuar lidhur me keto probleme.Me respekt po ju them se;interesat politike nuk duhet tu errin syte perpara te vertetave dhe te drejtave te njeriut.
Ky fare Kajsiu ka qene Keshilltar i Berishes…Or te…
O te dhjefsha mu ne Kajsi pjeshken e Saliut!
Qyfyr ule koken se rilindasit ta @ijne motren.
Or ti Kajsi zagar bastard FEV ZI! Si mund te arratiset osé manipuloje provat,pas DY Vjet 'ere brekesh' nje me mase arresti shtepi me polic tek dera si Krrimineli un SS Serbi Sali!?
Kajsi i lexoj me kenaqesi analizat e tua por kete radhe ja ke fut kot plako...1- Meqe eshte arratis Ben Ahmetaj mund te arratiset edhe Erion Veliaj?-mos u be qesharak Kajsi. 2-Duhet te jape doreheqjen Veliaj?- Po edhe mund ta jepte por kjo ndodh ne vende me standarte te larta drejtesie jo ne vende kur heton prokurori se ka inat se nuk mori kate shtese
E mendoja pak më ndryshe këtë Kajsiun, por paska një arsyetim të pa pranueshëm nga çdo penis aktiv në fushën e analizës, të paktën referuar të gjithë boleve që kanë diskutuar rreth kësaj teme. E çuditshme!
Po ti o Kajsi, nga 10.000 km larg Shqiperise bon analiza? Pse nuk jeto ne Shqiperi ti? O pjeshka e Saliut, ti je arratis dhe nga atje bon analiza? Hajde o djale kendej dhe shif nga afer se çbehet ketu. Nga Kolombia eshte kollaj me fol.