Nga Thoma Gëllçi
Në një mbrëmje të zakonshme shqiptare, isha në një trilemë çfarë të shihja në TV: të ndiqja një serial turk, shfaqjen e përditshme të Edi Ramës me inagurimin e lotit të tretë të variantit të dytë te vesionit 3D të Hekurudhes së Kombit , apo intervistën e kryetarit të partisë “Mundësia”, z. Agron Shehaj. Po, e pranoj publikisht dhe pa avokat: zgjodha këtë të fundit. Të paktën këtu, në “Mundësinë”, do të kisha mundësi të njihesha me diçka të re.
Z. Shehaj, një burrë që ka lindur direkt 45 vjeç, me xhaketë biznesi dhe një “vision board” nën sqetull, na ofroi një leksion të ngjeshur për të ardhmen e Shqipërisë: kapitalizëm liberal, qeveri të vogël, administratë të holluar si çaji me sheqer në fund të muajit, dhe sa më pak shtet, aq më shumë lumturi.
Pika e parë që të binte si çekan në kokë ishte RTSH. Nga 30 milionë euro buxhet, ta ulim në pesë. Dhe sipas z. Shehaj, pesë janë shumë. Pse pesë? Po sa? Katër. Pse katër? Po sa? Shtatë? Pse shtatë? Po sa? Dy. Më mirë e lëmë pesë sepse kështu e tha në fillim Agroni dhe s’ka kuptim të ndryshojmë shifrat që tani. Me vendim gjykate që çdo fjalë tjeter të shpallet anti-ligjore.
Pika e dytë ishte më epike se Beteja e Trojës: Euroja! Po, euroja që ka filluar të na ngacmojë në furra buke. Një bashkëthemeluese e re e partisë tregoi se kishte blerë bukë me euro. Dhe ja ku lind ideja ekonomike! Jo më nga institucionet financiare, por nga ekspeditat për të blerë bukë. Argumenti kryesor i partisë për zëvendësimin e lekut? “Unë pagova me euro dhe më pranuan.”
Por argumenti më i fortë ishte se kundërshtare e kësaj ideje ishte një financiere që kishte qenë një pseudo zëvendësministre financash. (Po pseudo zv.ministre pse?) Por në “Mundësinë”, kush ka qenë në qeveri, ka thënë automatikisht broçkulla. Agroni pëlqen mendimet që vijnë nga persona që sapo kanë dalë nga veza. Si vetë ai, që sapo doli nga veza, klloçka e tij kishte emrin Sali. Në këtë logjikë, edhe gjyshja e Agronit mund të fitojë Nobelin për Paqe – sepse nuk ka qenë kurrë në ndonjë ministri.
E treta ishte pika kulmore – si finalja e një tragjedie greke ku Zeusit i ka ngelur buka në fyt: partia financohet nga kryetari. Dhe të gjithë të tjerët janë “si ai”. Një tufë klonësh që mendojnë njësoj, flasin njësoj, dhe madje ndoshta edhe ëndërrojnë njësoj – më falni, por kjo nuk është parti . Të kujton ato startup-et që thonë: “Ne jemi si një familje”, derisa të të pushojnë në grup me email. Vetëm Agroni qëndron.
Tani më falni, por kur dikush thotë që “ne jemi një mendje”, nuk më kujton kapitalizmin liberal, më kujton një film bardh e zi me uniforma, himne dhe vetëm një lider në sfond. Një parti ku çdo debat mbyllet me “po ai kush është?” dhe çdo ide vlerësohet sipas biografisë e jo përmbajtjes, nuk quhet “Mundësia”. Quhet “Shehaj & Co. – Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të Mendimeve”.
Kështu që, për të mos mbetur pas kësaj vale reformuese, vendosa t’i dërgoj edhe unë një propozim partisë “Mundësia”. Një ide radikale, moderne, me kursim të garantuar: të zëvendësojmë Kuvendin me një grup në WhatsApp. Aty po që do ndodhte magjia – do kishim debat, reagim me emoji, fshirje të mesazheve kompromentuese dhe mbi të gjitha, zero shpenzime për karrige. Edhe më mirë, mund ta quajmë “Grupi i Shqipërisë për Mundësinë e Re”.
Shqipëria ka nevojë për mendësi të reja, por nëse këto mendësi të reja janë riciklime të vjetra me filtër Instagrami, më falni që nuk emocionohem. Kur “rinia” politike lind me rrudha të logjikës së vjetër, nuk jemi përpara një ringjalljeje, por një “rinovim pleqërie”.
Thoma ti je produkt i gazetes 'Zeri i Popullit' dhe nje hajdut si drejtues i RTSH-se. Agroni ka deklaruar qe RTSH-ja nga 1000 punonje mund te funksionoj shume mire me 200 pra me 1/5. Pra duke e zvogeluar buxhetin nga 30miljon ne 5 miljon. 200-300 punonjes kane edhe Top Channel apo Klani por kane nje audience 30 here me te lart se RTSH-ja. Thoma ti je nje sahal lepires oborri nuk jeton dot me idete Evropjane te Agronit.
Taulanti si shok i Agronit , nuk mund të mendojë ndryshe nga ai se keshtu janë rregullat e partisë së tij . Nejse , nuk kam qejf të merrem me Tao taon po me shkrimin e Thomait . Mbase është ashtu sic thotë Tao tao , po me këtë shkrim ka goditur në shënjë . Portetizim më të saktë për karakterin dhe figurën e këtij plaku kryetar , nuk mund të bëhet .Thomai vërtet ka qenë gazetar i Zerit të Popullit , po është gazetar profesionist dhe jo i nivelit të shumicës së gazetkarëve të sotëm , si Qimi , Bushati , Abilekaj , e plot të tjerë që nuk u a di as emërin .
Kur flet një i dënuar për shpërdorim, e hesht një brez që kërkon drejtësi Zoti Gëllçi, Shkrimi juaj i fundit “I lindur plak” duket si një përpjekje për të na dhënë një leksion të lodhur mbi Shqipërinë, shpresën e humbur dhe politikën që "as nuk frymëzon më, as nuk përmirësohet". Një shtjellim i hollë, me ironi të butë dhe metafora televizive, që përpiqet të na bindë se ky vend është një shfaqje pa dalje emergjente. Por problemi nuk është shfaqja. Problemi është që ju keni qenë në skenë. Keni mbajtur mikrofonin, keni ndarë rolet, keni shpërndarë kontratat. Dhe drejtësia ju ka gjetur fajtor për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të parasë publike. Paraja e atij qytetari që sot ju thoni se është i lodhur. Si ka mundësi që pikërisht ju keni guximin të përqeshni dikë që sot premton një shtet të ndershëm, që nuk shpërdoron? Çfarë morali publik lejon që një i dënuar për shpërdorim të japë leksione për kujdesin ndaj parave të qytetarëve? Ironia juaj ndaj “Agronit” që premton një Shqipëri pa abuzues nuk është qytetari që flet – është abuzuesi që tallet me ata që kërkojnë drejtësi. Kritikoni “shfaqjen”, por harroni që ishit regjisor. Qani për mungesën e zgjedhjes, por harroni që vetë keni ndaluar alternativat. Shkruani për “të rinjtë që nuk ikin dot”, ndërkohë që shpenzonit buxhetin për pajisje që ndoshta nuk duhej të ishin blerë kurrë. Shqipëria është ende larg asaj që duhet të jetë. Por ka një brez që nuk do të heshtë më kur i korruptuari vesh petkun e filozofit. Ka njerëz që nuk e pranojnë më barazimin e fajtorëve me të ndershmit. Ka një shpresë që nuk do të shkelet nga “lodhja” e atyre që u lodhën jo nga padrejtësia, por nga drejtësia që më në fund po troket. Dhe nëse “Agroni” që përmendni është vërtet dikush që flet për një shtet të ndershëm, atëherë po, ai meriton një shans. Jo për të na dhënë shfaqje, por për të mbyllur epokën ku të dënuarit flasin me tonin e viktimës. Sepse Shqipëria nuk është plakur. Thjesht ka nisur të zgjohet.
sali berisha kriminneli. kerma qe do. do. te. na. mbushin mendjen. dhe na vjen. neper. dyqane. skur nuk e njofim. ne se kush eshte krimineli sali. qe shkateroi shqiperin. poshte krimineli sali berisha. zgjohu. drejtesi.
ore dallamango mental, mjaft komentove si idiot dhe debil ne cdo artikull te mundeshem se fajin e ka saliu. ose je menderisht per ne spitalin psikiatrik, ose je thjesht nje bot.
Foli dhe nje idiot qe e ka vene Sali bufi te ruaj kush komenton kunder tij.
je shume qyp, tipik petale socialiste, qe cdo fjale kunder shokut tuaj, e mendoni sikur iu ka ardhur nga salistet. po kaq dini, kaq mendoni, kaq keni aftesi te veproni e komentoni. mjere vendi qe ju mban ju
Te dhjefsha ty dhe socialistet o idiot se po ju shave Saliun juve direkt te etiketoni si socialist.
Këto partiçkat e vogla egzituese apo të krijuara rishtas janë si ato mizat në bythën e kalit .Ato nuk do marrin asnjë deputet në zgjedhjet e 11 Majit.Kështu që nuk ja vlen të harxhosh kohën tënde të lirë duke dëgjuar broçkullat e tyre.
......komuniste dhe te korruptuar si puna jote nuk e lene shqiperine te beje perpara
Nuk lexova asnje fjale nga shkrimi, me mjaftoi sa pashe autorin. Hajdut i denuar, mbetje dhe prostitute e politikes.
Prandaj ke ngel i trashë, se arrin në konkluzione pa kuptuar për çfarë po flitet
perfekt
Shume sakte noe politi kan me shkollen e plepave
po e shkruaj buri me nje "r" sepse ti agron nuk ploteson asnje kusht qe te jesh burre me dy "r". burri duhet te kete te pakten nje keto tre cilesi; e para te ke kete pamjen burre. ose te kete zerin si burr, e treta te ke kete syte kuq, per ndryshe nuk je burr, je nje hic. te paktene duhen 10 agron sheha qe te bejne nje gjysemburri. dukesh si nje femije zevzek i rritur ne shtepine e femijes, bile dukesh me keq se adriatiku llap qe vjehrri i mbeti ne veting e desh e bene vdhendrri deputet. e vetmja gje qe perpiqet te beje llapaj eshte te mesoje 'te llape"
Bravo, bravo, bravo, Thoma Gëllçi! Ky dhe Lapaj janë të neveritshëm! Edhe Basha duket më afër tokës se këta! Ky Shehaj kopjon Mask. Po ku Mask, e ky njeri pa gjak në fytyrë!
Bravo ironia!
O Thoma, a e ndihmon dot emigracionin me nje shkrim pse RTSh duhet te leshoje sinjal per gjysmen e popullit qe jeton jashte vendit. Kjo do te ishte ndihme e madhe per bashkeatdhetaret. Ne kohen tende emigrantet e shihnin RTSh, tani jo. Ka vetem nje pergjigje: Ed Rama jeton ne xhepin e vogel te Aleksander Frangajt dhe brenda cantes se pronares se Top Channel, nuk mund te kete tjeter spjegim. Po munde Thoma vllai dergoi haber Rames po ben gomarllikun me te madh me emigrantet. Sa mire do ishte te ishe vete ti Thoma kandidat i pavarur ne Tirane, se do merrje 50 mije vota nga emigrantet vetem me premtimin se do luftoje qe ata te mund te shohin kanalet e RTSh per te cilen ata paguajne inirekt me shume se kushdo.
Zoti Gëllçi, e ke filluar keq shkrimin, si o burrë kërkon të tallesh me Edi Ramën. Për turp, ai të bëri drejtor të RTSH se ka plotë të tjerë që e meritonin përpara teje, këtë duhet të mos e harrosh dhe mos harro dhe diçka tjetër nuk të futi në burg Edi Rama, por gabimet që kishe bër. Vërtet ke probleme me drejtësinë po mbase ndonjë ditë dhe ato do të mbarojn por mos harro mirënjohjen. Të tjerat për Agronin i ke të drejta
Pamflet brilant. Më kujtove Mark Tuenin, Thoma Gëllçi. Shkurt dhe saktë si spartanët.
Shiko sa burrë të mënçur të bëka burgu! Bravo Vllahu i Fatos Nanos ,të lumtë. Po Rama përse nuk të merr ty pranë po mban afër ata legenë si Erion Veliaj?
Ceshte e verteta partine e A.Shehaj nuk mund ta quajme mirefilli nje parti por me shume si konkurim i nje kandifati te pavarur megjithese de jure eshte i varur nga PD pasu parate i merr si depufet i PD-se. Eshte parti e bizneseve te tij,qe financohet nga ky biznes dhe nqs falimenton biznesi automatikisht falimenton edhe partia. Por, idea e shprehur nga Shehaj ne thelb eshte racionale dhe e drejte dhe duhej te behej nje nga pikat me te rendesushme te debateve politike, nje shtet i vogel por funksional, ulje e shpenzimeve publike te panevojdhme. Per cfare duhet nje TV publik i tejfryre me personel e me programe koti qe nuk i shikon askush pej te pakten 25 vjetesh. A nuk do ishte me mire nje TV publik vetem informativ i depolitizuar plotesisht. A nuk e dime te gjithe se tv Publik sot e perhere ka qene thjesht nje zgjatim i propogandes qeveritare. TV sot e perhere ka qene nje vend pellumbash per militante .
Gellci, nuk te takonte ty ky shkrim. Je i perfshire drejte per drejte dhe i denuar per shperdorim fondesh ne RTSH. Pavaresish qe nje gjykate mendoi ose sugjeroi qe je denuar me shume se c'duhej, gjykata shikon vetem letrat. Faktet sigurisht nuk jane te plota. Jo vetem ju, por te gjithe drejtoret e RTSH pas viteve 90' e keni rrjepur institucionin. Menyrat dihen. Objekt jane sidomos fondet e Festivalit te Kenges dhe spektakli permbylles i Vitit te vjeter ne festen e Vitit te ri. Tarafet, miqesite, vendet e punes, kosto per bashkepunetore te jashtem, dietat dhe vendet e punes jane te tjera probleme qe kane ngritur shpenzimet e RTSH nje shifer te turpshme 30 milion euro ne vit. Sa harxhojne TV e tjera ne Shqiperi? E keni ju ate cilesi sherbimi? Do ti harxhonit ju 30 milion euro per kete fare RTSH-je nese parate do te ishin tuajat? Tani ju po shkruani kete artikull per te vazhduar te tregoni apo ti kujtoni publikut qe jeni i paster. Por juve, ju dha mundesia te benit dicka me shume se nje artikull. Drejtuat RTSH. Aty kishit ne dore te benit nje mrekulli per shqiptaret me 30 milion euro ne vit. Tani nuk jane fjalet tuaja qe mund te zbardhin as llumin as zullumin. Shehaj mund ta kete gabim shifren por jo idene qe RTSH duhet reformuar.
Sikur te pushonte pak ky Comja! Do t'i bente mire plakut. I lodhur ca, nga stermundimi ne sherbim te kombit!
O zot, ky shehaj kerkon 25 miijon euro nga RTSH, a thua po i mbarohen ato qe mori nga call centrat (mashtrim i plote). A thua mendon qe keto para ti shperndaje neper rruge e sheshe qe te marrin kush te munde?!!
Ore shumë trushplarë të Saliut,mbrojnë veremliu me zë gruaje se ai e ka origjinën nga partia dhjerokratike dhe po fitoi ndonjë dhjeputet do shkoj nën ombrellën e kriminelit sali,nuk i ndahen origjinës këta...... Ky mirë e ka për RTSH,por pse nuk hedh idenë e parlamentit me 100 dhjeputete,ku është kursimi më i madh te RTSH apo te këta analfabetë që gjithë kohën rrinë e i bëjnë temena kryetarit dhe kur vijnë zgjedhjet na çajnë trapin me premtime e na kapin në rrugë e na japin programe,këta që duan të kursejnë,bredhin cep më cepë e deri jashtë,marin salla e aviona dhe nuk deklarojnë se nga i gjejnë paret dhe sa harxhojnë
Shkrim brilant. Super. Ironia fine. Shkrim per qytatere. Kujdes se shumica nuk te kupton.
qe nga menyra si shkruan dhe cfare fjalesh perdor te paska ngelur mendja te gjykimet dhe gjykatat qe ke kaluar per vjedhjet e tua mor ditezi i shperfytyruar
Idea me e sakte eshte ajo e nje emigranti, me siper, qe kanalet e RTSH te shikohen nga emigrantet; perjashto kanalin RTSH1 qe eshte vertete i dobet, kanalet e tjera me histori, muzike, kulture, sport e fima, jane mjaft te dobishme. Nuk e di pse nuk realizohet kjo ide.
Bravo mero i sherbeve partise prape. Nga Agroni trembuni se do u vendosi para te gjitheve. Forca Agron!!!
Demokrat idealist !!! Do te Bej nje pyetje fare te thjeshte : IDEALIZMIN tend ku e mbeshtet , te cila pjese e Partise se PUNES , Tek Ajo PURO ose bio , PS-ja e E. Rames apo Tek Ajo mishella sheqer e gelqere e sekretarit te PP-se , beniaminit te E. Hoxhes , kriminelit S. Berisha ? Sigurisht , nese je I tille , se gjasat Jane me shume te jesh nje fanatik ose ( me keq ) nje skllav .
Rtsh eshte si ata prinderit e shkolluar te cilet i japin femijes se tyre (audiences) vlera ,me emisione kultyre ,historie ,mjekesie etj etj (perjashto ata idiotet e emisioneve te mengjesit),ndersa tv private jane si ata prinder qe kane lek droge dhe asnje fije edukate qe orientojne femijen e tyre drejt big brother ,perputhen e vari lesht se jane shume .......ku eshte faji i rtsh ketu ....ka deshtuar shoqeria komplet perfshire dhe kete faqekuqin nga vlora qe kush e njeh nga afer e di shume mire cfare KARpitalisti eshte .....
Komplimente për shkrimin!!! Një portretizim shumë i goditur i këtyre lepurushëve që më duken të gjithë njësoj, sikur i ka lindur e njëjta nënë. Por më adoleshenti nga këta është një farë Agron Shehaj që duket sikur e ka prodhuar AI, i programuar që një zot e di çfarë thotë dhe për kë i thotë. Thjesht është i kurdisur.
Kam lexuar disa shkrime të Lutfi Dervishit në mbrojtje të këtij Gëllçit, Por ky qënka në nivelin e një brigadieri arash, turp për Dervishin që ul veten dhe mbështet një individ kaq mjeran në gjykim. Si është e mundur t'i besohet drejtimi i një TV një specie të këtij niveli? Këtij i ka mbetur ora në kohën e qoftë largut. Agron Shehajn dhe Thoma Gëllçin i ndajnë hapësira intelektuale të pamatë, Gëllçi është një makinë e James Watt, kur Agron Shehaj është një Rolls Royce I kohës tonë. Me mëndjen e Gëllçit nuk shkohet as në hale, kur Agron Shehaj është një biznesmen i ndershëm, modern në gjykim, i aftë për të çuar shoqërinë përpara. Vota për Shehaj është votë për përparimin e këtij vëndi.
Eh more Loni prej betoni, qënke koqe fare, si nuk paske kuptuar asgjë nga kjo jetë, o Loni pre betoni.
Ja dhe hajduti nga Vlora që nuk ka fytyrë të kandidoi në Vlorë sepse vlonjatet e njohin mirë çfar muti është.....
Mos shkoni të votoni nga një i paudhë veriu, në një të paudhë jugu, por shihni të zgjidhni intelektualë të urtë e të mënçur, se jemi ende në udhëkryq të rrezikshëm. Zoti i ndihmoftë Shqipëtarët!