
Nga Frrok Çupi
Në gjurmët e armikut këta pinë ujë.
Deri më sot askush nuk e ka zbuluar ‘pse-në’. Disa thonë se nuk kanë as pikën e kreativitetit a të fantazisë, dhe prandaj vishen në ‘ Pradat’ e armikut. Por arsyetimi duket si shumë intelektualist.
Këta janë pak, fare pak, të ulët, pa ndonjë intelekt.
Dje u vërsulën drejt Dibrës për një miting lara-lara, me tym e me potere; nëpër Rrugën e Arbrit. Na kujtuan kohët e tyre kur kërcënonin paqen cep më cep vendit. I gëzoheshin rrugës së re si të ishte shami kush ta kapte i pari. E kishin mallkuar dhe e kishin prozvald Rrugën e Arbrit teksa ajo bironte malet e nëpër ura me hungërima. Madje thanë se kjo rrugë nuk duhet aty ku u ndërtua. U ngritën e thanë edhe se ka prishur hanet e Mesjetës, që në fakt nuk ekzistojnë. Ndonjë historian lokal u kishte zbuluar se kjo ka qenë quajtur “Rruga e haneve”, por këta komunistët ia ndryshuan emrin!
‘Komunistët’ e ndërtuan…, ky ishte problemi, nuk mund ta ndërtonin këta; këta vetë as hane nuk do të ngrinin dot, e jo më ura, tunele e rrugë. Dje, për të bërë festën e tyre politike në Dibër, u shfaqën të shfytyruar që po kishin gjithë atë bukuri e pastërti rruge sa mund të zbrisnin nga makinat, të zhgërryheshin në asfalt, të ngriheshin prapë e të ulërinin grykave.
Në sallën e tyre në Peshkopi u ulën vërtet më shumë ulërima se njerëz.
Ulërimat në Partinë Demokratike janë organike; kjo Parti nuk rron dot ndryshe, ashtu si gjinkalla nuk e shtyn dot motin e verës pa at mori zërash bezdisës.
Por më në fund nuk patën gajle se gjithë lumturinë e tyre e ndërtuan mbi veprat që ka ndërtuar armiku. Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ia ka ndryshuar fytyrën vendit gjatë dekadës së fundit kur këta nuk ishin nëpër këmbë. Thuajse asnjë shenjë nuk ka mbetur më nga shëmtimi që këta të PD i vunë në fytyrë vendit. Tani si reliktet më të shëmtuar dhe demodè kanë mbetur vetë këta, performanca e tyre politike, ulërimat, fjalët pa baza, demenca e kryetarit, shija e keqe….
Gjithë jetën e tyre e bëjnë në Shqipërinë kundërshtare që e ka zili Europa.
Sikur të bëhej ëndrra e tyre, çfarë do t’i bënin Rrugës s Arbrit apo aeroporteve, apo arterieve të mëdha, apo stadiumeve, apo qyteteve të rindërtuara, apo vendit turistik?
Këta janë të ngarkuar me psikozën e ‘ partizanit Meke’. Do të vinin nga tymi i luftës për shkatërrim, me opingat me baltë dhe tym në buzë do të shtriheshin në ‘krevatin e Perandorit’; që sot është Shqipëria e bukur, e pastër, e hijeshuar. Do tu duheshin vite për ta çuar në shkatërrim, atje ku e lanë?
Këta kur erdhën në vitin 1992, në fakt kishin shkatërruar vendin që në vitin 1991; të gjithë shkatërrojnë pasi rriten, këta që pa lindur. Kishin shkatërruar veprën e popullit, por që këta e quajtën ‘ të komunizmit dhe Enverit’. Mbi 5000 vepra industriale e ekonomike, mbi 700 shkolla, spitale, depo, armatim, vreshta, baxha…
Gjithë urrejtjen për komunizmin e kishin për shkak të pamundësisë së tyre për të qenë si ‘Enveri’. Kjo ishte edhe dashuria e fshehur.
Qeveria post- komuniste, sa ditë e vite qëndroi, fjeti e ndoti e madhështoi në ato zyra e në ato kolltukë që kishte ndërtuar ‘armiku’ i mëparshëm. E njëjta sallë mbledhjesh, e njëjta tryezë vezake e Byrosë, i njëjti Komiteti Qendror, i njëjti 21 Dhjetor. Të vetmen gjë që shtoi presidenti Berisha në zyrën e Haxhi Lleshit, ishte një qilim dhe një karrige. Të dyja i mori në shtëpi ditën që u largua.
Kur ranë këta me gjithë shtetin e tyre, si simbol të rënies kishin ‘ preshin’, preshin e Lushnjës. Perime dhe ushqim bazik i shqiptarëve në kohën e varfërisë komuniste- ky ishte simbol edhe i periudhës post- komuniste.
Të njëjtën gjë kishte bërë regjimi komunist. U lavdërua me Pallatin e Mbretit që e shpalli ‘të dëbuar’, u ul në zyrat e Fashizmit dhe parakaloi në bulevardin e Musolinit duke thërritur kundër Fashizmit… Nuk mundi të shpëtojë veprat që ndërtoi vetë.
Si t’ i shpëtonte nga një komunist i egër që mori frenat?.
Mbetën vetëm hidrocentralet, me të cilat shpëtuam të gjithë, që të mos na fusin gishtat në sy
Ah more zotni Frrok sa mire e pske mbajt mend ate qylim qe vodhi Sali Berisha, po sa aso qylymash vodhe ai atehere me firmat piramidale, vodhi gjithecka gjeti ne presidence taman si cubat, vodhi parat e popullit si mafjozat, vodhi gjithecka sic ja kishte tradite familja. Me vedi pat edhe te njejtet njerez si ai, te te njejtit rode e rrace, edhe sot ata njerez e ndjekin nga mrapa, vecse ma pak se shume ishin idealist e ma pak hajna. tash i ka met ajka e horave e hajnave.
Edhe ti Frok nuk i ke shpëtuar urrejtjes. Qetësohu, shkruan më mirë kur je i qetë, të ka lezet fjala dhe ironia...
Forca deri me 11 Maj, ...ah.. pastaj.. do vije gjema , do mbarojne sufllaqet. Por cdo e keqe e ka nje te mire. Zoteria do humb sufllaqet por do fitoje 20% rritje pensioni si gjithe pensionistet qe kane mbi 200 mije leke pensionin. Po nuk i dolen edhe keto le te dale e te shese paketa , me koli, me paketa apo edhe me cigore dhe ti bleje sufllaqet se qeveria e ardheshme do tu prese fondet per sufllaqe.
Rruge e Haneve asht ilirisht. Rruge e Dibres(dhjete krahe) asht latinisht. Rruge e Arberit(pylltarit) asht frangjishte. Une mendoj te thirret ne origjine: Rruge e Haneve.
Çfarë i ka bërë i paudhi, Njeriu i Zi, Djalli me brirë këtij vend, vetëm një penë e shquar mund ta përshkruante. Por të gjithë këto vite tragjike të këtij populli nuk erdhën nga balozi përtej detit, por nga një djall (kopil serb) i lindur dhe rritur në trojet tona, ligësi që Shqipëria nuk kish parë në historinë e saj. Por fundi i erdhi, me fundin e tij dhe Shqipëria do të shpëtojë nga errësira, drita do të ndriçojë, mendjet e ndriçuar të djemve të saj do ta bëjnë këtë nënë krenare. Rroftë Shqipëria, poshtë tradhtarët!