
Në pamje të parë, Tirana sot i ngjan një qyteti të dashuruar me kulturën dhe artin. Libraritë kryesore janë të mbushura me blerës; ekspozita dhe evente artistike mbijnë thuajse çdo javë në qytet, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë të jenë të përfshirë në diskutime dhe panele për artin, çështje sociale dhe politike, aq sa në momente të caktuara të krijohet përshtypja se qyteti po përjeton një rilindje kulturore.
Por, nëse gërvisht pak sipërfaqen mund të zbulosh një zbrazëti të çuditshme. Gjithnjë e më pak njerëz lexojnë dhe akoma më të pakët janë ata të cilët mendojnë në mënyrë kritike. Përtej spektaklit të momenteve kulturore tejet të kuruara estetikisht dhe shpesh të marketuara me mjaft sqimë, ekziston një heshtje mbytëse që tregon jo edhe aq për mungesën e kulturës, se sa për gërryerjen dhe shndërrimin e saj në një lloj boshi të bukur.
Kultura dhe arsimi duket sikur janë më të aksesueshme se kurrë, por rrallë kërkojnë ndonjë përfshirje të vërtetë tonën. Ato nuk na shqetësojnë dhe as na provokojnë sepse në pjesën më të madhe të kohës, nuk supozohet ta bëjnë këtë.
Le të marrim si shembull artin dhe eventet në lidhje me të, të cilat sa vijnë e bëhen më institucionale, të sponsorizuara nga shteti dhe, në shumicën e rasteve, në përputhje me një diplomaci të butë dhe mesazhe të përkora europianiste. Ngjarje kulturore, të cilat i paraqesin çështjet shqetësuese të kohës – si identiteti, ambientalizmi, apo migrimi – jo si plagë soicale që duhen analizuar, por si kuti që duhen çekuar. Shumë aktivitete duket sikur organizohen për të plotësuar kërkesa për grante e fonde, se sa për të ngacmuar ndërgjegjen publike. Zbukurojnë në vend që të shqetësojnë dhe arti – dikur një kërcënim ndaj narrativave dominante në shoqëri – tanimë përdoret për t’i pastruar e sterilizuar ato, në mënyrë që më pas të mund t’i shesim në profilet tona online si “art të sigurtë për konsum.”
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për arsimin. Shkollat dhe universitetet po ngjajnë gjithnjë e më tepër me fabrika që prodhojnë profesionistë të bindur, jo qytetarë dyshues dhe të aftë të mendojnë në mënyrë kritike. Në këtë mënyrë, edhe arsimi kthehet në një tjetër sistem zbutjeje – diçka që duhet duruar për disa vite, por pa u përqafuar. Nëse edhe disa vite më parë shumica prej nesh e urrenim shkollën sepse ishte e vështirë dhe qëndronte si një mur midis nesh dhe argëtimit e lirisë, sot dëgjon se si shumica e adoleshentëve e përshkruajnë atë si diçka thjesht të mërzitshme. Dhe kanë të drejtë. Janë gjithnmonë e më shumë të rinj, të cilët janë vërtet më të përparuar sesa sistemi arsimor. Të rinj, të cilët e njohin dhe përdorin teknologjinë me një lehtësi të frikshme; adoleshentë dhe të rinj që kanë krijuar nënrryma kulturore krejt të tyret online, e madje të aftë të shpikin kode gjuhësore shumë më shpejt se sa shkolla është e aftë t’i kuptojë ato. Nga ana tjetër, klasa mbetet statike – dërrasë e zezë, libër, leksione. Thënë ndryshe, shkolla ashtu si arti nuk paraqet asgjë sfiduese, asgjë që mund t’iu krijojë të rinjve ndjesinë e të qenit të rrezkishëm ndaj autoritetit.
Atëherë, përse të ndërveprojmë me institucione që premtojnë domethënie, por ofrojnë vetëm kontroll dhe zbutje?
Ndërkohë, zbrazëtinë që mbetet pas, diçka tjetër duhet ta mbushë me urgjencë. Dhuna – në familje, në rrugë, dhe mbi të gjitha, një brutalitet më i gjerë emocional, që ka nisur të na karakterizojë si shoqëri. Dhuna gjen terren për t’u rritur në një kulturë ku dhimbja nuk mund kurrsesi të pranohet dhe ku dominimi i tjetrit shpërblehet. Për më tepër, ajo mbart në vetvete një ndjesi origjinaliteti. Sado perverse që mund të tingëllojë, ka diçka të sinqertë tek dhuna. Ndryshe nga sistemi arsimor dhe shumica e artit që prodhojmë sot në kryeqytet, dhuna nuk shtiret. Madje, për shumëkënd ajo bëhet forma e fundit autentike e shprehjes. Aty ku arti dhe arsimi shndërrohen në dekor, dhuna ruan autenticitetin e saj edhe kur është shkatërrimtare apo fatale.
E megjithatë, dhuna nuk është rebelim. Është klithma e një shoqërie që thyen heshtjen e saj në mënyrën më tragjike të mundshme.
Nëse duam që kjo të ndryshojë, nuk mundet t’iu kërkojmë njerëzve vazhdimisht “të konsumojnë më tepër kulturë” dhe as thjesht “t’i kthehen arsimit.” Duhet më së pari t’i bëjmë këto hapësira të vlefshme për t’iu rikthyer.
Kemi nevojë për art që rrezikon të thotë diçka të vërtetë. Art që thyen narrativat e ndërtuara me mjaft kujdes. Art që nuk flet me kode akademike, por në gjihën e parehatshme të jetës që shumica prej nesh jetojmë. Art, i cili i trajton varfërinë, depresionin, shfrytëzimin, jo si metafora por si realitete urgjente. Në të njëjtën kohë, kemi nevojë për një sistem arsimor që jo vetëm trajnon punëtorë e punonjës, por që zhvillon qytetarë, të cilët dinë të ngrenë pyetje të vështira. Një sistem arsimor që inkurajon jo mosbindje për hir të mosbindjes, por dyshim dhe mosbindje për hir të mendimit.
Nuk vuajmë më nga mungesa e aktiveteve kulturore, por nga mungesa e një mprehtësie kulturore. Deri tani, e kemi marrë sasinë e aktiviteteve për thellësi dhe dukjen për vizion. Ajo çfarë kemi nevojë nuk janë më shumë fjalime, por të mendojmë më tepër në mënyrë të rrezikshme. Na duhen më shumë hapësira ku kultura nuk është thjesht pasqyrë, por thikë.
Sepse, nëse nuk i kthejmë artin dhe arsimin sërish në mjete rezistence, do të mbeten ornamente. Dhe, në një shoqëri që po mbytet nën peshën e perfomancës, e fundit gjë që na nevojitet është heshtja e maskuar si fjalë
gjithcka ne vendin e duhur,bravo shpresoj shume qe ta lexojne ata qe promovojne kulture
Po pra ...bravo çuni
Në çdo qytet, a po shtet, nëse njerzë, janë Musliman praktikant, ose edhe në qoftë se nukë janë Musliman praktikant, por kanë kulturë dhe mentaliteti islamik-lindor-komunist, në atë qytet apo shtet, mbretronë dhuna, korrupsjoni dhe barbarizm mesjetar. Prandaj edhe Tirana, nukë bën përjashtim nga qytet e tjera të lindjes, prandaj Edi Rama ka ndertue Xhamia pa fundë nëpër Tiranë dhe ku do në Shqiprie, siç ndertojë Enveri bunkjerët, për ta demoralizue komplet Tiranë dhe gjith Shqiprinë. Poshtë dhuna dhe barbarizm mesjetat islamik, që ka kaplue shoqrinë tonë, nga të kater anët e Shqiprisë pa dallim feje dhe krahinë.
Gjëra që të gjithë i ndjejmë dhe përjetojmë çdo ditë, të artikuluara me së miri...bravo. Nuk na duhet më shtrirja, shtrirja gjithandej, jemi lodhur
Plagjiature e shemtuar miko.Bej pune tjeter se je larg ...
Wow. Vetëm kaq. Hodhe nje gur sharjeje dhe ike? Ku është plagjiatura këtu. Ky Bjorni nuk na citoi disa autorë, si ç'bëjnë pseudo-analistët nëpër studio per t'u dukur që lexojnë. Jo. Bjorn Runa ka bere analizë konkrete te gjendjes kulturore ne Tiranë dhe Shqipëri, duke nxjerre falsitetin e aktiviteteve gjoja kulturore qe irganizohen per fonde. Me keto fonde marrin rrogat organizatorët. Del edhe Spiropali me nje fjalim shabllon, apo Bajram Bega, cilido qoftë. Tani, ku është plagjiarizmi këtu? Ore, t'i mund ta kesh edhe saktë, por shkruaje. Mos hidhu nje fjali so bombe tymi këtu dhe ikën. Sepse del ti i cekët, dhe që pertej nje fjalie bombastike nuk di te flasësh më. Qe shumë aktivitete kulturore ne Tiranë behen per qellime fondesh, ky është fakt. Sipas te dhenave te USAID, Shqipëria ka marrë afersisht 190 miljonë dollarë fonde keto 5 vjet. Di gjë ti ku.kane shkuar keto fonde? Ke parë gjë ti qe te justifikojë 190 miljonë dollarë? Pashe gjithashtu qe ishin me qindra biznese ne Kosovë te cilat mbaheshin me paratë e USAID. Tani, o është biznese, ose është OJQ. Ne qoftë se nuk ka treg ose çelësin, buznesi falimenton. Kapitalizëm. Ndersa OJQ-ja duhet te provojë qe jep nje sherbim te nevojshëm dhe cilesor. OJQ-te në Tiranë bënin palle me fondet e USAID, dhe mbushnin kafenetë e Tiranës qe ne mengjes. Sepse nuk punonin. Katër vajza me kompjuter ne zyre duke dredhur zinxhirin, mbasi sigurohen paratë e projektit qe nuk ka vlere reale. Dhe ti thua plagjiaturë. Ja di kuptimin fjalës?
Mund të kuptohet edhe si thirrje për revolucion, ku roli kryesor i kërkohet kulturës dhe shkollës, por duke e lënē të lirë cakun se deri ku mund të shpjerë, dmth pa përjashtuar anarkinë. Dëshirë e mirë rezultate të rrezikshme.
Shkrim shume i mire , nje autopsi e vertete. Te lexosh nje liber, duhet qe te pakten per ca dite te ulesh ne tavoline pa celular ne dore minimumi nje ore, por ky perkushtim eshte jashte çdo zakoni qe kane shumica derrmuese e njerzve qe flasin shqip, perkundrazi, te rrahesh dike, te shprehesh ne rruge me shoket, ne timon duke drejtuar makinen me fjale te turpeshme dhe banale, (meshkuj femra njesoj) eshte "trendy". Autori flet qe librarite jane te mbushura me bleres, por ata bleres kane nje filozofi te ndryshme nga normalja. Libri blihet per tu lexuar, kurse 99.9% e bleresve librin e konsiderojne si nje mobilje e kohes, dhe nga qe leket nuk u mungojne, librin e blejne me kopertina luksoze, dhe ndryshe nga mobilja qe konsumohet nga te perdorurit, libri rri me mot e jete i pa prekur, vetem here, here i fshihet pluhuri se sa per ta lexuar as qe behet fjale.Kurse dhuna eshte fare e lire. Ate e promovone perdite Sali Berisha ne tubimet elektorale, ku dhuna, shkaterrimi, denigrimi pa etike i kundershtarit eshte vija e kuqe qe pershkon fjalimet e ketij te shkolluari deri dhe DR, PROFESOR, por qe ne fakt eshte nje i pa latuar deri ne dhimbje. Ky monster eshte udheheqesi shpirteror i gjithe dykembeshave qe dhunen, shkaterrimin, rrahjet, vrasjet i kane mburrje.
Lexus, respekte. Shumë e vertetë.
Po kultura pa dhembe duhet te jete, o bir. Se qellimi i saj nuk eshte te kafshoje, por te iluminoje njerezit, te zhvilloje e te permiresoje mendjen e tyre nepermjet arsimimit e trajnimit, te kultivoje ndjenjen e se bukures etj. Ajo eshte nje forme a nje faze e caktuar e qyteterimit, qofte te nje kombi a te nje periudhe historike. Sigurisht, me mesazhet qe percjell kultura (dhe arsimimi), i nxit njerezit te bejne ndryshimin ne menyren e jeteses.dhe ne shoqeri. Dhe atyre qe marrin persiper te bejne ndryshimin, mbase u duhen dhembet, por jo kultures ne vetvete. Me ke zhgenjyer me dy shkrimet e fundit, o djale.
Pike se pari: : Kultura e mendimit kritik, NUK MESOHET ne shkolla. Ajo “ lind” dhe percillet nga elita sic jane, profesoret e unveristeteve, artistet, gazetaret( pa keta asnje ze kritik nuk gjen dot hapsiren e duhur), politikanet( mos t’ju duket e cuditshme, por eshte realitet) etj qe kane nje opinion pozitiv ne shoqeri. Se dyti: Ne nje vend ku shoqeria ( populli ore populli) nuk kerkon te jetoje me mire ose thene me troc, ne nje vend ku dikush ngre zerin duke kritikuar dicka, dhe nuk gjen mbeshtetjen as te nje njeriu te vetem pererreth, kjo shoqeri eshte e deshtuar. Se treti: Ne nje vend ku organer ligjzbatuese, nuk u vine ne ndihme qyterareve, nuk ka per te lindur kurre “ syri kritik”