Rama fushatë në aleancë me TV e mëdha

22 Prill 2025, 17:17Blog TEMA
Rama fushatë në aleancë me TV e mëdha

Nga Andi Bushati

Ky fillim jave u dominua nga jehona mediatike që patën dy dalje publike të kryeministrit. I pari, takimi i tij i munguar me një bloger tejet popullor ndërmjet grupeve të gallataxhinjve në Instagram dhe tjetri që kishte të bënte me rievokimin e fotove të tij nudo në një plazh të Francës, këtu e dy dekada më parë. Po ti shikosh të dyja këto ngjarje, në sfondin e fushatës që ka nisur Edi Rama, ato janë në koherencë të plotë me linjën e vendosur për të folur për gjithçka përveçse për politikë.

Ai e nisi garën elektorale me një shfaqe gjysëm fokl gjysëm tallava, që nuk kishte të bënte fare, as me mandatin katërvjeçar që po mbyllet e aq më pak me atë të ardhshmin. Ai ka zgjedhur si sllogan të kësaj beteje, pashaportën evropiane 2030, që edhe sikur të ndodhë ndonjë mrekulli hyjnore dhe të bëhet realitet, nuk ka asnjë pikë lidhje me periudhën katëvjeçare për të cilën po kërkon votën. 

Po ti shtosh këtyre përqëndrimin tek figura si bufi i kënetës, krahasimet seksiste kundër meshkujve, refuzimin për të zhvilluar një debat publik me rivalin e tij direkt, apo ndalimin e të gjithë kandidatëve rilindas për tu përballur në studio televizive më opozitarët, kuptohet lehtë se shefi i qeverisë kërkon të imponojë një sfidë elektorale pa brendi dhe pa thelb.

Natyrisht, Edi Rama i ka bërë mirë llogaritë e tij. E vetmja gjë të cilës do ti shmanget është qoftë bilanci real për qeverisjen e katër viteve, qoftë ai për dekadën e fundit në tërësi. Ai është i ndërgjegjshëm se edhe ato pak suksese, që mund të numërohen me gishtat e dorës, kanë të gjitha nga pas ndonjë njollë.

Le të marrim përshembull njërin prej tyre që lidhet me veprat e kryera nga Rama 3, tunelin e Llogarasë. Eshtë e vërtetë se ata që do zgjidhnin ta mbronin në një studio televizive mund të përmendnin hovin që ai i jep turizmit në rivierën shqiptare, afrimin e qytetit të Vlorës me brigjet e mrekullueshme të Jonit etj. Por, nëse ky propogandist rilindas do kishte një kundërshtar apo kritik përballë, flluska do shfryhej shpejt. Boll që të përmendej dëshmia publike e ish zv/kryeministrit, që pati pohuar të ketë parë me sytë e tij se, që në tenderim, u vodhën jo pak por 50 milionë Euro.

Ky episod hipotetik do të ishte identik për pothuajse të gjitha “skuseset” e qeverisë, për të mos përmendur këtu ato ku milionat janë derdhur por “vepra” nuk ekziston fare.

Pikërisht, për të shmangur incidente të tilla, për të fshirë nga fushata ballafaqimin me fakte tronditëse si burgosjet e Kokës, Beqajt, Ahmetajt apo Veliajt, për të mos folur për vilat apo apartamentet luksoze me emra të fshehur, tenderat me gjobë deri 40%, vjedhjet e fondeve të BE-së, vanitetin e bashkëshorteve që shpenzojnë qindra mijra euro për të brendëshme, Edi Rama po reket që sfidën për 11 majin ta shndërrojë në gallatë.

Në pamje të parë, deri këtu nuk ka ndonjë anomali të madhe. Në një garë elektorale secili sfidant ka të drejtën të përzgjedhë strategjinë që i shkon më tepër për shtat. Atë që i fsheh difektet dhe i mbulon mëkatet. Askush nuk mund të pretendojë që një kryeministër të dalë në fushatë për ti thënë votuesve “këtu kam gabuar”, “këto janë pikat e mia të dobëta”.

Në një shoqëri normale, në një vend që pretendon të quhet demokratik, këtë rol janë të dënuara ta luajnë mediat. Janë ato që duhet të shndërrohen në watchdog, për të mbrojtur publikun nga gënjeshtrat e politikanëve që ka mbi kokë.

Pra le ta themi troç, këtu faji nuk bie vetëm mbi Ramën që do të na manipulojë, por tek TV e mëdha që i’a mundësojnë një gjë të tillë. Mëkati i kryeministrit nuk është spekullimi gjatë këtij një muaji, por fakti se ka prodhuar një sistem mediatik të nëpërkëmbur prej tij.

Boll të shikosh çdo natë në ekranet e mbrëmjes lajmet kryesore dhe shout e përditshëm politikë. Temat e bëra bajate janë: A do ia dalin partitë e reja? A do e mundë Shehaj-Llapajn? A po krijohet një opozitë e re? A do ikë Berisha po humbi? Tema e vetme që mungon është vetëm një tjetër.

I ndodhur në një emision përballë panelistëve që mbështesin këtë qeveri, i bëra atyre një pyetje të thjeshtë. A keni parë ndonjë speciale në lajme që të bëjë bilancin e qeverisjes katër vjeçare? A keni parë ndonjë emision të rëndësishëm të darkës të ketë si temë: “si jemi qeverisur këto katë vite”? Natyrisht, nuk mora përgjigje. Të tillë as ka pasur e as nuk do të ketë. Pra imagjinoni për një çast. Një fushatë mund të fillojë dhe të mbyllet, pa u debatuar tema më bazike, më normale, më e pashmangshme: cili është bilanci katërvjeçar i atij që po na rikërkon votën. 

Televizionet dhe emisionet e mbrëmjes “kanë liri” të diskutojnë gjatë për fatin e atyre partive, që të gjitha sëbashku nuk do të kapin dot as dhjetë deputetë, janë të preokupuar për të ardhmen e opozitës, impakti i së cilës në jetët e shqiptarëve është afër zeros, por nuk kanë leje të trajtojnë atë që na shqetëson të gjithëve. Dhe kjo ndodh pasi, disa prej urdhrit politik e disa më “të ndershëm” prej autocensurës, nuk shkelin dot në një tokë të ndaluar nga udhëheqësi.

Sesa normale është kjo nuk ka nevojë ta thotë as OSBE-ODHIR, as OJF e shoqërisë civile që vëzhgojnë zgjedhjet. Atë e kuptojnë të gjithë. Çdo kush e di se ndonëse pretendon se ka hyrë në këtë garë pa koalicion, Rama është aleat me 5 bizneset  familjare që kontrollojnë mbi 90% të audiencës televizive në vend. Ai po garon së bashu me ata që u jep koncesione dhe leje ndërtimi me emra fiktivë e që u mbyll dosjet kur kanë halle në SPAK. Prandaj ai ka dhe luksin të bëjë një fushatë gallatë pa dhënë llogari dhe pa bërë bilancin e asaj çka ndodhur deri më tash.

7 Komente

  1. .
    ...

    E dhjeve të gjith analizën. Kurë the me Burgosjën, e Kokës, Beqat, Ametajt,dhe Veliut. Popse si pasë teje këta të lartë përmendurit nukë e meritonë Burgun??? Edhe sikurë ti kët futë (Rama?). Po mosë të kishe sulmue SPAKUN dhe mbrojtë disa hajdut ordiner, ështe një analizën e mirë...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fierak

      Burgosja e tyre tashmë është një mesazh i fortë për ata që janë në pushtet. Besoj se nuk do bëhen më për tendera në erë apo 5D. Deri këtu ka meritë Rama. Bilanci i qeverisë, duhet të jetë e para që vlerësohet. Shpresoj që 40% të bëhet 20% këtë mandat :) Do të jetë fitore për këtë popull që e ka korrupsionin në gjak, për arsye se në kulturën tonë, interesi personal qëndron mbi atë të të tjerëve, shpesh edhe brenda familjes. PD e Saliut promovon pikërisht këtë. Bashkë me turmën e verbër, që i shkon pas një personi më e pakta "non-grata". Dhe ti Andi që e mbështet. PS është ndryshe, siç e tha bukur një komentues : "Këta të PS-së vjedhin ça u bie në dorë, kurse PD dhe LSI janë gati të vrasin, ta djegin e ta shesin vendin për të përfituar vetë." Jemi akoma në Shqipëri. Sa për të rinjtë, Shabani dhe Llapaj flasin tamam si Lali në kohët e veta. Tiku ka dhe pak horrllikun e Ramës. Goni, që lë leshtë për t'iu dukur bukur leshtë në TV, po ta gërvishësh pak e njerr atë vlonjatin e lagjes. Arlindi i pastër si drita, por që nuk kuptohet si do na ndriçojë ne. Patjetër që duhet të jenë në parlament për të thënë fjalën e tyre për ne, por nuk na duhet dhe babai i Llapaj si deputet. Duam s'duam ta pranojmë, megjthë të këqijat Shqipëria është në një rrugë progresi që duket nga shumë gjëra. "Fatkeqësisht" kemi mbetur me Edin. Dhe po nuk e zhbllokuam kënetën tonë, kështu do vazhdoj.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nipi i lodhur i gjyshit Hysni

      Nipi Hysni Kapos te ka bere Rama budalla fare . Shko te mjeku .... 24/24 ti fle e ngrihesh me Ramen ne mendje .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        O na ngrenc mune o And pordha. Sipas teje duhet ta beje fushaten me Belerin e me plehrat greko-serbe?

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasoni

          Andi eshte thjesht dhe vetem nje shkarrashkrues! Se eshte i tille, prandaj dhe ekziston!

          Përgjigjjuni
          1. k
            konservator

            Edvini tall koçet me ju ,analistat qy lpijn sumen e saliut.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Nuk ka rendesi biografia apo nipi i kujt eshte, por eshte edhe djali i nje nene e babai te mrekullueshem, eshte vetvetja. Ca gjera qe thote Andi Bushati jane te verteta, ndonese te dhimbeshme! Dhe ne shqipot duhet t'i therrasim mendjes tone e jo te pergojojme Bushatin apo Bushatet per biografine! Te merresh me biografine e tjetrit turpshem dhe cdo cast eshte me shume se vetengordhje.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje