“Dushku” Elektoral i Diasporës?!…

26 Prill 2025, 19:03Blog Nga Shefqet Meko

-Ikanakët shqiptarë dyshoj se kanë rënë në “grackë politike”-

“Dushku” Elektoral i Diasporës?!…

“Nuk më ka ardhur zarfi akoma”-më tha një miku im në Lindje të Amerikës. Unë qesha lehtë.
“Do ketë humbur rrugës. Lost in the mail”-i thashë në dy gjuhë. “Jo, dua të votoj. Do shpëtoj Shqipërinë”.
“Duro. Zarfi do vijë, our Vota jote “bisht hardhuce” do jetë” - i thashë me të qeshur. Pastaj i shpjegova aftësinë përtëritëse të “bishtit të hardhucës” që sa herë e pret, po aq përtërihet…Ai u nxeh. “Ke ngelur komunist. Nuk beson tek demokracia” -më tha me inat dhe ma mbylli telefonin.
Ai e dinte se unë nuk pres zarf. Nuk dua të marr pjesë në një “çorbë votash” që kam frikë e dyshim se do të jetë një “Dushk internacional”. (Dikur, Dushku i Lushnjës, përmes një çudie elektorale “polli” disa deputetë si me magji).
“Entiziazmi për votën e ikanakëve” për mendimin tim është rrena më e sofistikuar, është “karemi” elektoral i kurrëndodhur më parë, që do ta lerë pa gjumë “shqiptarin qëndrestar”, atë që nuk iku, që qëndroi, rezistoi, ëndërroi, luftoi, krijoi, që besoi dhe mbeti më i mirë nga “ne që ikëm”. Ne e ashtuquajtura “diasporë”, ne “lesh arapi” nëpër botë, ne që ikëm “sepse na përzunë ata” ne prap do “votojmë për ata”?!..
Pse nuk patëm fuqi të thoshim “JO”? Pse nuk patëm një forum të vetëm e të thoshim “Jo. Nuk votojmë.Numuroni votën shqiptare. Kjo votë është e vërtetë”.
Ajo votë duhet qartësuar “kokën më kokërr”, çdo votë tjetër nga larg Shqipërisë më duket si “pakot e dikurshme”nga Gjermania prej “Atyre të ambasadave”…
Dhe si për ironi, SPAK dhe Komisioni i Zgjedhjeve raportojnë tek Ambasada Gjermane për ecurinë e fushatës e mbrojtjen e votës. Ku-Ku moj Nane!

“Nuk ka ardhur zarfi. Dua të votoj”- më erdhi në mendje zëri ankimor i mikut tim në bregun lindor të Amerikës.
“Ikanakët nuk duhet të kishin rënë në grackë” i them vetes si ikanak.
Sikur ato disa milion dollarë për zarfa me shërbimin më të shtrenjtë postar(DHL) të ishin pëdorur për “gardianë të votës” apo thjesht për “fondin e pensioneve” mbase do ishte më mirë.Pas 11 Majit.shqiptarët që nuk ikën, ndërsa do presin rezultatin do dëgjojnë: “Po numurojmë zarfat e diasporës… Vijon numurimi…”
Vota e Diasporës si “bishti i hardhucës”…
Do jetë pritja më ironike për votuesit e sinqertë. Dyshoj se do jetë një torturë postelektorale.Do jetë si “radhët për pako” në zyrat postare,në vitet pas Ikjes së Ambasadave…
“Voton diaspora, jo çyrykët, or tëj”.- më thotë një dibran.
Qesh. Kam një frikë se kjo lloj vote do bëhet “mollë sherri” e sherri do vijojë pa fund… Si “Dushku i Ushnjës” në vitet 2000.
Unë nuk pres zarf. Mezi pres të lexoj qartë Votën e Shqiptarëve në Shqipëri. Asaj vote i gëzohem, asaj vote i besoj e po aq i bindem.
Vota e Ikanakëve? Votë e ikur. Ikur “në drejtim të paditur”…


Minneapolis, 25 Prill 2025

15 Komente

  1. R
    Rezi

    Është mendimi yt, por unë p.sh. kam vendosur ta hedh votën time te kutia e votimit në Shqipëri. Është e drejtë që po s’e përdore, po heshte, heshtjen tënde do e përdorin të tjerët. Nuk do të votosh, mos jep mënd, as mos kërko mënd!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Ja ke futur kot me keto arsyetime. Me sa duket nuk ke haber fare nga procedura qe ndiqet per votimin e emigranteve. Une votoj vet si emigrant dhe ndjej neveri nga mjegulla qe hidhet rreth kesaj teme. Me shume spekullime mund te behen me voten e vendasve se sa te emigranteve

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vetëm për genius

        Ta dish ti Shkëmbi, ta dij edhe artikullshkruesi: - Vota e emigrantëve ( eej, emigrantët, jo diaspora, sepse diaspora nuk voton, emigrantët votojnë), pra vota e emigrantëve do të ketë zero ndikim në shpërndarjen e mandatëve të deputetëve. Zero!....... . Sepse trendi në përqindje, do të jetë i njëjtë respektivisht sipas qarqeve nga kanë origjinën emigrantët.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Dakord, por Ky eshte tjeter problem .

          Përgjigjjuni
      2. L
        Lexuesi

        Pavarèsisht dyshimeve , duhet thènè se shteti ynè realizoi pèr herè tè parè pjesèmarrjen nè votime tè ne " ikanakève" siç i quan autori i shkrimit , ashtu si ndodh nè vendet e tjera . Kjo èshtè njè arritje dhe vlerèsim pèr atè qè votèn e quan tè drejtè , por dhe detyrè . Tani probleme do tè ketè , por tè fillosh tè mohosh e pèrgojosh dhe kètè , mè duket e tepruar dhe e pandershme .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Kam përshtypjen se vota e diasporës do te numërohet nga nje komision i veçante i KQZ,jo pse po abuzon dikush,por si here e pare,nuk duhet prekur nga duart hileqare te numruesve matrapazë te partive.Ajo ështe nje vite e plaster,pa ndërhyrje dhe shantazhe dhe nga viti ne vit do vijë duke u rritur,bile nje dite do te jete vendimtare

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nul Moka

            Lesht, hiç fare

            Përgjigjjuni
          2. N
            Niko

            Meko ka të drejtë,tymin e shikojmë pas 12-tës të majit!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ermal

              Nga eshte ky bolja qe na perdor kte emertimin ikanak?! Nga puka, trompoja a prizreni, na myten katnaret!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Or shefket na e rruac per dimer se per vere na duhet per fresk

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amerikoni

                  Ky Shefqeti gazetar koti ka qene edhe kur ishte i ri dhe memedhe, por tani e paska gerryer fare kurbeti!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bari Falliu

                    Si zakonisht,, ky tipi ia fut kot dhe nuk di c'flet, nuk eshte shkeputur nga huqet kur ishte gazetar ne monizem. Nuk kam kundershtim qe emigrantet te votojne, pasi ketu kane lindur dhe kontribuojne ndjeshem ne ekonomine e vendit. Por nje pjese e tyre jane vertet te padurueshem. Edhe ia bene naften ketij vendi (e drejta e tyre kjo, per te kerkuar nje jete me te mire), edhe bejne sikur u digjet xhani per vatanin qe lane pas. Le te vijne, askush s'i ndalon. Ose ta shijojne jeten mireqenien atje ku kane vajtur e te na lene rehat ne hallet tona. Behet fjale per kete brez, se per brezat pasardhes, shohim e bejme. Dashuri romantike per atdheun ruajne edhe arbereshet, qe kane ikur para 500 vjetesh. Shpresoj te ruajne edhe ata.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nji menje per at nga Minneapolis

                      O komentues me koke rrethore, a je i pa pune ne Minneapolis? Apo te duket vehtja e ditun? Apo cfare? Qetesohu e boj shurren ayje ku je, sepse Saliun e zgjidhna vet ne zombit e tij ne Shqpni.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        agroni kombinat

                        bravo te qofte qe e shpre hapur ate qe duhet te jete se ne ne shqiperi te pergjigjemi per vetentone ,te uroj hendet

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                          po kush voton. kriminelin. kermen. shpellarin. gomarin sali ju thafshin duart. gjer. ne reze. po kush I ka haruar. krimet. qe. ka bere krimineli sali berisha.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje