Nga Çapajev Gjokutaj
Në shuarjen e Dhimitër Anagnostit ka diçka thellësisht natyrore. U largua me qetësinë e një dielli që zbret ngadalë drejt horizontit, duke lënë pas dritë. Si dielli, edhe njerëzit e shquar nuk ikin përfundimisht — ata lindin e rilindin në veprën që kanë krijuar, në trashëgiminë që do të shihet, rishihet, dhe do të flasë e do bëjë njësh Mjeshtrin e madh të ekranit me spektatorin e sotëm dhe atë të nesërm.
Ndjesia e natyrores nuk shfaqet vetëm në ikjen e Mjeshtrit, gjallon në gjithë jetën dhe krijimtarinë që na la trashëgim. Studioi për kinooperator, por krejt natyrshëm u bë regjisor — jo thjesht se koha kërkonte filma, por sepse ai vetë ishte një rrëfimtar i lindur, një njeri me dhunti të rralla dhe me një ndjeshmëri që e tejkalonte zanatin.
E njihte kamerën, e njihte imazhin, e njihte gjuhën kinematografike si pak kush. Por mjeshtëria teknike, sado e hollë, mund të të bëjë artizan të çmuar, jo domosdoshmërisht artist.
Rrugën për te regjisori ia lehtësoi natyrshëm shqisa e veçantë për fjalën dhe letërsinë. Për një pjesë të filmave ishte edhe regjisor edhe skenarist. Provoi jo pa rënë në sy të lexuesit romanin dhe tregimin. Njohja e mirë e specifikave të kinemasë, po edhe e mjeshtërisë letrare, e lejoi të merrte tekste të njohura dhe t’i kthente në gjuhë filmike.
E bëri me ‘Gjeneralin e ushtrisë së vdekur’ të Kadaresë, e bëri me sukses të veçantë me ‘14 vjeç dhëndër’ të Çajupit dhe na la një vepër si Përrallë nga e kaluara, që e tejkalon komedinë në fjalë dhe të fton në një reflektim të thelluar mbi shoqërinë shqiptare.
Ishte rrëfimtar i rrallë. E dëshmonte këtë jo vetëm në rrjedhën e filmit, por edhe në mënyrën si ndërtonte konfliktet dhe rriste tensionin, si u jepte frymë karaktereve, si e linte kamerën të heshtte kur duhej, dhe të fliste kur fjala nuk mjaftonte. Në skenat e dasmave psh, aq të përsëritur në filmat e tij por edhe po aq të freskëta e origjinale, nuk sheh thjesht folklor — përjeton përplasje karakteresh, zbërthim psikologjik, shoqëri në lëvizje.
E dinte si rrallëkush se bukuria e jashtme nuk mjafton, nëse nuk u shërben zbulimit të thellësive dhe të thelbsores. Kjo ka të ngjarë të jetë një nga burimet kryesore të suksesit të tij: pa u shkëputur nga sipërfaqja dhe imazhi hynte thellë në historinë, kulturën, identitetin shqiptar.
Tek ‘Gjoleka, biri i Abazit’, ‘Përrallë nga e kaluara’, ‘ Malet me blerim mbuluar’ dhe krijime të tjera, dëshmon se e njihte Shqipërinë jo si dekor, por si substancë. E sillte jo si kartolinë, por si tension, si frymë, si tokë që flet. Malet, fshatrat, dhe rrugët e gurta, të sjella me një kamer mbresëlenëse në disa nga filmat e tij përcjellin ndjesi autenciteti dhe izolimi, që e nxjerr më në pah dramën njerëzore me petk shqipar po me substancë universale.
Për një kohë të shkurtër, rasti e pruri të punoja me të në Ministrinë e Kulturës. Kohë e shkurtër, po mjaft e bollshme për të parë e kuptuar se pas artistit që kisha njohur nga filmat, si themel i themeleve qendronte njeriu mendjehapur, punëtori i palodhur dhe këmbëngulës, qytetari i principeve të pastra. Kjo harmoni mes njeriut dhe artistit është mbase dëshmia më e spikatur e një personalieti të shquar por edhe të rrallë.
NGUSHELLIME ,, GREKORTHODHOKS I SHQIPTARIZUAR ,,,
S'na u ndi! Zaltë, murg! Hi t'iini aty sa s'mi halli n'rradhë e zë me u shtir.Buna, u zgjua!
Si gjithmone, Capajevi i fresket dhe i thelle!
Turp te kesh ti komentusi Z qe ben nje koment te tille Dhimiter Anagnosti ishte shqiptar dhe bir shqiptaresh Ai kurre nuk ka deklaruar qe jam Grekoortodoks Ngushellime familjes te prehet ne paqe
Turp te kesh ti komentusi Z qe ben nje koment te tille Dhimiter Anagnosti ishte shqiptar dhe bir shqiptaresh Ai kurre nuk ka deklaruar qe jam Grekoortodoks Ngushellime familjes te prehet ne paqe
Chreashti - un chilimeñ , tsi doarmi . Nu cheari ! Moari - un , popul , tsi , doarmi !