Nuk ka amulli dhe paqartësi më të madhe për betejat politike që e presin një formacion, nëse ka të paqarta strukturat e veta. Kjo është situata e sotme e PD-së, dukuri që po ndodh normalisht, sidomos qysh pas inicimit nga Berisha të “Foltores” por edhe konjukturave meskine të gjithë shpurës së tij të ngushtë që ia doli ta vendosi veten në Listat e Sigurta. Për fat të keq, shumë të tjerë nuk mundën t’ia dilnin dot në Listat e Hapura për përballjen e vështirë dhe pa rregulla të PS-së dhe një pjesë tjetër që e kundrojnë tashmë PD-në me nostalgji por aspak dëshirë për t’u identifikuar.
Në shumë raste, artikullshkrues të ndryshëm dhe opinionistë po merren me kanonet demokratike dhe krahasimi me përvoja të ndryshme në PD e PS, por sot mënyra sesi bëhet politika në Shqipëri po tregon se ajo është dhe mbetet domen i kryetarëve dhe i një rrethi të ngushtë të partisë që ngurtësohen në krye të saj dhe luajnë të gjitha fijet. Rasti i Berishës dhe dorëzimi i të gjithë zërave qoftë dhe kundërshtare para tij tregon se PD-ja është një makinë politike me të cilën mund të punohet dhe përfitohet. Kurse PS-ja nga ana tjetër mbetet një strukturë teknologjike votimi që nuk ia del ndonjë formacion.
Por që kjo lloj makinerie e PD-së të mbetet ende në punë duhet të funksionojë me karburantin e Berishës dhe këtë e kupton cilido. Për ata që përpiqen të mëtojnë për karburant tjetër nuk ka mundësi ose më saktë ka paqartësi. PD-ja është një formacion që ka prodhuar partiza pafund, tradhtarë, të pakënaqur dhe laramanë, pasi të gjithë nuk orientohen dot në turbullirën që u sajon prej kohësh Berisha dhe njerëzit e tij. Një argument që justifikohet edhe me betejën dhe lojën e Ramës kundër tyre por më shumë me nevojën e mbajtjes së pushtetit të Berishës tek ky formacion, madje edhe kur gjoja ishte larg partisë. Po pse i lejohet dhe si e mundëson atë pushtet që po e lë me qëllim turbull formacionin e tij, lideri historik i PD-së?! Këtu duhet ti drejtohemi literaturës.
Ka disa lloje autoritetesh në botë, por sociologu Weber kur fliste për mënyrën sesi shoqëritë e administrojnë rendin përcaktonte tre të tilla syresh: Autoritetin Tradicional: Mbështetur më së shumti me mënyrën sesi një monark apo një i moçëm, përcakton zakonet dhe traditat e vendosura; Autoritetin Karizmatik: I cili lidhet me cilësitë personale të jashtëzakonshme të një udhëheqësi, të cilin e konsiderojnë si të ishte një profet ose një figurë revolucionare. Dhe, i ashtuquajturi Autoriteti Ligjor-Racional, figurë që lidhet me shoqëritë moderne dhe bazohet në ligje, rregulla dhe procedura të vendosura, e personalitet që lidhet më shumë me detyrën sesa individin.
Berisha në këtë modul racional të një shekulli më parë nga dijetari i sociologjisë Weber i shkon gërshetimit të modelit të dy të parave, por me tharm shumë lokalist dhe me një njohje shumë të mirë të antropologjisë shqiptare. Dhe, ia ka dalë për bukuri: Sa më e turbullt PD-ja, aq më e padukshme se çfarë ndodh (po raportohen shpesh lidhje mes palëve) por aq edhe më i madh është adhurimi për Berishën në një parti që humb me qejf me kundërshtarin, me të cilin ndajnë një lojë me rregullat e bëra vetë!!! (Javanews)
O coban turipidh! Turbull e le Rama dhe Nano PD se i mbajne vulen peng dhe presin te vdese Berisha e tja japin kujt e kur tju doje trapi, mjaft qe ata dhe njerezit e parate e marra te mos ju preken! Pse i bie nga Kina o turipidh e bytheqire?!
Po pse ta heqe Ramen PS-apo se do ti e ca te tjere gazetaruce apo komentues politike te situates politike ne vend….Ai e ka udhehequr PS-ne per tre mandate,e te katertin e mori me 83 deputet ne kuvend…si mendoti se eshte PS-ja eshte domen i krytarit….po mire mor komentaruc cfare ti bejme Rames qe eshte me shendet te plote…..meqe PD eshte ne dite te hallit,e presin te vdese Berisha….pastaj do t’ja kalojne Argites….pirdh pirdh o Komentaruc…PD eshte parti familjare….cfare te doje Berisha dhe familja e tij do te fuse ne kuvend qe nga te bindurit e tij dhe te familjes se tij….do te fuse ne kuvend qe nga djali ….e deri tek tek Cim Peka….
Mezi i lexoj shkarashkrimet e këtij Lazarato-Vunjotësit, Benit. Tek ky shkrim pjesa më e bukur ishin tre llojet a autoriteteve, sipas sociogut Weber. E theksoj të Weber-it. Të tjerat sallatë e pangrënshme. Ky Beni me siguri nuk lexon po ka një bllok me citate sociologësh dhe i përdor në këto shkrime sallatë për t’u dukur i kënduar siç thonë në labëri e Vunë.
Mezi i lexoj shkarashkrimet e këtij Lazarato-Vunjotësit, Benit. Tek ky shkrim pjesa më e bukur ishin tre llojet a autoriteteve, sipas sociogut Weber. E theksoj të Weber-it. Të tjerat sallatë e pangrënshme. Ky Beni me siguri nuk lexon po ka një bllok me citate sociologësh dhe i përdor në këto shkrime sallatë për t’u dukur i kënduar siç thonë në labëri e Vunë.
O gazetar leshatuk. PD eshte e turbullt sepse nuk jemi ne nje sistem demokratik por ne nje shtet autokratik ku partia shtet e perdor fuqine e shtetit per te percare, per te intimiduar e mundesisht per te eleminuar fare jo vetem opoziten por edhe popullin opozitar. Ne kete lufte per ekzistence Berisha eshte ushtari dhe gjenerali qe me karizmen e tij, me ndershmerine dhe guzimin,me pathyeshmerine shpirterore, me eksperiencen dhe vullnetin ben qe PD dhe opozita te jete relativisht e bashkuar, te pulsoje energji dhe ide, te jete nje atlernative por edhe nje rrezik permanent per nje pushtetin e korruptuar ne qelize te KM. Ne dime se ne shtetet autokratike dhe diktatoriale partite opozitare ose kthehen ne fasada ose zhduken fare. PD nuk eshte rasti dhe fale Berishes as nuk eshte zhdukur as nuk eshte kthyer ne fasade .Pikerisht per kete mbi Berishen bien rrufete e pushtetit dhe korrupsionit nderkombetaar dhe pikerisht per kete adhurohet nga populli dempkrat dhe opozitar.
Për ty o “e verita”. Dukesh që je më Ben se leshteriku Ben. Mezi i lexoj shkarashkrimet e këtij Lazarato-Vunjotësit, Benit. Tek ky shkrim pjesa më e bukur ishin tre llojet a autoriteteve, sipas sociogut Weber. E theksoj të Weber-it. Të tjerat sallatë e pangrënshme. Ky Beni me siguri nuk lexon po ka një bllok me citate sociologësh dhe i përdor në këto shkrime sallatë për t’u dukur i kënduar siç thonë në labëri e Vunë.
Ushtari dhe Gjenerali i PD-se eshte SALIU,aman mos na hap BARKUN….Saliu eshte i ndershem thote “E VERITA”,Saliu eshte VEMJE e gjalle per krimin dhe korrupsionin,eshte aq 99-c….me krimin dhe korrupsioni eshte i lidhur shpirterisht….mos harro qe vrrau kater njerez te pafajshem ne 21 janar …pse i vrrau….eshte i lidhur me krimin shpirterisht…hodhi ne ere Voren dhe Manzen dhe te gjithe Zonen,prej bashkepunimit te Fatmir Mediut me te birin e Salihones….per leke e valute atij i shkelqejne syte 0 ti i famshmi i VERITASE…