Mufkat e verës

30 Gusht 2025, 14:15Blog TEMA
Mufkat e verës

Nga Arbër Hitaj

Mendova se shiu i rrëmbyer i sotëm do të sillte freskinë e domosdoshme politike për kampin opozitar. 

Por as shiu, as ulja e temperaturave nuk japin efekt: ata mbeten stoikë në politikën dhe retorikën e tyre, e cila duket se kufizohet vetëm te dogma: “Mufkat ecin”.

Mufka e radhës lidhet me një thirrje të fortë drejtuar Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, për hetime në tokën e "shqiponjave". Deri këtu gjithçka duket normale, por nëse lexon më thellë kupton se FBI mund të hetojë jashtë territorit amerikan vetëm me kërkesë zyrtare të shtetit përkatës. Një rast i tillë ka ndodhur vite më parë, pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur në Bulevard u vranë katër qytetarë me duar në xhep. Më kujtohet se Partia Demokratike, përmes Ambasadës Amerikane, kërkoi përfshirjen e FBI-së, ndodhi, dhe çfarë doli? 

Një nga të vrarët rezultoi se ishte qëlluar me pistoletën e kreut të Gardës. Paniku dhe mendjepishmani atëherë shpërthyen.

Koha rrjedh, por jo mendësia e opozitës, e cila, me sa duket, nuk freskohet pavarësisht “motit”. E mbi të gjitha mos kujdesi në kërkesa!

Gjithsesi fushata mbaroi miq, zgjedhjet u arkivuan, pak seriozitet nuk do të bënte keq pavësisht se sezoni politik nuk e premton.

Për korrektësi, ja ligji i FBI për hetimet jashtë SHBA-së!

"A number of U.S. federal laws give the FBI authority to investigate extraterritorial criminal and terrorist activity. The FBI, however, conducts investigations abroad only when invited by the host country".

4 Komente

  1. N
    Niku

    O Hitaj je tipik gjirokastrit e ke lujt bukur ironine, shpresoj Salinjtë ka kapin.haha

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujtimi.cekani

      Haha keta te pd jane rika do vij fbi dhe do fitojne zgjedhjet.haha

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktor Noku

        E forta është se Belind Këlliçi kërkoi hetim në Shqipëri për të gjithë ata që kanë patur lidhje dhe kanë përfituar nga Sorosi..... Mos e ka fjalën për Berishën?.... Apo për shumicën e PD-së. O i shkreti Kërriç ç' ka për të hequr. Lexoni Qim Pekën nesër.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Hitaj ti je djale i mire e mbron Ramen shume e PS e Bolinon por te lane pa pune.ik te Berisha do besh hajer

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje