Nga Ylli Manjani
Siç është ndërtuar sot sistemi i drejtësisë, gjykata është shumë e mbrojtur nga presioni polilik i qeverisë.
Gjëmb në këmbë nuk u hyn gjykatësve sado llo-llo-llo të bëjë Kryeministri apo ministrat e qeverisë së tij.
Nga politikanët e tjerë jo e jo, që s'u vjen asnjë e keqe.
Në kuptimin e varësisë politike gjykatësit janë plotësisht të garantuar që nuk u vjen asnjë problem. Veç nëse duan të varen vetë politikisht. Por kjo është çështje individuale për sa kohë që edhe gjykatësit kanë të drejtë të zgjedhin si gjithë të tjerët.
Problemi real me gjykatësit është se atyre nuk u garantohet thuajse fare paanësia në proçes.
Nëse SPAK, që është njëra palë në proçes, përgjon/intimidon gjykatësit në funksion të marrjes së vendimit ashtu siç e do prokuori, paanësia ka marrë fund.
E përsëris, SPAK përgjon gjykatësin e çështjes ku vetë (SPAK pra) është palë.
Kujdes, nuk po flasim për përgjime proçedurale të një gjykatësi tjetër, por ndaj atij ku SPAK njëra nga palët. Rasti i përgjimit të 2 gjykatësve Kushtetues, me një përgjim banditesk, brenda një çështje ku spak është palë, është prova publike e kësaj që po them.
Tani imagjinoni sa i paanshëm është ai vendim!!
Ky është problemi që duhet zgjidhur, paanshmëria e gjykatës. Vartësia politike është debat shterpë që nuk çon ujë askund. Për më tepër që bindjet politike janë çështje personale. E vetmja zgjidhje për pavarësimin e gjykatës është balanca,por kjo është një temë tjetër që prek gjykatat e larta në vend dhe kërkon edhe një opozitë prezente në jetën institucionale.
Por në çdo rast gjykatësit nuk hiqen nga puna se do qeveria. Kjo praktikë tashmë është e blinduar edhe nga reforma.
Gjykata e paanshme, dmth mbi palët në një proçes gjyqsor është thelbi i një reforme reale që duhet bërë.
Sot për sot gjykata është e mbrojtur nga Kryeministrat, por jo nga protagonizmi i prokurorëve të SPAK. Këta të fundit të përgjojnë dhe të bëjnë dhe gjyq publik me ato përgjime!!!!
Kjo është shumë e rëndë për një sistem gjyqsor demokratik. Nuk ka proces të rregullt ligjor kur njerës nga palët ligji i jep të drejtën të intimidojë gjykatësin!!!
Kështu që Kryeministrit i duhet kërkuar hesap jo për batutat e Tij me "gjelin" apo me "gjelat" e drejtësisë, por për mosorientimin e debatit politik drejt nevojës për vendosjen e gjykatës së paanëshme në vend. Ajo që bën Kryeministri sot është koment publik mbi vendime të caktuara, ashtu siç komenton çdokush kur humb gjyqin.
Komenti nuk është as ndërhyrje e as intimidim. Përgjimi po. Përgjimi dikton vendimin dhe e bën gjykatën të marrë anë.
Prandaj them se paanësia e gjykatës është thelbi i drejtësisë.
Duhet reformë o njerëz, jo llafe!
Sistemi i derejtësisë në shqipëri ,është i gjithi për pushkatim.
"Rasti i përgjimit të 2 gjykatësve Kushtetues, me një përgjim te paligjshem e banditesk nga ana e Spak-ut. Kush e denoi paligjshmerine e Spak-ut? Askush! Cfare ndryshimi ka midis ndertimit te nje pallati a resorti pa leje dhe nje pergjimi te bere nga Spak pa leje? Asnje ndryshim! A flet kryeministri per ndertimet pa leje? Po! A foli kryeministri per pergjimet pa leje? Jo! ... Gezuar Ramazonin populli shqiptar!
Ky zeroja jeton me parate e krimit qe mbron dhe na ben moral per drejtesine!
O ti Chri Chri, se ke zgjedhur edhe emer te nderuar. Komentin e ke zero. Je mare me autorin por jo me permbajtjen. Hoqi emrin e Ylli Manjanit, shkrimi është i shkelqyer. Nuk i heq dot nje presje. Fakti që e ka shkruar Ylli Manjani, e bën shkrimin te keq? Ne asnje menyrë. Ylli është avokat Dhe nuk mund t'i thuash nje avokatit "mbro këtë dhe mos mbro ate". Është shprehje idiote. Edhe Saliu ka te drejtën e avokatit, edhe nje kriminel ordiner qe vret ka te drejtën e avokatit. Koment koti.
OK!
Jo avokatit nuk mund ti thuash mbro kete ose ate se ajo varet nga morali qe ka, po ama qe te na shese moral nje i pamoralshem dhe hajdut edhe kjo nuk durohet!
Kjo eshte perralle qe e duan te gjithe. Problemi i drejtesise eshte PARAJA. Ne nuk kemi gjukates por biznesmene. Asnje lidhje me drejtesine nuk ka ky sistem drejtesie. Shkollen e zgjodhen per tu bere gjykates se ben lek. Gjykates u bene duke paguar shume lek. Tani duan te kthejne leket qe kane paguar dhe te nisin vilat. C mut drejtesie prisni nga keta.
Mire mor zoti student, eshte e vertete se si gjykatesi, prokurori dhe avokati, sot eshte çelesi qe ben leke, por mendojne keta se ka dhe plumb kur njerezit nuk gjejne zgjidhje? Dhe pastaj themi ka terrorizem ne Shqiperi ! Terrorizmin e sjellin prokuroret, gjyjatesit dhe avokatet qe mbrojne krimin dhe lufta ketu nuk behet me me "drejtesine" por me arme: seicili per vete, zoti per te gjithe. Gjeni zgjidhje te funksionoje demokracia, se vetegjyqesia eshte gati.
Une nuk e di se si qendron e verteta ne kete qe thote Manjani,por ne parim ka te drejte, puna eshte se si duhet vepruar ne Shqiperi ku 90% e gjyqtareve ,prokuroreve edhe avokateve ne bashkepunim me njerj tjerin kane qene te korruptuar dhe te lidhur direkt me kriminele??!! Edhe tani qe ata jane ne funksion dhe kane kaluar vetingun, mund te kene nje te kaluar profesionale te te njejtit problem, dhe si rezultat kur SPAK ka arsye te forta qe ata gjyqtare te nje ceshtje te caktuar kane arsye te demtojne procesin,si duhet te veprojne?? Kush duhet ti autorizoje ata qe te pergjojne gjyqtaret ne fjale?? Sepse nuk mjafton vetem te kerkosh ndryshim te trupes gjykuese. Manjani ne parim ka te drejte te kerkoje perfeksionin e drejtesise edhe ne Shqiperi si ne Zvicer qe e permend shpesh, por pikerisht sepse edhe ai vete vjen nga nje sistem i dhjere koke e kembe,eshte pak si e komplikuar te mund te gjesh pergjigje te sakta. Qe te dyja organet mbikqyrse ja formuar nga elemente i te njejtit sistem te meparshem,edhe keta mund te kene motive te forta korruptive te mos mbikqyrin si duhet operatin e gjyqtarit apo te prokurorit,atehere si i behet?? Duhet te formojme nje organ tjeter qe te mbikqyri keta te fundit ?? Keshtu nuk ja dalim dot fundit. Per mua BKH ka te drejte ligjore te hetoje mbi korrupsionin ne pergjithesi te niveleve te larta shteterore ,dhe pjestaret e drejtesise jane pjese perberse te shtetit shqiptar, dmth krejtesish ne kompetencat hetimore te BKH-se,dhe pergjimet jane istrumenti i po atyre hetimeve. Te ngresh dyshime se SPAK dhe BKH abuzojne me pozicionin e tyre, eshte me se e drejte per mendimin tim modest,por duhet provuar me fakte jo vetem opinione personale ku mund te sjellin vetem ndonje kontradite.
Ja the ja the po kujt ja the, tani edhe ty do te bejne armik te popullit te porthalet dhe gazetaret ‘koleg’ bashkpunues si mis pretenca. Spaku ben mire te hapi partine e punes edhe te votohet ne zgjedhjet e radhes, keshtu te pakten e dime se cfare duan nga jeta. Se qe jane te pagabueshem e kemi pare tashme, prokurori ne Gjermani gabohet 32% te rasteve, kta te spakut 0,1%, Te na rrojne sa malet e lum partia qe i ka, transferojini te shpia me gjethe se e rinovuan ate e kane gati. Hajt terqeta nashi
Ky nuk ha m.t kot
Ai jo. Por dikush tjetër po.
Ky ha edhe m... edhe euro, dollare e leke! Cfare ti dale dhe nga kush ti dale!
Bravo, ndoshta je kundërshtar i im, shkrim kritik por konstruktive, ke thene thelbin e reformës ne drejtesi, shpëtimin e shqiperise nga republika e prokuroreve
E ke qare Manjan po ishalla po reagon dikush se jan ne gjumë. e spaku po ben kerdine ,eshte bere tmerri gjyqtareve dhe ne fund viktimat dihet se kush janë,njerëzit hallexhinj
Qe ne fjaline e pare Manjani qe e shet veten si kryeeksperti i i drejtesise gabon,dhe gabon jo nga padija, por ne menyre te qellimshme duke thene se sic eshte ndertuar sot sistemi i drejtesise, gjykata eshte shume e mbrojtur nga presioni politik i qeverise. E kunderta eshte e vertete, sic eshte ndertuar sot sistemi i drejtesise gjykata dhe prokuroria e cdo niveli eshte plotesisht e pambrojtur nga presioni politik i qeverise ose me sakte eshte nje zgjatim i ekzekutivit e veshur me veladonin e drejtesise. A mund te kete nje institucion te pavarur ne nje sistem eutokratik si ky joni ku urdherat, deshirat e tekat e nje individi te vetem kthehen ne ligje te parlamentit e vendime te qeverise? A mund te qendrosh ne shi e te mos lagesh. Ku jetojne keta gjykates,a kane familje, a kane femije a kane nevoja per ekzekutivin apo jetojne si Robionson Kruzo ne ishullin e vetmuar te drjtesise? A nuk u arrestuan dy lideret e opozites me urdher direkt live nga Rama nga Kongresi i PS? Apo me presion te qeverise Manjani kupton qe Rama me gjithe ministrat e ministreshat e tij te kapin hujte e te rrahin gjykatesit po nuk vendosen si duan ata? Logjika e Manjanit se gjykates i eshte garantuar pavaresia nga politika por nuk i eshte garantuar paanesia eshte nje loje fjalesh, eshte nje sofizem sepse pikerisht mosgarantimi i paanesise vjen nga varesia politike se perndryshe kush i detyron gjykatesit te jene te anshem, mos i detyrojne punetoret qe rrine tek dogana per pune, mos i detyrojne barijte qe kullosin delet, punetoret e ndertimit neper skela, kush pervec presionit indirekt te qeverise dhe zgjatimeve informale te saj i detyron ata te jene te anshem dhe shpesh here te marrin vendime te kundraligjshme?
O t'i "pak elektrixhi". Ku rron ti or byrazer? Ne Norvegji apo ne Finlandë? Me keto qe na ndodhen do kaverdisemi, se nuk do shkojme deri ne Japoni per te marrë gjykates dhe prokurore. Ku e sheh ti që SPAK na qenka frikesuar nga Edi Rama? Cili gjykates e paska frikë Edi Ramën. Ata marrin vendime kunder qeverise, ti bën hartime. Se nga kush janë frikë dhe nga çfare parimesh udhehiqen, kjo është per diskutim, por nga Edi Rama nuk ka frikë asnje prokuror smdhe asnje gjykates. Pastaj, kush u bën presion dhe nga anojne kjo është tjetër çeshtje. Por këtu flasim per pavaresine e pushtetit gjyqesor nga pushteti ekzekutiv. Mbas reformës, Drejtesia nuk pyet më nga ekzekutivi, por gjykatesit dhe prokuroret vetë anojne nga u do qejfit. Kete problem ngre Manjani dhe e ka drejt. Dhe këtu nuk ka rendesi fare se kush është Manjani. Edi Rama t'i bjerë problemit ne kokë. Por nuk iebie, sepse ka hall mos e akuzojne per intimidim te Drejtesise. Ne fakt nuk është.
O Manjan....mua te me pergjojne gjithe diten. Pse te kem frike. Keshtu dhe gjyqtaret. Nuk I kane cuar me force aty.
O ylli nuk e ke keq,por sistemi i drejtesise eshte 90 % nen hyqmin e sali qenit. Jan ushtaret e tij. Nuk ka vler as presioni as pergjimi. Ne na lumshin komentet e analizat,kjo nuk behet. Jo reform te behet ,por edhe ne hene te shkojm. Ky brum eshte nuk ndryshon.
Traplliku nuk ka kufi. Saliu eshte ne sherbim te Rames. Plaku eshte si nje dordolec. Asnje gjyqtar nuk kontrollon dot. Reformen e beri Rama. Nese ka deshtuar eshte faji Rames. Nuk eshte problemi ke cfare thote YDhi. Problemi eshte qe nje gjyq zgjat gjithe jeten . Ka ceshtje ne apel nga viti 2017 e ende nuk ka date per seance e pare ke administrativja. Ky eshte problem per 99% te njerezve. Ydhi kete nuk e ka shqetesim...po fare. Ydhi ka shqetesim 3 bosa krimi e Eri Lalin. Kaq.
O Teo, nga emri dukesh si kinez, futu në temë. Flitet pér tjetër gjë.
Po per kete qe them une kur do flitet? Sepse ne kohen e qoftelargut per 1 vit kalonin 3 shkalle. Pra ishim mire kur ishim keq. Qe pergjohen e ka ligji qe eshte bere kur Ydhi ishte minister. Kujt i qahet ky? Neve popullit qe as na pyet kush .o zot.
Quhet Ylli , o Teo , nga e gjete këtë Ydhi ?
Z.Manjani, artikulli yt eshte i perkryer e mjaft aktual. Ka te beje me vet integritetin moral te drejtesise, te ciles nuk i mungon asgje per te bere drejtesi reale, dhe jo te keqperdorin pushtetin si brenda ,ashtu dhe jashte saj.Nga kjo semundje deri tani nuk ka shpetuar pothuaj asnje nga mekanizmat e saj,perballe pushtetit politik, dhe atij te parase se pandershme, gje qe ne te kaluaren kam pershtypjen se nuk i ke shpetuar as ti vete ne te kaluaren ne nje fare menyre.Megjithate na duhet qe buken ta zeme me miellin qe kemi dhe koha do te tregoje qe sa e sinqerte eshte ajo qe keni shkruar.Krundet jane bere shume dhe nuk eshte e veshtire te dallohen ne shoqerine tone.Kam besimin se do te ishte nje fillim i shkelqyer, me mire vone se kurre, u lodhem....Besoj sinqerisht, por kjo gje kerkon sakrifice e perkushtim perballe 'Murit te Madh' te paligjshmerise.Valle si ia arriti Laura Koveshi kesaj, eshte nje shembull i shkelqyer.
Reforma nuk ben pune,duhen njerez te ndershem e te perkushtuar,gje qe mungon ne vendin tone
KLGJ i shmanget të vêrtetës, asaj që thotë Ylli. Dhe mileti që se njeh drejtésinë pranon si problem pavarsinë . Ylli, si i fushës, vë dorën te plaga, te ajo që KLGJ e shmang, te paanshmëria. E drejtë. U ngelet organeve të drejtésisë të reagojnë.
1. Si ndikon pergjimi i nr telefonik ne vendimarrjen e gjykatesve, vetem manjani mund ta shpjegoje gaagaaa ( kujdes, edhe vete te pergjurit kane bere deklarte publike ku ata vete kane thene se as e dinin e as nuk ua kishin thene) 2. Persa i perket bindjeve politike, dihet boterisht se organet qe ushtrojne pushtet ligjor, jane 90% te djathte. Ndryshimi jone qendron se: te tanet jane berishist se pari e pastaj te djathte 3. Ti qeje i paanshem haha, a je ti avukati i pales qe ka kerkur vendimarrje nga nga kushtetuesja?! Ik o manhan!!! 4.Manjan, ke trashegur dhe je nga nje nder fiset me te lashta arberore, atdhetar e luftetar po e po, ndaj mos e dhit me keto idiotesira se nuk i ka lezet nje mbiemri te tille
Ka nje menyre shume te thjeshte per ta zgjidhur problemin Nderto nje juri me 5 profesionist gjykates a prokurore te ndershem qe vetem rishikojne dosjet...percaktojne rregullsine e vendimit dhe kur konstatojne parregullsi I vene nje kryq gjyqtarit prokurorit apo ivestiguesve ...Pastaj nese par cdo 10 vendime 3 jane te dyshuara te korruptuara pra akumulon 3 kryqe te kuq ...gjtmyqtari,prokurori apo investiguesi nxirret automatikisht jashte sistemit te drejtesise si jo eficent ne pune( jo se ka shkelur ligjin se pastaj hyn ne sage gjyqesh e hajde gjeji fundin. )
Ke shume tee drejte o Manjan por perse kaq vone je kujtuar .se aty ke qene ne pushtet por beje si pusht (ndjese per fjalen pusht por eshte e vertete)....megjithate me mire vone se sa kurre .........ke mbi dy-tre muaj qe po tregon qe ke nivel por kur do ti dhe ndoshta ke ndonje interes
Normal se i doli emri ke lali Eri...
Z. Manjani, per mendimin tim modest, shkrimi yt eshte mjaft i sakte. Drejtesise sone nuk i mungon pavaresia, madje e ka me tepri, por paaneshmeria. Le te llape sa te doje gjatoshi, (ndoshta me te drejte per raste konkrete), pavaresia e sistemit te drejtesise mbetet e paprekur. Ndersa paneshmeri te gjykatave nuk do te kemi derisa atje te vegjetojne ish juristet e plepave, miqte, shoket e shoqe e Argites dhe deri sa juristet te shfaqin hapur simpatite e tyre politike. Xha Saliu i shan me liber shtepie, nga mengjesi ne darke, dhe ata nuk ndihen fare. Ndersa nje fjale kritike te thote gjatoshi, hidhen te gjithe perpjete. Prandaj, mendoj se duhet prape reforme e thelle ne drejtesi.
Paanshmeria kerkon ndergjegje te larte qytetare dhe profesionale,gje qe nuk egziston te njerzit e drejtesise sone.Atehere kontroll i rrepte dhe penalizime ndaj hajduto-juristeve.Por,jo me fushata per show por me mekanizma eficente qe nuk i lejojne te livadhisen ne emer te lirise dhe pavaresise te pakufizuar.E rropen dhe po e rrjepin ne menyren me skandaloze kete popull te varfer .E kane cuar gjobvenien ne kufijte ekstrem,deri ne 30 perqind te shumes qe kerkohet nga qytetaret.Ti Ylli qe shendrit ne mes te dites me diell na sygjero dicka te vlefshme .boll me sofizma si i gjitheditur.
Paanshmeria kerkon ndergjegje te larte qytetare dhe profesionale,gje qe nuk egziston te njerzit e drejtesise sone.Atehere kontroll i rrepte dhe penalizime ndaj hajduto-juristeve.Por,jo me fushata per show por me mekanizma eficente qe nuk i lejojne te livadhisen ne emer te lirise dhe pavaresise te pakufizuar.E rropen dhe po e rrjepin ne menyren me skandaloze kete popull te varfer .E kane cuar gjobvenien ne kufijte ekstrem,deri ne 30 perqind te shumes qe kerkohet nga qytetaret.Ti Ylli qe shendrit ne mes te dites me diell na sygjero dicka te vlefshme .boll me sofizma si i gjitheditur.
Sakte. Shume sakte dhe shume drejt!