Nga Blendi Salaj
Po shihja para pak ditësh lajmet në një TV amerikan nga Atlanta, Xhorxha dhe qëllova historinë e një vajze adoleshente me syze e cila ka organizuar një event ku të gjithë që kanë syze optike të përdorura në gjendje të mirë mund t'i dhurojnë për fëmijët nga familje të varfëra që kanë nevojë për syze.
Redaksia e lajmeve të WSB-TV2 e mbështet me një kronikë në lajme dhe me lidhje Live nga terreni. Në gazetari këto quhen "human interest stories" dhe ndërsa nuk prodhojnë aq klikime sa vrasjet, shërbejnë për të përçuar te teleshikuesit ndjenjën e komunitetit, të së mirës e të asaj që është e bukur dhe duhet mbështetur.
Histori si kjo ka edhe në Shqipëri, por rrallë thuajse kurrë nuk zënë vend në lajme. "E ça lajmi osht ky?" - do përgjigjeshin në kor shumë nga gazetaria e kohës që po jetojmë.
Gjej që edicionet janë të mbushura me emra kriminelësh, lidhjet direkte janë nga skenat e krimeve. Flitet për përdhunime, vdekje, vrasje, vdekje, drogë, vdekje, pêrdhunime, gjak, korrupsion, vdekje, vrasje, vdekje.
Po Shqipëria e mirë pse injorohet? Ku janë shembujt e sakrificës, dhurimit, mirësisë? Pse lajmet mbjellin të till ë terror që deformon realitetin?
PS. Nuk po them se krimet nuk duhen raportuar. Por jo të mbushin çdo edicion, fund e krye me makabritete - jam i bindur se edhe kjo po i çmend njerëzit, duke stresuar panevojshmëtisht e papërgjegjshmërisht shëndetin mendor të shikuesve. Pa e kuptuar, po normalizohen, po imitohen nga ngjarja në ngjarje. Por veç tyre, në
Shqipëri ka edhe ngjarje të mrekullueshme, pa gjak, pa sëpata, pa makina që digjen pas atentatesh. Por shqisa, dëshira, vullneti për ta pasqyruar të mirën midis nesh është mbuluar nga lehtësia e papërballueshme e krimit.
Madje jo vetëm edicionet e lajmeve. Tanimë edhe dyshemetë në studiot "prime time" duhen larë nga gjurmët e gjakut në fund të programit.
Blendi,ajo cka shtjellon eshte me shume "vend".Duhet shume reflektim,vecanerisht nga shtypi i shkruar,qe duhet te ishte dhe te jete nje "hap" perpara ........ fatkeqesisht eshte i "zhytur" ne "batakun" e "ushqimit" te shoqerise me negativitet ! Tironci
Po ti mo shoku Blendi Sala po i ben gjyqin vetes? Kujt ia kerkon kete se ti je doravete pjese e kesaj maskarade? Cfare hipokriti!
Me ty Blendi jam shumë dakort,por ky sistem politiko shoqëror na mëson se lajm janë krimet dhe nuk është lajmë e mira e bukura.Ja pra të gjithë shkruajnë por askush nuk guxon të thotë përse duhet të jetojmë kështë në këtë sistem kriminal?Askush nuk flet sepse një pjesë e mirë e njerzëve pasurohen nga krimi.Plas një sher kudo që ndoth dhe nuk afrohet askush për ndihmë.Pse e di?Sepse të gjithë janë me armë e me thika.Kjo është demokracia që fituam ku nuk mbeti nënë pa shami të zezë në kokë...
E KE SHUME MIRE. Kemi frike te hapim televizorin
ti sqaro nje here burgun qe ke bere ne zamerikr
O Sude po kujt i hyn ne pune burgu ne USA,atje edhe kur i jep makines me dy gota vere te rrasin brenda.Ai kete po thote qe shoqeria dmth neve te shikojme ne fillim gjerat pozitive. Por sa te kete te trashe si puna jote ska per te ndryshuar gje.
Ore vazhdon drejtoreshe Anora? Punonte ke tatimet e bente stazhin si eksperte kontabel. Verificoni periudhat . Shume thjesht. Jo per gje por ben dhe veting.
Je komplet kar 24 karatsh. Blendin e SHBA e njoh une me mire se ti. Per cfare burgu behet fjale? Burg thashethemesh? Te kishe 10% te trurit dhe sjelljes se Blendit do ishe per se mbari. Po te ra rruga ndonjehere ketej, shko ne stacionin e policise ne Worcester apo Boston dhe shiko nese ka ndonje rekord per ndonje person me emrin Blendi Salaj. Blendi duhet te nise nje fushate per permiresimin e mesazhit qe del ne media publike dhe nje fushate tjeter per shfarosjen e budallenjve nga ekranet publike. Nuk futesh dot ne TV apo gazeta se o do lexosh per vrasje e perdhunime, ose do lexosh budallalleqe me oke qe jo vetem nuk te nxisin te vrasesh mendjen dhe te analizosh dicka, por te djegin neuronet nje nga nje, me cdo rresh qe lexon.
O Blendi, po Top Channel yti, ne lajme e fillon me vrasjet, vazhdon me dhunim kudo psh ne familje dhe perfundon me vrasjen e femiljve ne Ukraine dhe Gaza... Madje, Shqiperia live juaja, vijon me zgjerimin e nje ngjarjr kriminale duke marre inervista, etj etj detaje pa fund psh si e vrau, si e qelloi, ku e qelloi, si e mbyti e plot nga keto. Pra, kete opinion qe shkruan mos na e trego neve, por perplasja ne fytyre Boses tuaj dhe atij Drejtori kriminel i lajmeve per te cilin deshiroj ti infektohet truri i familjes se tij ne radhe te pare.
Shume e drejte. Kete pyetje e ka cdo njeri normal. Pse nuk promovohet vendi yne I bukur, njerzit e mrekullushem, heronjte e dites, grupe shoqerore qe promovojne progresin, edukojne brezin e ri me traditat me te mira te popullit tone, ne vend te vrasjeve midis bandave kriminale. Kujt I duhen keto te fundit, apo per te kriminalizuar gjithe shoqerine
Na hapni barkun me vendin tuaj te bukur ku qiptari iken me vrap nje ore e me pare
Respekt Blendi Sala per ket shkrim. Me se e vertettt. Prirja vetem nga e keqjaaa, e ligaaa. Edhe impostimi i BIG B 2 por veçanerisht 3 u orientua, frymezua nga vet produksioni drejt ketij sfondi te poshter, qe vetem keq injekton dhe frymezon … Thooon qe vetem te keqiat ngjisin te publiku … … bohhhhh as nuk dua as nuk e besojjj Mendoj se e vetmja gje eshte mediokriteti i atyre qe prodhojne produksione dhe ushqim publikut nepermjet informacionit bruttt… Ka produksione aqqq te mira mbi te cilat investohet, por investohettt me copa. Nuk e di nqs keto jane shume te kushtueshme dhe nuk ka kthim mbrapsht te investimit … bohhh ndoshtaaa . Por helmi i perditshem qe marrim si shoqeri na mban te atrafizuar Blend ne kuti … OUT of the Box mund te jemi veteeem me gjera te bukura dhe te vlefshme per shoqerine qe na e mbajne buzen ne gaz. Shpresoj ket shkrim ta shenjosh si nje kontribut mirefilli per “pershtatje” me te MIRËN nga “bota” mediatike Shqiptare ne vazhdim.
Shumë e sakte... përse nuk promovohen plazhet e mrekullueshme, pyjet ku mund te eksplorosh natyren e virgjër, liqenet e freskët apo lumenjtë e pafund
Pershendetje Blendi dhe flm per temen e artikullit.. Eshte shume e vertete se nuk po tregojme anen tjeter te shoqerise qe eshte pjesa qe na mungon prej vitesh ne TV tona shume vanitoze , duke na hequr cdo interes per ta pare tv si menyre informimi. Shume vulgaritet dhe aspak edukim per vlerat qe ka ende shume ne shoqerine tone shqiptare. Jemi nga te paktat shoqeri qe kujdesemi per disa virtyte themelore te familjes dhe nuk tregohen ne asnje mjet publikimi.. Me ka mare malli te shoh/degjoj nje emision ku publiku te gjej veten e te krenohet qe shoqeria di te vleresoje vlerat e saj.. . Flm dhe suksese ne misionin tuaj.. New York????????????
Ja thua po kujt? Komentet shkruhen në artikujt idiotë dhe masakër, jo në të tillë. Njësoj për mediet sociale.
Kjo Xhorxha ku I bie o sunnit qe na ben dhe humanin e punon ne kanal kurvash qe promovojne cdo gje te keqe
Brravo shkruaj pak me shpesh Faleminderit
Bravo, ja një shkrim ekselent. Shumica e gazetarve te rinj nuk dinë rregullat e drejteshkrimit. Kurse ata bosat e vjetër,shumica janë berë gjobëvënës.
Shkrimet i bëjnë me porosi Me shkullak kokështrëmbër e co.gjoba vënë për të mbajtur lart jetesën dhe kurvat
te lumte docka......!!!!!!!!!!!!! po kujt ja thua? Nga fshati im thone.." ne deren e shurdhit, trokit sa te duash"
Artikull sh i goditur por media ne Shqiperi manipulohet dhe financohet nga “miqte” e saj duke nxire realitetin dhe largimin e popullates sepse ne te vertete qeverite shqipetare ose kane qene ne sherbim te “miqve” ose jane dordolece per te rregulluar humorin e nderkombetareve dhe me e keqja eshte qe mediat jane mbushur me te paafte, injorante e amatore , shumica jane llume e sahanlepires ne te gjitha fushat
Te gjithe ankohen, por asnje nuk jep zgjidhje konkrete. A eshte kriminele Sali Berisha dhe ata shqiptare qe i shkojne prapa?! Pra, krimi eshte ne komunitet dhe si i tille duhet diktatura qe ta vere ne vije, pushkatim per cilindo qe ben krim me dashje, per cilindo gazetar qe stimulon genjeshteren dhe krimin, per cilindo punonjes te medias qe ben te njejten gje, per cilindo qe shkaterron familjen, celulen e pare te komunitetit njerezor, pa familje bota do zhduket se nuk pjelle demi pa lopen dhe e kunderta. Me dobiçat do na gjeje si e gjeti Shqiperine me dobiçin e Sheqeres apo Greqine me dobiçin e Dora Bakojanit; pra po nuk u vendos ligji en vend per normat dhe rregullat e moralit, vzhdoni beni propagande qe te klikoni dhe te perfitoni, por mos kerkoni idiotesira qe tani i dime, te pakten ne qe jetuam dy sisteme, se keta qe kane lindur pas 1990-es, u duket se fluturon gomari dhe noton morali ne bythen e mizes. Rruajani bythen Ilirit apo Saliut dhe lajeni Moniken me Lirine qe jane bere bythet me shtresa nga dhjami qe hengern një Shqiperi te tere, Blendi ndryshe flet e ndryshe vepron
Ke te drejte, kam vite qe nuk shoh kanale shqiptare. Biles edhe ndeshjet e kombetares i shoh ne ndonje kanal te huaj. Jane depresive, negative dhe injoranter qe nuk dine te shprehen. Jane televizione gjobash te neveritshem dhe lavatrice parash te pista. Po marre historite e fundit me turizmin. Nje fushate shpifjesh skandaloze a thua se paska rene bomba ne Jug. Isha ne Jug kete jave dhe eshte e turpshme kjo qe ndodh me mediat. Te genjesh kaq paturpesisht diten me diell eshte kriminale. E fillojne qe me mengjes me semundjet e mundshme e tmerrshme qe mund ta gjej njeriut, ne dreke me vrasje dhe me analiste qe shahen e ne darke me reality shows, prape politike apo filma turq. Lavazh truri dhe negativizmi, cinizmi dhe vullgariteti ne mbyti.
Blendi përcjell vetëm pozitivitet, bravo
Po ate emisionin e mengjezit o Blendo qe bo ti,lajmet,temat,bisedat qe hapni ju, jane mysebet,nuk kane lidhje fare me realitetin shqiptar,dhe jane informim qe nuk i vlejne askujt.Ju thoni p.sh. qe filan fistek "VIP" para dy ditesh hipi ne taxi dhe shoferi i ngatarroje adresen dhe Ai/Ajo "Vip"-i,e kaloj me sportivitet kete ngjarje,ose qe te gjithe njerzit ne x qytet po cmenden nga big brother dhe rrine 24 ore ne tv duke pare "yjet" e emisionit si p.sh. Merin. Keto tip lajmesh beni ju.prandaj behu njehere vete gazetar tamam,pastaj gjyko te tjeret.
Top Qenefi I mbushur ne emisione kurvash perputhen,Bbv, kepi I tundimeve o blendi kari
Ca surrati ka ky, te hap barkun Dhe thote Event pale Copa kellirash
Blendi ke të drejtë, media vari lesht. Kam vite që nuk shoh TV e mbushur me injorancë dhe banalitete.
Blendi eshte gjithnje me pushtetet.
Shqiperia eshte vend ku drejtojne shefat e fiseve...kaq. Vend ku me ndershmeri nuk ha dot buke.
Ke shume te drejte Blendi, per sa kohe neper media te shkruar e vizive do lexosh e do degjosh emra te pervecem "te fortish", kete lloj ndyresie do prodhojne... I jepet hapesire cdo lloj sharlatini, karagjozi e te paskrupullti ne Shqiperine tone te gjore. Parajsa e zaptuar nga djajte
Ti punon per Top Channel. Atehere kete qe ke shkruajtur dergoja pronares tende injorante.