Më mirë m** në Shqipëri, sesa i varfër

23 Korrik 2024, 17:03Blog TEMA
Më mirë m** në Shqipëri, sesa i varfër

Nga Andi Bushati

Në Shqipëri përbën mallkim të jesh i varfër. Ky është konkluzioni i parë dhe i vetëm i skandalit të mikro kredive, që prej disa kohësh, po rrihet mbarë e prapë, duke anashkaluar në mënyrë ulëritëse thelbin.

Disa synojnë ta lënë përgjegjësinë te Banka e Shqipërisë, një palë e dytë mëton të drejtojë gishtin tek qeveria dhe ministria e Drejtësisë, që kanë dështuar të kontrollojnë një tufë përmbaruesish abuzues, ndërsa të tjerë fajësojnë parlamentin që ka neglizhuar të ngrejë kuadrin e nevojshëm ligjor për të ndaluar krimet e monstrave të financës.

Por edhe në këtë rrëmujë opinionesh, se kujt do t’i mbetet faji, pak kush kujtohet për viktimat e vërteta, ata nga 30 mijë deri në 100 mijë (nuk ka transparencë për shifrën) që përbëjnë pjesën më të vobektë dhe vulnerabël të shoqërisë.

Simboli i tyre u bë Pal Trashaj, që i dha fund jetës një muaj më parë në dyert e SPAK, pasi nuk e përballonte dot më lakun e borxheve që po i merrte frymën. Ai u largua nga kjo jetë vetëm për 76 mijë lekë kredi, që pati marrë plot 16 vjet më parë, kamatat e së cilës vijonin ta përndiqnin si hije.

Për të kuptuar historinë e tij dhe të shumë të ngjashmëve të vet, duhet njohur pak ecuria e ngjarjeve. Në vitet 2015- 2016, sistemi ynë bankar ishte në prag të kolapsit. Bankat e nivelit të dytë numëronin në portofolin e tyre gati 25% kredi të këqia. Qeveria Rama 1 dhe ministria e Financave u angazhuan vetë për të ristrukturuar dhe lehtësuar borxhet e më të mëdhenjve. Për të vegjlit, për ata që kishin marrë borxh sa për të mbajtur ndonjë biznes gjallë, apo për të mbyllur ndonjë brimë në shtëpi, u zbatua një skemë tjetër. U bë ligji për krijimin e kompanive që mblidhnin këto kredi të pashlyera.

Dhe pikërisht këtu, bashkë me lejimin e kompanive të mikrokredive, u krijua një skemë mafioze. Financierë, përmbarues privatë, noterë e gjyqtarë formësuan lidhje okulte, që me anë kërcënimesh e mashtrimesh t’u rrëmbenin kredimarrësve të vegjël deri tetëfishin e shumës që ata patën marrë hua dikur. Me metoda brutale, përmbaruesit shantazhonin të pambrojturit me sekuestrimin e pasurive dhe me nxjerrjen nga shtëpia. Pas tyre i vinte radha “dorës së ngrohtë” të financierëve që ofronin zgjidhje duke dhënë një mikro kredi me kushte robëruese për të larë të parën. E kështu, ai që kishte pasur dikur nevojë për një grusht lekësh, shndërrohej në mënyrë të pakthyeshme në viktimë.

Kjo skemë është bërë tashmë e njohur nga zbërthimi që i ka bërë prokuroria, që ka çuar edhe në sekuestro dy nga kompanitë abuzuese, por pyetja që shtrohet pas zbulimit të saj është: si askush nuk e vuri ujin në zjarr për më të pambrojturit? 

Po të ndjekësh sagën e këij skandali, kupton se ekzistonte një merak i shtuar për të shëruar bankat nga kreditë e këqia, se u bë ç’mos për të reduktuar borxhet e kapitenëve të oligarkisë, por se asksush nuk e çau kokën për ata dhjetra mijëra vikima që u lanë në mëshirë të fatit.

E gjithë kjo neglizhencë për të mbrojtur hallkën e fundit të zinxhirit, kjo harresë për fatin e më të dobtëve, e ka një sfond dhe një shpjegim. Vendi sot qeveriset nga një forcë politike, e mbështetur nga një kastë e verbuar nga etja për fitim, e cila e konsideron si faj dhe turp varfërinë dhe që as nuk e ka në radarët e vet solidaritetin me të prekurit prej saj. Jo më kot, që në nisje të erës rilindase, shefi i saj i ftoi investitorët e huaj të zbarkonin në këtë vend ku punëtorët shfrytëzoheshin më lehtë, pasi nuk ekzistonin sindikatat. Jo më kot, shumë vite më pas, ai u bëri thirrje biznesmenëve vendas të punësonin bangladeshas dhe t’i zbonin ata pasi të mësonin shqip dhe të tuboheshin për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Partia që erdhi në pushtet duke ulëritur për padrejtësinë e 5% të shqiptarëve që kishin pasuri sa 95%-shi tjetër i popullsisë, përfundoi duke i shtuar pabarazitë në vend. Sot, në parajsën turistike të kontinentit, më shumë se gjysmës së popullsisë nuk ia mban xhepi të shkojë me pushime. Eshtë e njëjta gjysëm që sipas studimeve ndërkombëtare rrezikon të bjerë në mjerim, duke jetuar me më pak se 5 USD në ditë.

Në këtë filozofi e merr përgjigjen edhe pyetja naive se si qe e mundur që askush nuk u kujtua për të mbrojtur viktimat e vrasësve financiarë që shpunë drejt vetëflijimt Pal Trashajn. Atë e kupton edhe më mirë, kur shikon se një parlament, që nxiton të prodhojë ligje me procedurë të përshpejtuar për teatrin e Fushës, për portin e Alabarit apo për Zvërnecin e Kushnerit, nuk u kujtua për mbi një dekadë t’u vinte tavan kamatave marramendëse që vrisnin më të varfërit.

Këtu qëndron thelbi i skandalit të mikro kredive. Prandaj përgjegjësia nuk mund të mbetet jetime në ping pongun që bëjnë institucionet për t’ia lënë fajin njëra- tjetrës. Ajo është shumë më e thellë sesa kaq. Ajo është simptomë e një vendi ku askush nuk merakoset për më të dobtin dhe më të pafuqishmin. E një shoqërie të cilës, kapitalizmi i egër, ia ka ndryshuar fjalën e fundit të shprehjes së dikurshme: “më mirë M… sesa i vogël”.  Tani aty mund të lexosh “i varfër”.   

29 Komente

  1. K
    Ky po " Mute " ngeli !

    Ky eshte me te vertete rote cari.....edhe nese kishin sadopake Respekt per fisin e ketij quraveci.........ky ka vite qe vetem " Mutit " i ngjan....mesiguri edhe hera " Mute " i vjen... Pjelle e keqe...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqir Kola

      Uha hahahahahahahah. Uhahaaaaaaa. Ska gjo or maik, ni cop muti , n halen e modhe sqypare sosh xho ic. Haj o mik. K veniu der jug osht hale plot me mut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stape Pashi

        Kjo që thotë nipi i Husniut të Enverit është e vërtetë. Është turp të jesh i varfër. Tregon pazotësi. Por ajo që ky bastard nuk e thotë është që për të dalë nga varfëria është e urrejtshme që të shitesh, siç shitet ky, çdo ditë tek Berisha që i mbante uturakun në Paris kur ishte bebe. Para me shumicë duke shitur bythën, o koqja e Husniut të Partisë!

        Përgjigjjuni
      2. t
        toni mavrija

        DREJT SHUME DREJT.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca-Bajram

          Muti je ti, or Andi Bythati!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bushati Saliut nipi Hysniut

            Asnjehere nuk lexoje çfare ky adoleshent ne moshe madhore shkruan . Kur shikoje foton e ketij insekti me kujtohet familja e tij diktatoriale duke filluar nga bllokmeni Hysni Kapo Vito Kapo Tana Nesho Gaqo Nesho babai spiune Bushati , daja Pellumb e Xhelil Gjoni ......deri te krushku Ziçishte ato Tit Nesho alias dipllomati qe kalonte kohen duke lojtur tenis me Ramiz Aline e sot na çan bythen ne studion kazan te Fevziut. A mendoni qe mbas luftes se dyte boterore ne Gjermani do ti jepej hapsire mediatike nipit te Hitlerit ? .

            Përgjigjjuni
            1. k
              katarakti

              Duhet ta pohoj se nuk e kuptoj mirë këtë skemën e mikrokredive. Dhe Bushati nuk e ka sqaruar si duhet. E para gjë kur merr kredi është siguria për ta larë atë. Në rast të kundërt bie në gojë të peshkaqenëve. Bankat nuk janë institucione bamirësie. E dyta kredia duhet të merret me përqindje fikse vjetore; Dhe jo me përqindje të luhatshme. Që i shkon sipas midesë bankierëve. Pra duhet t'i kesh mentë në kokë para se të nënshkruash kontratën. Por Bushati ka të drejtë kur shkruan se shteti duhet të vendosë tavane ndaj përqindjes së fajdeve. Nuk mund të kërkosh interes fajdesh me 10 për qind në muaj. Në të gjithë botën nuk lejohet që fajdexhinjtë të spekullojnë mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Banka Qëndrore ka po ashtu përgjegjësi të madhe që nuk i ka kontrolluar këta huadhënës mikro-kredish. Kush ua ka dhënë atyre liçencën për ushtrimin e aktivitetit duhet edhe t'i kontrollojë ato. Ndryshe do të thotë se shteti nuk funksionon në të gjitha hallkat e tij. Ndofta këtu është edhe faji i politikave ultraliberale të "socialistit pa dashka" Edi Ramës.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Katarakti haaay

                Gabime ...ka dy lloje taux d'intérêt njera eshte fikse tjetra variable apo 10 vitet e para fikse dhe 15 vitet e tjetra variable kjo varet nga clienti dhe banka Ku qendrone gabimi : Ne momentin qe ju paraqiteni ne nje banke per te mare kredi duhet te jeni ne mardhenie pune dhe te paraqesni tre fiché de payé ( rrogat e tre muajve te fundit ) te shpjegoni situacionin familjare sa femije dhe sa jane te ardhurat mujore .Behet nje calcule ku llogaritet mos prekja e minimumit te jeteses dhe punonjese e bankes te thote kaq eshte limiti qe mund t'ju japim , duke mos harruar qe duhet te kesh te mbyllur ne banke nje shume 10% ÷ 20 % e shumes totale qe ju do merni nese ju aprovohet kredia ke 10 mije euro obligatoire assurance jete , nese te ndodhe nje vdekje gjate kohes si credimares eshte assurance qe paguan . Nese veprohet keshtu nuk ka asnje problem nese nuk veprohet ka vende per abuzime .

                Përgjigjjuni
              2. k
                km

                Sigurisht,me mire mut si ti,sesa i varfer

                Përgjigjjuni
                1. a
                  atdhetari

                  A plehre , a plehre Andi Bushati , a mizerabel gazetar . Ti je nje kelysh gazetar qe i lepin bythen Sali non grates dhe Ilir Metes. Vafah ne djall o ndyresire .

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Do ishte me shumë interes të dinim mendimin e zotit Kryeministër për këtë çështje. Ndaj shtypi të bëjë detyrën si duhet, të shkojë ti vëjë mikrofonin kryeministrit për të dhënë një sqarim shterues, jo të botojë Bushatin, i cili edhe nëse thotë ndonjë të vërtetë, kurrë nuk e marrin seriozisht, sidomos këtu tek Tema. Tema e përdor Bushatin vetëm për klikime.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Ska çtë thotë kryeministri në këtë rast. Është kapitalizëm. Ligjet i bën parlamenti. I janë qepur të gjithë rojes dhe hajduti i lopës nuk ka faj. Dini njeri ta kenë detyruar të marrë kredi me zor?? E pra zotërinj burrë i keq është vetëm ai që nuk shlyen borxhet.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni

                        Po ju nga e dini që kryeministri nuk ka ç'të thotë për këtë rast? Sipas llogjikës tuaj Meksi dhe Berisha nuk kanë faj për fajdet, skemat piramidale? Populli është si fëmija, qeveritarët janë kujdestar të jetës së një populli. Vetëm në një shoqëri të paorganizuar mund të operohet sipas versionit tuaj. Unë pse mendoj se kemi shtet pa kërkoj një prononcim nga kryeministri ynë. Por ku të lini ju parzmoret e tij të kërkosh një të drejtë bazë në shoqërinë demokratike, siç është e drejta për informim të saktë!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pet.

                          O njeri , ligjet behen me qellimin qe te mbrohet i dobti nga abuzimi i te fortit. Nuk duhet qe te abuzohet me te paditurin dhe te pamundurin, biznesi eshte biznes por ku nuk duhette kete vend abuzimi dhe mashtrimi , prandaj nje pjese te drejtave tona ja kemi adresuar qeverise. Qeveria e ka detyre dhe detyrim nje gje te tille.

                          Përgjigjjuni
                      2. B
                        Besimtari

                        Bushat, Ne kete shkrim ke shprehur te verteten... Ashtu eshte por c'duhet te bejne njerezit tani.. Nuk shohim ndonje veprim te shtetit....?!

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          C'dashka Mut ky Mut Muti !

                          _________________.............. Muti Hales Medietike Shqipkare .Dikur kishim Komunistat sot ne kte Diktature 34-vjecare Shkerdhatash ,sot kemi Mutrat ne Medie .Pra Diktatura e Censura vazhdon -njelloj si ne Diktaturen Komuniste ,vecse Sot Censuren e beje Mutrat qe qelbin Halene Medie. Kush ka dal si mut nga pas , si Mut do jetoj

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            dyshuesi

                            Çfar kërkon Andi me këtë shkrim ? Mos po kërkon gjë kufizimin e lirisë te individit për të marrë borxh.? Më duket se shtetin që "kujdesej" nga lindja deri në vdekje për individët si dhe shpërndarjen në mënyrën më të barabartë të mundshme të pasurisë (apo varfërisë nën bllokadë) e zëvendësuam me gjeneruesin më efiçent të pasurisë që është ekonomia e tregut. Aa..... po , me siguri edhe Andi si shumë prej nesh , duan fitimet e kapitalizmit dhe garancitë e socializmit.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                              ky eshte mut muti,qe nga hysniu e deri tek i jati sadist qe internonte njerez,qe te len te besh llapaqenin me kete fytyre muti dhe qe i lepihesh saliut nuk do te thote qe nuk je mut i tere

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Ti je me mut se muti i te varferit

                                Ky mut muti kujton se ka ca vila e eshte pinjoll i familjes kriminale,dhe nuk eshte mut

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Terbaci

                                  Ke te drejte , o kelysh kriminelesh , se je perkundir ne perherin e pergjakur te Enver Hoxhes dhe Hysni Kapos . Sahara e lane Shqiperine ata , Sali Berisha ( je bere avokat I tij , ti bajge ) e ka bere me damblla .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. z
                                    zigur

                                    Ja dhe jashtëqitja e komunizmit muti muti me breza.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Jimi

                                      Ti nuk je mut, po ti je mut muti !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Ben

                                        Shumica prej jush qe komentoni duke i kujtuar autorit fisin dhe prejardhjen jeni nje mije here me muter se artikullshkruesi, komuniste te stazhionuar qe nuk ju ben derman asgje. Ne vend te merreni me ceshtjen qe trajton, i kujtoni njollat ne biografi me keq se spiunet e lagjes vaktit. Zagare qe bini era naftaline edhe ne web

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zonal gri

                                          Ore Andi! C'ka ndodhur? Hera e pare we s'permed fajtor E.Ramen! Cudi! Kush valle te pagoi! Kot sa eshte shuma! Kjo puna e m...e ka bere postimin pune mut muti!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nopi i Hysos na hengesh kaken

                                            Ky loqja ja mut e ha mut u be i tero mut e don edhe shoke e hap tender , sakot qe lodhet shiko darkave kur dalin ne tv e njihen ata , ose shko dy partite opodhitare ke plot te ngjashem vertet so ty mendojne e veprojne .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              UNE

                                              Me mire m** ne Shqiperi, se sa nip i Hysni Kapos!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Hermes

                                                Si kurdoherë i saktë. Një analizë e plotë por jo për trutharet dhe hajdutët.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sajmir

                                                  Ke shume te drejte o bushat.Më mire një mut ,legen e i pafytyrë si ti .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qënke mirë me OREKS o Andi .

                                                    SA E MBUSHE GOJËN O ANDI !

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje