Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!

22 Korrik 2024, 22:11Blog TEMA
Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!

1. Qeveria Kurti i konsideron pasaportat serbe ilegale, shkaku se në ato pasaporta, komunat e Kosovës shkruhen si komuna të Serbisë.
- Por, qeveria Kurti bën negociata me Serbinë, e kur Albin Kurti flet me Aleksandër Vuçiqin për të ardhmën e Kosovës, nuk i pengon që Vuçiqi e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.
- Mimoza Kusari e ka lutur Millan Radojçiqin të bëhet me grupin parlamentar të VV-së kundër veteranëve të UÇK-së.
- Më keq se sa të bëhesh me Radojçiqin kundër veteranëve të varfër e të braktisur, nuk ka, as nuk mund të ekzistojë krim më i madh moral se ky....!
- Albin Kurti negocion me Aleksandër Vuçiqin, pasi që ka premtuar dhe është betuar se 'kurrë, e as atëherë' nuk do të pranonte të bisedonte me Vuçiqin, pa kërkuar ai falje për krimet luftës.
- Nëse qeveria e Kosovës nuk e kushtëzon Vuçiqin, pse pret nga serbët e Kosovës t'u vijë mërzi që janë serbë, e t'i refuzojnë pasaportat ilegale të Vuçiqit.
- Njëri prej tyre...Myfail B., më abdall nuk bën nana, po na trimëron 'mos iu tutni BE-së, por kritikojeni që i njohu pasaportat ilegale të Serbisë'.
- Pse ilegale?
Ju me ligj ua keni mundësuar serbëve të jenë edhe shtetas të Kosovës edhe të
Serbisë.
Serbët e Kosovës jetojnë në dy realitete ekstremisht të kundërta.
- Prej Serbisë marrin pasaporta, e prej juve marrin pare, pa punuar.
- Deputetët serbë i paguan Glauk buzagazi, anipse ata nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, për ta Kosova është Serbi, e as nuk shkojnë në Kuvendin e Kosovës, ama pagat e buxhetit të Republikës së Kosovës, po, i pranojnë.
- As BE s'ka bërë më 'zi'!
- Vitin e kaluar, Besnik Bislimi ka thënë se legalizimi i pasaportave ilegale serbe është shkelje e sovranitetit.
- E tash që BE e shkeli sovranitetin....çka ke për të thënë...
- çfarë ndodh kur shkelet sovraniteti!
- Hë!
- Për qeverinë Kurti pasaportat ilegale janë të papranueshme!
E nëse janë të papranueshme, pse po i pranoni!
A po ju pyet kush!
Kur s'pyetesh për vendin tënd, pse shtron pyetje?
- Jepni dorëheqje!
Jep....se nuk po mund ta nxjerrni as macen prej përsheshi!
2. Populli ia kanë lënë Albulena Haxhiut ta rrëzojë qeverinë Kurti.
Çfarë i duhet Albin Kurtit opozita, kur e ka Albulenën.
- Nuk mërzitet më kush...
(Nëse ka mbetur ndonjë shqiptar që mërzitet për ju, le t'ia bëj zemër këtij shkrimi, për demant).
- Populli janë duke vallëzuar midis xhadesë, në autostradë, në pishina dhe vallja po hidhet edhe në bregdet, nën ritmin e tupanit, gjindja kanë sharruar në ujë deri në bel, u kënaqen...
dasma, nuse me allaturka, për pesë minuta t'i ndërrojnë dhjetë fustana;
nuse me fakultet, ama bëjnë temena...!
- E qeveria na imton që ne t'i lëmë këto kënaqësi e të merremi me ata dhe me pasaportat e serbëve!
- S'ka mundësi!
2. Presidentja Osmani, këmbën mbi këmbë, në takime të shumta me evropianë, që shumica nuk ia dinë as emrin, për baroneshën Ashton jam e zonja të bëj
bé se nuk ia di Vjosës emrin.
- Asnjëri prej gjithë atyre evropianëve nuk i treguan Vjosës për legalizimin e pasaportave ilegale serbe...,
aq seriozisht e marrin presidenten më mendjemadhe të popullit më të varfër në Evropë, që vet është e mençur, jeton sa më larg varfanjakëve, në lagjen më luksoze!
3. Uji i Ujmanit u çlirua ama qytetarët serbë janë të armatosur.
Ti që nuk e ke provuar luftën, dhe nuk ke qëlluar në Veri kur kanë filluar bombardimet...mos u nxeh!
- Qeveria po ju rrezikon (pa dashje, besoj) kur po ju josh të notoni në Ujman 'për inat të serbëve'.
- Se kur krisi pushka e u dëmtuan veturat, djemtë qëlluan në brekë...trupi kërcente përpjetë...çka u bë!
- Sepse, në luftë, pa pritur e pa u kujtuar, i madh e i vogël, me gra, me pleq, me të reja e të rinjë serbë janë armatosur, shpejt si vetëtima.
- Ju e dini çfarë ndodhi me shqiptarët në Veri në vitin 2000, dhjetëra u vranë e mijëra u dëbuan, anipse aty kishte KFOR.
- Serbët janë të organizuar dhe kjo situatë e 'riçlirimit', e krijuar nga Albin Kurti është vetëm një iluzion, një qetësi e rrejshme, para furtunës.
- Nuk është trimëri të notosh në Ujman i rrethuar me policë në tokë, e me snajperistë serbë nëpër bjeshkë!
Është naivitet! (kjo këshillë vlen edhe për vëllain tim).
4. Kemi nevojë për atë paqen e përhershme, që nuk po ndodh!
- Aman, le të ndodh!
Se nuk çlirohet natyra i dashur shok Albin (nuk çlirohet liqeni, lumi e mali), pa u çliruar njerëzit!
P.S. 'I asked my father,
I said, "Father change my name."
The one I'm using now it's covered up
with fear and filth and cowardice and shame'

9 Komente

  1. Z
    Zuzari

    Q..i nënën KIMETE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kimete e nderuar, eja jeto ne Shqipni

      Bravo Kimete, i ke rene ne koke. Ne ne Shqiperi te kuptojme mire, por nuk te kuptojne trullanet e paditur te VV. BE ja ka hjek vizen Kosoves 'sovrane' edhe sot pjese e Serbise nen Rez.1244, por dardanet e VV nuk duan tia dine sepse iu bje ma mire te jetojne nen Serbi. Kaq na vjen, por kjo po duket e vertete. Kurti pat shprese n'Gjermani, por Kancelari e preu ne bese legjendarin e mjere Kurti. Po tani, ke ka mbeshtetje Kosova ne BE? Francen jo e jo, Gjermanine jo, te tjeret jo, mbase vec Hungarine?! Nga ana tjeter edhe Ameriken boll e ka merzit...... Ku po shkon Kosova?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vetefundosje organizate terroriste

        Kur degjoje te thone krahina e kosoves shtete qesh me sakte buzeqesh , mund te jeme me patriote se ate qe rrahin gjoksin por kur flase shkruaj komentoje vendose llogjiken jo emocionet . Shtete unilaterale nuk , ka eshte ender e kazaneve tv ku çdo mbremje pseudo- analistet perdorin vetem nje shprehje ate ( kosova shtete, shteti kosoves , kosova shtete , shteti kosoves ) me ate gjysem shqipe , me i avancuari eshte nje fare Vehbi Kajtazi ku hapur thote : Une nuk pranoje te bashkohem me Kuksin dhe plazhin e beje ne Malin e zi ( si ndihet kuksiani kur e degjone te verberin Vehbi ? ) haaaa Vehbi apo i Verber ktheje koken nga Nagorni Karadak dhe do kuptoshe , per ty dhe shume si ty s'eshte problem nga Kajtazi ne Kajtazoviç. territore Serbe nen rrezoluten 1244 sipas marveshjes se Kumonoves , a ka nje zgjidhje personalishte nuk besoje kur shikone Serbet e 2024 apo apatride e kosoves .

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali

          Shume e sakte,Albini e tru shpelaret e tij i krijojne vete incidentet duke vene njerezit e tij per te hedhur shashkat per te krijuar idene se po sulmohet nga Serbi e vetem ky do ti shpetoje ata .Dhe ne kosove ka shume shume tru shpelare qe besojne mbrocullat e ketij patriot leshi

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahir Gashi

            Gjithmone e mban sekret buzekuqin qe perdor! Po syzet, te kujt marke jane?!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Sa te kete Albinet e Osmanet ne krye, Kosova vetem me sanksione do perballet, sepse keshtu I do mushka drute.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zdravo VV

                Kimete te lumtë penda Je mëndje ndritur Je ajo qe e tregon te verteten dhe vetem te verteten Por nuk ki kujtë i tregon Presidencë feminore praktikantesh Qeveri feminore praktikantesh Lopa e Mitrovices ka qenë perkthyse në gjykimin e Faton Hajrizit Tjeter punë nuk ka punu dhe bëhet presidente Albini mashtrues i pa punë Mashtrues kryminister Mimoza valltare e Gadafit dhe shefe e GP te VV Glauku idiot injorant dhe kryetar i kuvendit te Kosoves Sveqla këkushi minister i punve te brendshme Donika kurvë në Gjermani ministreshë në Kosovë Albulena injorante e pa punë ministreshë injorante idiote E keshtu te gjith më radh qeveri idiote injorante faqezi e mashtrues nga pastryesi deri te kryministri

                Përgjigjjuni
                1. g
                  goshi

                  Kjo qeveri që është në Kosovë është një fatkeqësi për vendin....

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Të dhjefsha babanë dhe mamanë

                    E pyeta babain tim, Unë i thashë: "Baba më ndrysho emrin". Ai që po përdor tani është i mbuluar me frikë, papastërti, frikacakë dhe turp'

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje