Për të dy u tha njësoj: ‘Kështu njofton policia!’

20 Korrik 2024, 19:41Blog TEMA
Për të dy u tha njësoj: ‘Kështu njofton

Nga Frrok Çupi

Edhe sot, njëzet ditë pas mësuesit në Pllanë të Lezhës, policia njoftoi vdekjen e tjetrit me të njëjtin fjalor dhe indiferencë: ‘efektivët shkuan në vendngjarje’ dhe po mbajnë shënime.

Natyrisht, një fjalor si derë kasaforte: ‘kaq është’.

Trishtim i zi qe ai kur në çdo medie sot ia dha lajmi se ‘ai i akuzuari për skandalin në Micro Credit Albania dhe “Final”, vrau veten’. Olsi Ibro, një djalë i ri, simpatik, i dashuruar me veten, me një familje të bukur por të zhytur në epshin për të fituar para me çdo mënyrë…

Tanimë që i njohim këta karaktere themi ‘o zot mos na përball me ta’, as edhe në një ashensor mos qëlloftë!. Janë kaq të mirë e të ëmbël për familjet e tyre dhe në mbrëmje me birra; por në turre vrapin për para, lëkurën i marrin tjetrit.

Për administratën e shtetit zor të gjesh të rinj tw pa ‘vrapim’ drejt fitimit.

Ndoshta nuk është krejt faji i tyre; ndoshta brezi tjetër që po shkon nuk kishte çfarë i grabiste tjetrit, ose ndoshta shoqëria jonë është ende ‘foshnjarake’ në kapitalizëm.

Por a është mjaftueshëm arsye kjo për të të mos parë sytë?!

Askush nuk mund ta thotë. Djaloshi që sot i mori jetën vetes, as ai nuk qe në gjendje t’i japë përgjigje pyetjes, e prandaj zgjodhi rrugën njëmijë herë më të vështirë: U ngjit në majë të një kulle dhe u hodh.

Nuk mund të thuhet se i mori jetën sall vetes. Ndoshta qindra njerëz, nëse mijëra, mund të jenë ‘bërë me zemër’ ose mund të jenë duke pritur vdekjen, ose të paktën u është shkurtuar jeta nga tmerri që u ngjallën grabitjet me ‘microcreditë’- kjo monster e organizmave legale financiare të shpikura për t’u vënë litarin njerëzve që mund të kenë vetëm një shtëpi dhe asnjë lek në xhep.

760 mijë lekë ( të vjetra) u kishte borxh mësuesi nga Pllana e Lezhës, Pal Trashaj, vetëm 760 mijë. Sall për kaq lekë, pasi kishte paguar miliona, këta të Microcreditit i thanë ‘o shtëpinë, o jetën!’. Ai zgjodhi t’u japë të dytën; por kujt i duhej!?. Të dy sot janë njësoj, si Pali edhe Olsi; të dy pa asnjë kokërr leku në xhep dhe pa asnjë nevojë për të pasur lekë. Kjo ditë vjen në rrugë Biblike.

Edhe të pafajshëm- të dy njësoj, si shkaktari edhe viktima; ose njësoj si viktima edhe viktima. Pali nuk i ka më borxh Microcreditit sepse ‘bosi’ mori rrugë pa kthim për vete; siç edhe Olsi nuk i ka borxh Palit sepse as Pali nuk është më në jetë për shkak të vendimit që mori si kryq në varreza.

A e mbyllën me ‘tokën’ dhe u nisën për në Pafajësi, të dy?

As njëri, as tjetri, nuk i dihet nëse do të shkojnë në qiell duke kryer vetëvrasje? Secili prej tyre quhet ‘person i pa shpëtuar’, sipas Biblës. Problemi ynë, i shoqërisë sonë, është edhe më i gjerë se ‘ferri’ ose ‘parajsa’. ‘Kapitalisti’ si Olsi dhe ‘Shën’ Pali i Pllanës, ndodhen ballë përballë me njëri tjetrin. Shumica e individëve të shoqërisë sonë, këto tre dekada, janë vënë rrezikshëm njëra palë përballë tjetrës: Pjesa që grabit tjetrën dhe të dyja ‘në ferr’.

Shteti që i nxiti në këtë mëkat është për vete  palë nën akuzë; por palë që skërmit dhëmbët nga lart para viktimave: ‘E shikoni pse i ndërtova unë kullat e mia?!’

4 Komente

  1. I
    Ilir

    Po, shteti e ka bere te veten. Ka ndertuar kullat (edhe me parate e Palit) , prej nga ku mund te hidhemi, si ne ashtu edhe ata qe parate na i kerkojne ne emer te "kompetentit" shtet. Olsi ishte thjeshte sherbetori, nje perfitues i vogel, i ideuesve te piramidave te reja. A vertete mendoni se ka BUDALLENJ qe besojne qe perfituesit e vertete jane Olsèt, ashtu sic ishin Sudet?!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Sakte

      Përgjigjjuni
    2. A
      Altin Pellumbi

      Ndjese,per fatin e Olsi Ibros! I thone jete njeriu! Por sa Olsi Ibro ka pjell sistemi yne i dashur kapitalist, sistemi i lirive te pafund ku sdihet ku fillon e mbaron lirija jote,ku per 760 mije leke te fillon kalvari i sikleteve dhe ti perballesh me nje sistem qe te shtyp,te lesh dhe jeten peng, per 760 mije lek te vjetra, Po,Pali eshte viktime e sistemit ndersa Olsi eshte viktime e perfitimit te pamerituar qe sistemi ligjor kapitalist ja shiti vendin e punes si vend perfitimi te pandershem,por qe ne fund te fundit ai individi Olsi dhe Olsat e tjere ne vazhdim te jetes , sigurojne vazhdimin e sistemit gjoja te mikrokredive,ingrazhe te sistemit financiar kapitalist. Sistem qe mbijeton me jetet e viktimave pa faj njeri si kredimarres e tjetri si kredidhenes

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mihali

        Duhet nje ligj nga parlamenti qe te sanksjonoj : 1.kontrata e ber mes bankes kredituse dhe blersit duhet te saksjonoj mire Perqindjen e interesit qe duhet te paguaj blersi i Shtepis dhe kjo % nuk do te ndryshoj mbas shitjes se kredis.Ketu behet vetgjyqesi dhe shtohet % sipas qefit te sejcilit.(duhet ligj i qart) Shtepia nuk mund te meret me vendim te noterve.Noteri mban pergjegjsi qe personi hodhi firmen ne prezence te tij dhe te ket kopjen e dokumentit te identifikimit.Vetem kaq dhe asgje me shume.Noteret jane perendi bejne cfar te duan. Kontraditat ne pagese zgjdhen ne gjykate.Ajo mund te vendos : a)mund ti ul % e interesit; b)mund ta ler pa paguar principalin deri sa te rikuperoj te ardhurat; c)Mund ti ulij principalin Ne fund mund ti sekuestroj shtepin. Kjo mund te ndodhe kur krijohen disa probleme sic mund te jen: 1)vdes nje nga bashkeshotet 2)Ngelen pa pune njeri ose 2 basheshortet; Ketu gjykatat duhet te ven doren ne zemer; Ne raste kur nuk do ta paguaj atij i sekuestohet shtepia dhe shitet me cmimin e tregut.Banka mban leket e veta dhe tepricen ja kthen te zotit.Cmimi i tegut del nga mesatarja e shitjeve ne nje reze reth 500 - 1000m. Pesonit qe ka mar borxh blokohe logarit bankare sa te deri sa te paguaj borxhin dhe interesin.Ne raste se nuk ka logari bankare keto kalojne ne humbje te bankes por zoteris nok mund ti sekuestrohet roga se ai duhet te ushqehet.Ai nuk mund te blej pasuri te tjera, por kjo mas duhet te kufizohet ne kohe mbas 7 vjeteve ne kohe i regullohet krediti. Po ketu vendosin noteret dhe jo gjyqtaret.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje