Free Kejvina's Audi...

20 Korrik 2024, 12:02Blog Nga Ardi Stefa

Free Kejvina's Audi...

Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të ecësh 3 orë poshtë e përpjetë plazhit në pisk të vapës, të kërkosh (pa pagesë) ujë të ftohtë në lokalet e plazhit dhe në fund të bërtasësh: "Duam plazhe të lira! Lironi plazhet!".

Ca të tjerë shpalosin flamuj të Palestinës dhe Ukrahinës (jo Ukrainës) dhe bërtasin kundër Izraelit dhe Rusisë, ndërkohë që ukrainasit pijnë birra e nxihen.

Ca vajza me bikini mbajnë parulla ku shkruajnë se s'duan të bëjnë punët e shtëpisë.

Nja dy shumëngjyrësh të tjerë kërkojnë të martohen.

Ca të tjerë mbajnë në duar parulla "Free Berisha" dhe foto të lali Erit me një X të madh, të kuq përsipër.

Dhe plazhistët me peshqirët e varura në çadra, që t'u ngjajnë sikur janë në gazzebo, i fotografojnë...


Nuk ka kuptim. Është thjesht protestë. Pa marrës dhe pa rezultat. Po qe se lufta në Ukrainë dhe në Gaza do të varej nga plazhet tona do kishte  përfunduar pa nisur ende.

Po qe se lirimi i Berishës do varej nga protestuesit, do kishte dalë 200 ditë më parë nga kati i tetë dhe do u printe edhe fizikisht mijëra demokratëve në revolucion.


Por cilido i çuditshëm do që të protestojë.

Si puna e atij psikopatit, që mori pushkën dhe vajti të vriste Trampin.

Sepse nuk i pëlqente Trampi. Ose se nuk ishte dakord me të. Ose, sepse nuk i pëlqente krehja e flokëve të Trampit.


Dhe vrau një njeri të rastësishëm, që nuk ishte Trampi. U vra edhe ai. Dhe bota u bë lëmsh...


Alamet proteste. Edhe unë them të mblidhemi e të bëjmë një protestë. Po qe se nxjerrim ndonjë lek, aq më mirë. Po morëm ndonjë tender, shumë mirë. Po qe se marrim leje për ndonjë kullë 65 katëshe, akoma edhe më mirë.


Të paktën protestuesit e plazhit, më falni, të "Ukrahinës", Gazës, Berishës, SPAK-ut e SKAP- it, shumëngjyrëshit e ambientalistët, nuk vranë ndonjë njeri.

Bërtitën, u ngjirën, u djersitën, u liruan dhe pastaj shkuan për kafe në lokalin që protestonin e kërkonin të lironte plazhin...


Ky fakt më bën edhe mua që të dua të bashkoj zërin me protestat e tyre kundër bukës me domate dhe sallator në plazh, pa pasur frikë se do ha ndonjë koqe plumbi.


Liri për plazhet! Liri edhe për palestinezët e Ukrainën! Liri për Berishën dhe burg për lali Erin! Liri për LGBTQI+! Liri edhe për Liken që ka një javë kaps. Liri edhe për Audin e Kejvinës, që e ka sekuestruar policia.


Sepse të protestosh nuk është e vështirë. Është një mënyrë origjinale dhe e papërpunuar e kritikës. Bëhet kryesisht rrugëve apo edhe kafeneve me ndonjë gotë raki, qepë e ullinj përpara.


Në të kundërt kritika është një mënyrë proteste, me përfundime logjike ose budallallëqe, për të cilat mund të debatosh dhe ose të ndryshosh mendim, ose jo, por pa i bërë keq kujt.


Nuk të pëlqen Trampi? Mos e voto! Por nuk ka nevojë ta vrasësh.

Nuk të pëlqen Rama apo lali Eri? Mos i voto! Nuk është nevoja të djegësh godinat!

Nuk të pëlqen qeveria? Bashkohuni dhe rrëzojeni me votë, po qe se i keni!

Nuk ju pëlqen Trekëndëshi i Bermudës? Luftoni ta rrëzoni establishmentin njëherë e përgjithmonë!


Doni të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të tërhiqet nga Rripi i Gazës Izraeli?

Shumë mirë do bëni. Por nuk është e nevojshme të bridhni poshtë e përpjetë plazhit në 40° Celsius.


Doni plazhe publike ku të hani bukë me domate e sallator, të hani byreqe e të pini dhallë?

E drejta juaj. Protestoni atje ku duhet dhe mos u piqni në diell, për t'u freskuar tek ai që protestoni.


Kauzat janë të domosdoshme për një shoqëri të shëndetshme!

Por varet se çfarë quajmë kauzë!


Jo çdo kërkesë për "liri" është kauzë.

Është kauzë për një grupim të vogël shoqëror.

Përndryshe edhe Kejvina ka të drejtë në kauzën e saj, që t'i lirojnë Audin e sekuestruar, për blerjen e të cilit punoi shumë...

11 Komente

  1. K
    Kukesi

    Shkrim shume i buker. Pene e forte

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Sa kom qesh, Penë e fort thotë ky Malok i Kuksit që Detin e dinte më të vogël se Liqeni i Komanit dhe kur u bo 40 vjeç e pa për here te pare, Ore Kuksion ky që ka bo këtë shkrim më duke se i ka ron Dielli në Kokë dhe e paska trullos dhe kur ka ardhë ne vete ka thonë paskom lon nom Nuk i vejmë faj se vapa e këtyre ditëve ka bo punën e vet…..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi që te shtyp nonen

        Ik mor moterqire qe djeg goma te bashkia e dëgjon pordhet e qelbura te Saliut posht ballkonit mos bëjë pis emrin Tirona mor shpellar i ardhë në Tiron me valixhe druni

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vloraku

      Punë kurvash!... Sigurisht punë e ndershme..... Sepse ajo vajza e "përputhen", para tre vjetësh, e cila kishte mbaruar shkollën e lartë dhe deklaroi se ishte e virgjër, u masakrua nga shoqet e saj "të ndershme" dhe më e keqja nga i virgjëri i pamartuar Arjan Konomi...... . - Ku shkon ti moj!?... Viti 2022 dhe ti 25 vjeçe deklaron se je e virgjër. Po ti qenke e pandershme moj e humbur!...... . Ndërsa Kejvina të protestojë për AUDIN që e bleu me mundime..... . Dhe shoqatat të protestojnë kundër luftës në UKRAHINË, që ta dëgjojnë dhe shikojnë ukrainasit dhe rusët që shëtisin me fuoristrada, bëjnë plazh dhe luajnë shah nën një çadër në Zvërnec... Emër sllav. Pse nuk protestojnë për t'ja ndryshuar emrin Zvërnecit, Selenicës, Novoselës, Treblovës, Vllahinës, Karaburunit, Radhimës. Radhima jo, sepse Agroni e sjegon shqip. Ra e dhimja. Dhjeu njeri në kodër dhe ra në det. Që atë ditë dhe ajo ditë ju kujtohet të gjithëve, mori emrin Radhima.

      Përgjigjjuni
      1. e
        edi

        Kur dhjeu ai mbi koder mos te ra muti ty ne koke??????Dhe ndryshohe ate emer se ne VLORE nuk thote asnje jam VLORAK o tope i ardhur nga malet e KURV-LESHIT.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luli

        Shkrim yll I sakte

        Përgjigjjuni
        1. m
          muçua I tanes

          djalosh! deti dhe dielli nuk jane private, lokali eshte i atij {privat} i cili shet pije freskuese per te jetuar.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dyli

            Shkrim karash

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              Te yfte kari o Dyli,se shkrimi nuk eshte per njerez te trashe.

              Përgjigjjuni
              1. Cadra pistolet

                Artikull kot.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trenistii

                  Besoj je perdorues substancash. Humba disa minuta duke e lexuar. Nuk me kane pelqyer kurre efektet artificiale te droges ne trurin e njeriut.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje