
Tani, a duhet Kurti edhe kamaradin e tij, Sholcin, socialdemokratin më të fuqishmi në Evropë, ta quan, si atëherë sekretarin e shtetit Blinkën, politikan super naiv, të kapur nga një dalldi për litiumin, meqë bëri pazar të hapur me fashistin Vuçiq?
Kancelari gjerman Sholc para disa ditësh sikur u gjunjëzua në Beograd kur me presidentin e Serbisë Vuçiq e firmosi një memorandum strategjik me vlerë prej shumë miliardë eurosh mes Gjermanisë dhe Serbisë. Me Vuçiqin! Çudi!
Kush ka mundur me parashikua se Gjermania, që ishte lidere e politikave që edhe në vetë Serbinë vlerësoheshin si “anti-serbe” ose më saktë “pro-shqiptare”, do të bënte një hap të tillë. Gjermania ishte ajo që, së bashku me Francën, e propozoi dhe i detyrojë dy palët që të aprovojnë Marrëveshjenn e Ohrit në bazë të planit franko-gjerman që pastaj u pranua edhe nga BE-ja. Plani që parasheh njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pa obligimin që njohja të jetë edhe de jure.
Po kështu, Gjermania ishte nismëtare e njohjes në OKB të Rezolutës mbi gjenocidin në Srebrenicë, që shkaktojë zemërime të mëdha në Serbi.
Thuajse njëkohësisht, Gjermania ishte shteti kyç pro anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në Këshillin e Evropës, me çka do të katapultohej ndërkombëtarizimi i pavarësisë së Kosovës në një nivel tjetër të afirmimit të pakthyeshëm, si goditje nga më fatalet ndaj pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Por, jo, kjo nuk ndodhi sepse Gjermnia e tërhoqi përkrahjen. Anëtarësimin në KE dështojë për shkak të miopisë së qeveria tonë idhnake sepse refuzoi ta bëjë një hyzme minimal që kërkohej si garanci serioziteti, që drafti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, në parim edhe ashtu i pranuar nga Kryeministri Kurti, të dërgohet për vlerësim në Gjykatën tonë Kushtetuese. Ishte procedurë, jo diktat! Por nuk pranoi krenaria e gjeniut Kurti, i cili tha “draft-statusi nuk është i Kosovës, është i BE-së, le ta çojnë ata te Komisioni i Venecias, ne i kemi idetë tona për Asociacionin…” E humbem vetë bllanko ofertën e KE edhe për skak të manovrave qesharake të letrave të kryediplomatës Donika Gërvalla-Shvarc, prej të cilës pritej të kishte sensin elementar, – ka jetuar gjatë në Gjermani, burrin e ka gjerman, – për rolin kyç që e kishte Berlini në çëshjen e anëtarësimit në KE.
Ja, kjo ka qenë parahistoria e raporteve mes Serbisë dhe Gjermanisë.
Beogradi zyrtar prej kohësh zemërohej me nismat gjermane, supozohej se marrëdhëniet me Berlinin janë në krizë, ishte në pyetje se çka do të ndodhë me investimet e mëdha të Gjermanisë në Serbi në kohën e kancelares Merkel… Por befas, ndodhi – memorandumi Sholc-Vuçiq. Ata nuk e fshehën arsyen pse ndodhi kthesa. Ishte një marrëvershje urgjente interesi, mbi eksploatimin e metalit strategjik, litiumit, që Serbia e ka me bollëk, kurse Gjemanisë i duhet për transformimin e ekonomisë së saj. Litiumi është komponenta kyçe për prodhimin e baterive dhe energjizues i pajisjeve të teknologjive më të avancuara të kohës.
Interesi vital i Gjermanisë, fuqisë më të madhe ekonomike në Evropë, është që të sigurojë sasitë e mjaftueshme të litiumit për të mbetur konkurente në transferimin marramendës të teknologjive ku p.ah. edhe industria e makinave, ku Gjermania ka qenë superfuqi botërore, po ngecë ndieshëm në krahasim me Kinën dhe disa vende tjera, te prodhimi i automjeteve elektike, sepse nuk e ka mjaftueshëm, si vendet konkurente, lëndën e parë e për rritjen ekonomike, litiumin. Me memorandumin e Beogradit, Gjermania ka sigurtuar 17 % të nevojave të saja për litium, kurse Serbia dhe regjimi i Vuçiqit, një mbështetje të fuqishme ekonomike, qindra mija vende të rejqa të punës, fluksin e kapitalit gjerman dhe evropian. Faktim që marrëveshjen e bëjnë me një autokrat dhe politikan dyfytyrës, nuk e shqetëson Sholcin pragmatik, sepse e di se është më lehtë të dirigjohet me një autokrat se sa ndpnjë pushtet “demokratik”, që p.sh. në Serbi, te opozita aktuale, çështja e eksploatimit të litiumit, po shikohet me dyshime të mëdh, për shkak se si teknologji është e rrezikshme për ambientin, tashe me disa vite janë organozuar demonstrata të mëdha, me qintra mijaëra pjesëmarrës, për ndalimin e eksploatimit të litiumit nga një firmë australiane.
Në këtë kontekst, ne në Kosovës duhet të flasim hapur se çka po ndodh me politikën tonë, ku jemi me strategjinë e lodhtë populliste të Kryeministrit Kurti, i cili e ka paralizuar vendin dhe, prej muajsh, e izoloi veten nga kontaktet me faktorët relevantë ndërkombëtarë, përfshirë edhe partnerët strategjikë që e kanë mundësuar pavarësimin e Kosovës. Nuk e thërrasin më në samite ku do të duhej të ishte, në shumicën e tyre mbase edhe vetë nuk ka dëshirë që të marrë pjesë. Kjo ka për pasojë shtërpësinë, sikur jemi pezull dhe të shkëputur nga proceset dramatike që po ndodhin në botë, thjeshtë jashtë loje, sepse Kryeministri në vazhdimësi ka refuzuar që të koordinohet dhe bëjë detyrat e shtëpisë, i fascinuar me beteja ideologjike dhe “parimore” me politikat pragmatiste strategjike të Perëndimit, që atij i duket sikur e miklojnë Vuçiqin, dhe e merrte guximin që edhe Blinkenit ti thitë se është naiv dhe nuk po e kupton ser Vuçiqi është fashist.
Tani, a duhet Kurti edhe kamaradin e tij, Sholcin, socialdemokratin më të fuqishmi në Evropë, ta quan, si atëherë sekretarin e shtetit Blinkën, politikan super naiv, të kapur nga një dalldi për litiumin, meqë bëri pazar të hapur me fashistin Vuçiq? Por, ama, Shollci edhe me këtë memorandum e ka në dorë Vuçiqin, më shumë se që Vuçiqi mund ta ketë atë, sepse Sholci angazhohet që Gjermania të mbetet superfuqi ekonomike, nuk rri duarkryq para sfidave, as rreth luftës në Ukrajinë, as te çështja e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndmor. Ia tha edhe në Beograd qartë Vuçiqit, se Serbia doemos duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në bazë të marrëveshjes së Ohrit.
Politika aktive bëhet kur je në lojë dhe në kontakte faktorizuese, kur informohesh për proceset realpolitike dhe ke ndikim, kur ke këshilltarë ekonomik dhe jo vetëm politikë të frymës tashmë anakronike “antiimperialiste” si të kohës së Enver Hoxhës.
Kurti i idealizuar si i stërmençur, nuk komunikon me botën. Prej kohësh ka takime të vetëaranzhuara ndërkombëtare vetëm në trajtën e vizitave turistike (Izmiri së fundi, katër ditë të kota) ose konferencave jorelevante ku mban ligjerata akademike duke u përpjekur të fascinojë një publikë me pritje po aq anakronike sa janë edhe të tijat, sepse as vetë nuk po i kupton mirë proceset real-politike që po zhvillohen në botë, ku duhesh të jesh pjesëmarrës aktivë, për të pasur ndikim dhe përfitime. Politika tre vjeçare e Kurit është tragjikisht autiste, e papërshtatur nevojave reale që i ka Kosova, si në administrimin e vendit, që po e bëjnë kryesisht ministrat jokompetent, ashtu edhe në avanciminn e statusit të merituar ndërkombëtar të shtetit.
Alarmi është aktivizuar prej kohësh, por Kurti e neutralizojë përpjekjen e vetme të duhur që të përshpejtohet mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor ose javën e parë të korrikuit. E premtoi pastaj nuk e bëri, as e gjeti të udhës të arsyetohet.
S’di nëse tani, pas tronditjes me Sholcin, mund të kapim trenin e pjesëmarrjes në real-politikë, e jo të ndjekim politikën e kopallave të ndyshkura ideologjike të Kurtit dhe të këshilltarëve të tij që flasin mme duhmën e mykut të bunkerave të kohës së Enverit. Dikush duhet ti thotë këtij trimi: O Albin, merr këshilltar të hajrit që e kuptojnë pse litiumi e gjynjëzoj kamaradin tënd Sholcin. Ose edhe, pse vizita jote te Erdogani ishte fijasko, vetëm me dekor protokoli dhe pa asnjë përmbajtje, pos zotimit se Turqia mbetet aleate e popullit të Kosovës. Kështu e thotë edhe Bajdeni. Edhe kamaradi yt Sholci i gjynjëzuar i realpolitikave.
Shpresoj se qeverisja Kurti do të pëlcet shumë shpejt me atë cipën e lehtë e ballonit të fryer me rrena dhe mashtrime që pa na e mban në ajër një helm popullist iluzionesh mbi sukseset e regjimit të tij të kotë, me gjithë atë dekor mediokritetësh që e administrojnë vendin mozo’makeq pa perspektivë. Le të pëlcas edhe balloni i lëvizjes së rrejshme “Guxo” që ia dha shumicën absolute 51,3 % në zgjedhje, por pastaj rra në heshtje, s’pati guximin t’ia thoshte troç as edhe një vërejtje publike për vendumërimin katërvjeçar poshtërues. Po të ishte Guxo e guximit do t’ia përplasë edhe Albinit turinjëve: ‘Ku po na çon, he, burri i dheut, drejt izolimit!”, siç u pat rrit dhe afirmua duke i kritikuar vend e pavend Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, për politikat që atëherë thoshin se janë tradhëti (demarkacioni, “zajednica”) e sot janë bërë kokaina manipulative e një pazari edhe më të ulët seç u pat bë nga “pushteti i vjetër”, me arsyetime se “Kurti po e zgjëron sovranitetin në Veri” pa treguar se sovrani i vërtet i provizoriumit të sovranitetit është bë të vërtetë KFOR-i, jo Sveçla.
Zgjedhje të përgjithshme sa më parë, derisa Perendimi e ka besimin te populli i Kosovës, sepse edhe ku besimi mund të tretet befasisht, nëse nuk esëllohemi!
Skelzen Maliqi,i biri i kryespiunit te UDB-se per Kosove-Memet Maliqit.Vec kush nuk e njehe kete berllog!Realpolitika e Albinit e futi Veriun e Kosoves plotesisht nen kontrollin e shtetit.Per kete fakt duhet paguar nje cmim(sepse Perendimi ia kishte premtuar Veriun Serbise),por ia vlen.Nderkohe,spiunet e tipit Maliqi vazhdojne te vajtojne! Ne zgjedhjet e ardheshme,VV shkon mbi 60% !
O Mehmet Maliqi , po kujt I plasi bytha në Shqipëri , se sa përqind shkon VV-ja juaj në votime ? Çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë ?
O Mehmet Maliqi , po kujt I plasi bytha në Shqipëri , se sa përqind shkon VV-ja juaj në votime ? Çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë ?
Shumica e krereve te VV-se vijne pikerisht nga Shqiperia, o tellall analfabeti.Po te te mos plaste bytha,ti s'do ta lexoje kete artikull fare!Ne mos me ze bese mua,pyete ate shefin tend ne Qeveri(ate me citjane) se a i plase bytha ,ose te pakten pyete Mjeron,te cilit i eshte bere obsesion Albini :))
Që ta kesh të qartë ti Memut, as nuk e rruajmë fare për një orangutang tip al-Bin Kurvi, bile më vjen keq që po harxhoj kohë e rreshta per nje çikërrimë politike. Është i vockël, fare i vockël...
Që ta kesh të qartë ti Memut, as nuk e rruajmë fare për një orangutang tip al-Bin Kurvi, bile më vjen keq që po harxhoj kohë e rreshta per nje çikërrimë politike. Është i vockël, fare i vockël...
Që ta kesh të qartë ti Memut, as nuk e rruajmë fare për një orangutang tip al-Bin Kurvi, bile më vjen keq që po harxhoj kohë e rreshta per nje çikërrimë politike. Është i vockël, fare i vockël...
Gjermanie me kte Puthje nee Zjarrt me Pederin Vucic ,flirton me Mosken duke i then : I Dashur Car , un i hoqa cizmet Gjermane dhe breket dhe jam Gati me t'u Ul mbi KAR . Rrubineta e Gazit te Putinit gjunjezon Sh(t)olz-in . ______ Eshte nji Sinjal i Forte qe vjen nga BE-ja Gj.Fr _Harrojeni Prrallat me BE .(ose beni sekur i besoni akoma ) dhe nisni menjiher Bshkimin Kombetare me hir ose me pahir , kush e pegon te qitet jashte qarkullimi .Historia e Kurves Plak po perseriteet . Nqs nuk regohet shpejt e njoihet kjo Levizje e BE-se duke u Puthur ne Buze mee Krimineleeet serb e buzVicin , do kerkohet nga Kurva Plak etj perseri qe Shqiptret te dorezojne Teritore ose akoma me keq ! Njiher Kurv e Pashpirt ,gjithe Jeten e tille . Uhdukini Shkerdhtat nga Qeverrite Shqiptare .Patriotet te marrin e duar Fatet e Kombit
Neve të bashkohemi me ju ?! Mos e dhëntë Zoti .
Kush janë këta "neve"?! Që kur ke filluar të flasësh në emër të kombit shqiptar, or loqe?! Fol në emrin tënd dhe e ke shumë si kar me zile që qënke. Nuk e vendos ti nëse do kryhet apo jo bashkimi kombëtar!
Shqifoles i Shqiperise , ( je noj grek ose seerb i ambsadave -gjithcka eshte ee mundur -vetem Shqiptare s'je ) Pa ee zgjat shume e kte Hle ku shkerdhehet Kryperdersti ymer baze me zvrraniket filogrek ,qe i shtyn Greku 300 evro e bythe dhe i angazhon Medieve te percajne Shqiptret ,po te Deklaroj ,see Jaee Shqiptare nga Jugu ,adej nga i prene koken Gjaprit Grek dhe e hodhen ne vjose ,te shkonte andej nga kishte dale -
Akoma gjallon me "shkrime" Maliq Udbashi?!
Kosovarë të dashur , çfarë kujtoni ju , që SHBA-të , BE-ja dhe NATO , e kanë Kosovën të nënës dhe Sërbinë të njerkës ? Serbia , në fushën e "shahut" politik , ekonomik e ushtarak , ze vendin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe konsiderohet po aq e rëndësishme edhe në rang evropian . Veç asaj , Serbia e konsideron vehten të lënduar nga Perëndimi , sikur NATO e BE i kanë gjithmonë një borxh Sërbisë , për shkak të sulmit të pa precedent që NATO i bëri në kohën e Millosheviçit . Dhe jo vetëm Serbia , por edhe BE dhe SHBA , për shkak të asaj që përmenda më lart , po të jesh i vëmendshëm , ndjejnë një farë përgjegjësie ndaj Sërbisë . NATO , qysh kur është krijuar , kurrë nuk ka sulmuar një vend sovran , aq më tepër në mez të Evropës , kur nuk rrezikohet ndonjë vend antar i saj , prandaj e quajta më lart të pa precedent sulmin kundër Sërbisë . Për mendimin tim , vëllezër kosovarë , nuk duhet të përfitoni nga mirësia dhe aktet humane ndaj jush të faktorit ndërkombëtar , që ju bëri shtet dhe po punon për konsolidimin tuaj , por ashtu si ju , ndoshta edhe më tepër , ndërkombëtarët e kanë dhe e konsiderojnë edhe Sërbinë . Prandaj , këmbët në tokë dhe politika kosovare , të ulë një çikë hundën sepse ,siç dihet " hunda e lartë , dëmi i të zotit" .
O Dash-i shytë (dmth pa brirë), i bën avokatin Sërbisë!?