Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

24 Korrik 2024, 11:30Blog TEMA

Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Nga Ilir Metaj 

Për industrinë e turizmit shqiptar cildo mund të gjejë vërejtje për të bërë, sikurse cilido mund edhe të ketë ide të mira se si kjo industri mund të prodhojë më të mirën për ekonominë e Shqiperisë.

Ne të gjithë kemi të drejtë të pretendojmë maksimumin nga perdorimi i resurseve natyrore turistike me të cilat Zoti e ka bekuar këtë vend.

Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se resurset kanë qenë aty, gjithë kohën.

Aty ka qenë deti, Alpet.

Aty kanë qenë sitet arkeologjike dhe parqet natyrore. Aty ka qenë edhe Berati me Gjirokastrën. Ka qenë aty Vlora dhe Ksamili.

Por nuk mundën të jenë asnjeherë burim i rendesishem të ardhurash. As arsye të mjaftueshme për të hyrë në rekordet e flukseve turistike.

Të ulëta ishin edhe pritshmeritë tona e modeste, ambiciet për renditjet në klasifikimet rajonale.

U desh të kalohej nëpër zinxhirin e rilindjes urbane, që i shpluhurosi pasuritë dhe hiret e ndryshkura dhe i futi gjithë qytetet në një valle dore-për-dore, secili me kostumin popullor të treves së vet.

Këtë duhet ta pranojmë dhe ta themi me zë të lartë.

Pasketaj, industria filloi të ngrejë kokë e të gjallerohet. Filloi të kuptojë se nuk ka asgjë më pak se fqinjët. Madje ka më shumë.

Ambicia jonë popullore e shoqeroi me vemendje këtë trajektore ngjitese duke pretenduar shumë, gjithmonë e më shumë.

Dhe bëjmë mirë të kemi ambicie, se nuk ka kohe për të humbur.

Bëjmë gjithashtu mirë të mos fluturojmë, por të mbeshtesim kembet fort në tokë.

Se tregjet kanë rregulla, kanë ligjësi. Kush tenton t’i shkelë ato rregulla, e gjen veten shpejt të plasur për tokë me turinj të thyer.

E një nga keto rregulla është konkurrenca me cmim dhe cilësi.

Nuk ka produkte turistike të barabartë. Ka produkt turistik unikal që të jep kenaqesi. Dhe kjo kenaqesi perkthehet në cmim. Nuk mund të ngresh cmimin pa ndryshuar asgjë në nivelin e kenaqesisë.

E kunderta mund dhe duhet të ndodhi: të rritesh kenaqesinë me të njejtin cmim. Keshtu fiton në konkurueshmëri. Kështu zgjeron industrinë si e tërë, duke zgjeruar kapacitetet e tua. Dhe mund ta bësh këtë derisa ky vend ka ende burime të pashfrytezuara si produkt turistik.

Po disa ranë pre e kurthit të eksperimentit në terren.

Disa pra menduan të testojnë “live” aftesinë për të mos humbur treg  duke rritur cmimet pertej logjikes së tregut.

Dhe eksperimenti për pak u kushtoi shumë.

Reflektimi i shpejtë dhe inercia e marketingut mund t’i shpetojë këtë herë. Por mesimi duhet të lerë gjurmë për vitet që vijnë.

Megjithatë, turizmi shqiptar është në pjesën e parë të historisë: pjesën e ngjitjes dhe ringjitjes duke mesuar nga rrëshqitjet.

Krahasimet me frymë negative me fqinjët, nuk vlejnë nëse janë të paplota dhe të pakujdeseshme, pale pastaj dashakeqëse.

Të tilla nuk ndihmojnë askend, perkundrazi, intimidojnë energjinë krijuese dhe entuziazmin që çon projektet përpara.

Nuk ka vend të krahasosh tregues relative të perftuar pa ndonjë perkufizim të saktë nga “booking.com” apo site të tjerë.

Sepse, bie fjala, 83% e shfrytezimit të pronave të listuara në “Booking.com”nga Mali i Zi kundrejt 73% të atyre në Shqiperi nuk do të thotë aspak më shumë turistë në Mal të Zi. Edhe me këtë 79% Shqiperia ka të rezervuara 13300 prona kundrejt 10900 te Malit te Zi.

Aq me pak mund të behet krahasimi me 79% nga Maqedonia e Veriut, sepse për këtë vend kjo shifer perkthehet në vetëm 2900 prona.

Por, vlen gjithmonë ambicia që Shqiperia, jo vetem duhet të shfrytezojë maksimalisht kapacitetet aktuale turistike, por duhet t’i zgjerojë e përsosë ato.

Eshte gjë e mirë që  krahasohemi me vende si Greqia, Italia, Kroacia,  madje edhe Malin e Zi, të cilin e kemi konkuruar me sukses tashmë por që i cili ishte në kulm të kesaj industrie qysh në vitin 2015.

Të mos harrojmë se Shqiperia rregjistronte vec 3.5 milionë vizitorë në 2015, kur në keto vende industria turistike ishte bërë trashegimi prej dekadash. Në më pak se një dekadë ne kemi kapercyer shifrën 10 milionë.

Ky është sukses i padiskutueshem, i jashtëzakonshëm, por, si cdo sukses, duhet menaxhuar me zgjuarësi dhe me vizion afatgjatë.

Investimet e rendesishme publike të qeverisë duhet të multiplikohen me vizionin, intuiten dhe punen 24 oreshe të qeverisë lokale dhe Ministrisë së Turizmit. Sidomos këto të dyja duhet të bëjnë në kohë detyrat e veta pa cënuar sezonin turistik, por zë koordinuara duhet të ndertojnë platformat gjithevjetore të trajnimit dhe orientimit të operatoreve drejt standardeve konkurruese në çmim dhe cilësi.

 

Sezoni është ende në mesin e vet dhe  ne jemi ende në kohë të riparojmë gabimet dhe të shenojmë rekordin e ri edhe këtë vit.

Se bizneset tona keshtu e kanë ngjitur të përpjetën, duke mesuar nga sukseset e të tjereve dhe gabimet e veta.

Edhe nëse ka perpjekje për antireklamë, shqiptarët do dinë t’a kthejnë në reklamë të keqe, nga e cila përfitohet.

Dhe, si përfundim dihet : karvani të ecë përpara!

* Ilir Metaj, deputet i PS 

19 Komente

  1. R
    Realisti

    Mire e ke levdimin qe I ben Rilindjes biles nuk jam kondra. Problemi qendron te kulti i individidit qe gradualisht dhe perseri po krijojme. Per sa kohe Ai nuk degjon verejtjet qe i vijne nga poahte apo te dije te manaxhoje nje system qe mbikqyr gjithcka, atehere si breshka do ecim edhe 45 vjet te tjera. Kam nje besim te plote se vetem nje emigrant i edukuar ne perendim dhe qe ka mbi 20 vjet qe jeton atje do mund ta shpejtoje zhvillimin e ketij vendi. Ai i madhi tashme eshte izoluar nga klounet dhe zor se kupton me ceshte meritokracia me fakte e jo me fjalime.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ehaaa

      Turizem me cmime 7* sherbim indjan e bangladeshas. I marrim puntoret nga bangladeshi tha km i gjati. Nese merr puntore nga bota 3te sherbim si bote e 3te do ofroah edhe pse i rren mendja se jemi me 5* ku tera plazhet jane plote TEMU.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liki

        Ehhaaa, ma mut se qe sherbeni ju n’shqipni se gjen as ne bangladesh e as ne pakistan….ata nga bangladeshi e pakistani dhe e gjithe azia kane tradite kuzhinen. Sherbimet ne restorante (ne shumicen e vendeve) jane zero ne shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber

          Po ne plazhet e italise e greqise kusho punon, vendasit apo emigrantet? Punonjesit duhet te trajnohen, nje nga bangladeshi mund te punoj sikur nje i botes se zhvilluar nese trajnohet.

          Përgjigjjuni
      2. L
        Lexues i TemA

        Do të isha i kënaqur, të mos e shihja dhe as të mos e lexoja kurrë emërmbiemrin tuaj, i nderuari Ilir Metaj, deputet i Parlamentit të Shqipërisë! Ju jeni mëse në rregull, por një tjetër me emrin dhe mbiemrin tuaj nga Çepani na është bërë si flamë, dashjepadashje ID juaj na kujton atë rrugaç, prandaj do të propozoja si mbiemër emrin e babait tuaj të nderuar. Falënderime për vizionin tuaj mbi turizmin dhe porositë e vyera për ta mbajtur këtë pasuri kombëtare në nivele gjithnjë e më të lartë.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vizitori

          E Mira do ishte qe Politika mos te hiqet sikur mesh vesh edhe nga Turizmi o Zoteri..te shkosh nga Tirana ne vlore dhe nga vlora ne Sarande me Cfare ofroni ne transport publik eshte Turp,,,po I trajtoni Turistet si kafshe ,o zot cfare shkruajne ata..per fugonet qe vijne era cjap per shofera kamikaz dhe kushte afrike….Shqiperia per ato cfare paguan nuk ka vlen se me te njejten vlere paguaj ne portugali ose diku tjeter dhe marr kushte njerezore..Tani ti fol ti besh qejfin Shefit tende liderit Kim nga Surreli po Shqiperia eshte Turp te thote qe ka Turizem dhe kushte per njerez..ndoshta as per kafshe..po juve laheni ne gjirin e lalzit apo Kampin e pergjendrimit te Green coast dhe fshiheni nga Barktharet…Shqiperia rrezoi nje bllok dhe ka ngritur qindra ku Droga ,politika dhe Larot behen bashke te ju tregojne shqiptareve qe ky eshte Turizmi..o Batakci Ja po ta them une qe per vleren qe paguan Shqiperia nuk ofron asgje.po det me fekale e ushqime kopje te ndyra te Komshive Italian e Grek….A ka Halle te tjera ky popull apo jeton si Turist se me ato cmime dhe me rrogat e shqiptareve nuk te dalin per nje dite..ose ti pjerdh kot ose une le ta gjykojne njerezit.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Di te shkruash apo akoma nuk e ke mbaruar klaseen e 8! Shkruaj ore derdimen me paragrafe qe kane nje ide dhe pastaj jep fake! Mos e mbush artikullin me thenie dhe deklarime alla komuniste! Keshtu u mesojne ke shkolla apo e ke nga mendja jote? Per thelbin e artikullit dua te bej nje pyetje. Perse nuk fole per zaptimin e reres dhe detit? Shkaku i krizes jane zaptimi i plazheve. Cmimi eshte tjeter gje qe ka te beje me shume me pronaret qe me shume u intereson pastrimi I parave sesa sherbimi I njerezve. Kete e di edhe une qe nuk jetoj fare ne Shqiperi dhe jo me Shqiptaret atje!

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokol

              Zonja Kumbaro. Nëqoftëse nuk ndërhyni për të vendosur standard si në vendet që kanë 200 vjet që merren me turizëm në bregdet, ne prap do mbetemi të kënaqur në mjzejren e kasolles tonë. 1.Nëpër plazhet e famshme të botës që shezllonet përpara hoteleve janë falas, si pjesë e paketës së shërbimit të hotelerisë. 2.Gjithe plazhet e botës, janë publike. Njerzit marrin një cadër e një peshqir dhe askund nuk shikon shezllone, që i vendosin deri në vije të ujit si në Shqiperi. Bile, në plazhet e famshme të Amerikës Latine, gjithe pushuesit/et rrinë në këmbë, që të nxjerrin dukshëm hiret e tyre. 3.Në Greqi që nu ka ujë, bidonat e ujit të pijshëm 500 gr, shiten vetëm 50 cent? Kush shet më shtrenjtë, gjobitet. 4.Vendosni kosha të vegjël plehrash sa më dendur në zonën bregdetare dhe gjobisni neë publi cilindo që le mbeturinat, sepse kështu vendoset rregull. 5.Detyroni bizneset që në të pastrojnë 24 orë tëe ditë/natës territorin përpara lokalit të tyre dhe të paketojnë mbeturinat me qëllim që t’ua bëjnë më të lehtëe punën e punonjësve dhe makinave pastruese të Bashkisë. 6.Bëni ca gjëra të bukura si gjithë dynjaja, pasi ka përvoja shumë praktike nëpër Botë dhe do shikoni sa i qytetëruar do jetë turizimi në Shqipëri

              Përgjigjjuni
              1. @
                @

                Kush tha qe krahasohet Shqiperia me vende si Italia dhe Greqia per turizem?? Komplet qesharake. Greqia eshte shteti i nente me i vizituar ne bote ne vitin e fundit, kurse Italia eshte e katerta ne bote (ja marrin vetem 3 shtete per numer vizitoresh). Italia dhe Greqia jane shtete qe e kane pasur turizmin te pjekur dhe te zhvilluar per dekada dhe i viziton dhe i njeh gjithe bota prej kohesh. Shqiperia u rrit pak ne turizem per dy vjet dhe arriti Itali dhe Greqi. Mos fluturoni me presh ne byth. Shqiperia nuk matet dot as me Kroacine, madje as nuk i afrohet nga niveli.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paemer

                  Sa per informacion nuk eshte se e beri Rama or mik apo PS apo Saliu etj,e beri koha qe si gjithnje pak apo shume perparon gjerat,e bene rrjetet sociale . Kurioz jam cdo thoje ti per zhvillimin aktual turistik nese do ishe opozite,do i nxije apo jo? Ju flisni sic ju leverdis ne saje te pozicionit politik te momentit.A nuk ishte kryetari yt qe u shpreh dikur se liberalizimi i vizave ishte i parakohshem? E verteta eshte qe turizmi yne eshte ende kaotik,futu ne trip advisor dhe lexo ,60-70% te komenteve jane negative .Turizmi yne eshte amator ne rastin me te mire,eshte aspak largpames ,funksionon sot per neser.Infrastruktura ,pastertia etj lene per te deshiruar.......po ju vazhdoni mburruni se do e shihni ku do ju coje ky delir ........

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xxx

                    O Ilir leri furcat per liderin se ai nuk pyet .Meru me ndonje hall te popullit qe ka mbetur rrugeve e nuk zgjidh dot asnje problem .Halle me kadastren ,halle me gjykatat nje gjyq vete 6-7 vjet ,halle me cmimet ,me kredite ,me zaptusit e cdo gjeje rrugeve ,trotuaret,hapsirat publike ,parkimet e tani edhe plazhet .Halle cep me cep e ti me flet per turistet .Mbidhini zagaret qe keni shperndare zyrave e kerkojuni llogari per punet e pa bera e rrogat qe marrin nga taksat e ketij populli qe paguan per ti shtuar hallet vetes .Po do vije dita edhe nuk eshte e larget kur te gjith langove qe ua kan nxire tu tregojn vendi.Do vije se ka vajtur ku nuk mban me .Mbidhi ata zagaret e kadastres qe per cdo dokument nuk lene me pretekse ps nxjerre pas dyerve te kycura per popullin .Nxirini langot cis ishin se te pakten i shikonim ne sy e perballeshim kurse pas dyerve dallaverat i bejne si duan vete .Kurse ne paguajm tarifat si duan ata edhe vijme verdalle .

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drini

                      Pse jane rritur çmimet? Sa kan qene dhe sa kane vajtur? Nuk e di , di qe nje shoku im italian ishte vjet ne Sarande dhe per çmimet nuk i pelqeu, keshtu me tha

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Piktori dhe shoket e tij.

                        Metaj,mire e ke nisur analizen,por me vone te kane mbytur ”sukseset”e numrave. Sukseset e numrave te medha,metaj kane brenda cmimet e lira dhe kurizitetin e natyres.Por makuteria dhe mentaliteti katundar,prej matrapazi,kane bere qe cmimet te rriten,per te njejtin produkt dhe sherbim larg atij te vendeve afermdenjese me ne.Dhe vec kesaj metaj,si pronari i tij,i ka mbytur makuteria e fitimit,nga turistet e huaj dhe nuk hedhin veshtrimin mbi turistin vendas,qe e ka shume te veshtire,ti afrohet zonave turistike,,qe vec te tjerave,kane pushtuar dhe plazhet publike.Prandaj metaj,ky shkrim ishte prej diletanti,prrandaj duhet,te shtrosh. bythet dhe hyri ketij problemi me themel,pasi per kete paguheni.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nari

                          Ai qe eshte para vanit do ece perpara ne ate nevojtore qe quhet shqiperi

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luli

                            Ti mor mik qenke servil nderkombtar, bani furçe sa te duash KMse se nuk te Fute me ne liste per deputet

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luli

                              Ti mor mik qenke servil nderkombtar, bani furçe sa te duash KMse se nuk te Fute me ne liste per deputet

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati qytetar

                                Pse nuk flet për Vlorën z. Metaj?!!! A nuk ke sy ne ball te shohesh nje qytet te degraduar, te piste, plehra kudo, anarki e shesh zenie e lulishte zenie kudo. Trptuare te zaptuara me vazo lulesh, karrige, e lloj lloj objektesh sipas qejfit te zaptuesit, parkingje private ne tok publike gjobvenes me 6-10 mij leke per 1-2 ore parkim. Plazh publik cop cop ne vendin me detin me te ndozur pervec te tjerash. Plazhe private kudo e qe i kane marr privat pa lidhje me hotelerin dhe turizmin e qe din vetem te ven gjoba dhe kaq. Bashki inekzistente, ministri turizmi inekzistente, polici inekzistente, matrapaze neper zyrat e shtetit dhe sidomos kadaster, ksha, dogane, aku. Cfare me flet per turizem or deputet?!!!! A ke pergjegjesi per cfare them me lart e plot te tjera?!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ERTV

                                  O artist, pikturist, skicist që i shikon gjërat 3D. VANI ka qenë goxha çun por kujdes se mos merrni parashtesën e Vanit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    ERTV

                                    Po pse morr vlla duhet ti jeni kaq servila Ramës. Sa thotë ai një thënë, me vrap e privatizoni të gjithë. Apo keni hall se nuk ju ve emrin në listë. Dhe o burra kush ti bjeri në sy më shumë! Sa për sqarim autori ka qenë drejtor I turizmit në bashkinë e VL dhe me falni për shprehjen por bashkë me shefin e tij bën një M... të madh. Ah harrova bën edhe pallatin e Lulit gjysëm në det për të cilin taksapaguesit Shqiptarë do paguajnë plot 13.6 milionë euro. Kështu që ti o Ilir Meta jo Metaj... Kujdes me Kar-Vanin se Vani çun I mirë ka qenë por kujdes se mos merr ti bashkë me turizmin e AL parashtesën!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje