Edhe Albini kundër Kurtit?

10 Korrik 2023, 18:08Blog TEMA

Edhe Albini kundër Kurtit?

Nga Alban Dafa

Shtrirja e sovranitetit të Republikës së Kosovës në veri është thelbësore. Por po aq thelbësore për sigurinë e Kosovës është krijimi i marrëdhënieve të mirëbesimit me serbët e Kosovës në veri. Kjo është një sfidë madhore jo vetëm e Republikës së Kosovës, por edhe e qytetarëve të saj. Qeveritë e Kosovës janë mjaftuar me pasjen e një sovraniteti formal mbi veriun, të kufizuar në kontrollin e pikave kufitare me Serbinë dhe me integrimin e një pjese të strukturave paralele serbe – polici, gjyqësor e pjesërisht të pushtetit vendor. Kjo gjendje i shërbente Serbisë, e cila kishte kontrollin efektiv mbi serbët e veriut, - qeverive të Kosovës, të cilat mund të shpreheshin se e kishin veriun nën kontroll, si dhe bashkësisë perëndimore, së cilës i leverdiste të mos merrej me problemin thelbësor të marrëdhënieve të pasluftës midis Serbisë dhe Kosovë – pra, sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës brenda territorit të saj.

Kryeministri Kurti, në përpjekjet e tij për të shtrirë sovranitetin e Republikës në veri, duket se është udhëhequr krejtësisht prej interpretimit të tij të së drejtës morale dhe kushtetuese të Republikës, pa marrë në konsideratë forcat kundërshtare ndaj tij. Duke qenë besimplotë në fuqinë e moralit dhe së drejtës së veprimit të një shteti demokratik, ai duket se ka anashkaluar krejtësisht të drejtën morale të serbëve të Kosovës për të mos u ndier të përfaqësuar në Republikën e Kosovës dhe varësinë e skajshme të Republikës së Kosovës ndaj bashkësisë perëndimore për njohje ndërkombëtare, siguri dhe rritje të kapaciteteve institucionale.

Është e paqartë nëse kryeministri Kurti është i ndërgjegjshëm për stuhinë në të cilën ndodhet Kosova. KFOR-i ishte krejtësisht i heshtur në lidhje me çështjen e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës prej forcave serbe në mes të qershorit, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) patën vendosur ta përjashtojnë Kosovën prej aktiviteteve të mbetura të stërvitjes ushtarake shumëkombëshe ‘Defender 2023’ për shkak të dislokimit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës për të shoqëruar kryetarë e rinj të komunave në veri. Ndërkohë në fund të qershorit, Komisioni Evropian mori masa për të pezulluar takimet e nivelit të lartë dhe financimin e Kosovës nëpërmjet programit të para-anëtarësimit IPA 2024. Ky vendim duket se është marrë në kundërshtim të plotë të legjislacionit të Bashkimit Evropian (BE) duke qenë se përfundimet e mbledhjes the Këshillit Evropian të datave 29-30 qershor parashikojnë se nëse palët – Serbia e Kosova – nuk shtensionojnë situatën, do të përballen me pasoja, por Këshilli nuk miratoi masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kurti i ka kritikuar këto qëndrime si të padrejta. Sipas Kurtit, Kosova, si një shtet i pavarur, tashmë i ka interesat e saj mbi të cilat nuk bën lëshime, por ndan të njëjtat vlera me bashkësinë perëndimore dhe ka një orientim të vendosur gjeopolitik ndaj saj. Sipas tij, bashkësia perëndimore duhet ta ndihmojë Kosovën ndërkohë që ajo përballet me Serbinë, të cilën Kurti e konsideron si përfaqësuese e antivlerave demokratike e perëndimore.

Mirëpo duket se kjo qasje ideologjike është sa naive, aq edhe e pabazuar në mësime historike. Kurdët, për shembull, kanë të drejtë morale për të pasur një shtet të tyre, por faktikisht nuk e kanë një të tillë. Ne shqiptarët kemi pasur të drejtë për të pasur shtetin tonë që përfshin të gjithë territorin ku patëm qenë shumicë pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por nuk e kemi atë shtet. Pra, e drejta morale nuk përkthehet domosdoshmërisht gjithnjë me përkrahje ndërkombëtare. Faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në baraspeshimin e forcave në marrëdhënie ndërkombëtare – popullsia, territori, si dhe fuqia ekonomike, ushtarake e diplomatike – janë thelbësorë në politikëbërje e nuk mund të anashkalohen kurrsesi.

Fatkeqësisht, udhëheqësit shqiptarë kanë dështuar t’i kuptojnë këta faktorë. Duke qenë të vetëdijshëm për dobësitë e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës – prej shpalljes së pavarësisë në 2008 – e kanë përqafuar pozitën servile ndaj një shteti tjetër më të fuqishëm që ua siguron mbijetesën. Kësisoj e kanë neglizhuar krejtësisht ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e instrumenteve të fuqisë kombëtare e përkatësisht ato ushtarake, ekonomike dhe diplomatike. Por ndërkohë që pjesa dërrmuese e elitave politike shqiptare nuk kanë arritur të kuptojnë që pozitat e tyre nuk do të jenë kurrë të sigurta pavarësisht servilizmit e nënshtrimit të tyre ndaj një fuqie të madhe – sikundër provon rasti i Sali Berishës, i shpallur non-grata nga SHBA, e i udhëheqësve të UÇK-së që ndodhen në Hagë të akuzuar për krime lufte – Kurti duket se nuk po kupton dobësitë dhe varësitë strukturore të shtetit të Kosovës.

Nga ana tjetër, ndonëse kryeministri Kurti po i bën ballë një presioni të jashtëzakonshëm e shpeshherë të padrejtë prej bashkësisë perëndimore, duket se gjendja ka arritur në një fazë ku duhet përcaktuar një qasje më e matur e strategjike ndaj saj. Është e qartë që pozita e Serbisë po favorizohet tej mase, pavarësisht qëndrimit prorus e destabilizues të Beogradit dhe autokracisë së regjimit të presidentit Vuçiq. Nga ana tjetër, fuqizimi i shtetit të Kosovës varet prej mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare. Pa mbështetjen e tyre diplomatike, Kosova do ta kishte krejtësisht të pamundur të shtrinte sovranitetin e saj në veri e pa financimin e bashkësisë perëndimore, do ta kishte të vështirë të ndërtonte institucione të konsoliduara dhe të fuqizonte ekonominë e saj.

Kjo nuk do të thotë kurrsesi që kryeministri Kurti t’i nënshtrohet vullnetit të bashkësisë perëndimore, por do të ishte në interesin e Qeverisë së Kosovës që të mos ia vështirësonte punën vetes duke vepruar pa një plan të qartë për veriun e duke krijuar armiq të panevojshëm.

Kapërcimi i rezistencës së serbëve të veriut dhe fuqizimi i Republikës së Kosovës nuk mund të arrihen pa mbështetjen e bashkësisë perëndimore. Rrjedhimisht, do të ishte në interes të Kosovës që qeveria Kurti të kryente një tërheqje të përshkallëzuar të forcave policore, duke lënë një kontigjent të posaçëm për të parandaluar akte terroriste. Më tutje do të ishte e udhës të hartonte, konsultonte e publikonte një draftstatut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Miratimi i draftstatutit do të duhej të kushtëzohej mbi heqjen e strukturave paralele, rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, si dhe zgjedhjet e parakohshme për komunat e veriut ku do të garantohej pjesëmarrja e serbëve.

Nëse këta hapa diskutohen haptazi e në mirëbesim nga Qeveria e Kosovës me qytetarët në veri dhe në pjesën tjetër të vendit, pozicioni i Kosovës në rajon dhe gjetkë do të përmirësohej ndjeshëm. Në këtë mënyrë, ajo do të fitonte mbështetje më të vendosur, e cila do të shërbente si presion ndaj qasjes së njëanshme të BE-së dhe SHBA-së. Këto hapa do të shërbenin që në të njëjtën kohë Republika e Kosovës të fitonte debatin publik e të influenconte pozitivisht opinion publik ndërkombëtar dhe të dilte prej këtij izolimi që po dëmton fuqizimin e kapaciteteve të saj shtetërore.

(Autori është hulumtues pranë Qendrës Kosovare për Studimet e Sigurisë. Më herët ka qenë hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, si dhe ka shërbyer prej vitit 2011 deri në vitin 2019 në radhët e Forcës Detare Shqiptare).

14 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Nje maoist analfabet funksiona, qe nuk di te artikuloje nj fjali te plote, nuk behet politikan. Por behet gangrene per shtetin e tij...cfate te bej me nje i paafte i tille...e futi Kosoven nen sanksione!

    Përgjigjjuni
    1. E
      E’droga

      Ehe nuk po ju ju ecen fare propaganda kunder Politikanit te pa’korruptuar,te mire’artikuluar largpames dhe i vendosur siç eshte Kryeministri Albin Kurti apo Ai qe e’drogen pervers,tradhtar,hajdut,mafioz dhe te degjeneruar,do e largoje pergjithmone nga politika dhe fo perfundoje ne burg per nja 15 vite.Animo kur flisni ju shkodranet vend ne te cilin ne mes te qytetit degjohen kenge sllave dhe femrat nga ai vend dhe ajo zone por dhe nga lezha,mirdita etj,jane martuar dhe akoma vazhdojne te martohen me serbe pleq.Normal,njerzit me te ulet dhe me te degjeneruar perkrahin dhe mbeshtesin e’drogen dhe mafian-tradhtaret s’est ai dhe sekti i tij ripjellas perfaqson

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Jane hedhur ne sulm kunder Kurtit gjithe kelyshet e Rama hahdutit . Nuk permbahen keta krimba te piste me personalitet zvarraniku , por o burra sa me shume te shktuajme kunder Kunder Kurtit se keshtu ju duket qe i sherbejne me devotshmeri spiunit serb , Rama kellires. Sado te flisni kunder Kurtit ju mor miter , historia Kurtin do e njohi si patriot Shqiptar , Ndersa Rama hajduti do hyje ne histori si sherbetor i piste i Serbise , tamam Esat pashe Toptani i kohes sone

        Përgjigjjuni
      2. P
        Psikopati

        KARi me kostum

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thengjilli

          Na ngjalle Enverin me kete shkrim

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kastriot

            Albini akoma ska kuptuar qe Kosova eshte protektorat.Investimi I Sh.b.a dhe aleateve kane per te qene percaktuese per fatin e saj, me apo pa Albinin.

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              E çka tha ky analisti:përendimoret duan ta ndihmojnë Serbinë dhe ta dëmtojnë Kosovën,Kosova duhet të mbron territorin e vet por me përendimoret kësaj i thon hypi ujkut e ndjelli qentë.Nuk mund ti quash miqë edhe më tej ata që duan të" qethin" territorin e Kosovës.Asnjë lloj servilizmi nuk të shpeton nga përendimoret janë në defensive karshi Rusisë e cila ka marr sa ka dasht territor në Ukrainë ku edhe është barrikaduar,ka marr më shumë se gjysmën e Bosnjës tani do edhe Kosovën.Përendimoret me bashkëpunim me UDB serbe para se gjithash kanë shkatërruar çdo gjë në Shqipëri dhe kanë vendos në vazhdimsi qeveri kukulla dhe të komprometuar andaj s'ka sa kush reagon.Për më keq Edi Rama për të shpëtuar lëkurën e vet të zhytur në korrupsion në çdo formë po e ndihmon Serbinë dhe po e sulmon Kosovën.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Leo

                Al Bin Kurti eshte vetem nje cope rrot kari

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  Shkrim i mire dhe i ekuilibruar, te cilit qeveria kosovare eshte mire t'ja veje veshin.

                  Përgjigjjuni
                  1. q
                    qytetari

                    Qe eshte kosovar as qe vihet ne dyshim!Por nje gje duhet theksuar se dikur ishulli i Kretes ne Greqi ka qene nen juridiksionin e Turqise edhe pse njihej boterisht qe ishte ishull grek!Mirpo dinakeria Greke veproi me mend duke udhezuar te gjithe qytetaret qe te blinin troje dhe banesa duke bere te mundur shtimin e popullsise atje e duke u bere edhe shumice me kalimin e kohes!Pasketaj ajo filloi pretendimet per kufinjt teritoliale duke kerkuar qe Ishulli i Kretes ti kalonte asaj,deri sa e beri pjese te saj!Edhe Kosova se pari duhet te mendoj te balancoje popullaten shqiptare(me falni Kosovare sipas disa akademikeve Kosovar) e pasi te prishe balancat te kerkoje ti njihet teritori,administrimi i saj nepermjet votes se qytetareve!Ndryshe sot veriu i Mitrovices eshte shumice serbe duke bere ç'popullimin e kosovareve e per pasoje ligjin e bejne ata sepse jane shumice.Kaq e thjeshte eshte.Pa popullimin e ekuilibrimin e banoreve ajo pjese jo vetem qe do jete e administruar nga serbet por do te mbetet gjithnje molle sherri per Kosovaret e "gozhde Nastradini" per Serbine.Nje gje nuk kuptoj me autorin qe kur eshte puna per mosveprim dhe keqperdorim fut edhe Shqiperine qe eshte nje shtet i pavarur dhe nuk mund te fusi hundet ne punet e brendeshme te Kosoves siç vepron Kosova sot me narseset qe ka ne pushtet si puna e Albin Kurtit.Kerkush deri me sot nga keta analiste te njohjes se situates nuk e ka kritikuar fondamentalistin Albin por njesojne shtetin shqipetar me ate kosovar per mosveprim apo faje!Ne mentalitetin e pushtetareve Kosovare ne jemi ata e ata ne ne kete problem a thua se nuk ua njohim mendimin qe "s'paska Shqiperi pa Kosove e paskerka Kosove pa Shqiperi!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Greya

                      Kosova ka per te vuajtur me Albinin si Shqiperia me Salen. Zot ruaje Shqiperine dhe kosoven nga keta djaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironci

                        Ky esht donkishoti kosovar.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          robi

                          Ky Albin kurt kundrapedali na eshte bere si Stane Dollanci i Federates Jugosllave, fryhet si gjel gaduf per eshte nje kalli bosh.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nemesis

                            "robi"! Je "konsultuar" me "RAIFI" -n per kete koment?

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje