
Kemi në duar për vlerësim, gjykim dhe vendimmarrje një projektligj, që vjen si propozim i Keshillit të Ministrave. Bëhet fjalë për Projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabis dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Së pari, nga materialet që na janë vënë në dispozicion, vërej se ky projektligj ka ndjekur të gjitha fazat e konsultimit me ekspertizën përkatëse kombëtare dhe nderkombetare, si edhe ate të konsultimit me publikun e gjerë dhe grupet e interesit.
Propozuesit kanë bërë të gjitha përpjekjet, për të njohur përvojat nderkombetare të ngjashme me qëllimin, që kjo iniciative ligjore, ka marrë përsipër të arrijë në shërbim të interesave të ekonomisë shqiptare, të shëndetit të njeriut, eficencës së tregjeve, por edhe të sigurisë dhe kontrollit mbi territorin shqiptar.
Kjo ka bërë që në këtë projektligj, të përfshihen si pjesë harmonike të gjithë aspektet që shoqërojnë proceset, prej hyrjes së kontrolluar në këtë industri deri tek dalja po ashtu e kontrolluar, në rast të zgjerimeve përtej të drejtave, që licencimi qartësisht përcakton.
Nga ana tjetër, grupi i punës, ka përfituar nga njohja me gabimet e evidentuara në përvojat e vendeve që e kanë shkelur këtë rrugë përpara nesh, duke i shmangur ato nga ky draft.
Ky propozim ka një të veçantë, ai rregullon një treg që është konsideruar tabu, e si i tille kërkon një kurajo të madhe legjislative për të çelur debatin e për të guxuar të ndajë të shëndetshmen nga kriminalja, legjendën nga e vërteta, te shkuarën nga e ardhmja.
Por qeveria socialiste ka vendosur t’i dalë përpara kësaj tabuje, t’a analizojë me kurajo, per t’a ç’mitizuar, e të vijë përpara shqiptarëve duke i propozuar pikërish: ç’mitizim dhe ekonomizim.
Dhe kur bëhet fjalë për një mundësi shërbimi ndaj industrisë së shëndetit dhe ekonomizim të kësaj mundësie, përgjigja jonë është gjithmonë: Po!
Ne jemi mendjehapur të zhvillojmë ekonominë shqiptare duke lejuar e promovuar çdo industri, që respekton ligjet, praktikat më të mira botërore, që respekton mjedisin duke qenë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm, dhe që përmes, biznesi shqiptar, mund të gjejë tregje brenda dhe jashtë vendit.
Ne jemi vend i vogël, e si i tillë nuk e kemi luksin të mbetemi peng i perceptimeve dritëshkurtra, por kemi vullnetin të marrim pjesën që mundemi, në zinxhirin global të vlerës së shtuar.
Projektligji duket se bën mirë këtë.
Ai eshte organizuar ne 10 krerë dhe 44 nene, duke rregulluar në detaj çdo fazë të procesit të kultivimit të bimës së kanabisit, përpunimit industrial dhe mbikëqyrjes së procesit, deri në tregtimin e produktit të gatshëm për përdorim mjekësor apo industrial.
Kështu, ky projektligj:
-sanksionon çfarë nuk lejon dhe ndaj është e ndaluar, duke mos lënë vend për paqartësi, ekuivok apo hapesirë boshe që mund të shfrytëzohet nga krimi,
-sanksionon strukturat institucionale shteterore që kanë për detyrë të menaxhojnë dhe kontrollojnë proceset. Keshtu rregullohet me ligj ngritja, funksionimi dhe mandati i Agjencisë Kombetare të kontrollit dhe monitorimit,
-sanksionon që ky treg, nuk është një treg i hapur pa barriera hyrëse. Të gjithë subjektet e interesuar hyjnë në këtë treg përmes një procedure licencimi që merr parasysh kriteret financiare dhe të përshtatshmërisë,
-sanksionon të gjitha kërkesat dhe rregullat për t’u respektuar gjatë kultivimit, vjeljes dhe përpunimit të lëndës së parë, duke perfshirë imtësisht procesin e shënjimit dhe gjurmimit,
-dhe, sidomos, sanksionon ndëshkimin dhe nxjerrjen e detyruar nga tregu nëse ky Ligj, dhe aktet e tjera që do burojnë prej tij, nuk do të zbatohen.
Për të gjitha këto arsye, dhe duke patur mbështetjen e publikut të gjerë dhe grupeve të interesit, të evidentuara këto me të gjitha metodat e konsultimit publik dhe teknik, (dhe këtu kam parasysh qe nga Keshillimi Kombetar, komunikimi përmes kanaleve elektronike, takimet në tryeza të ngushta dhe të zgjeruara, ekspertët ndërkombëtarë dhe sugjerimet e përfaqësuesve nderkombetarë rezidentë në Shqiperi) si dhe mbas reflektimit të të gjitha vërejtjeve dhe sugjerimeve, siç shihen në materialin bashkëlidhur propozimit, une ju ftoj ta mbështesim këtë Projektligj.
Sot jemi këtu për të bërë një Ligj të mirë për vendin, një ligj që të lerë sa më pak hapësira për abuzim dhe përfitim kriminal.
Dhe une jam i bindur, që ky draft, e përmbush këtë synim.
Nesër do jemi këtu për të kërkuar llogari e verifikuar si është bërë zbatimi i këtij Ligji. Dhe une jam po ashtu i bindur, që do e përmbushim mirë edhe këtë synim.
Se ligji ka premisa të jetë i mirë. Por, i mirë bëhet kur zbatohet ashtu si ka qenë vullneti i ligjvënësit.
Dhe vullneti ynë është i qartë:
synon mbylljen e çdo shtegu nga ku mund të hyjë krim, dhe hapjen e çdo dritareje nga ku mund te hyjë shëndet dhe prosperitet.
*Relacioni që mbajti deputeti Ilir Metaj, në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbrojtje të projektligjit:”Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”
1- ju ne shqiperi nuk keni infrastrukturen per ta bere sepse A) te gjithe leket e droges nga ndertimi do te kalojne ne cannabis B) mjekesia jone eshte ne vende te pare per korrupsion, keshtu qe mjeket me ca para men dore do te leshojnr recata pa fund. Di gje te kazan se si do ta kontrolloje shteti. Sa per dijenine tende o kazan edhe ne Kanada pas legalizimit kriminel eshte 10 fishuare. Nuk eshte ceshtje mentaliteti o kazan por infrastrukture dhe mosbesimi. C) ne cigar toka do te mbillet ne ato te ligjit 7501 qe toka me nga 1 dynyme i takon atije qe e punon, ne token me tre mbivendosje dhe tituje te ndryshme pronesie, apo me ligjin e bregdetit ku te gjitha fushat u zaptuan nga deputet per vila?
E keqja, zullumi dhe harami, do jetë mallkimi dhe fundosja perfundimtare e atij shteti.
BRAVO PER JU POR AKOMA KENI ..............AMNISTINE FISKALE ....................AMNISTI PER TE DENUARIT PER KANABIS ...JO PER DROGERAT E FORTA .....................SI DHE PASAPORTAT E ARTA.....................JANE SFIDA QE DO TA BENTE SHQIPERINE ME TE MIRE.............DHE ME DEMOKRATIKE...
BRAVO PER JU POR AKOMA KENI ..............AMNISTINE FISKALE ....................AMNISTI PER TE DENUARIT PER KANABIS ...JO PER DROGERAT E FORTA .....................SI DHE PASAPORTAT E ARTA.....................JANE SFIDA QE DO TA BENTE SHQIPERINE ME TE MIRE.............DHE ME DEMOKRATIKE...
Beji ore beji por Europa do te vere tela me gjemba pastaj...ta puthesh Enverin...shkon ne Europe pa viza ti o mik? Nuk do shkosh me po bere kto hapa...se me porting e Durresit mund ta kesh hedur ne ere integrimin...te presim.
BRAVO PER JU POR AKOMA KENI ..............AMNISTINE FISKALE ....................AMNISTI PER TE DENUARIT PER KANABIS ...JO PER DROGERAT E FORTA .....................SI DHE PASAPORTAT E ARTA.....................JANE SFIDA QE DO TA BENTE SHQIPERINE ME TE MIRE.............DHE ME DEMOKRATIKE...
Në Shqipëri ka disa sëmundje të rënda so injoranca, dembelizmi, patriarkalizmi, alkolizmi, duhanpirja, trafiku i qënieve njerëzore dhe i mishit të bardhe krimi ordiner dhe norkomanizmi. Të lejosh kanabizimin "mjekësor" është si ta mbysësh dhe trullosësh rininë dhe vendin në tymin e kanabisit dhe duhanit dhe në avujt e alkolit. Shqipëria do kthehet në një vend dipedentësh narkomanë si dikur Kina nga opiumi. Kjo qeveri duhet jo vetëm ta ndalojë por ti luftojë me ç'do mjet këto vese, krime dhe sëmundje shoqërore para se të jetë tepër vonë.
Gjithnje perdoret dikush ....ne kte rast e mori persiper ky gjoks gropa, ne pergjithsi i mer persiper ajo Bushka ,...po shteti jot o Meta nuk kontrollon dot as 5 km 2 o lumemadh....
Ik ore spurdhiak ti deputet motra jote zvguvernatore e BSh, model i kapjes se shtetit
Ja dhe Shvejku i partise Ilir Metaj i gatshem qe per hir te saj te mbjelle kanabis edhe ne ballkon te shtepis..
Keshtu si teori duket mir e then nga Metaj. Problemi esht si gjithmon qe ne e dhjesim me zbatimin e ligjit. Sidoqoft qoft ogur i mir qe me ne fund erdhi koha te zbatohet ligji.
Iliri flet si duhet. Une jam emigrant prej 17 vitesh ne Nante te Frances dhe kam 8 vjet qe punoj ne plantacion canabbis dhe mbjellim variacionin Purple Queen qe rritet 6-8 jave dhe eksportohet shumica jashte Frances. Dhe ky zoteria qe ka plantacionin po hap edhe 3 te tjera per shkak te kerkeses ne rritje. Sa per dijeni eshte miliarder ka 563 te punesuar qe paguhemi nga 3200 deri ne 4800 euro ne muaj. Ju rrini fryni syt se jeni me te zgjuat e qibar ju shqipot.
Synimi juaj si ligjvenes eshte i qarte, por keni pyetur prokuroret eSPAk-ut qe si do ta menaxhojne ligjin, se ata arrestojne pula te ngordhura dhe lene kaposh ktriminele te livadhisin se jane ne tave dhe vete.
Per mua shum mir do beni. Hapen vende pune dhe vijne ca lek qe nuk kan pse mos te vin. Duhet te shfrytzojm cdo mundesi qe na ka dhen natyra per te bere financa me ligje te forta. Nuk ka pse te tjeret e bejn dhe ne jo.
Legalizimi duhet te jete i plote dhe jo nen monopol shteteror! Ndryshe ka per te pasuruar funksionaret shteterore, doktore e farmaciste, duke thelluar hendekun tashme te thelle me njerezit e thjeshte. Çdo fermer shqiptar duhet te perfitoje nga legalizimi, mireqenia e njerezve te djerses eshte mireqenie e Shqiperise. Ne njefare pike as qe do kete nevoje per anetaresim ne BE, fale klimes se mrekullueshme dhe esperiences se gjate me kete bime mjekesore Shqiperia duhet te behet pika turistike me e nxehte e Europes!
Doni ta bëni pron familjare edhe ktë biznes ? Mos ja pafshi hajrin lekut e ja u bëftë jeta zi për 7 breźa. Viktimat e luftës e Kundra canabis çfar përfitojn nga kjo ¿ po fshatari pa tok e pronari me tok ça do fitojn ? Doni ti mbani për vete të gjitha degët e ksaj merkatoje nga mbjellja e deri tek shitjà vetëm ju me liçensa? Ndaj po e promovon likemutaj hajduti 1.50 ti lej pulat e të investoj te canabis. Aty po nuk I dhan të drejt merkatoje sikur patates e domates krîm ekonomiķ do gjuhet . Vetëm për oĺigarkët.