Edi Rama: Eh mër Gim Rada, shoku im i rinisë, mos vdeksh kurrë

12 Korrik 2023, 20:09Blog TEMA

Edi Rama: Eh mër Gim Rada, shoku im i rinisë, mos vdeksh kurrë

Nga Edi Rama

Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Radës, skulptori i rrallë, shoku im i madh i rinisë më të hershme, për të cilin i lidha këto fjalë mes pauzash të gjata e lëmshesh në grykë, po që t’i evitoja fare nuk mundesha dot, sepse me patjetër dikush nga të paktët që e njohën së afërmi, duhet t’i linte të shkruara. Për të, Gimin e pashoq të kohës së vjetër, në mos për askënd tjetër. E di që rreshtat më poshtë janë ca si të gjatë, po ai, në mos askush prej jush, ka të gjithë kohën t’i lexojë dhe të qeshë e të qajë me to, si të dojë dhe si vetëm ai di ta bëjë.

Anti-hero i realizmit socialist dhe hero i disidencës së bordurave, rebel i Tironës së gjimnastikës së mëngjesit dhe xhirove të darkës, dashnor i paepur i rrugicave të Liqenit Artificial dhe tallës po aq i palodhur i spiunëve të zellshëm me kostum teritali rrotull “Gjirit të kurvave”, Gimi ishte studenti më i përjashtuar nga zboret e aksionet dhe shembëlltyra më komike e dështimit të syrgjynosjeve riedukuese në gjirin e klasës punëtore. Makthi i organizatave të Partisë në shkollë e në jetë dhe i udhëheqësve të rinisë në vijën e parë të luftës kundër shfaqjeve të huaja, Gimi u hidhte dishepujve të vet të asaj kohe të bekuar ëndrrash të palejuara, thërrime nga thesi i eksperiencës së tij në mbjelljen e farës së sevdasë arave të virgjëra të botës së lakmuar femërore, duke predikuar dashurinë e lirë dhe shijen e të ndaluarës, tek shkulte në të qeshura tavolina të tëra, ku mes gajasjeve me dogmat morale dhe turlillojin e personazheve publikë e jopublikë të rrugës së ndërtimit të komunizmit, mbusheshin e zbrazeshin me turlilloj rakish gotat që trokisnin në vendin e duarve, kur mbërrinin klimakset e artikulimit të tij plot befasira retorike, të cilat përmbanin një përzierje të hatashme frazash e fjalirash të mbledhura librave e rrugëve, nga Shekspiri tek Shaban Qosja, Tit Sojli, Mehmet Elezi, Esenini, Majakovski, Pushkini, nga Rubairat e Omar Khajamit tek vjershat e Shefqet Peçit, Lufta dhe Paqja e Tolstoit, Vitet e Vegjëlisë së Enverit, Don Kishoti i Nolit dhe ai i Petro Zhejit, e deri tek batutat e alter egos së tij, gojëbriskut Llaq Xhavo, bashkë me ato të filmave të Kinostudios Shqipëria e Re a të dramave të Teatrit Kombëtar, ku këmbët e lehtësuara nga zbrazja e sasive marramendëse të lëndëve helmuese luftarake, e çonin shpesh të zhytej mes kolltukëve të kuq, prodhim i kombinatit heroik të drurit “Mihal Duri” ose “Mihal Druri”, siç e kishte pagëzuar Agimi.

“Lejomëni të tërhiqem për pak, që të shkoj të thyhem në mes, për t’i kthyer nënës natyrë ato që i mora pjesë-pjesë!”, kumtonte me sytë blu të përflakur nga kënaqësia, kur shkonte në banjo apo kur fatorinoja i kërkonte biletën e urbanit, një ofshamë e tij epike e pasonte me një, “Oh, betomu sy që gjer tani s’ke parë të tillë mrekulli!”, ndërsa kur ndeshte në rrugë ndonjë nga ata të preferuarit e tij, pensionistët e Frontit Demokratik me kapele republike dhe këpucë gri me vrima, vinte adresimi në vendnumëro me një zë prej fajtori, “Shoko më falni, a dini gjë ku mund të bëj një autokritikë se nuk po e mbaj dot?!”…

Gimi ishte një forcë e madhe e natyrës, kudo ku hynte dukej sikur e hapte perden e ajrit me shpatën e gojës së tij, kudo ku ulej dukej sikur zinte krejt anën e vet të tavolinës me gjerësinë e të qeshurës së tij, kudo ku ecte spostonte gjithnjë me veten tre a katër të tjerë, si bartës i një mesazhi mistik, që në fakt kishte vetëm magnetin e parezistueshëm të një shpirti të lirë dhe karizmën e pashembullt të një udhëheqësi shpirtrash, që kërkonin tek liria vetveten e tyre ende të pagjetur apo pavetëdijësisht të humbur.

Talent natyral i baltës, ai që përmes baltës të vdekurit e mëdhenj të kombit i sillte në jetë dhe vdekjen e trajtonte si dashnoren e fundit, në radhën e pambarimtë të Dylqinjave të tij që fund nuk do të kishte kurrë, “paçka se fundja nga balta vijmë e drejt baltës shkojmë, po rëndësi ka çfarë lemë pas nga balta jonë”, u tërhoq gjithnjë e më shumë në atelienë e skulpturave, jo për t’u thyer në mes, po për të kaluar orë të pafundme në këmbë, në një vrap të shfrenuar prej ankthit të kohës që ikte, teksa numri i të vdekurve që ëndërronte të sillte në jetë rritej.

Dekadat që pasuan epokën e lavdishme të ilaritetit permanent ishin ndryshe dhe bohemi i harbuar i asaj epoke, u kthye vit pas viti në hijen e vetvetes, mes telasheve e dëshirës për të krijuar, melankolisë dhe nevojës për t’i mbijetuar transformimit të jashtëm e të brendshëm, duke lënë sa më shumë vepra. Rrëmuja dhe rrëmeti i qytetit që dikur ishte i tëri i veti, e ku në çdo lagje, nga Ali Demi në Kinostudio, kishte një Ofeli të dëshpëruar në pritjen e përlotur të të vetmit dhe të papërsëritshmit Gim Rada, hynin e dilnin gjithnjë e më pak në izolimin e tij përmes frëngjisë së celularit, prej nga edhe më shkruajti se vdekja i ishte paraqitur në derë për ta marrë.

E kishte kuptuar se dashnorja e fundit nuk kishte ndërmend ta linte pa e marrë, e se argumenti i tij legjendar, “Gimi i shkretë nuk le asnjë femër, po janë femrat ato që e lënë”, kishte rënë dhe ndarja nga kjo botë ishte vetëm çështje kohe.

Tanimë shoku im i madh i rinisë më të hershme, Gim Rada dora vetë, është shtrirë përjetë në krevatin e të parës që nuk pranoi ta linte dhe ne nuk e ndihmuam dot të shpëtonte prej saj. “Femra është si jeta që nuk dorëzohet kollaj!”, na tregonte ai qysh asokohe, kur mustaqet tona ende nuk e kishin provuar djersën e parë, “Imagjinojini të dyja si një gropë të madhe dhe të padukshme, që nuk rrafshohet njësh me tokën pa u mbushur plot, prandaj kini durim dhe ishalla jeni me fat deri tek lopata e fundit!”.

Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!

80 Komente

  1. a
    asnjeansi

    Ramen , edhe vete Shekspiri do t'a kishte zili .

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ym

      Po po, pas 50 vjetesh shqiptaret do mburren me llafamanin Rama. E do recitojne te shkosh a te mos shkosh Vetem Perpara! Shko re, dreq, lexo Shekspirin ta mesosh ndryshimin

      Përgjigjjuni
      1. a
        asnjeansi

        Ke te drejte zoti Ym-Ym , pasi une kam nje jete qe jap gjuhe-letersi ne shkolle te mesme , por Shekspirin nuk e kam degjuar e nuk e njof . Ka mundesi te m'a prezantosh ti , me 5 klase fillore ?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miriam

          Bravo per komentin qe i ben shkrimit te Rames dhe dy here bravo per pergjigjen ndaj analfabetit Ym qe te ironizon.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ari

          mendoj qe Ym ngaterron politiken me artin e Rames

          Përgjigjjuni
        3. R
          Rroftë Ramsesi

          Rroftë shoku Edver Rama. Marrtë nga ditët e popullit asnjëanës komunist që nuk ka lexuar asnjë vepër të Shekspirit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Kalojne vitet dhe ti su poqe o komentues por mbete loqe. Vetem nje dru,nje trung apo nje bryl nuk kupton dhe nuk vlereson kete shkrim por c'te besh.Injoranca nuk ka brire. Shkruaj parrulla neper mure se kjo te ka mbetur.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kola

              Rrota k..i

              Përgjigjjuni
            2. Q
              QAZIM MULLETI

              Pas gjithe ketyre pordhave te leshuara nga nje " disident " Tirane si Edi Rama dhe pas perdorimit pafund te figurave letrare ne ngritjen ne qiell te nje skulptori, " hero kombetar ", ditirambisti Edi Rama nuk na thote asgje cilat ishin veprat artistike madheshtore qe la i ndjeri Agim Rada. Perrallat me zbore, shetitje mbremjeve apo batuta qosheve e rrugicave te Tiranes, si tregues te disidences antikomuniste tingellojne sa qesharake aq diskredituese per horrat e rinj te viteve '90 te Shqiperise qe me vone u bene pushtetare dhe hajdute te paskrupullt te vendit dhe popullit. Nuk ka cudi qe nje individ si Rama, qe ka livadhisur me femrat e botes poshte e perpjete te na propagandoje " dashurine e lire ", koncept ky ne vetvete i drejte, por ne moralin e tyre nenkupton shthurjen qe kane deshmuar me sjelljet e tyre. Perpjekjet per te na paraqitur sot shoke, miq e te njohur si disidente, ne mungese te vlerave intelektuale apo kulturore, eshte ne fakt shprehje e deshtimeve morale dhe rteale te elites aktuale shqiptare qe po grabisin cdo dite popullin shqiptar dhe po e degdisin shumicen e tij neper bote.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bumbum

                O Edooo . Tregona pak ça pi para se të fantazosh? I magjepse injorantët po të krahasojn me Shekspirin. Hahahaha . O sa e dhime , po qesh prap. Hahaha. Edhe me çdo mënyr e gjen kurajon të bëhesh protagonist ska rëndsi se qysh e tek por lartmadhnia duhet të bëj mikun pas vdekjes hero . Le nam e kta sufllaqet fillojn avazin e lëvdojn sikur laverin dikur salimutajn akoma e ky shaloku. ky po thyn rekord duke bo gallat kudo e ngado .

                Përgjigjjuni
              2. L
                Labeati

                Shkrim i goditur per nje mik te mire

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vini

                  Ish mik, ata qe e njifnin Gimin e dine shume mire çfare me donte Gimi per Ramen qe prej 20 vitesh... U prefte ne paqe Gim Rada

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gimi nuk i hidhte as qurret edit.

                    Rama eshte i vetmi deshtak ne cdo fushe te jetes se tij vec diktatures. Ne art nje 0 Ne sport nje 0 Ne familje nje 0 Ne shoqeri nje 0 Ne politike nje hajduto kriminel.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na mbyten bolet

                      Ca po thua o koqe ai po vdes i pari i vendit ti bole i bie fyellit.Gim Rada ka qene ciraku i Kristaqit.Tip gallataxhiu jo shume larg trapit tani mbas vdekjes i dolen binjaket dhe miqte.

                      Përgjigjjuni
                2. W
                  Www

                  Eh, mër Ed Rama mos vdeksh kurrë! Mjafton të lexosh të tilla gjëra, që të kuptosh se ç'diferencë ke me të tjerët, që sidoqoftë, ja dole t'i bësh karikatura krakaritëse...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani

                    100% Rama gjigand i gazetarise dhe gjuhes shqipe!

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Ladi

                    E ke qa Edo. Vetem se si tirons i vjeteruar duhet ta dije se kombinati i Drurit ishte Misto Mame, ndersa shtypshkronja ishte Mihal Duri. Po hajt mo, heronj te dy

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jo shume i moçem ne tirane

                      Kombinati drurit "Misto Mame" dhe jo "Mihal Duri" doje te thoje zoti kryeminister.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lala i Lushnjes

                        Stabilimenti Mihal Duri çuna!

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dg

                        Uauuuu...pa fjale

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fjale me vend

                          Eeee, a mund te shkruhet me bukur se kaq..?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artan

                            Shkrim fantastik për Gimin shokun tonë të shtrenjtë! Ngushëllime families!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shok e mik i sinqerte, qe nga vegjelia.....

                              Jeni te pa perseritshem e gjeni ne llojin tuaj...... te dy..., Gimi e ti Ed.....!

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                borshi

                                Si gjithmone Edi rama godet me shkrimin e tij dedikuar nje artisti te madhe qe kurre nuk doli ne publik, por ka lene nje emer dhe nje thesar qe e nderon kete gjeni. Ngushlime familjes RIP artist

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .....

                                  Dergoja kete shkrim ne email atij paloqes qe na tregon se kush ke qene ne rini...ta lexoj e ti vije turp nga vetja e familja injorantit!!!!Po ashtu lexoje njehere ne parlament kete shkrim te mrekullushem qe te marin pak ere civilizimi ata pe-det qe vetem dine te pellasin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Ida

                                    Stilistika jual te shkruarit eshte vertet magjepse! Mos shkruani vetem per raste te tilla, me shpesh duam t'ju lexojme.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fjale me vend

                                      Mund te ishte nje shkrimtar i madh me teper se nje kryeminister apo piktor.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. d
                                      dhembeli

                                      Me këtë shkrim, duke e përcjellë Agim Radën, Edi Rama i tregoi gjithë atyre që nuk e kanë njohur veprën e atij , më mirë se ç’ do kush tjetër! Me sa duket , ky ka qenë amaneti i Gimit ! Ka ditur kujt ja ka besuar…telefonatën e fundit! Të lumtë!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zeneli Shkoder

                                        Nuk e kam njohur te ndjerin Gim Rada, por pas ketij shkrimi brilant dhe te paarritshem te "mjeshtrit te pavdekesise", po me duket sikur Gim Raden e kam patur mik shume kohe para Rames. I perjetshem qofte kujtimi i tij. Ngushellime familjes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          dhembeli

                                          Një dedikim shumë domethënës! Ja ka thënë më mirë se do ti thoshte vetë me fjalë , ato vepra që ka bërë . Telefonata e fundit… shokut të tij të profesionit…! Edi Rama … e përcolli si i takonte .Ja bëri të njohur botës se artit dhe jo vetëm, kush ishte Agim Rada . I math je , o Edi Rama !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. "
                                            "BOHOTINA"

                                            BUKUR, SHUME BUKUR.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Quo Vadis o vendi im europian?

                                              Gimi nuk ndryshoi dhe mbeti Agim,deri ne mbarim´,kurse ´´rebeli i lirise´´ vanitozi edi,pesoi metamorfozen e Kafkes,nga edi,u be edush-lepurush dhe shndrrohet me keq se ne nje insekt,por ben hatane, dhe shkon shtrin veten dhe vatanin,ne jataket e haremeve te diktatorit sulltanor islamist rexhep dhe shejket arab, dhe me tej vazhdon te bej helaq sheshin e kryeheroit tone(qe edushi i ketij vilajeti nuk don ti degjoje as emrin),me bythet e ngritura perpjete,si nje vet-ripushtim aziatik te dirigjuar,nga sarajet shteterore,ku shtrohen iftare ´´laike´´,duke i shndrruar ato ne xhami.. Veshjet e dikureshme te nje vanitozi rebel, vazhdojne te bien nje nga nje,je ti i vetmi qe nuk i shikon si dhe servilat dhe interesaxhinjte e shumte,qe si zakonisht i rrethojne postiqet e larta. Per postiqen e karieres,ke shitur cdo gje dhee ne menyren me te shemtuar historike.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fjale me vend

                                                o katran pa boje Quo Vadis

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

                                                  "Quo Vadis,, (malakismene), shko bjeri me dorë se ndjehash mirë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shkodrani

                                                    Shko mor pirdhu!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Këshilltari

                                                      Po ku do vesh more katran me bojë. Që ke humbur rrugën u kuptua, që ke rënë në depresion të thellë edhe këtë e muarrëm vesh, por aman ruaj veten se mos i bësh ndonjë gje, aq keq qenke.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. A
                                                      Artan

                                                      Madheshtor.... kom syt plot me lot.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sufllaqja me qepe

                                                        Dmth prej ketij paska mesu Rama me rraf grate.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. l
                                                          lani

                                                          çudi se si vazhdon e drejton ata me të cilët ke qenë tallur e vazhdon e tallesh o Edi

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Laperi

                                                            Ku eshte çudia ketu?! Çudi do ishte sikur Edin ta drejtonin ata qe ky me pare ishte tallur.

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. I
                                                            Italiani

                                                            Te lumte ! Gimi e meritonte Nji shkrim te tille

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. O
                                                              Opinion

                                                              Imagjinoni Salen te shkruaj dicka te tille qe pa frike asnje pene e ngelur apo e thyer ketu mund ta krijonte.Eshte e njera prej te shumtave pershkrimeve fantastike sa me duket qe posti qe ka eshte me i dobti ne qenien e tij.Gim Rada eshte vertet miku i familjes sepse ka punuar me Kristaq Ramen dhe si te thuash nje idhull i rinise se hershme te Edit e treguar kjo dhe nga i ndjeri.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Fjale me vend

                                                                Imagjinoni sikur Sala te luante basketboll si do dukej me ato kembet e bardha me damare blu, ose sikur Sala ti binte violoncelit. Duke i rene kitares me korent Sala e perfytyroj pak, por qe kitara te ishte gjysem kitare e gjysem cifteli.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. N
                                                                Nemesis

                                                                Komenti im vlen me shume se nuk vjen as prej patronazhisti as prej militanti po prej njeriu qe mendon qe ti flet e shkruan shume bukur, je nje artist i humbur ne boten e politikes me hajdute qe ekziston ne bote, asaj shqiptare. Edi Rama c'dreqin t'u desh ty te behesh kryeminister i shqiptareve?!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. i
                                                                  ilirius.

                                                                  Edi Rama mos vdeksh kurrë. Gjeni i Penës. Ti zoti Kryeminister mbetesh absolutisht në Histori. Zoti te bekoft ty dhe Familjen Tuaj. Respekt.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Piktori

                                                                    Ed Roma ke kohe pa shkruar per kete bandillin - dhendrin e Serbise apo nuk ja vlen. Shkruaj ndonje gje per Kurtin e Arifese se ti si Edi i Netes e ka zanat te shkruarit pervec piktures. Te fala shume nga poplli yt i Kosoves.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. r
                                                                      romi

                                                                      Edo,ti edhe pa kembe do ishte me i larte nga gjithe llumrat qe me rreth e rrotull edhe Jo sepse je i gjate por sepse je i madh !????

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mihal Duri

                                                                        Ramut ja hongsh karin Albin Skenderbeg Kurtit.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. E
                                                                          Edison

                                                                          Here tjeter mos harro te na besh dhe nje shkrim edhe per miqte tuaj te fisit Rrahja. Sepse do ti mbetej hatri

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. j
                                                                            jimmy

                                                                            Kur i vdesin ISH shoket dhe ISH miqte, autokrati kujtohet ti kujtoj. Sa jane gjalle, as i pjerdh fare. U prehte ne paqe GR!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. K
                                                                              Koli

                                                                              Je NR 1 per Shkrime,ose Pene e forte me mire me thane.NQS do i kishe zgjedhur njerezit dhe ne qeveri,dhe mos shkoje me Njohje te Vjetra si Ahmetaj ose Beqja dhe ca te tjere,dhe 100 vite te tjera do rrije Kryeminister.Tani hajde duro perdite Peden e Kavajes Bardhin,dhe Katnarin nga Katunet e Korces,Burgaxhiun Salianji.Por mendoj qe do ja hudhesh dhe kesaj here,dhe do zoti ve mend.Zgjidhi njerezit afer teje,Or Ram Efendiu,se po ta fusin sa krahu.Pershendetje nga nje i djathte me parime,por me mire ti se sa Shkerdhata Sali.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. X
                                                                                Xha Tani

                                                                                Nje Ese fantastike , e lehte si gurgullima e perroit me ujin e kristalte. Fjale Zemre , thurur me sinqeritetin dhe Shpirtin e nje femije te pafajshem. Qofte I Xhenetit I ndjeri Gim Rada.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. T
                                                                                  Toshi

                                                                                  Bravo Edi je i rrallë

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. k
                                                                                    kasemi

                                                                                    O Ed, a din ti se Tit Sojli ka futur ne burg si spiun profesionist dhjetra bashkeqytetare? A din se Mehmet Elezi ishte ne Komitet Qendror dhe sekretar i pare i Bashkimit Rinise socialiste dhe ne pleniumin e e 12 nendor 1990 eshte shprehur: Te bejme sikur do bejme pluralizem partish qe t'ja hedhim perendimit?

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. B
                                                                                      Berti gos

                                                                                      E lexova me vemendje me pelqeu shume.shpirt artisti.lexova shume komente mendimi i injoranzes qe me la pa fjal kultura e dobet e shekullit te kaluar

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                    2. k
                                                                                      kosta

                                                                                      Injoranca, padituria, analfabetizmi funksional plus militantizmin nuk kane shanse ta zbehin sado pak kete pershkrim te RAMES. Je gjigand Ed Rama.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. T
                                                                                        Tani

                                                                                        Bravo z. Rama. Me bukur se kaq skishte si te pershkruhej...

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. M
                                                                                          MALRUX

                                                                                          Sic tha edhe dikush tjeter ketu, me kete pershkrim Edi na beri edhe ne te ndihemi sikur e keni njohur nga afer kete artist. U prehte ne paqe! Si ka mundesi qe nuk kemi shume te tille si intelektuale neper emisione te na iluminojne, por pernate na dalin vetem llafazana te cilet nuk kane piken e etikes dhe as te diturise dhe shprehise?

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. Y
                                                                                            Y.Milo

                                                                                            Një djalë model i viteve 70 -80.Te gjithë ne rinia e Tiranës ishim si Gimi dhe ai ishte si ne. Gjenerata me vlera kulture perëndimore.Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor me shpirt të gjorë.Gimi të prehesh në paqe

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. L
                                                                                              Leonidha

                                                                                              Shkrim i mirë ishte por duhet të kishte prekur pak indirekt gjëndjen ekonomike të Radës

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. d
                                                                                                dikur

                                                                                                Kush ka jetuar ne Tirane ne ato kohera e kupton se perse behet fjale kur thua "ilariteti permanent". Po hajde ti shpjegosh ate kohe "varketarit" te PD-se . Çfar pardoksi qe ti je kryetar i PS-se dhe "varketari" kryetar i PD-se . Me siguri ketije i ka thene Gim Rada " Ku mund te bej nje autokritike se nuk po e mbaj dot". Dhe kur thone se ti Ed Rama je komunist dhe Sala se bashku me hajdarat , dollapet , azganet , penxheret , ukajt, e ku di une ,qe erdhen me valixhe druri ne Tiran jane antikomuniste demokrat , prite Zot rrezikun. Ti me Gimin duhet te ishit tek PD-ja sepse nuk kishte ne ate kohe me antikomuniste se ju .

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. s
                                                                                                  sofi

                                                                                                  Jam nje grua 75 vjecare, ish komshija tende Edi.Te te them vetem nje gje:Bravo per shkrimin kushtuar shokut!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. T
                                                                                                    Tani

                                                                                                    Artist gjithe jeten, dhe kur vdes shoku yt publicist-kryeminister shkruan eulogji me fokusin se sa pi*dhar ke qene.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. D
                                                                                                      Dino Didani

                                                                                                      Rama eshte ...thjeshte: I pa fund! Nje vullkan qe nxjerr si llave vullkanike fjale te zjarrta,nje lume fjalesh qe nuk shteron,nje det fjalesh qe mund te zhytesh te notosh si delfin ose te mbytesh, mvaret ne di te notosh ne detin e tij apojo! Perkushtimi per Gim Raden eshte nje epitaf i gjate,i mbushur plot me nje jete te lavdishme,shkruar nga nje mik me zemer te madhe!

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. E
                                                                                                        ERTV

                                                                                                        Artisto kështu shkruan bukur ti ... Por vetëm kaq, thuhet se edhe vizaton (se piktura o tjetër gjë). Po shok Gim Radën ti, thjesht per t'u habitur... Shok çerdheje apo kopshti se shkolle sikur s'NUK... Pa fol për moshën nja 15 a 20 vjet diferencë.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. Q
                                                                                                          Qwer

                                                                                                          Mire qe sdoni te kuptoni, se dhe skeni faj, ajo qe eshte shkruar nuk eshte per trurin e gjithekujt, po ju sdoni as te lexoni, mor tej…

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                        2. G
                                                                                                          Gjimnazisti

                                                                                                          Te lumte pena Edi Rama, e ke qendisur ashtu si vetem ti di te pikturosh, me stilin tend te gjate Po qe te le pafryme. Gimi u prehte ne paqe ne qetesine qe e ka ka rri kur forte dhe u kujtohet gjithmone nga miqte e shoket ashtu si thua dhe ti, hero i antisocializmit, nje cun Tirone, …,. nje gangster, thoshim dikur Eh mor Gim Rada, i pa përsëritshmi në llojin tend.????????

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. m
                                                                                                            mero haleja

                                                                                                            I ndjeri Gim Rada 70 vjecar, shok femijerie i ketij 59 vjecar. Llogarite beni vete.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. A
                                                                                                              Asdfg

                                                                                                              Jo shok fejmirie o Hale, por shok rinie, shok arti….ne moshen 20 a 30 ska ndonje diference te madhe, kur te bashkon diçka….nejse kujt ia shpjegon.

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                            2. B
                                                                                                              Bato

                                                                                                              Po pse mer Gim nuk je i gjalle te lexoje e shihje monumentin letrar te permorshem qe te ka ngritur shoku yt?

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. F
                                                                                                                Flamuri pa shtizë

                                                                                                                Kryeminister,ke ndrruar profesion. Do te duhej te beheshe shkrimtar..!

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. T
                                                                                                                  Tropoja

                                                                                                                  Shpresoj ta lexoje ben ahmetaj kete shkrim se i duket getja tiger kot.Ja kush eshte tigri i vertete biles ari pall ariu fare edvini.Ketu te rrije ti te shkarravinat pikturat dhe kronike pas vdekjes ç'te duhej ty politika apo te marresh ne qafe gjithe shqipot.

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. E
                                                                                                                    Ervin

                                                                                                                    Eshte lux i madh,per vendet ne teanzicion,te kene kryeminister,nje njeri qe ka srudiuar, per skulpture monumentale!

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. R
                                                                                                                      Rambo

                                                                                                                      Si gjithmone ekselent i bythe lepirjes dhe legenllokit klasik te gjatoshit gomar i cili vetem pasi i sigurua se vdiq i thur lavde se sa qe gjalle as me goje nuk i fliste.

                                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                                      1. p
                                                                                                                        patrioti

                                                                                                                        E dergoi dy here per mjekim jashte Shqiperise , more qime e bythes se Rambos .

                                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                                      2. E
                                                                                                                        ELEKTORATI GRI

                                                                                                                        Visto te te dua .

                                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                                        1. a
                                                                                                                          adi durres

                                                                                                                          Une mendoj ae shkrimi eshte shkruar nga mesi i viteve 90' per ndonje person tjeter dhe Edi i ka nderruar vetem emrin e personit,sepse kryeministri sot e ka humbur aftesine per t'u artikuluar ne kete menyre,sot flet vetem tallava dhe kazan.

                                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                                          1. s
                                                                                                                            shqipoja

                                                                                                                            „Eh mër Gim Rada, shoku im i rinisë, mos vdeksh kurrë“ Nga ana artistike nje elegji e krahasueshme me ate te Nolit per Bajram Currin: "por ti s’viqe or Babam as tek shpelle e Dragobise, as tek zemr e djalerise”. Por a mund te krahasohen subjektet ? Natyrisht qe jo. Gimi i ndjere, nje rebel I lindur, nje armik I pushtetareve; ishte rebel ne cdo fushe edhe ndaj normave shoqerore – ishte rebel I familjes… dhe mik I tavolinave. I keqi I vetes dhe I miri I gote-ofruesit. Nje njeri qe la nje trashegimtar, sot ne moshe te mesme, per te cilin nuk deshi tia dinte gjithe jeten; por informohej ndermjet avujve te mejhanave, sesi ia rritnin me se miri te tjeret. Sot, ti I nderuari KM, po perpiqesh te kujtosh veprat e tij ne balte dhe harron qe kryevepra e tij prej mishi dhe gjaku eshte ne jete. A ke pyetur ndonjehere per te, si u rrit, pa dashurine aterore ? Patjeter qe jo, pasi thuhet qe “I gjalli me te gjallet”; por me sa duket te gjallet e kane me per mbare te kujtojne te vdekurit. I ndjeri iku, u mbulua me disa lopata balte…. dhe nuk dihet kush I zgjati doren dhe sa I kthyen kurrizin ne ate boten e pertejme. Ai do te kujtohet per rebelizmin e tij, ate rebelizem qe u mundua ta injektoj edhe tek ty, kur ishe akoma Edi, pa KM para; ne ato kohera qe diferenca ne moshe nuk e bente ate shok me ty, por thjesht nje “udheheqes shpirteror“; ate rebelizem qe e beri te mos largohej nga kjo bote diten e ditelindjes tende, qe mgjse organet „i vdiqen“ ate dite, zemra rebele pushoi nje jave me vone, per te treguar edhe njehere qe nuk i nenshtrohej pushtetit

                                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                                            1. d
                                                                                                                              dion

                                                                                                                              Nuk eshte faji i Rames qe shpellaret nuk e kuptonne.

                                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                                              1. C
                                                                                                                                Coni.

                                                                                                                                Personalisht e kam njohur dhe rahmet past Gim Skulptori. Sa i përket shkrimit te Rames , ka disa te verteta si Gim antikomunist , mendoj se eshte tepërt nga Rama qe sot e kesaj dite nuk i ndahet kenges labe per Enverin dhe per veten e tij ne kryeqytetin enverist shqiptar tepelen te thur levdata. Mendoj dhe shpresoj qe Rama te paguaj Beketin na xhepi i tij ,dhe te stopoj vjedhjet e taksave te te gjithve.

                                                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                                                Lini një Përgjigje