Glasa që na bëri Beni!

12 Korrik 2023, 16:30Blog TEMA

Glasa që na bëri Beni!

Nga Dritan Hila

Ka shumë të ngjarë që Arben Ahmetaj i ka lënë puplat drejtësisë shqiptare.

Ndërkohë media po përpiqet ta shmangë goditjen e tij dhe ta çojë në drejtim të paditur.

Mesa duket Ahmetaj do ia hedhë paq. Me paratë që ka fituar duke mjelë ekonominë shqiptare, nuk do ketë probleme jetese.

Për shpëtimin e tij janë investuar politikanë dhe biznesmenë. Politikanët janë majtas e djathtas pasi ngjan se Ahmetaj ka bërë edhe ndere për të cilat do të ketë mbajtur fatura. Kush do ta shpëtojë përmend, mungesën e firmave të Ahmetajt në aferën e inceneratorëve, duke anashkaluar faktin që për tetë vite ai ishte ministri më i fuqishëm i Ramës pa lobimin e të cilit, nuk do bëheshin as inceneratorët. Jo më kot ka marrë pagesa prej tyre sikurse ka qenë edhe mik me Zoton e Mërtirin.

Arben Ahmetaj ishte bursisti i Kokalis, bursa greke e cila çonte në shkollat perëndimore politikanë të vendeve lindore ish-komuniste të Ballkanit, por që në fakt përgatisnin shtrirjen e influencës greke në këtë rajon. Si të tillë edhe mbronin interesat greke, por jo vetëm.

Ahmetaj ishte edhe sponsorizues i ligjeve që favorizonin oligarkët shqiptarë duke bërë ligje në favor të tyre. Madje emërimi i tij si zv/kryeministër thuhet se ka qenë pikërisht për shkak të presionit të tyre.

Ahmetaj ka pasur një histori të gjatë akuzash për korrupsion që në kohën e qeverisë Nano. Por gjithçka i vajti fjollë. Për ta mbyllur karrierën me një foto në doganën greke ku me veshje prej laskari, ministri disa herë i qeverive shqiptare, kaloi kufirin, stil të cilin e bëjnë gjithë udhëheqësit e këtij vendi të cilët pasi e rrjepin, i lënë glasën në dorë drejtësisë shqiptare.

Pas kësaj, Beni mund t’i shijojë paratë e tij jashtë shtetit derisa krimi të parashkruhet. Mos t’ju gënjejë mendja se do të ekstradohet. Mesa duket në dollapët e tij ka pasur shumë fakte për shumëkënd, derisa e lanë të ikte. E me siguri ka aq para sa të paguajë një avokat që të mos ekstradohet.

Ekstradim që pak kush nga politika do të ketë dëshirë të ndodhë./dritare.net

25 Komente

  1. T
    Torino

    Kjo vlen per te gjithe ata qe mendojne se me drejtesine e re si me shkop magjik do zgjidhen te gjitha!Po paret-paret a jua merni dot?Jooooooooooo!Se jane aq te zgjuar sa i kane sistemuar para se te vije kjo dite!Te tjerat jane blablabla fiale pa fund....

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Oh sa mirë me qenë shqiptar dhe qeveritar !

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Gjeni lepurin t'i merni opingat.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pseudo hila

          Edhe babai i dritan-hilese,kryehetuesi i hoxhes,nuk do te kish shkarravitur me mire,kete lloj pacavure.Dolen shpejt nga vrimat,keta lloj minjesh,te mbas 90 dhe filluan ta brejne si me pare kete vend.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Është shumë e vjetër thënia: "Hajdut nuk është ai që vjedh, por ai që di të fshehë!". Kjo është sfida e vërtetë dhe e vështirë, por jo e pamundur, e drejtësisë shqiptare. Po këtu mund të na ndihmojë dhe thënia tjetër se, "Shteti (kupto gjithë institucionet ligjzbatuese) e zë lepurin me qerre!". Sigurisht thënia e fundit vlen për sa kohë ekziston vullneti për ta bërë atë.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Poseidon

            BENIN DO TA KETHEJE RAMA MEGJITHESE SIPAS MEJE NUK DO JETE NEVOJA SE DO KETHEHET VETE.............

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lilo

              Ngjallu Avni Rustem se na mytn Esat Pash Toptanet.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mesuesi

                Lilo djali, i vdekuri nuk ngjallet! Po edhe sikur pse do na duhej, kur të kemi ti të gjallë, që mesa duket do jesh dhe ndonjë trim i çartur ?!?

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gepardi

                Shqiperia qe duam

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zyko

                  Tani e kuptove ti qe ahmetaj qenka i korruptuar prej kohesh? Po ti gjithnje u thur lavde Rames dhe qeverrive te tij, perfshire ahmetaj. Ti je nje glase gjithashtu.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Goni

                    Shume e vertete. Ky palo gazetar majtist i puthe bythen Rames me shoke, dhe tani qe Ahmetaj u largua, ky u "zgjua" dhe foli. Njerez pa shtylle kurrizore.

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fjale me vend

                    Je i madh o zoteri.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      Rama, të rentë mishi copa- copa. Me këtë që i bëre shqiptarëve, mos gjëtsh derman. Ku i gjen gjithë plehrat për t,i vënë në pozicione pune për të shpartalluar paratë e shqiptarëve. Mbase Zoti do jetë në anën e shqiptarëve të varfër dhe ty të beftë atë që nuk ta pretë mendja. O fytyrë e urryer, që e le këtë popull në varfëri. Ju nuk dini ku të fusni paratë, populli i shkretë numëron qindarkat e bukës.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nastradini

                        Ku je shteti i Eho....,,,,?. E kuptoni vete apo jo. Kerkojeni se qenin e ngordhur do gjeni.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SAMI NEZA

                          BENI JO VETEM QE NUK KTHEHET ME, POR KA PATUR KOHE MJAFTUESHEM PER TE LEVIZUR EDHE TE GJITHA PARAT DHE KA BERE GATI EDHE SHKOLLEN SE KU DO TE STUDIOJNE 2 VAJZAT E TIJ NE MUAJIN GUSHT. BENI NUK VJEN SE E HAN RAMA. BENI NUK VJEN SE E HAN VELIA. BENI NUK VJEN SE HAN META. BENI NUK VJEN MO SE E HAN LULI. BENI NUK VJEN MO PASI GJITHÇKA ISHTE PREGATITUR. BENI NUK VJEN MO PASI QEVERIA DO TE VAZHDOJ TE PAGUAJ EDHE PER 25 VITE TE TJERA INCENERATORET KU BENI NE ATE KOHE DO TE JETE 75 VJEÇ DHE KA SIGURUAR EDHE NIPERIT ME LEKET E KORRUPSIONIT.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fjale vend

                            Nuk je Sami Neza i vertete ti, se Sami Neza i vertete eshte shume me inteligjent se ty. Ai nuk ben komente me kapitale. Ti si sozi e Sami Nezes se vertete ke te drejte deri diku ne logjiken tende, por po te ishe Samiu i vertete do thoshe qe e han Benin edhe Berisha po u kthye. Pse e ke harruar Berishen, apo se e di qe Sami Neza i vertete e ka dobesi te madhe Berishen dhe e do njesoj si baben e vet.

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Ben

                            Vetting alla shqipo....tigri do haj milionat ne greqi dhe ciaone.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rame Duarpastri me ministra dhe administrate hajdu

                              Me ne fund nje gazetar i ndershem per historine e Kryehajdutit shqiptar Ben Ahmetaj. Ky Kryehajduti mbrohet nga Rama, S. Mane qe ka ortak, Cet Kastrati dhe Sander Frangaj. Mero

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fjale me vend

                                ORE QE KUR KA FILLUAR TIGRI TE BEJE GLASA..?! TIGRI TE JETE BERE SHPEND..?!

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nemesis

                                  Beni beri shume mire qe iku, sepse ate meriton nje vend qe qekur eshte krijuar shteti shqiptar, ka hedhur ne plehra njerezit e ndritur dhe eshte udhehequr me deshire nga maskarenjte. Dje dhe sot populli shqiptar nuk ka ditur te zgjedhe kokat e tij, por ka zgjedhur gjakataret, hajdutet, te fortet. Ndaj Beni mos u kthe, shqiptaret nuk meritojne as kthimin e as rrefimin tend. I ikur je nje hajdut maskara si gjithe te tjeret, i kthyer je nje i burgosur qe e meriton burgun aq sa 50% e popullates shqiptare. Raporti nje hajdut ne dy eshte sa per te shprehur pak optimizem te genjeshtert. Dhe ty Hile glasa e Benit te shkon ca me shume se shqiptarit mesatar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pickaxhiu

                                    Mbani te pakten Ilir Meten. se flitet se do caje ferren edhe Ky .Cfare beni keshtu more edepsezer.Po ne burg te Recit kush do futet Populli? Ah mo Ed Roma qe e ke mendjen sa nje bojaxhi fasadash

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

                                      Boll ma me talljen e trashe per njeriun e ri socialist per krijimin e te cilit u punua 50 vjet dhe ky njeri nuk u arrit te krijohej .Tani kemi krijuar me shume sukses njeriun e ri kapitalist ne pikpamje te formes ai ndryshon nga njeriu i ri socialist sepse eshte I shkolluar me kollare dhe zyrtar i qeverise , POR ne permajtje ky njeri zyrtar me kollaro dhe ne karrike te shtetit ka te gjitha tirare e sistemit kapitalist Njeriu i ri kapitalist i cdo rrangu qofte duhet te jete hajdut duhet te jete i korruptuar duhet te jete burgaxhi duhet te jete ujk per njeriun .Keni degjuar per ujkun e cerrikut po per ujkun e Fierit ata nuk jane ujqer te vertete ujqerit e vertete jane ne parlament jane ne qeveri jane ne hipoteke e kadastra jane ne sigurimet shoqerore jane ne drejtesi dhe kudo deri te avokati i popullit.Ky eshte njeriu i ri kapitalist me te cilet duhet te mburret shoqeria Shqiptare ne cdo televizion Kombetar .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        ELEKTORATI GRI

                                        ESHTE VET SISTEMI QE BEN KETO GLASE .CFAR MIELLI KE ATE BRUM DO TE ZESHE DHE ATE DO HASH .PSE VETEM BENI BEN GLASA ? KY NUK ESHTE AS I PARI POR NUK ESHTE AS I FUNDIT .BENIT DHE ATYRE SI BENI DO TI NGREJME LAPIDARE SI AHMET ZOGUT .E CFAR BERI BENI ME PAK SE AHMET ZOGU??

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          L . Çakaj

                                          Ka arrdhur një kohë që të kesh respekt vetëm për veten tënde. Unë jam nga ata zoti Dritan që për ty kam rrespekt. Më vjen çudi si paske gjithë këtë iformacion dhe na i thua vetëm tani. D.m.th.ç'farë na ke thënë deri tani ka qënë futja p..... dhe gri sallatë. N.q.s. Ahmetaj vjen dhe shkon në burg ku do ta çosh këtë shkrimim tënd Emri im është . Luan çakaj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Drini I zi e I bardhe bashke.

                                            A aaaa ! Qenka sponsorizuar nga Kokali? Po a e dini se Kokali eshte emigrant grek I antifashisteve greke ne Bashkimin Sovjetik.Kur u kthye ne greqi pas koloneleve u be oligark.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje