Në diplomaci virtyt është të dish edhe kur duhet heshtur

11 Korrik 2023, 10:49Blog TEMA

Në diplomaci virtyt është të dish edhe kur duhet heshtur

Kosova ka shumë probleme të veta dhe nuk e ka luksin të merret me problemet e brendshme të Bashkimit Evropian, NATO-s apo SHBA-së. Politikanët, diplomatët, sidomos kryediplomatja e Kosovës, duhet nganjëherë të dinë edhe kur duhet heshtur. Donika Gërvalla e ka thënë një të vërtetë kur ka folur për pafuqinë e BE-së. Por ajo nuk është analiste, as gazetare, e për aq sa është ministre nuk është as eksperte. Më mirë të merret me diplomacinë e Kosovës, që duket anemike, sesa me fuqinë apo pafuqinë e Bashkimit Evropian

Nga Agustin Palokaj

“Edhe një grup pulash duket si një batalion i fortë luftarak krahasuar me fuqinë e Bashkimit ushtarak Evropian“. Do të habiteshin ata që nuk e dinë kur të mësojnë se kush e ka thënë këtë konstatim kur ka folur për dobësinë e BE-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. E ka thënë Jean Claude Juncker në kohën kur ka qenë kryetar i Komisionit Evropian. E ka thënë për të arsyetuar nevojën që BE-ja, e kjo do të thotë vendet anëtare, të ndajnë më shumë mjete financiare për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të unionit. Dhe e ka thënë për të ngritur nga gjumi ata evropianë që besojnë se liria është e garantuar vetvetiu dhe nuk kanë nevojë të investojnë në mbrojtje. Dhe për të shtyrë përpara zvogëlimin e varësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Sepse asnjë varësi, as ajo nga miku dhe aleati, nuk është e mirë. Pra, për Evropën as varësia nga SHBA-ja nuk është e mirë. Edhe Amerika do të donte që Evropa të forcohej në aspektin ushtarak. Sepse me këtë do të forcohej edhe NATO-ja dhe e gjithë Aleanca Veriatlantike.

E vërteta është se BE-ja është shumë, shumë e dobët në aspektin ushtarak. Jo që nuk është në gjendje të mbrojë dikë tjetër, por as veten. Edhe sot shtetet lindore të BE-së mbrohen nga NATO-ja, e në NATO pjesëmarrja amerikane në kapacitetet e përgjithshme ushtarake është në mënyrë të papranueshme e madhe dhe disproporcionale. Vlerësohet se 80 për qind e kapaciteteve ushtarake të NATO-s sot janë ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse kësaj ia shtojmë Turqinë, Kanadanë dhe Norvegjinë, si vende me kapacitete të rëndësishme ushtarake, nëse ia shtojmë edhe fuqinë bërthamore Britaninë e Madhe, që më nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, mund të dalë se pjesëmarrja e BE-së në kapacitete ushtarake të NATO-s mund të jetë diku rreth 10 për qind, pra disproporcionale edhe për nga numri i vendeve, edhe për nga fuqia e tyre ekonomike e edhe për nga numri i banorëve.

Nuk e ka zbuluar ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Grvalla-Shwarz, se BE-ja është e pafuqishme. Këtë e dinë të gjithë. Dhe shumë prej tyre e thonë. Për fat të BE-së, e me këtë edhe të Kosovës, sepse është në Evropë dhe gëzon mbrojtje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, amerikanët nuk vënë më në pikëpyetje gatishmërinë e tyre për të mbrojtur Evropën. Vetëm para tre vjetësh në Shtëpi të Bardhë ishte një president i cili nuk shihte më nevojë për funksionimin e NATO-s në mënyrën në të cilën “amerikanët paguajnë për mbrojtjen e të tjerëve”. Dhe Trump, po ashtu, nganjëherë ia ka qëlluar. Me plot të drejtë thoshte se “pse qytetarët e Amerikës të paguajnë për mbrojtjen e Gjermanisë nga Rusia në kohën kur Berlini i jep të njëjtës Rusi miliarda euro përmes kontratave për energji”. Ai president ka pasur edhe një ambasador i cili është marrë me raportet mes Kosovës dhe Serbisë e që tash zbuloi se ka pasur plan edhe të tërhiqeshin forcat amerikane nga Kosova, sepse, sipas ish-ambasadorit Grenell, raportet mes Kosovës dhe Serbisë u paskan normalizuar aq shumë saqë nuk ka më nevojë për prani ushtarake amerikane. 

Tash SHBA-ja flet vetëm për forcimin e NATO-s. E forca e saj është dëshmuar më e rëndësishme se kurrë në histori. Pa NATO-n dhe SHBA-në sot vërtet nuk do të mund të imagjinohej siguria e Evropës. Sepse BE-ja është tepër e dobët për të qenë e vetëmjaftueshme në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes. Për këtë po bëhen debate edhe në BE nga vetë ministrat apo kryeministrat e shteteve te BE-së. Nuk u takon atyre që janë përdorues të kontributeve të BE-së, qoftë atyre ushtarake, policore, financiare, shkencore, humanitare apo të vlerave, që të merren me sëmundjet e brendshme të BE-së. E që “BE-ja është e sëmurë” pati thënë para një viti edhe një kryeministër nga rajoni, ai i Shqipërisë, Edi Rama. Një president tjetër nga rajoni, Aleksandar Vuçiq nga Serbia, shpesh i ka quajtur liderët e BE-së si “gënjeshtarë dhe hipokritë”. Por nga BE-ja nuk është dëgjuar ndonjë zemërim. Thjesht, ka pasur një indiferencë ndaj këtyre thënieve që kanë qenë shprehje e një frustrimi të rastit.

Nuk është që BE-ja nuk i meriton kritikat. I meriton edhe shumë bile. Sidomos nga Kosova dhe nga qytetarët e saj të cilët për vite i ka diskriminuar dhe vazhdon t’i diskriminojë. I meriton kritikat edhe tash kur i ka vendosur sanksione Kosovës me shpejtësi dhe vendosmëri të paparë deri tash. Dhe për këtë BE-ja po kritikohet edhe nga jashtë, edhe nga brenda.

Por politikanët e Kosovës, sidomos ata që janë në pushtet dhe flasin në emër të shtetit, duhet të kenë kujdes se çfarë dhe ku e thonë.

Kosova ka shumë probleme të vetat dhe nuk e ka luksin të merret me problemet e brendshme të Bashkimit Evropian, NATO-s apo SHBA-së. Politikanët, diplomatët, sidomos kryediplomatja e Kosovës, duhet nganjëherë të dinë edhe kur duhet heshtur. Donika Gërvalla e ka thënë një të vërtetë kur ka folur për pafuqinë e BE-së. Por ajo nuk është analiste, as gazetare, e për aq sa është ministre nuk është as eksperte. Më mirë të merret me diplomacinë e Kosovës, që duket anemike, sesa me fuqinë apo pafuqinë e Bashkimit Evropian.

Diplomacia e Kosovës, nëse ka dyshime ndaj lehtësuesve në dialog dhe besueshmërinë e tyre, e duket se ka, duhet të punojë me vendet anëtare dhe t’i adresojë këto çështje. Por kjo duhet të bëhet përmes kanaleve diplomatike e jo atyre publike. Sepse BE-ja, e mirë apo e keqe, siç është, nuk do të dalë kundër njerëzve që vetë i ka caktuar ta përfaqësojnë.

25 Komente

  1. D
    Demokrati

    Leri këto përralla me lepurush e karroca o Gërdalla

    Përgjigjjuni
    1. m
      millosh kopiliqi

      Dy qenushet (kudrat) e kosoves : gerrvallka dhe osmanleshka ……..

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grim

        Vazhdon pordhaclleku I kesaj majtiste thashethemexhie! Vazhdon me citime thashethemesh! Junker, Trump, etj jane persona oridner, kurvar dhe te lehte nga trut. RAMA njerin prej tyre e quajti "fatkeqsi per njerezimin", dhe ky langaraq we ti citron I rrahu krahet Rames ne nje takim. Pse? Se Rama eshte lojtar, jo thashethemexhi si puna jote dhe shefit tend. Mjere Kosova tani, qe ka ne krye nje qeveri qe s' ja vare askush. Europe , o tiger prej letre", dergojini ato 600 milion Euro ye pervitshme Kosoves, per popullin e saj dhe kontrollojini ato qe nga ky moment. Kjo zonja ka hallin e majtizmit idiot me baze thashethemet, te A.K. Gjermania duhet te reflektoj per keto vemje gervall we ka mbajtur ne gjirin e vete. Jane mosmirnjohes, raca me keqe e njerzimit sips Sheakspeare!

        Përgjigjjuni
        1. f
          fali zot se nuk dijne se c'bejne

          Te heshte pra Kosova, ti thote Amin c'do urdheri qe i vjen nga Perendimi sepse keshtu tregon mencuri (sipas Tin Paloqes) edhe kur ky Perendim "clirimtar" i ben presion e do ti imponojne nje Republika Srpska brenda territorit saj !

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ne radhe të pare, jemi shqipetare

            Pse mor trim? Ke ndonje variant tjeter ti, qe trupat e KFOR-it të largohen, sepse Kosova i zgjidh vete problemet me Serbinë? Si thua? T'i themi KFOR-it të ikë? Variant është.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Te fala Vuku i iSheqeres

            Per cfare virtuti flet per kete mecken,kjo ashte ngjyra e errte e sotme Kosoves bashke me Allbinat,je shume i vogel te analizosh euvropen me synin tandte e me kutin e kesaje baxhelle

            Përgjigjjuni
            1. v
              vajmedet

              Titulli i shkon me per shtat Shalgjatesise se tij i cili nuk rresht se dheni mend gjithe dynjase. I deshtuar te zgjidhe hallet e Shqiperise kerkon te jape mend se si te zgjidhin hallet te tjeret. I deshtoi dhe ky turi i famshem me Clintonin si maskote ku mori nje dush te ftohte si ne Kosove ashtu dhe ne Serbi. Nderkohe ne Shqiperi po i del boja sistemit te tij kriminal me Rrajat, Ahmetajt, Beqajt, Gjicet, Gjiknuret, Xhackat.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koli

                Ty te prishin pune shalet e gjata apo ke ndonje kompleks te fshehur ndaj vetes valle? Se ke shkruajtur pa lidhje. Tamam mendesi femije. Me kap inati dhe filloj te shaj kot me kot. Te pakten sot po burgosen ca. Fatmirja dhe Shkelzenia vazhdojne te fshihen pas pantallonave te babi SRB-se dhe kane pas vetes viktima te pafajshem te Gerdecit!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sofratika

                Gervalla gjykohet nga gazeta tema ne varesi te mardhanjeve VV - Rama. Do Zoti te dali me sukses inisuativa e qeveris Kurti, atehere do shohim cirk nga anal-listat.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  armand

                  "do zoti te dale me sukses iniciativa e ....." Kjo do te thote ne gjuhen shqipe "le te shpresojme". "Shpresa" ne politike nuk eshte strategji eshte futja kot se diku do dale . Eshte njelloj sikur te pish kafen e mengjesit dhe mbasi te shohesh se c'thote fundi i filxhanit te shkosh ne pune dhe te vesh ne zbatim urdherat e filxhanit. Mos shpreso kot se fundi dihet. O iken Albini , o iken Kosova.

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Flamur Struga

                  Agustin Palokaj,i nxitur nga fjalimi historik i zonjes Donika,e ben nje interpretim te sakte ashtu sic e tha para te gjithe europjaneve perfaqesuesja e Republikes te Kosoves.Kjo eshte e bija e deshmorit te kombit (sa kam lexuar i eshte trembur nje hordhi rusoserbe)ngase synimi i keti dhe shokeve te tije,synim e kane patur clirimin e Republikes te Kosoves para largparesve atyre trimave qe e krijuan UCK-en e lavdishme,ku dija ,atdhedashuria ka qen fenomeni kryesor ,me qellim aftesin zgjuaresin per te ndihmuar aspiratat e tere popullates per clirim dhe bashkim kombetar.Prandaj nuk eshte rastesi qe zonja Gervalla ,shkelqeu me te verteten.Kesaj qeverie me aftrsin e atyre qe e udheheqin duhet pa as nje hezitim te perkrahet se te gjithe jane njerez me ideal te larte ,dashuri per dhe sakrifice per Atdheun.Mir bere Palokaj qe u inspirove dhe e the te verten ne menyre me te zgjeruar kur bere interpretimin e kesaj europe qe gjithmone (jo Gjermania,Anglia,Austria..)kane heshtur ose e kane ndihmuar armikun shekullor per te uzurpuar trojet tona.Te gjitha vetit e veta ,nje pergawesues duhet ti perdori ne raste te ketilla ,ku guximi,mencuria faktet vlejne sa nje ushtri ...

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zani

                    Cfar thote kjo prostituta e semaforit.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lymi Tutit

                      Nuk pretendoj te jem plotesisht i sakte ne komentin ne vijim ..... Mendoj qe shkruesi,ne thelb ben "apologjine" per deklaraten e pa pranueshme dhe shume poshteruese per nivelin e qeveritareve te sotem te Kosoves.Qendrim tejet mosmirenjohes ndaj asaj qe Perendimi (gjithmone ne unison SHBA BE9 Kka bere dhe po ben per Kosoven.Nuk vlen te zgjatem me tej ne kete pike.Problemet brenda BE kane egzistuar dhe shkojne ne menyre "paralele" me vete zhvillimet brenda tyre dhe ne aspektin nderkombetar.Por druaj qe shkruesi dhe qeveritaret kosovare,me qendrime te tilla,kane nevoje per leksione tu spjegohet cfare eshte BE,pse egziston dhe cfare eshte NATO dhe pse egziston.Ndjese por spjegimi nuk eshte fare i komplikuar.Vec te tjerash,qellimi dhe objektivi kryesor i BE'se eshte EKONOMIA,fuqizimi ekonomik dhe rritja e prosperitet te nje komuniteti me rreth 450 mln banore,qe sot ka Produktin e pergjithshem Kombetar rreth 25 mije eur per banor.Ky eshte me i larti ne Bote ! Sot rreth 80 vende te botes kane BE partnerin e pare ne marredheniet ekonomike,nderkoh qe me pak se 20 vende e kane te tille SHBA'ne ! Sot BE eshte investitori me i madh ne Bote,per investimet jashte dhe brenda saj ! Pra BE objektivin e saj kryesor ka ekonomine dhe jo "luften" ! Po NATO cfare roli ka ? Pothuaj te gjitha vendet e BE'se jane anetare te NATOS (me perjashtim te kater vendeve Austri,Irlane,Qipro dhe Malta - konsideruar Finlanden dhe Suedine tashme ne kete organizate).E ditur qe asnje vend i BE'se,nuk mund te perballoje nje agresion ushtarak nga nje vend i trete.Prandaj eshte NATO ! Balancat dhe problematikat brenda ketyre dy organizmave me te fuqishme te botes i administrojne dhe i zgjidhin brenda tyre dhe problemet kane qene dhe do te jene gjithmone "ATY" dhe natyrisht ecin edhe keto paralel me zhvillimet brenda vendeve anetare dhe ato nderkombetare.Se fundi,BE dhe NATO krijuan shtetin e Kosoves ! NATO eshte prezente ne Kosove me KFOR (qe quhet Kosova Force) ! Pra NATO mbron dhe BE mbeshtet dhe ndihmon ekonomikisht ! Egzekutivi kosovar dhe shoqeria kosovare duhet te ndryshojne teresisht qasjen ndaj Perendimit,bile do thosha "me syte mbyllur" t'iu pergjigjen te gjitha kerkesave te tyre ! Komentet dhe analizat nga kendveshtrime te tjera thjesht tregojne Injorance,mosmirenjohje dhe arogance ! Lymi Tutit

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albin Kurti - nje variant i dobet ie Enver Hoxhës

                        Lymi. Respekte per komentin me vlera. Uroj ta lexojne ata qe nuk e dine ne fakt se kush është tigri, dhe kush është i zoti i tigrit.

                        Përgjigjjuni
                      2. c
                        ce

                        kjo Donika gerdalla , sharebajga e politikes se jashtme te Albin kurt kundrapedalit simoter e shpifarakes hunderre katundares se Gjakoves Mimoza kusares, deputetes me te shpifur te Ballkanit.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetari

                          Jane turrur me komente "Taborret" e Vetvendosjes,me moton,bar do hame por nuk dorezohemi !! Injorance e kombinur me arrogance.Miza perballe Ariut ! Qytetari

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Keno

                            Me habit kjo urrejtje per Kosoven tone shqiptare. C'eshte kjo arrogance anonime kunder Kosoves sone? Kosova ka nevoje per mbeshtetje e jo vetem per kritika dhe ne hiqemi si te ditur, sikur e kemi ndritur ketu ne Shqiperine korruptuar keto 30 vjet. 30 vjet dhe sot jemi me larg Evropes se sa ishim nme 1990!!!!! Ne nuk jemi ende nje shembull i mire per Kosoven. Askush te mos mendoje se eshte me i mencur a me i ditur se kosovaret dhe i njeh me mire problemet e Kosoves se sa vete kosovaret dhe qeveri e tyre. Boll me llogje te kafeneve te Tiranes.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shiko kush flet

                              Bravo, Keno. Hallall. Edhe unë kështu them. T'i bejme thirrje KFOR-it të largohet, sepse Kosovën ka kush e mbron. Sa të kemi Kenon qe nuk pi kafe ne Tiranë, nuk pyesim per Serbinë. Ke kallash ti Keno? Se unë kam nje sopatë pa bisht, por më ka premtuar nje fshatar nje bisht sopate, dhe jam gati per lufte pastaj. Edhe Ilir Meta me tha që e dergon edhe ai nje battalion nga Skrapari me kazma dhe cfurqe. Pastaj nuk do kete lepur të na dale perpara.

                              Përgjigjjuni
                            2. k
                              koqevari

                              Gerdalla, debile e lindur ....jo debile e bere gjete jetes , por e lindur debile ...ben kritike te hidhura per EU dhe nuk perfill Shtetet e Bashkuara , kur dihet qe pozicioni teper delikat i Kosoves varet , jo 100% por 1000% nga EU dhe amerikanet ....politikane te bythes dhe pa piken e pergjegjesise ....kane nje te drejte vec , cdo gje i gjeten gati dhe nuk dhane djerse, mund , e gjak te cliroheshin dhe keshtu si perfundim flasin pa pergjegjesi , pa llogjike ....zgjohu debile , ofendon ata qe te cliruan , se perndryshe bandat e Arkanit do te kishin shkerdhyer gjithe pragun e shtepise .....e kuptove debile ??

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Laçjani

                                O qyqar , mos e ngaterro Doniken me kte Paloqen qe ka shkruar hartimin e rradhes! Para se te flasesh jerm informohu per arsimimin dhe formimin e Donikes.

                                Përgjigjjuni
                              2. K
                                KATUNDARI

                                Lavdia nuk vjen nga nenshtrimii.Skenderbeu eshte I Lavdishem sepse luftoi dhe fitoi ndaj fuqise ushtarake me te madhe te kohes TURQISE.Cili na qenka ai pushtetar Nr 1 qe nuk kerkon te hyje ne histori si I lavdishem?

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  ppa

                                  O katudar, je i sigurte qe Skenderbeu fitoi mbi Turqine? Normale, po te thoje qe sakrifitoi vendin edhe ne mbrojtje te Krishterimit, Evropes! Ndersa sot eshte Evropa dhe SHBA qe mbrojne Kosoven nga sllavizmi ?

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  ELEKTORATI GRI

                                  Diplomaci ne heshtje bejne vasalet. Kush hesht kur ka te drejte nuk eshte dipllomat por nje frikacak i pestare qe do me shume karriken e tij se sa vandin qe ai perfaqeson.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

                                    O Laçjan, Diplomat nuk perkthehen automatikisht ne zotesi diplomatike. Ajo Gervalla, me shumë diploma, është mire të jape mësim ne histori-gjeografi, sepse do flasë per gjera qe kane ndodhur tashme. Per të ardhmen e gjerave, kerkohet zgjuaresi ne marre vendimesh, qe nuk t'a jep shkolla, por experience dhe talenti individual. Ne anglisht quhen skills. Ne shqip i quajmë mjeshteri. Mjeshterite fitohen, nuk mesohen. Mund ta marresh nje diplomë, por nuk ke mjeshteri. Si puna e një dentisti. Teorikisht mund t'i dije të gjitha, por kur vjen puna per t'i bere gjerat, e ka dorën skandal. Besoj e thjeshtova mjaftueshem.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bejkush

                                      A gus tin Pa Loqaj! A nal ist... Ko to tamo peva!?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje