FJALIMI/ “Doctor Honoris Causa” nga UET, Rama: Gjeneral, nuk mund të gjenit universitet më të mirë për t’u nderuar

18 Shtator 2024, 19:50Blog TEMA
FJALIMI/ “Doctor Honoris Causa” nga UET, Rama: Gjeneral, nuk mund

Nga Edi Rama*

I nderuar gjeneral,

m’u desh ta ndryshoja të gjithë fjalimin pas fjalës suaj. Kisha shumë falënderime në fjalimin tim por jam i sigurt që shumica u ezauruan tashmë. Do të përpiqem t’i bie shkurt.

Së pari doja t’ju thosha se ky universitet është më shumë i djathë sesa jam unë i majtë. Kjo duhet sqaruar sepse duhet ta dini se nuk kemi anësi kur themi se nuk mund të ishit nderuar më shumë në këtë vend, sesa nga ky universitet. Duhej gjithashtu të thuhej sepse duhet bërë e qartë se nuk kemi anësi nga ana e tyre kur më ftojnë që të them fjalën time. Zakonisht kur e bëjnë këtë gjë presidenti thotë: “Kemi dëgjuar nga stafi juaj se doni të mbani fjalën". Por nuk ka problem.

Dua të sigurohem nga ju: A do të largoheni nga puna? Pra titulli “Doctor Honoris Causa” nuk është se do të largoheni nga puna, sepse ndonjëherë duket si lamtumirë. Kjo thotë shumë për universitetin, po investojnë në marrëdhënie miqësore.

Gjeneral, ju jeni shumë i veçantë sepse ju jeni komandant Suprem në dy raste: komandant Suprem i Aleancës dhe komandant Suprem i Forcave të Armatosura Amerikane në Europë. Gjithashtu kenie prejardhje italiano-amerikan, dy nga miqtë dhe aleancat më të mëdha të Shqipërisë. Me ju nuk kemi një, por katër arsye dhe fakte që t’iu besojmë. Së pari, ju jeni komandant Suprem i Forcave Amerikane. Së dyti sepse jeni komandant Suprem i NATO-s. Së treti sepse si amerikanë ju keni njohuri shumë të mira rreth betejave dhe fushëbetejave. Së fundi, si italian jeni njeriu i duhur për t’u konsultuar rreth ushqimit të mirë. Ju keni studiuar çështjet ruse dhe gjithashtu çështjet e historisë së Europës Lindore. Kjo është arsyeja pse prof. Xhepa vendosi që një nga folësit të kishte njohuri rreth historisë osmane në mënyrë që të plotësohej i gjithë mozaiku.

Është një kënaqësi e veçantë për ne që t’iu kemi këtu dhe që t’iu japim këtë çmim sepse ju jeni komandant Suprem në një periudhë shumë kritike për mbarë botën dhe të gjithë e dimë se komandanti Suprem, ai në krye, lideri është një gjeneral shumë i arsimuar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe njohuri shumë të mira rreth Rusisë. Kjo na jep besim të plotë në lidershipin dhe këshillën tuaj. Dua të ndaj me audiencën diçka personale sepse bazuar në eksperiencën time prej 10 vitesh, mbase më shumë, ju konsideroj gjeneral të veçantë në kuptimin që keni një mënyrë të jashtëzakonshme për të dëgjuar dhe për të mbledhur informacione me një modesti të jashtëzakonshme. Faleminderit që merrni në konsideratë shqetësimet dhe vendimet e të tjerëve.

Unë vetë jam dëshmitar i faktit që së fundi na është dashur në tryezën e NATO-s të bëjmë disa diskutime të vështira në lidhje me ngjarjet më të fundit në kufirin verior të Kosovës dhe pikërisht prania juaj na nevojitej aty. Dhe ia dolëm mbanë. Ia dolëm mbanë dhe situata në terren tregon që ndonëse retorika dhe provokimet nuk kanë përfunduar terreni është i ruajtur dhe i mbrojtur. Ju falënderojmë për këtë fakt. Ju po më shikoni mua dhe e di që e kuptoni se çfarë do të them. Jeni i sigurt që është projekti i Porto Romanos. Është e vetmja pjesë që nuk e hoqa nga fjalimi im sepse së pari dua të them se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj detyrave të NATO-s, politikisht dhe nga pikëpamja ushtarake jemi gati për të kontribuar dhe për të garantuar se Aleanca mbetet e fortë. Sikundër e kemi thënë shumë herë gjeneral dhe ju jeni pranë meje sepse unë përfaqësoj një nga vendet më të vogla, por Shqipëria në anglisht fillon me A çka do të thotë se në rend alfabetik jemi të parët në listë.

Vendi ynë është gati për të kontribuar dhe për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në korridorin tetë, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi. Nuk janë thjesht fjalë por një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja kahët. Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë por kur bashkëpunimi është dy kahësh, atëherë çdo gjë shkon më së miri. Porto Romano do t’i shërbejë NATO-s dhe gjithashtu i gjithë stafi teknik i NATO-s e ka theksuar këtë fakt. Madje edhe bashkë e kemi diskutuar në terma teknikë që është gjëja e duhur për t’u bërë. E di se duhet të punojmë edhe nga pikëpamja politike, por ai që ju nominoi, ju emëroi, ua dëgjon fjalën. Më besoni që të gjithë e bëjnë këtë gjë, jo vetëm ai.

Po e përmbyll fjalën time këtu dhe dua të them diçka në fund sepse duhet përmendur me patjetër, duhet ta them para të gjithëve. Ju keni shumë virtyte. Njerëzit në sallë i njohin shumë mirë. Ju keni shumë më shumë virtyte sesa ato që u përmendën deri tani nga folësit, por mendoj se virtyti më i veçantë që keni krahasuar me të gjithë ligën e kolegëve tuaj, është se si komandant ashtu edhe qytetar interesant i kësaj bote, ju keni virtytin e të kuptuarit të diçkaje shumë të rëndësishme. Ju e kuptoni se Shqipëria dhe shqiptarët sado të vegjël të jenë, aq më të veçantë janë. Ju e dini këtë, prandaj jeni këtu sot. Po na tregoni se jeni shumë inteligjent dhe i mençur.

Zoti iu bekoftë gjeneral! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

*Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në Universitetin Europian të Tiranës gjatë dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” komandantit Suprem të NATO-s, gjeneralit Christopher G. Cavoli 

6 Komente

  1. P
    Patriot

    Kur paske ndryshuare mendje gjigand. Deri dje universitetet me te mira ishin Ufo, I Cilit, Windsor etj, sepse me keto e ke mbushure stafin tende. Se mos nderrone mendje prape?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sio...

      Ki universiteti nuk asht Universiteti Europian i Tiranes, ki asht më shumë se kaq: ki asht Universiteti Izraelian i Tiranes, në majat e dijes botnore...

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaztori i neveritshem

        Ti nuk je i majte, por je nje M tjeter, je nje MUT i MADH, shtresen me te persekutuar nga regjimet dhe mosha PENSIONISTET, nuk u kujtove nje here tju ngrije pensionin sic bere me rrogtaret e tu ,aty dhe me kopene e parlamentit, e gjithe kjo, per interesat e karriges, dhe ne te kundert me humanizmin elementar, te nje te majte te vertete.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje qytetare

          Kot po ju shkruaj, se me beri pershtypje menyra se si shpreheni. As nuk dua te mbaj ane e as tju ofendoj. Por mendoj se kjo menyre te shprehuri eshte percmim per gjithe ata njerez qe e votojne kete njeri. Si mund te shpreheni keshtu? E mendoni ndonjehere kete? Ju mund ti nenvleftesoni ata njerez, por ata jane shume. Kjo tregon mendjemadhesi kur i shumezon gjithe keta njerez me zero. Ka fjale plot fjalori qe mund te perdorni. Me te mira,

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjeli i Files

          Po si nuk merr mortja kete felliqesire, qe vetem ngrefet si gjeli maje tumules se bajgave e nuk di te mbylle squpin, por shkon e merr djalin e ri..! Mekat..!

          Përgjigjjuni
          1. f
            fiqo

            Cfar mashtrues.. UET eshte ne pronesi te deputetit te PS, LAERT DURAJ, apo eshte i djathte ky...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje