Tragjeditë politike që i ulërijnë fosileve “të freskëta” që drejtojnë armatën e të vdekurve

18 Shtator 2024, 19:09Blog TEMA
Tragjeditë politike që i ulërijnë fosileve “të

Nga Ylli Pata

Thënia e një fjale të mirë për dikë që e lë këtë jetë, nuk është vetëm traditë shqiptare. Së paku në çdo ditë të mbramë një fjalë e ëmbël, lehtëson atë çfarë mund të lehtësojë.

Megjithëse tek ne, në një vend kaq të mbushur me toksina që katapultohen dhe telekomandohen nga lart, kemi parë që nuk i kanë kursyer dozat e larta helmuese të milicive digjitale edhe ndaj emrave të mëdhenj të kombit. Emra? Gjergj Kastrioti, Gonxhe Bojaxhiu, Ismail Kadare, por lista është edhe më e gjatë!

Megjithatë sot është fjala për një tragjedi të re, që ka pllakosur mjedisin politik shqiptar, edhe pse “personazhi” kryesor i kësaj tragjedie kishte kohë që e mbanin larg politikës.

Gerdi Bogdani, ka shokuar të gjithë me ikjen e tij tragjike në kulmin e moshës aktive. Një personazh, që edhe pse nuk ka pasur asnjëherë një peshë të madhe qeveritare, e tregoi veten sot se kush ishte. Sepse fuqia më e madhe e Gerd Bogdanit ishte humanizmi dhe qytetaria e tij.

Thuajse të gjithë diplomatët perëndimorë që kanë qenë në Tiranë kanë publikuar në rrjetet e tyre foto dhe fjalë prekëse me Gerd Bogdanin. Nga Bix Aliu, diplomati i SHBA në Tiranë, apo diplomati britanik Dan Redfort, që ka punuar me amerikanët e Institutit Republikan, me OSBE apo ambasadën e Madhërisë së saj, kanë dhënë homazhin e tyre për këtë tragjedi.

Por edhe nga PD-ja, siç edhe nga mazhoranca apo mediat, kanë rrëfyer histori njohjeje e respekti me Gerd Bogdanit.

Legjitime, por edhe të rëndësishme janë fjalët plot respekt. Madje, e mira e të mirave do të ishte që ky respekt të mos harrohet, por të shprehet herë pas here, duke e dëshmuar konsistencën e një ndjenje fisnike.

Po a do të ishte mirë që këto fjalë të mira, këtë ndjenjë respekti, të shprehen për së gjalli? E mbani mend ç’i kanë bërë Gerd Bogdanit, media e qarqe, pa pasur asnjë pushtet, duke e akuzuar për shumë gjëra, vetëm e vetëm se ashtu ju thoshte dikush.

E kur Prokuroria e Republikës bën 500 faqe akuzë ndaj Sali Berishës, dalin në panelet e darkës e thonë: “S’kanë prova”! Po mirë, po për Gertin kur i thonin qesim pse i thanë?

E pikërisht në këtë ditë të rëndë tragjike, fati i Gerd Bogdanit, kësaj figure vërtetë të rëndësishme të politikës shqiptare, sjell një tjetër kujtesë të një tragjedie tjetër të rëndë. Atë të të ndjerit Sokol Olldashi. Edhe ai gjithashtu një personazh shumë i fuqishëm politik, por edhe me një magnetizëm të madh komunitar, ku kishte miq e simpati në të gjithë krahët e politikës.

Si Koli, ashtu dhe Gerti ikën të rinj, por ajo që është më e rëndësishmja, ikën kur ishin personazhe, e mund të jepnin shumë në politikën shqipare. Por i mënjanuan elita e fosileve, e cila vijon të mbijetojë vetëm se ka vjedhur pa fund dhe zotëron para e pasuri pa limit.

Si tha doktori sot? Kush do të botojë pjesë të dosjes Partizani, do të trajtohet si organizata kriminale. Dmethënë do t’i konsideroj si armiq të mij. Mendo çfarë ka ndodhur realisht gjithë këto vite me këto person e personazh që ka dashur të japë diçka në politikë, qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e doktorit të 500 faqeve, qoftë duke ecur edhe vetë.

Këto tragjedi politike duket se janë ulëritje e fuqishme ndaj fosileve, por edhe ndaj mjedisit që rrethon fosilet e “freskëta” që kërkojnë të infektojnë çdo të gjallë. Si tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, kur eshtrat e një ushtari italian infektuan një punonjës të ekipit të gjeneralit dhe e vdiq.

E në fakt, jemi fiks si në një skenë kadareane ku të gjithë brohorasin fosilet, kurse në televizione garohet kush bërtet më shumë. E kur zgjohen të nesërmen se ka ikur një i gjallë i këtij vendi vijon avazi. Sidomos me rrjetet sociale gati në telefon: “U preftë në paqe”. Por ajo që pret me të vërtetë janë fosilet, pasi infektojnë thellë gjakun, sepse duan që Kryegjenerali i fosileve të mbajë në këmbë ushtrinë e tij të vdekur e të kallur që bërtet nëpër televizione….

19 Komente

  1. J
    Jani

    Se c'mu kujtua kafeja e Ferdinand Pones ne Prizren...!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Po le te presim konkluzionet e grupit hetues o Pate. Pastaj G. Bogdani ka qene teper cinik ne fjalimet e tij, cfare t'i kujtojme?! Shume ish-deputete kane vdekur, por nbuk u jane bere nderimet sic po i behen ketij, si thua ti?!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlonjati

      SHPIRTI I SHKOFTË NË XHENET.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sk

        Po as sot nuk i lini polemikat mor te pashpirt ptyyy

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Hallall për shkrimin. E ke qarë me të vërtetat e hidhura të detashmentit non-grata të larg qoftit. Duhet të vdesësh që të vlerësojnë. Nuk ngordh larg qofti, por ikin nga kjo jetë njerëz me vlera si Gert Bogdani.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti

            Bardhi shpetoji qe u kthye prap.si dihet punes ,mbase ndonje xhiro andej nga elbasani dhe ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, nje min heshtje ne parlament.hahaaaaa.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ai

              Nje shkrim i hartuar nga nje njeri i keq.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Mire deri tek krahasimi me Olldashin. E dhive krejt! Po krejt fare!

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  Oldashi ishte tip aventuristi dhe kurvari. Kurse ky djali duket se ka qene nje qytetar i vertet, i mire arsimuar, dhe mire rritur. I respektuar nga cdo ane.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Verilindja

                    "Jugu"! Jam tokort me toj, por duhet shtue diçka: Ishte pak Salixhi i zellshem. Kur ishte ne pulitik nuk ishte ka kqyr t drejten, por kqyrte reagimin e murtajes Sahale pastaj veprote. Ani, qofte i parajses!

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Juavuri

                    Oldaci brodhi pas Pajdhit me duket mua ???

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tim

                      May mu kujtua ministri I ekonomise ne Kanada ne 2008

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ari

                        Te lumte pena Lutfi, I ke the ne te gjitha ,por cfare thone hienat.......???!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ari

                          Te lumte pena Ylli.se bashku me dervish, po ju thoni hienave ,mjaft eshte mjaft..... Bravo te madhe te dyve ,........

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ari

                            Te lumte pena Ylli.se bashku me dervish, po ju thoni hienave ,mjaft eshte mjaft..... Bravo te madhe te dyve ,........

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tuttifrutti

                              o star duck ,po rama nuk eshte fosile ????

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fjala

                                Ajo qe theme une eshte se Gerti Bogdani nuk mund ta krahasosh me Sokol Olldashin. Sokoli ishte kriminel ne shpirt, bdersa Gerdi ishte shume inteligjent dhe battre tjeter, Sokoli vdiq ne aksident dhe u mbulua me erresiren politike qe dhe drejtesia heshti po dhe qyetaria per çudi s'ndihet, Gerti iku natyralisht, ndoshta, nga nje atak qe une prape dyshoj se eshte acaruar shume bajlozi qe s'po gjene rehat, sokoli ishte denglaxhi dhe nje familjar i keq, Gerti ishte ndryshe. Sa kohe Gert ishte prane Sali Berushes. Krijoi nje profil negativ ne publikun kundershtar, por sa u largua pak nga Saliu doli ne dukje panorama e tij pozitive. Shpreh vetem ngushellime !

                                Përgjigjjuni
                                1. Analist

                                  Ky Pata nuk me ka pelqyer i vettit shume gjerat i ben lemsh per mua nuk ja vlen me ta lexosh eshte humbje kohe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Murgu

                                    Populli thotë :"Vdis pa të të dua". Po ku e lanë kufomat Tritan,Flamur,Palok,etj.me në krye Sali bajraktarin të bjeri frymën e re në PD,ata duan sherbetor jo koleg.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje