Nga Indrit Vokshi
Po shoh njerëz të cilët po postojnë një video ku Flamur Noka grindet me një militante demokratike dhe në një moment, ai i thotë asaj ik, duke ia treguar derën me dorë.
Nuk ka faj Flamuri. Ai, Flamur Noka, është simboli i të gjithë militantëve të PD, shëmbëlltyra e tyre; ai janë ata, mishëruar në një trup të vetëm, në trupin e Flamurit.
A nuk u çuan militantët e PD duke i treguar derën çdo demokrati që nuk mendonte si ata? Po, u çuan. A nuk janë militantët e PD harbutë dhe arrogantë? Po, janë. A nuk mendojnë militantët e PD se gjithçka zgjidhet me forcë, duke gjuajtur me shishe, me leva e deri edhe me anti-tank? Po, ketë mendojnë dhe ëndërrojnë. A nuk mendojnë militantët e PD se besnikëria ndaj Sali Berishës si person është i vetmi qëndrim dinjitoz në politikë e në jetë, përndryshe je tradhëtar dhe i shitur? Po, ashtu mendojnë. Të gjitha këto cilësi, sjellje dhe besime të militantëve, i përmbledh e i përfaqëson Flamur Noka. Pra Flamuri është ata, si ata, njëri prej tyre. Flamuri është natyralisht PD-ja.
Nga ana tjetër e paralelisht, Flamuri, pa e kuptuar as ai vetë, është pjesë e një ushtrimi të psikanalizës nga ana e Sali Berishës. Ai, Sali Berisha, nëpërmjet Flamurit manaxhon dy mardhënie; mardhënien me militantin e vet, duke iu dhënë militantëve si valvul shkarkimi duke e quajtur fajtor, si dhe mardhënien me jomilitantët. Flamuri pra është vendimi shumëplanësh i Sali Berishës për të tjerët.
Flamuri është mundësia që ata demokratë të cilët nuk kanë guxim e burrni për t'i rënë problemit në kokë, ta kenë Flamurin si tabelë qitjeje për të shfryrë frustrimin pse nuk kanë guxim të merren me udhëheqësin. Sali Berisha iu ka dhuruar militantëve të tij një fajtor, Flamurin. Edhe hapsira që i ka lënë Flamurit për të marrë disa vendime vetë, është në kuadër të këtij operacionit psikanalitik të Doktor Saliut për të krijuar figurën e fajtorit për katastrofat e PD-së. E në krijimin e figurës së fajtorit, duhet të jetë kontributor edhe vetë Flamuri, për ta bërë figurën e fajtorit sa më të besueshme. Sholzenicini shkruan se Stalini nuk jepte urdhër direkt për tortura. E si ndodhnin torturat? Stalini, shkruan ai, kishte emëruar në postet kyçe të NKVD-së, persona të cilët nuk dinin të bënin asgjë tjetër përveç torturës, prandaj nuk kishte nevojë të lodhej duke dhënë urdhëra, pasi ata i bënin vetë torturat.
Nga ana tjetër, paralelisht, Flamuri është cinizmi i Sali Berishës kundrejt të gjithë atyre që kanë mendim politik dhe e quajnë veten të zgjuar. Ata janë të detyruar ta takojnë e të flasin me të, u duhet të flasin me militantin e graduar në postin më të lartë. Dikush e kupton dhe e manaxhon, dikush se kupton. Por ashtu është.
Ky është cinizëm dostojevskian i Sali Berishës dhe është formë e ushtrimit të pushtetit të tij partiak në mënyrën më brutale; Berisha iu thotë unë kam 20 mijë militantë dhe 500 mijë vota, prandaj iu detyroj të merreni me militantin tim i cili nuk ka për detyrë të mendojë politikisht. Ose pranoni të diskutoni në nivel militanti si një akt nënshtrimi i juaji ndaj meje, ose udha e mbarë, ikni.
Nuk ka asnjë mundësi që Sali Berisha të jetë i mirë, ndërsa ata poshtë tij të jenë të këqinj, nuk mundet të jetë kështu. Ose këta janë të këqinj dhe Sali Berisha është si këta, ose Sali Berisha është i mirë dhe, këta janë si Sali Berisha. Nuk munden të bashkëpunojnë aq afër e aq në harmoni, njerëz me karaktere të ndryshme e me kulturë ndryshe nga njëri-tjetri.
Prandaj mos u merrni me Flamur Nokën. Flamuri është personazhi përmes të cilit shkrimtari i madh Sali Berisha, autor i romanit "Vota e Lirë", komunikon me njerëzit e tjerë. Ju që nuk po merreni me shkrimtarin, por po merreni me personazhin, thjesht jeni brenda asaj çka shkrimtari ka parashikuar për ju, po silleni si personazhe të librit.
Kjo eshte fiks si eshte PD-ja, si eshte e organizuar, dhe kush i shkon nga mbrapa. Atje eshte mbledhur niveli me i ulet i inteligjences se shqiptareve. Por dalengadale edhe atyre po i hapen syte dhe po largohen nga çibani Sali. Ata e quajnë Edi Ramën budalla. Por ai i ka thënë një shprehje lapidare: Vetëm kur ta kuptoni përse humbni, atëhere do te fitoni. Atëhere do ti vijë dhe fundi i Ramës. Te shpresojmë që sa më parë ti hapen sytë.
Dmth ti thua se Muli do të ketë fatin e shërbëtorëve të regjimeve bolshevike. Pra dënim me vdekje....... Faji për shkatërrimin e PD do ti mbetet Mulit.
O Mul katnari o drru me preeeee o gapzherr shishtaveci
Berrisha eshte Flamuri , Flamuri eshte Vokshi , Vokshi eshte Bardha , Bardha eshte Paloqe, Paloqe eshte Gjekmarkaj , Gjekmarkaj eshte Vrenozi kjo eshte sindikata e pamvarur Berrisha
Flamuti eshte Saliu e Saliu eshte Flamuti , nuk mund te kuptohet pd pa Saliun dhe nuk mund te kuptohet Saliu pa Flamurin . Po Flamuri eshte me ekzemplari me i shkolluari me i komunikushmi po ne pd ka plot Flamutra pothuaj 100 % e listes se mbyllur jane i njeji mut me falni per gjuhen po e meritojne keta pisa se na kane mezitur jeten kane mbi 30 vite .
Nje shkrim mjaft i goditur! Nje skaner i qarte dhe i plote! Permes ketij skaneri duket qarte drama qe luhet ne teatrin "PD" me producent, dramaturg, regjisor Sali Berishen dhe cast-in e aktoreve, ku rolet protagoniste prej kohesh u jane besuar Mulit, Albanes, Palokes, Strazimirit! Spikasin per loje aktoriale edhe "brezi" tjeter - Belindi, Klevisi, Tabaku, Alimehmeti, Salianji... As a "guest star" - Jozefina! Pretendent per cmimin Os-kar - Muli!!!!
Te lumte Indrit. Brilante !
Deri sot nuk e ka shpjegu ma sakt mardhanien e Saliut me t’gjith ata qe kan hy e dal nga Pd. Te lumt indrit vokshi
Flamuri eshte nje nga ne, Nje bie, mijera çohen! E rendesishme eshte qe Lezhenda na udheheq! Shkrimtari, Intelektuali sali shiqerre berishi! Njeriu qe solli demokracine, paqen, kulturen demokratike! Njeriu qe ndali Gjakmarrjen, ndali Prostitucionin, Krimin! Njeriu qe ndertoi ushtrine, arsimin , shtetin ligjor! Njeriu qe ndertoi stadiume, qytete me plan! Shoku i ngushte i sali lushes, sudes, sami metalise, tahir gashit, lek plepit, vjolllca vokshit! Lezhende e pavdekshme!
Te gjithe ne PD Jane te kllonuar Berishiste.
Indrit, respekte!
A doni ma per kte injorant e bandit qe me flamurin e P.DH nden komandet e ktij perbindeshi te Vicidoli po pshurr shqiptaret pa ju trem syri me nje tuf banditesh!!! O popull i dh...er qe shkoni jepni voten per 4 mandate palloshit hajdutit tjeter qe po mban kriminelin dhe hajdutin e Vicidolit si dordolecin qe te trem laraskat ne fush te misrit Jen preh i kesaj loje banditesh nga te dy krahet qe ju duhet pushteti me cdo kusht sepse kjo qe po ndodh me ngjarjet e fundit nuk le vend ma per dyshim ESHT QELBUR TER ELITA POLITIKE PA DALLIM SEKSI E MORALI Pergezime Indrit qe na hedh sado pak drit.......
"Militantet" e PD'se,pra te Saliut,NESE JANE te ARESIMUAR,ne 90% i perkasin "brezit" te pare me aresim,ne familjet nga rrjedhin !! Prandaj do duhet te "rrjedhe" nga te pakten dy / tre breza te aresimuar,qe nje individ te nise te "kthjellohet" dhe te jetoje ne shoqeri duke aresyetuar ! Rruga e Dibres
Te henen a do te kete miting para kryeministrise!?
Dmth shkurt nuk bejme gabim po te themi: Flamur Berisha dhe Sali Noka!
I vetemi gabim qe beri Flamuri ( Muli) se nuk tha se flamurin ne Vlore e ngriti.....Sali R. Berisha! Dhe kete gabim ka per ta vuajtur!
O Nok te shkerdhefsha robt o dru me pre.JE NJE QENIE PA PIK KUPTIMI
Përse duhet të merremi me analizat psikologjike të një turme barbarësh që komunizmi përdori si valvol për t'a kaluar pushtetin nga etërit te bijtë.
Te gjithe te barabarte para ligjit. Edhe Saliu, Edi,..., edhe une... njelloj... te barabarte para ligjit. Shyqyr ia arritem kesaj Dite! ????
flamur muti noka eshte zevendes. kriminel i sali halese berish kermes. duhet zhdukur nga faqe dheut
Flamur Noka eshte me rrot kari se Salih Berrisha
Flamur Noka eshte me rrot kari se Salih Berrisha
Bravo , Kujtim !