Nga Zef Mazi
– Tragjedia e palestinezëve –
Situata e palestinezëve në Gazë është një tragjedi e tmerrshme. Ajo i kalon përmasat e imagjinatës, duke marrë dimensione të një gjenocidi shfarosës. Pamjet televizive janë rrënqethëse dhe flasin vetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, janë 67 mijë të vrarë, pa llogaritur ndoshta edhe disa mijëra kufoma të tjera që kanë mbetur nën rrënojat e shkatërrimeve.
Një personalitet, në Kneset (Trump), ndër shumë fjalë në ajër, bëri edhe humor, mall i lirë, lavdëroi izraelitët për përdorimin e mirë të armëve amerikane (për të vrarë) dhe një të proceduar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Ai foli për 27 të liruarit izraelitë, diçka shumë e mirë, por nuk tha asnjë fjalë për dhjetëra mijëra të vrarë dhe për shkatërrimet në Gazë, që i ngjajnë vetëm Dresdenit pas bombardimeve në Luftën e Dytë Botërore.
Fillimet e kësaj tragjedie shkojnë më shumë se 100 vjet pas, tek Deklarata e Balfurit, nënshkruar më 2 nëntor 1917. Ajo deklaratë përshkroi planin e përgjithshëm britanik për krijimin e një atdheu për hebrenjtë në Palestinë. Kjo është thelbësore për të kuptuar konfliktet e sotme në Lindjen e Mesme. Para firmosjes së Deklaratës, britanikët, mjeshtra të manipulimeve, ua kishin premtuar arabëve atë tokë si shtet i pavarur. Njëkohësisht, ata i kishin premtuar edhe qeverisë franceze se ajo do të ishte zonë e administruar ndërkombëtarisht, edhe pse, ndërkohë, shumica e territoreve ishin nën kontrollin otoman. Pas dy premtimeve, nacionalistëve arabë dhe qeverisë franceze, Sekretari i Jashtëm britanik nënshkroi Deklaratën e Balfurit, duke i bërë, në të njëjtën kohë, edhe një premtim të tretë hebrenjve: zotimin për të krijuar një shtet kombëtar për popullin hebre në tokën e Palestinës.
Deklarata ishte mjaft e përhimtë, e paqartë. Ajo thoshte se atdheu do të ishte “në Palestinë”, por nuk specifikonte ku! Zotohej të mbronte “të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve ekzistuese jo-hebreje”, por nuk përmendte të drejtat e tyre politike. Për britanikët ia vlente të bëheshin ato premtime konfliktuale, të cilat do t’u siguronin daljen në krye si fitimtarë në Luftën e Parë Botërore. Britania dhe Franca dolën fitimtare ndaj Fuqive Qendrore në 1918. Kur lufta po i afrohej fundit, britanikët duhej të përballeshin me pasojat. Vendimet që ata morën atëherë ndezën një konflikt njëshekullor!
Judaizmi dhe sionizmi nuk janë e njëjta gjë. Judaizmi është fe dhe identitet kombëtar; sionizmi është ideologji politike me fokus nacionalizmin dhe shtetformimin hebre. Ndërsa termi “semitizëm” përfshin karakteristikat, mënyrat, idetë, ndikimin, etj., e popullit hebre. Këto koncepte nuk duhen ngatërruar, pavarësisht se, për arsye politike, i ngatërrojnë duke quajtur antisemit cilindo që kritikon politikën e shtetit të Izraelit. Kjo bëhet për t’i mbyllur gojën kritikëve!
Sionizmi ishte lëvizje sociale që u themelua në Vjenë nga avokati dhe gazetari hebre austro-hungarez, Theodor Herzl, në vitin 1896. Herzl konsiderohet babai i sionizmit politik modern. Ai bëri thirrje për “rivendosjen e shtetit hebre”. Falë lidhjeve historike dhe fetare me rajonin, Palestina u bë vendi i dëshiruar për shtetin e ardhshëm hebre.
Duhen njohur arsyet që britanikët bënë tre premtime konfliktuale të njëkohshme për të njëjtin territor. Strategjia britanike në Lindjen e Mesme shkaktoi një konflikt mbi njëqindvjeçar. Mendohet se interesi parësor britanik në Lindjen e Mesme në fillimin e shekullit të 20-të ishte nafta, sepse ajo zonë lidhet me naftën. Por “kordoni” i jetëshpëtimit ishte Kanali i Suezit, rruga më e shkurtër që lidhte Britaninë me Indinë.
Britania e kishte kontrolluar Egjiptin që në vitin 1822. Ajo besonte se shkretëtira e Sinait ishte një hapësirë e mjaftueshme për të mbrojtur kanalin. Në rrëmujën evropiane, Londrës i duhej një fitore e shpejtë. Ish-kryeministri britanik, Llojd Xhorxh, mendonte se atë fitore mund ta arrinin në Palestinë: turqit duheshin nxjerrë jashtë lufte dhe Kanali i Suezit shpëtonte nga kërcënimi i tyre. Por Britania e kishte syrin te një territor shumë më i gjerë, që përfshinte rajone të tjera në lindje dhe perëndim të Lumit Jordan. Atje jetonte një popullsi e vogël e krishterë dhe hebreje, por shumica ishin arabë myslimanë. Pas shekujsh sundimi otoman, shumica e arabëve kërkonin të kishin një shtet të tyre.
Rritja e lëvizjeve nacionaliste në perandoritë shumëkombëshe në Evropë në fundin e shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të, filloi t’i ngacmonte dhe irritonte udhëheqësit arabë. Ajo kohë solli lindjen e pan-nacionalizmit arab dhe idesë të një toke të pavarur për të gjithë popujt arabë. Njëri prej drejtuesve arabë ishte Sharif Huseini i Mekës, kryetari i qyteteve të shenjta Meka dhe Medina. Ai gëzonte mjaft respekt tek popullsia lokale. Britanikët vendosën ta përdornin atë për interesin e tyre: i premtuan të udhëhiqte një shtet arab nëse Huseini do të ngrihej në revoltë kundër sundimit otoman. Revolta Arabe, siç njihet, filloi nën drejtimin e dy djemve të tij, Faisalit dhe Abdullahut. Ndërsa trupat britanike dhe të Komonuelthit përparuan në Palestinë, milicia arabe, me ndihmën e oficerit britanik, Thomas Edward E. Lorenc, i njohur si Lorenci i Arabisë, tërhoqi vëmendjen dhe përqendrimin e otomanëve nga krahu tjetër. Më 1 tetor 1918, Damasku iu dorëzua ushtrisë arabe.
Britanikët nuk i lanë pazaret sekrete pas shpine: Nga Nëntori 1915 deri në Janar 1916, diplomatët britanikë dhe francezë, Mark Sykes dhe Francois George Picot, e pjesëtuan Perandorinë Otomane në sfera influence britanike dhe franceze. Ata nuk i vunë shumë rëndësi as kufijve, as etnicitetit dhe as fesë së popullsisë lokale. Franca do të merrte Sirinë dhe Libanin e sotëm dhe një pjesë të Turqisë dhe Irakun. Ndërsa Britania pretendoi pjesën tjetër të Irakut të sotëm dhe Palestinën jugore dhe lindore. Pjesa tjetër e territorit do të lihej nën kontroll ndërkombëtar.
Gjithçka vërtitej rreth Kanalit të Suezit. Ideja për ta bërë Palestinën zonë ndërkombëtare e ka shpjegimin: britanikët nuk donin t’ua jepnin atë francezëve, dhe nga ana e tyre, francezët nuk donin që atë ta merrnin britanikët. U bë kompromis: e gjithë marrëveshja ishte një kompromis në kohë lufte midis dy vendeve që ashtu ndodhi të ishin aleatë, ndërkohë që ishin të dy rivalë të mëdhenj politikë dhe perandorakë. Ata do t’i ktheheshin atij rivaliteti, përsëri si rivalë, pas Luftës së Parë Botërore.
Emigrimi hebre në Palestinë u shtua gjatë viteve 1900. Rreth vitit 1914, sipas raporteve, hebrenjtë në Palestinë ishin rreth 60 mijë, ose 8 për qind e popullsisë. Britanikët ishin të bindur se do ta fitonin luftën në Lindjen e Mesme dhe bënin plane për një zgjidhje në atë zonë pas luftës. Llojd Xhorxh mendonte se të kishte një atdhe hebre në Palestinë do të thoshte të bëje gjënë e drejtë. Ajo ishte e leverdishme edhe politikisht. Britania mendonte se duke përkrahur idenë sioniste, do t’i fitonte në anën e saj financierët dhe industrialistët hebrej në Amerikë, dhe do të ishin ata që do t’i bënin presion qeverisë amerikane të qëndronte e kyçur në Luftën e Parë Botërore dhe të luftonte për kauzën e aleatëve. Ishte edhe ideja që hebrenjtë kontrollonin financën botërore dhe bizneset kudo në vendet kapitaliste. Ajo ide u ngulit fort në mendje dhe është njëra nga arsyet që mendohej se ata mund t’i bënin presion qeverisë amerikane.
Pas marrjes së Damaskut në 1918, ushtria britanike e la Faisal-in në krye të zonës të pushtuar ushtarakisht, zonë që Faisali e deklaroi si Mbretëria Arabe e Sirisë. Francezëve nuk u pëlqeu aspak! Me shpresën për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon, përmes një lufte të shkurtër, francezët e përzunë Faisalin, që ishte një goditje shkatërruese për kauzën pan-arabe.
Kufijtë e ri të Lindjes së Mesme u përcaktuan nga Fuqitë Aleate fitimtare në një varg konferencash ndër vitet 1919-1923. Me formimin e Lidhjes së Kombeve, Britania dhe Franca morën kontrollin përmes disa mandatesh që kishin synim të përgatisnin popullsitë lokale për pavarësi. Francës iu dhanë mandate për Sirinë dhe Libanin, ndërsa Britanisë iu dhanë mandate për Mesopotaminë dhe Palestinën. Pas humbjes të Faisal-it, britanikët vendosën që Palestinën ta ndanin në dy pjesë. Faisal-it i dhanë kurorën e Mesopotamisë, ndërsa vëllait, Abdullahut, iu dha kurora e Transjordanisë të sapokrijuar. Pjesa e mbetur e Palestinës do të ishte strikt britanike. Pra, Palestina lindi pas Luftës së Parë Botërore dhe nuk ishte pjesë e një shteti pan-arab, sepse në rajon nuk ekzistonte shtet pan-arab. Nuk ishte as një rajon i kontrolluar ndërkombëtarisht, ose rajon që francezët të kishin ndonjë kontroll. Ishte një mandat administrimi britanik i Lidhjes së Kombeve. Ishte shkruar në statutin e tij: Mandati për Palestinën ishte Deklarata e Balfurit për një shtëpi për popullin hebre në Palestinë.
Nga vitet 1930, u rrit fluksi i emigrimit hebre në Mandatin e Palestinës. Ardhja e Hitlerit në fuqi në Gjermani, në 1933, e mbingarkoi krejt situatën përmes politikave antisemite që u formalizuan dhe u zbatuan në Gjermani. Ato ishin shok i madh për komunitetin hebre në Evropë. Një numër qeverish kishin vendosur kufizime strikte për emigracionin hebre. Për ata që donin të largoheshin, të shpëtonin, kishte pak opsione se ku mund të shkonin. Për shumë prej tyre udhëtimi për në Palestinë ishte i vetmi opsion që u mbeti.
Në 1936, kontingjenti hebre në Mandatin e Palestinës u rrit, duke numëruar 28 për qind të popullsisë. Tensionet u përshkallëzuan me shpejtësi alarmuese. Ajo që filloi si grevë e përgjithshme ndër arabët palestinezë në 1936 përshkallëzoi në sulme të dhunshme kundër vendbanimeve hebreje dhe garnizoneve britanike. Ato ngjarje njihen si Revolta e Madhe. Ata luftuan për një çështje: donin shtetin e tyre të Palestinës, një vend i pavarur dhe i çliruar nga kontrolli britanik. Britanikët u përgjigjën me egërsi, sollën edhe forca nga India për ta shtypur sa më parë revoltën, shpallën Ligjin e Luftës në 1937. Ata përdorën me prioritet dënimin kolektiv, shkatërruan shtëpi, dogjën fshatra, bombarduan nga ajri edhe zona të banuara, arrestuan, vranë ose internuan udhëheqësit arabë, duke e përçarë në fraksione lëvizjen e tyre.
Ajo që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore është e njohur, e tmerrshme, e dënueshme fuqimisht, gjithmonë e paharruar, që ajo të mos përsëritet më. Rezistenca e palestinezëve ndaj vrasjeve masive, shpërnguljeve, rrëmbimit të tokës së tyre, etj., është rezultat i asaj politike që shkurtimisht u prek më lart, e cila është ngritur kundër tyre dhe vazhdon prej mbi 100 vitesh tashmë, si dhe pas krijimit të Shtetit të Izraelit nga viti 1948 e sot. Bota hesht në një superhipokrizi të theksuar, përbuzëse. Ndërsa vetëm elitat politike, ekranet televizive dhe mediat e kontrolluara qeveritare mainstream nuk pushojnë së pretenduari se po punohet për paqe.
Nuk mund të mos jesh shumë skeptik, ajo që pamë nuk është paqe, ajo është një pauzë, një pushim zjarri që shitet si paqe. Shumë herë të tjera më parë ka pasur propozime me plane të tilla. Asnjë nuk ka mbajtur. Edhe plani i tanishëm, pavarësisht nga pompa e madhe dhe fjalët e llustruara, por pa substancë, nuk mendoj se do të mbajë. Si më parë, pas kësaj pause, shoh se do të rifillojë. Arsyeja: në themel të përpjekjeve nuk është çështja kryesore që të sigurojë se nuk do të rifillojë asnjëherë tjetër – krijimi i Shtetit të Palestinës, që të jetojë në paqe, krah për krah me Shtetin e Izraelit, me të gjitha garancitë e sigurisë. Pas gjithe asaj qe ka ndodhur, Tramp cakton një britanik të papelqyeshëm të administrojë Gazën. Historia përsëritet pas 100 vitesh. Ndoshta nga mosnjohja por, nëse njihet, edhe më keq, bëhet me qëllim. Mbetet për t'u parë cdo sjellë e ardhmja.
Je lodh kot ......
Cilet jane sot njerezit pro-Hamas, te ashtuquajtur pro-plastelineze! Mund ti shohim keta njerez ne dy kendveshtrime : 1. ne kuptimin vetjak, pra te analizosh nje person te vetem pro-Hamas dhe 2. Ne kuptimin grupor, pra te analizosh nje grup njerezish pro-Hamas. Nese e sheh ne kuptimin vetjak, nje person pro-Hamas ka 2 mundesi ekzistenciale. 1. eshte BUDALLA dhe 2. eshte MASKARA. Budallenjte jane ata persona te cilet nuk dine asgje per ceshtjen, nuk kane asnje njohuri historike dhe gjeografike per ceshtjen, nuk kane kapacitetin mendor te grumbullojne, filtrojne dhe perceptojne faktet dhe te nxjerrin perfundime. Personat Budallenj mendojne se jane me te drejten dhe perkrahin nje ceshtje te drejte, por gjithe kete bindje idioteske e kane te mbeshtetur ne vetem reagime emocionale dhe jo llogjike, duke rene pre e propagandes e cila synon pikerisht kete grupin e budallenjve te patru, qe ti beje pro-hamasiste. I vetmi argument dhe justifikim i budallallekut te tyre eshte se “Izraeli vret femije ne Gaza dhe keta plastelinezet jane gjynof te shkretet dhe kane te drejte te kene shtetin e tyre dhe te jetojne ne liri, po Izraeli i keq nuk i lejon dhe i vret”. Kaq eshte kapaciteti mendor i Grupit te Budallenjve. Pervec ketyre kemi Grupin e Maskarenjve! Maskarenj jane ata persona qe kane dijeni dhe njohuri per ceshtjen,por bindjet dhe perkrahja e tyre qe eshte e qellimshme pro-Hamas, eshte mbeshtetur ne koncepte dhe ideologji anti-Semite, naziste, islamiste, pseudomajtiste dhe antinjerezore. Keta njerez jane te poshter, megjithese e dine shume mire se e drejta eshte me hebrenjte dhe jo me arabet, qofte e drejta historike qofte e drejta morale, ata perkrahin hamasistet per arsye te bindjeve te tyre ideologjiko-fetare. Por formimi mendor I ketyre personave eshte kriminal. Keta njerez jane kriminele dhe terroriste ne mendje dhe ne shpirt, por mund te mos jene te afte qe kete ta realizojne edhe praktikisht. Keta jane Hamasiste ne tru dhe ne zemer, por s’kane bythe ta bejne kete edhe me veprime, sepse jane frikacake. Keta jane dy tipat njerezore pro-Hamas. Kush eshte pro-Hamas ose eshte budalla ose eshte maskara, mos u lodhni ta kerkoni veten diku tjeter! Mos u perpiqni te shmangeni dhe te rreshkisni nga vetvetja, as te justifikoheni duke thene se : nuk perkrahni Hamasin, por perkrah “popullin e pafajshem plastelinez”! Hamasi dhe “plastelinezet” jane e njejta gje, ata nuk kane asnje te drejte historike dhe asnje te drejte morale ne konfliktin izraelito-arab qe ka 1400 vjet qe ka filluar, qe kur kolonizatoret islamisto arabe pushtuan per here te pare Jeruzalemin ne vitin 638 te eres sone! Zgjidhni e merrni : ose BUDALLA ose MASKARA! ------------------ Le ti shohim tani pro-Hamasistet si grupacione. Jane tre grupacione : Grupi i Islamisteve, 2. Grupi i gjoja-majtisteve (pseudomajtisteve), 3.Grupi i Nazisteve-djathtisteve. Per Grupin e Islamisteve besoj jeni te qarte te gjithe, se eshte grupi me I madh I kesaj race te ndyre pro-hamasiste. Shumica e atyre qe e quajne veten myslimane dhe jane nen Islam, jane perkrahes te Hamasit dhe “ceshtjes plastelineze”. Keta jane besimtaret e verber islamike, raca me e ndyre ne historine e njerezimit, te cilet gjithcka e bejne per shkak te FESE duke u mbeshtetur ne “mesimet” e Quranit dhe maskarait Muhamut! Ne Quran dhe ne Hadithe (hadithet jane shkrime te mevonshme islamike, gjoja shpjegimet dhe mesimet qe dalin nga ky “libri I shenjte” dhe nga veprimtaria jetesore e Muhamut kriminelit) thuhet qarte dhe paster se te gjithe Qafiret (Kufar) dmthe te pafete-te pabeset, jane armiq te Islamit dhe “profetit” dhe nese nuk islamizohen dhe I binden ketij, ata eleminohen! Hebrenjte (se bashku me kristianet) percaktohen qartesisht ne Quran dhe ne Hadithe se duhet te zhduken nga faqja e dheut, derisa te mos kete ngeluar asnje mbi toke. Mos t’ju duket fare cudi, keto jane mesime qe I merr cdo mysliman normal, pavaresisht nese ai e kryen veprimin per ta realizuar kete mesim-detyrim apo jo. Por myslimani e ka kete detyrim ne qenien e tij mendore, duhet te jete I bindur ne kete konceptim, ose pastaj quhet kundershar I Islamit dhe eleminohet. Pra ideologjia e Islamit, qe eshte me shume se nje fe, eshte burimi thelbesor I kesaj te Keqeje te madhe qe ekziston sot ne popullsite myslimane ne gjithe Boten. Keto popullsi per shkak te kancerit islamik, jane te semura mendore dhe pro-Hamas, pavaresisht nese ka dikush te drejte apo s’ka. Ata jane te detyruar te binden qe Izraeli jo vetem nuk duhet te ekzistoje (se keshtu thote Qurani) por se populli hebre (e bashke me ta edhe te gjithe te tjeret jo-myslimane) duhet te eleminohen ose te islamizohen te gjithe! Pra e kuptoni pse raca e ndyre islamiste, emigrantet arabe e myslimane kudo ne Boten Perendimore jane ne shumice dermuese pro “plastelineze” dhe organizojne demostrata e tubime. Ne ideologjine Islame bota eshte e ndare ne dy pjese ne Dar Al Islam (bota nen Islam) dhe ne Dar al Alab (bota ne lufte). Bota nen Islam eshte aty ku sundojne islamistet dhe bota ne lufte eshte aty ku islamistet luftojne per te vendosur sundimin e Islamit. Prandaj shoqerite islamiste jane gjithmone ne lufte. Qarte!? Le te kalojme tani te grupi i dyte, Grupi i Liberaleve apo Pseudomajtiseteve (atyre qe hiqen ose mendojne se jane majtiste). Ky eshte grupi me i cuditshem i njerezve pro-Hamas. Ne fakt majtizmi (komunistet, socialistet, socialdemokratet, liberalet, mjedisoret...) eshte nje ideologji perparimtare, qe ka si synim ta beje Boten me te mire dhe me te drejte dhe qe ne krijimin e saj ishte nje ideologji ATEISTE (qe nuk njeh zot dhe asnje fe), nje ideologji ne perkrahje te se drejtes se popujve per liri dhe vetvendosje, nje ideologji anti-kolonialiste dhe pro popujve autoktone, nje ideologji per drejtesi dhe barazi njerezore. Atehere si eshte e mundur qe nese je majtist ti te jesh ne nje llogore te perbashket me Islamistet (qe jane ekstremiste fetare, jo thjesht fetare) nderkohe qe ti je ateist!? Nese je majtist si ka mundesi qe te jesh ne nje llogore me Nazistet (qe jane raciste dhe diskriminues) nderkohe qe ti je per barazi dhe vellazeri mes popujve!? Nese je majtist ti je kunder kolonializmit, pra duhet te jesh kunder nje prej kolonizimeve me te medha qe ka njohur historia e Botes, kunder kolonizimit arabo-islamist qe ka pushtuar dhe kolonizuar 1/3 e botes, me shume se gjithkush ne histori. Nderkohe qe nuk perkrah de-kolonizimin dhe te drejten e popullit te lashte autokton te Izraelit per vetvendosje. Po c’majtist mund te jesh ti!? Kjo eshte e cuditshme apo jo, nje majtist dore per dore me nje islamist dhe me nje nazist, kunder popullit hebre dhe kunder Izraelit! Atehere shpjegimi duhet te jete se keta nuk jane vertet Majtiste, por jane pseudomajtiste! Me idene qesharake se “te majtet” jane gjithmone ne perkrahje te te pafuqishmit, te te dobtit, te te nenshtruarit keta idiote pseudomajtiste kane rene ne krahet e se keqes hamasiste. Nuk eshte aspak e thene se e Keqja eshte gjithmone I forti dhe e Mira eshte gjithmone I dobti. Ky eshte konceptim femijnor dhe idiotesk. Per fat te mire ne kete ceshteje tashme e KEQJA (plastelianizmi) eshte e dobet dhe e pafuqishme dhe e MIRA (izraelizmi) eshte I forte dhe ne perparim te pandalshem. Por qe te vinim deri ketu, e Mira ka bere shume perpjekje, shume mund e gjak per te fituar. E Keqja ka ngrene grushte derrmuese dhe sot qahet e ankohet, por vazhdon mashtrimin e poshter qe te beje sa me shume budallenj rreth e rrotull. Pervec kesaj keta pseudomajtistet jane bere edhe qesharake me sjelljen e tyre, prej injoranti dhe budallai dhe po e cojne te majten drejt gremines. Nje e majte e re duhet te rilinde, se shoqeria njerezore boterore ka nevoje per te dhe per shprese! Grupi I trete eshte Grupi I Nazisteve-djathtiste, edhe ky nje grupim pak a shume I njohur ne historine e njerezimit. Ky grupacion I ka rrenjet qe ne kohen e krijimit te Kristianizmit, kur kjo u be fe zyrtare e Perandorise Romane ne shek IV- V-te te eres sone. Hebrenjte ishin vrare e shperndare me force nga Perandoria Romane qe ne shek II-te e.s, pas Kryengritjes hebreje te vitit 136. Nje pjese e madhe e popullit hebre u detyrua te largohej nga atdheu I vet (Izraeli-Judea) ne vende te ndryshme ne lindje e perendim, ne veri e ne jug. Nje pjese megjithate qendroi dhe nuk u largua kurre nga atdheut i vet. Por antisemitizmi lindi atehere kur kristianizmi u be fe zyrtare dhe e vetme e Perandorise dhe “natyrisht” hebrenjte u akuzuan se kane vrare Jezuin (vazhdojne akuzohen edhe sot). Qe atehere antisemitizmi nuk ka pushuar se ekzistuari ne boten kristiane, nderkohe qe vetem pak kohe me pas ne shek VII-te e.s lindi edhe Islamizmi ne Arabi dhe filloi edhe andej antisemitizmi per shkaqe qe i shpjegova me lart. Gjate shekujve hebrenjte ne Evrope jane akuzuar per GJITHCKA, qe nga kolera dhe murtaja, deri te pirja e gjakut te foshnjave, deri te kontrolli I parase ne bote, deri te “protokollet e Sionit” e sot deri te “vrasja e femijeve ne Gaza”. Perfaqesuesit me te poshter te kesaj race mutrore njerezore jane Nazistet, qe me perkushtimin e tyre antinjerezor zhduken 6 milion hebrenj (nga 9 milion qe ishin gjithsej ne ate kohe) ne Holokaustin e Luftes se II Boterore. Vazhduesit e sotem te nazismit kane te njejtat ide dhe kane te njejtat deshira te bejne edhe sot, por jane te dobet, pra edhe kjo e Keqe eshte e dobet dhe e pafuqishme! Ju pershendes dhe uroj qe te merrni vesh!
Per sa para e ke shitur veten tek arabet hej brre Zef?
Analize e shkelqyer.Interesant eshte fakti qe ky konflikt nuk eshte as fetar as ideologjik. Gjate viteve te Spanjes te dy komunitetet hebraike dhe arabe kane jetuar ne paqe krah me krah ne Kordove. Ne Palestine e ne Gaza konflikti eshte territorial njera pale me e fuqishme kerkon te spostoje tjetren here here duke marre sipas fraksioneve politike edhe permasa raciste.
Pa zgjidhje të problemit s'ka paqe. Ka propagandë.
E ka thënë shumë bukur. Është pushim i përkohshëm, jo paqe. Izraeli mezi pret një shkak që të fillojë luftën. Qëllimi i tij që nga 1948 është dëbimi i palestinezëve nga trojet e tyre. Ja Hamasi qënka terrorist! Po në Rripin Perëndimor pse i grabit dhe pushton tokat e palestinezëve?! I vetmi terrorist dhe racist atje është shteti sionist izraelit.
O budall, per cfare "palestinezesh" flet, o injorant klasik!? Ke ndonje njohuri historike per rajonin dhe per ceshtjen ne fjale, apo je dru me pre!? Arabet, qe e quajne veten pas vitit 1964 si "palestineze" jane PUSHTUES dhe KOLONIZATORE jo vetem te Palestines - Toka e Izraelit, por edhe te Libanit, Jordanise, Sirise, Irakut, egjyptit, Libise, Tunizise, algjerise, Marokut, Sudanit! Arabet jane kolonizatoret dhe pushtuesit me te medhenj ne historine e njerezimit, o psikopat i pashkolluar. Jane shume kolonizatore me te medhenj sesa sllavet kolonizatore te Gadishullit Illirik. Por raca juaj e ndyre e gomereve, eshte aq e trashe sa as kuptimin e fjaleve qe perdorin nuk ja dine. Cfare do te thote flaja "sionist" mor kokpatate?
Pauze !
Kyçen dëmtuar si dëshmi - pa s'm'i çel dhe edhe t'u ngjattë jeta. E cërme! E doni ju, për burrë - n'i altarim? Ca si m'i zorrë - ky - shtatë kodrinore e s'kipitoren! Q'at't'pyesësh e as atin me e lut për në t'liga mote, të e okllani - jo më at'ënë - ani, t'okllënesh -mot - moti s'i zë. Cërmë moti!