Nga Adrian Thano
Këto dy foto janë një krahasim prekës dhe mbresëlënës i kohës që kalon. Në të parën, Al Pacino dhe Robert De Niro në kulmin e rinisë së tyre në vitin 1974 — ikonat e “The Godfather Part II”, një nga filmat më të mëdhenj në histori.
Në foton e dytë, në 2025, janë ende bashkë, por të moshuar, simbol i qëndrueshmërisë, miqësisë dhe trashëgimisë që kanë lënë në kinematografi.
Emocionuese, sidomos për adhuruesit e filmit dhe brezit të artë të aktorëve.
Por foto si këto janë edhe një pasqyrim i fuqishëm i kohës që nuk ndalet, që i prek të gjithë, edhe ata që duken të përjetshëm në ekran. Edhe simbolet e fuqisë, rinisë dhe artit përballen me realitetin universal: rrjedhjen e viteve. Plakjen.
Këtu vijmë te reflektimi i jetës vetë: Çfarë na mban të gjallë përtej viteve? Kur shohim plakjen, a duhet ta masim me famën, apo me gjurmën njerëzore që krijuam? Ata që plaken pa pasur asnjëherë famë, pa kamera, pa duartrokitje, çfarë lënë pas?
Jetët që duken “të zakonshme” janë në fakt themelet mbi të cilat qëndron gjithçka tjetër. Jeta e një prindi që sakrifikoi çdo ditë për të arsimuar fëmijët e vet mund të mos ketë tituj gazetash, por ka një peshë që ndikon breza më vonë.
Në Shqipëri, si kudo, shumica e njerëzve jetojnë jetët e tyre në heshtje. Mbajnë shtëpi dhe shpresë, rrisin fëmijë dhe në fund plaken pa zhurmë. Ata nuk kanë profile me miliona ndjekës, as medalje për të treguar. Por kanë një histori që meriton po aq respekt.
Prindërit tanë, sidomos ata që jetuan tranzicione të vështira, që përballuan mungesa, emigracion, padrejtësi, janë të mëdhenj pa zë, shtylla të padukshme. Këta njerëz që u plakën në heshtje, kanë dhënë më shumë se ata që plaken në dritë. Ata bënë një ndryshim epokal për vendin, pa marrë thuajse asgjë në këmbim. Kanë duruar kohë të vështira pa u ankuar, dhe shpesh, pa u vlerësuar.
Ky shkrim është për ta. Për ata që lënë pas fëmijë që u kanë mësuar dashurinë dhe respektin për punën, miq që nuk do t’i harrojnë kurrë, vepra të vogla mirësie, këmbëngulje në kohë të vështira, një sakrificë që ka lehtësuar një dhimbje, një kujtim në zemrën e dikujt.
Ata nuk kanë nevojë për famë për të qenë të rëndësishëm. Fama është ajo që është. Por një jetë e ndershme e jetuar me dashuri dhe qëllim është trashëgimia më e fortë që mund të lësh pas. Ajo nuk është kurrë e humbur. Përkundrazi, është ajo që i jep kuptim botës, edhe pse nuk është fotografuar nëpër media.
Është e thellë dhe e vërtetë pikërisht për këtë: Nuk ka nevojë për duartrokitje për të qenë e madhe.
E keni qare si gjithmon Zoti Thano. Komplimente per shkrimet tuaja. Respekte!
Respekt per cfare ke shkruar Adrian. Ata ishin, jane dhe do jene…. Krenaria, ndershmeria, sakrifica, cdo gje qe mund te bej njeriu ne jete, qe pasardhesi ta quaj idhull dhe zoti ne toke. Premtim i cdokujt nga ne mendoj ishte, te jem gjysma e tim eti, jam dikush ne jete. Baballare qe dhe pa feste te caktuar per ta, nuk ndienin kurre xhelozine ndaj femres se tyre. Baballare qe te ushqenin respektin ndaj tjetrit. Brez qe po shuhet me brengen… Cdo ndodhe me femijet tane valle me kohen qe po vjen. Dhe Jo vec ne shqiperi nga pasojat ordinere qe politika dhe vete ne krijuam, por dhe neper bote tashme, sensi familje po humbet cdo gje. Dhe ata qe tentojne ta mbrojne, sulmohen pa reshtur nga ata qe familjen e konsiderojne shekuj me pare mos civilizim. Po arrijme ne kohen qe luanin ta ushqejne me kokrra si qente neper shtepi. Dhe luani akoma ruan vleren e te quajturit mbret i xhungles. Sikurse baballaret tane do jene pergjithmone,mbret i perjetshem i cdo familje te secilit prej nesh. Pse nuk behet shqiperia sot, se askush nga politikanet drejtues tane, nuk fillon diten e punes si nje baba i mire, por si nje hileqar. Nuk eshte nostalgji e kohes, eshte realitet. Ata e benin vezen me dy te kuqe, ne nje ane mbanin familjen e krijuar, ne anen tjeter nuk i kthenin kurrizin prinderve te tyre. Ne sot, flas per vehten apo shembelltyrat si une, jo gjysma e tyre su beme dot, por dolem brez karabush qe lejuam mbas levizjen studentore virusin shtetareve batakcinj. Qe trashegimni do krijonin as gje me shume e me pak, familje tipike si big brodher show. Per me teper, prindi 1e prinder 2.
Bravo Adrian , nje vleresim per moshat qe sot jane prinder apo gjysher te ketij brezi ? Shume bukur i ke quajtur “ te heshtur “ por qe kane kryer nje detyrim madhor te familjes se tyre pa u ndjere ne edukimin e femijeve si dhe pamvaresisht veshtiresive ne ndertimin e vendit dhe pa mare asgje ne kembim ? Do te shtoja per keta te moshuar te punes te dijes te sakrifices perfundimi me nje pension qesharak kur kjo moshe ka me shume nevoje se kure per kujdesje sherbim shendetesor qe kur nuk e arin dot te paguaj keto lloj shpenzimesh apo sherbime ??? Fatkeqesi per jeten qe jetuam , perfundimi 000- ro keqardhje
Pene e forte Vec kesaj do shtoja dicka qe nuk e permend kush: Grate e atij brezi kisbin nje dhe vetem nje burre ne jeten e tyre. Po ashtu anasjelltas. Kjo eshte nje gje kaq fisnike sa nuk thuhet me fjale. Sa larg modelit ts sotem te femrave qe heqin breket thuajse pernate. E si mund te kene keto lloj femrash nje dashuri te vertet ne jete??? Cfare percudnimi Faleminderit
Vlora 97,në në farë mënyre ke të drejtë!Poooor,nuk është plotësisht ashtu si thua ti "Grate e atij brezi kisbin nje dhe vetem nje burre ne jeten e tyre"!është shumë absolute!dhe në atë kohë,e në kohë para saj,ka pasur mjaftë që e kanë thyer rregullin e të pasurit "një"!!ndryshimi me sot,është se në atë kohë tradhëtinë,ndryshimin e partnerit/es nu e shihnin si një vlerë në rritje!!sot sa më shumë të shkërdhehesh aq më shumë vlersohesh!!është bërë si puna e pirjes së ujit në një burim të caktuar!!kur kanë pirë të gjithë përse të mos pi dhe unë,sado të kushtojë!! Vlora 97,e ke parasysh se me çfarë syri i shihnim"ne" ata don zhuanë që ishin të njohur??të kujtohet kur thoshim se filani e fistëku ka shkuar me këtë a atë,ose me shumë gra??e,asnjëra nga ato nuk kishte mbetur pa martuar dhe nuk ma merr mëndja se nuk e bënte atë punë,dhe pasi ishte martuar!!në atë kohë mbyllej goja,sot pëllitet në të 4 anët për atë që bën!!deri pardje kishim çingije,dje ju fsheh emri,sot kemi këngëtare o VIPe sa të duash!!jeta ndryshon gjithnjë!si për mirë e për keq!!
bravo, shkrim i goditur.
Pershkrim real i atij brezi,qe askush nuk kujtohet per to veq familjes. Bravo gazetarit.
Nje vertetim se koha eshte krijuar nga perendia per njerezit, sepse Ajo pra Perendia nuk ka nevoje per kohen.