Nga Enver Robelli
Kur para disa vitesh presidenti turk dhe myslimani i devotshëm Rexhep Taip Erdoan vizitoi Beogradin dhe me atë rast u organizua një banket shtetëror, kuptohet pa mish derri dhe raki, ministri i policisë Ivica Daçiq, i cili është biri i një milici serb që kishte shërbyer në Prizren, kapi mikrofonin dhe bëri atë që i tmerron shumë adhurues të muzikës: këndoi këngën e Osman Agës në turqisht. Erdoani është politikan që nuk qesh kurrë (si mundet?), por atë mbrëmje tiparet e fytyrës së tij linin të kuptohej se ishte pak i gëzuar. Po festohej miqësia e re serbo-turke.
Kur para disa vitesh Aleksandar Vuçiqi, atëherë në postin e kryeministrit, u pyet nga gazetarët mbi ambiciet e tij presidenciale, mbi kundërkandidatët e shumtë nga opozita dhe nëse ndihej si në ato fjalët e Sulltan Muratit që gjoja paskësh thënë: “Të gjithë turqit iu vërsulën Car Llazarit”, Vuçiq u përgjigj: “Murati ka qenë njeri serioz dhe komandant i vërtetë, ndërsa këta tanët nuk i afrohen as te këmbët.”
Kur para disa vitesh Aleksandar Vuçiqi mbajti një konferencë për media (në fakt, gjithë karriera e tij është konferencë për media), ai u lavdërua për raportet e mira me Rexhep Taip Erdoanin, duke thënë se ai është shumë i kujdesshëm dhe nuk harron t’ia urojë ditëlindjen Vuçiqit apo të interesohet nëse sëmuret ndokush në familjen Vuçiq.
Me një rast Vuçiq u lavdërua se kishte mësuar si duhet shqiptuar emri “Erdogan” (pa shkronjën “g”). Kjo miqësi e madhe, e kremtuar publikisht, tani, sipas Vuçiqit, është në rrezik, sepse Erdoani i ka dërguar disa dronë kamikazë Kosovës. Befas Turqia, sipas gjeostrategut të madh nga Beogradi, nuk po dëshiruaka stabilitet në Ballkan, madje po synuaka krijimin e Perandorisë Osmane dhe kthimin e Beogradit në një pashallëk të vogël.
Zemërimi i Vuçiqit është pjesë e shout të tij të përditshëm politik. Për çdo politikan me aftësi mesatare të perceptimit të realitetit do të duhej të ishte e qartë se në arenën ndërkombëtare nuk mund të kesh marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë. Nuk mund të takosh Benjamin Netanjahun në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe të presësh që kjo do të duartrokitet nga Erdoani. Nuk mund të shkosh në paradën ushtarake të Vlladimir Putinit në Moskë dhe të presësh mirëkuptim nga Perëndimi.
Por nuk mund t’i mashtrosh as rusët, duke u shitur armë ukrainasve nëpërmjet shteteve të treta (shërbimet sekrete të Moskës e akuzuan Vuçiqin se po ua fut thikën në shpinë rusëve). Nuk mund të qëndrosh i varur gati tërësisht nga gazi dhe nafta ruse, t’ia shesësh infrastrukturën kritike Rusisë (për shembull industrinë e naftës) dhe të sillesh sikur nuk po i dëgjon paralajmërimet nga Washingtoni dhe Brukseli.
Dikur vjen dita kur paguan faturën, dhe nuk të ndihmojnë as tentativat për të korruptuar ndonjë figurë të vogël shahu që lëviz në orbitën e Donald Trumpit. Sanksionet amerikane kundër ndërmarrjes “Naftna industrija Srbije” (NIS) tashmë kanë hyrë në fuqi.
Në vitin 2008, kur Kosova u bë e pavarur, liderët e atëhershëm serbë, për të përqafuar edhe më shumë Moskën, ia shitën NIS-in ndërmarrjes shtetërore ruse “Gazprom”. Kur të gjitha vendet europiane (me përjashtim të Bjellorusisë) i kanë vendosur sanksione Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës më 2022, Vuçiq është përbetuar dhe është lavdëruar se nuk do t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit, por me dëshirë Beogradi do të përparonte në integrimet evropiane.
Kjo politikë e uljes në disa karrige po arrin në limitet e veta. Momentalisht po rrëzohen shumë karrige në të cilat ulej Vuçiqi; madje është përmbysur edhe ai shkëmbi në Shtëpinë e Bardhë ku Vuçiqi qe ulur më 4 shtator 2020 për të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën, me ç’rast flitej shumë për ekonomi, energji, linjën ajrore Prishtinë-Beograd e projekte të tjera. Tre vjet më vonë, një bandë e armatosur dhe në shërbim të regjimit të Vuçiqit tentoi të ndezë një luftë në veri të Kosovës, me qëllim pushtimin e atij territori.
pune sumqiresh turq.....
Erdogani një Mysliman i devollshëm, në Sebie ndertonë Banka dhe Fabrika, asnjë Xhamie... Në Shqiprie dhe Kosovë, Turqit ndertonë Xhamia dhe bashkë me politikant e korruptumë shqip foles, Turq dhe Erdogani vjedhin shumë e lekve në Shqiprie dhe kosove, si në minjerat në ndertim rrugësh, posta apo kompanie telefoni, apo fabrikat vdekje pruse si Kurumi në Elbasan. Dront Turq, sa per luftë janë kotë shumë të shtret dhe shumë let të hjedhur në tokë, këta e ka thën Gjenerali Ukrahinas që para dy viteve. Dront baraktar janë të mirë veç për emerrgjensat civile Jo për luftë.. Po ngeli për tu mbrojtur nga dronet, armët apo vullneti i Turqisë,Kosova, do ta pësonë si Gaza, Palestina.... Palestina për Turqinë dhe botën mysliman, ështe Një milon her më e rensishme se Kosova, për shumë arsyje dhe ne e pamë se asë Turqinë as botën Myslimanë, nukë i pytë njeri ku vjën puna tek politika Globale,.. Po ti japë dritën jeshile Izraelit, Amerika sa për botën Myslimanë ta pastronë Gazën, për një muaj.. Mosë ngel Kosova apo kombi Shqiptar, në mbrojtjën e Turqisë, apo botës Myslimanë kurrë, sepse do e psomë si Palestina, Libani apo edhe Irani. Prandaj them unë se si serbet si këta të Osman Agës për kombin Shqiptar janë një mut i ndarë në dy pjesë.
Prandaj e kemi Amerikën - të vetmin shtet në botë që mund të na mbroj (sepse Shqipëria është e pafuqishme).
Shiko si ja thith orthodhoksi jot, nuk ja heq nga goja
Shiko, 1 gjë duhet pranuar Turqisë: i fut frikën Greqisë.
Ke harruar halabakun Sulltanin e Surrelit o Torrobelo.
Vaso Çubriloviçi dhe Turqia: English
Shqipetaret per nji Xhami te analfabeteve te falin kombin ,o more mikroba lexoni dokumentet e vjetra dhe e shihni se turqit e lejuan gjuhen sllave te perdoret kurse gjuhen tone Shqipe e ndaluan ne ate kohe,a e dini se Turqia dhe Serbia kan lidhje dipllomatike qe 150 vite dhe pazare per miljarda kurse neve jemi vellezer kur lejojme ndertimin e ndonji xhamie Turke ,550 vite na lane analfabeta ne ballkan ,dhe largohuni nga Kurani dhe Bibla se ju shesin Genjeshtra,ROFT ATEIZMI
Flet per gjuhen shqipe nje bythqim qe perdor Igor. Ik o pro rus bythqim se te kemi pare edhe ty
Cfar thua more budalla . Serbia dhe Turqia paska pasur marrdhenie diplomatike qe para 150 vitesh . Gomar . Para 150 vitesh Turqia nuk ka pas egzistuar ore debil. Turqia u krijua si shtet ne 1923. Pra afro para 103 vitesh.Idiot.Kur don te genjej dhe bytha jote.
Ashtu ë? Po Skënderbeu me kë luftoi? Po Arbërinë kush e pushtoi para 500 vjetësh ore specialist i historisë? Të kripsha trutë! Më 1913 u krijua shteti modern turk, po perandoria turke ishte fuqi botërore që e drodhi Evropën.
Po ashtu osht: https://www.tiktok.com/@shqip.ab/video/7558508012118363414
Si populli serb qofte dhe ai grek . Por edhe popujt e tjere te ish perandorsie Osmane. Kane nje dashuri te pashtershme per popullin turk. Pavaresisht genjeshtrave te historise. Si arsye e harmonise dhe tolerances fetare dhe etnike qe gjendej brenda perandorise .
PO DACI SHQIPETAR ORTODOKS ESHTE ,CFARE CUDIE SHIHNI JU MYSLIMANET ....ORTODOKSET PER INTERESAT E TYRE DHE TYRQIA PER INTERESAT E VETA KANE BASHKEPUNUAR NE SHEKUJ KUNDER SHQIPETAREVE MYSLIMANE SIDOMOS KUR JANE BEKTASHIJ DHE KUR BEHEN KUNDER TYRQIES .......KUSH BEHEJ ORTOKS PERFITONTE NGA PASURITE E MYSLIMANE E QE PERZIHESHIN NGA TROJET E TYRE........NE KETE MOMENT SHQIPETARETORTODOKSE QUHESHIN SERBE OSE SHKIE DHE KESHTU U FORMUA SERBIA E SOTME OSE GREQIA,MAQEDONIA MALI I ZI E TE TJERE,BOSNJA E KROACIA.....NE NE SHQIPERI I BIEM KA ALLIT TE BASHKEJETESES FETARE....POR NE FAKT JEMI AQ TE POSHTER SA EDHE NE SHQIPERI ORTODOKSE I QUAJME OSE GREKE OSE VLLEHE,,,,,,BILE KA DHE CA HAJVANE SI NAMIK DOKLE QE THOTE SE FARA E TYRE NUK JANE SHQIPETARE,,,,POR E VERTETA ESHTE SE SHUME PAK POPUJ TE HUAJ KA ..,,,TE TJERET 85 90 PERQIND JANE SHQIPETARE AUTOKTONE DHE NDRYSHIMI ESHTE VETEM FETAR, DHE NGA KRAHINA KU BEJNE PJESE.....GJUHA KA PATUR NDRYSHIME DIALEKTORE POR JO BAZA.......KUR SHQIPERIA VENDOSI NDRYSHIMET E ALFABETIT DHE TEDTEJTESHKRIMIT , ASHTU U VEPRUA DHE NGA SHTETET SHQIPETARE ORTODOKSE POR ATA MBAJTEN ALFABETIN CIRILIK DHE BENE NDRYSHIME EDHE NE FJALOR SI DHE NE ,NDESA VITET IKNIN NDARJA GJUHESORE PESOI NDRYSHIME POR JO GJAKU I SHQIPETARET DHE BAZA GJUHESORE,,,,....VETEM FEJA DHE VETEM FEJA ESHTE AJO QE INDAN DUKE I PERCMUAR NJERI TJETRIN ME SHPREHJE OFENDUESE .......SIC E PRAKTIKOJME EDHE NE SHQIPERI.....LALUC,MALOK,LAB MUTI ,BREKUSHE KAVAJE,,,,E TE TJERA
Igor ku te besojme tek politikanet o idiot.E provuam per 45 vjet ateizmin dhe shkonim ne pune me buke e qepe.
Kombet qe kane qene perandori (Stefan Dushani)nuk zhduken kurre. Ato e demostrojne madheshtine e tyre ne cdo kohe.