Nga Ardi Stefa
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitjet mbarojnë, pankartat pluhurosen, dhe në zyrat e saj dëgjohet vetëm jehona e vetvetes. Është ai çasti i sikletshëm kur, për zgjedhjet e radhës, nisin “kërkimet” për kandidatë , e përfundojnë në ndonjë kafe me njerëz që as vetë nuk e dinë pse janë aty. Atëherë lind pyetja e madhe: kur një parti nuk gjen më njerëz për të kandiduar, a është ende parti apo thjesht një nostalgji me logo?
Në Shqipëri, prej vitesh ka parti që nuk përfaqësojnë askënd, por megjithatë futen në zgjedhje me emra që mezi mbushin fletën e kandidimit. Jo sepse besojnë në ndonjë program, por sepse dikush u ka thënë “duhet të jemi prezent”. Prezenca për hir të prezencës është karikaturë politike. Shpesh, kjo “prezencë” s’i prish punë pushtetit, përkundrazi, i shërben si dekor demokracie.
Kur kjo “prezencë” vjen nga partia më e madhe e opozitës, ajo parti, të cilën e themeluam si shpresën e ndryshimit dhe aspiratën drejt Evropës, atëherë nuk është më karikaturë politike, por TRAGJEDI!
Partia Demokratike ka mbërritur në pikën ku pyetja nuk është më kur do fitojmë, por a dimë ende pse ekzistojmë.
PD sot bën sikur bën opozitë, bën sikur kundërshton, bën sikur bën revolucion, bën sikur...
Dhe është në garë për t’i dhënë fasadë një demokracie të kalbur, për t’i bërë nder pushtetit që s’e sfidon dot.
Në fakt, ka vite që i bën nder kundërshtarit. Kur nuk ke strukturë, ide, kur nuk ke figura potente politike apo njerëz të ndershëm që të përfaqësojnë, çdo kandidaturë është dhuratë për pushtetin. Ndërkaq pushteti fiton falë “kandidatëve të opozitës”.
Ndaj është e ndershme të thuhet hapur: PD nuk është më opozitë, është vegël në duart e sistemit që dikur betohej ta shembte; nuk është më faji i manipulimit, por i bashkëpunimit të heshtur.
E them me dhimbje dhe aspak me cinizëm: Nëse partia më e madhe e opozitës nuk është në gjendje të gjejë dot një emër të respektuar në një qytet të vetëm, nuk ka më arsye politike e morale të ekzistojë.
Në politikë, ekzistenca është përfaqësim dhe ekzistenca pa përfaqësim është si dyqani i byreqeve që nuk shet dot byreqe, por ende mban qepenin hapur, për nostalgji.
Një opozitë që shkon në zgjedhje vetëm për të justifikuar ekzistencën e vet, është ulëritëse.
Është koha, të pranohet e vërteta, madje në PD është shumë vonë: PD s’ka më identitet politik, as kredibilitet moral. Ka vetëm njerëz që merren me mbajtjen hapur të qepenit për nostalgji, për interes, apo për ndonjë vend pune në ndonjë këshill bashkiak.
PD nuk mbahet gjallë me nostalgji: “Dikur kemi qenë”.
Nuk mbahet me kujtime nga tribunat e 1990- 1992, ndërsa sot, në 2025-ën s’ka kush të dalë për një fjalim të ndershëm.
PD nuk po humbet më zgjedhjet. PD ka humbur kuptimin. Dhe kjo është humbja e vetme që s’ka më kthim.
Në këtë pikë, ndoshta nderi më i madh që mund t’i bëjë vetes një forcë e tillë është të ulë qepenin me dinjitet, para se të bëhet turpi i çdo liste e zgjedhjesh.
Më mirë një parti më pak, sesa një parti që e themeluam për të sjellë ndryshimin të shërbejë si mashë e pushtetit.
Ndoshta akti më i ndershëm, më politik, dhe më demokratik që PD mund të bëjë sot është pikërisht ky: të ulë qepenin, të ndalë komedinë e vetvetes, të shkojë në “detoks politik”, e pastaj, nëse mbetet diçka e vërtetë, ta nisë nga e para.
Sepse më mirë një opozitë që ringjallet pas heshtjes, sesa një opozitë që kthehet në karikaturë.
Në demokraci, mbyllja e një partie që nuk përfaqëson më asnjë dhe asgjë është një akt pastrimi, jo tragjedi. Tragjedi është ta mbash hapur, thjesht për të mbajtur ndonjë titull e vulë që s’i hyn në punë askujt.
Tragjedi është kur nuk je më alternativë, por alibi.
PD=si mbreti lakuriq,i dolën në sipërfaqe të gjitha mutërat.PD nuk fiton më kuuurë sepse edhe 98%të antarësisë janë të infektuar me salivirus!
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Për gjëndjen e PD, siç me të drejtë shkruan autori, kërkesa e tij që ajo të "ulë qepenin", sa të jetë gjallë shkatërruesi, fatkeqësia jo vetëm e saj por kombëtare njeriu i urryer nga shumica dërmuese e shqiptarëve, nuk ka për të ndodhur. Procesi, mund të shejtohet edhe me dorën e drejtësisë, posaçërisht SPAK, por "mesa duken bathët të vona janë dhe pashkët", edhe ky organ, shpresë e shqiptarëve, i ngritur përveç luftës ndaj krimit të organizuar, edhe për të pastruar politikën nga figura si monstra Sa-leh Berishë, por sigurisht së pari duke filluar nga ai, për të cilin dosjpet janë mal, por prokurorët tanë, që u janë krijuar të gjitha kushtet për të bërë detyrën, nuk kuptohet se pse i konsiderojnë ato "patate të nxehta" ?! Ndaj kështu, pritshmëria dhe besimi i madh publikut tek ai institucion sa vjen dhe bjerret. Ky është një dëm i madh që ata i bëjnë demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sidoqoftë për sa kohë ekziston shprehja, 'koha është ilaçi më i mirë', atëhere po ashtu le të mbetemi tek shprehja tjetër, se 'shpresa vdes e fundit'.
Pa dashur të tregohem cinik, po e pyes Lapardhanë: "Pse, ashtu si Hasimja, nuk u vetofrua dhe ai si kandidat i opozitës në Berat?!". Si kritik i lidershipit të PD, dihet që nuk do pranohej, por gjithsesi do ishte një xhest sfidues për ta. Shërbimi që do i bëhej demokracisë në këtë rast nga ai, por dhe shumë të tjerë do ishte i madh dhe mirëpritur.
Bravo Stefa! Nje nga shkrimet e tu me te mire. Gjithe arsyè e dhimbje per katandine e shpellareve.
PD nuk e krijuat ju dhe Sala ate e krijoi Ramiz Alia si parti qe drejtohej prej tij qe te mos kishte nje gjakderdhje ose lufte civil dhe kastes komuniste te mos ju hynte gjemb ne kembe . Ata zgjodhen kllounin Sali me dosje dhe antaret e PD Jane sigurimsa dhe ca te persekutur spina te PPSH . Salen akoma e terheqin per hunde bllokmenet dhe nuk iken dot Deri sa te vdese,sala pranoi vete ai tha:une nuk jam kryetar partie jam misionar. Misioni nuk ka mbaruar ,
Sot e ke hallall jo një, por tre sufllaqe njëherësh, bravo. Ore, me që gjysmën e shkrimit fole vetëm për qepena, mos vallë je frymëzuar gjë nga ajo fotoja që postoi shoku edver me atë zyrën e çetës pedeiste, bosh nga brenda, që e kishin nxjerrë në ankand për shitje? Jo për gjë po ju të shtypit që mos qofshi i përlani njëri tjetrit edhe idetë.
Sa mjeran që je! Sidomos kur je pa emër e mbiemër! Ta dha Sala sufllaqen? Apo Zeni? Apo Muli?