Kultura e plumbit dhe vetëgjyqësia

11 Tetor 2025, 11:50Blog TEMA
Kultura e plumbit dhe vetëgjyqësia

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi më datën 6 tetor në një nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë është një rekord shqiptar i rëndë dhe tragjik që ngre pikëpyetje të mëdha për deformimin tonë sociopsikologjik dhe na paraqet në sy të opinionit të gjerë si një popull i prapambetur që nuk e ka pasur dhe nuk e ka institucionin e besimit. Kultura e plumbit dhe përdorimi i armës ndaj zyrtarëve të lartë, ndaj presidentëve, ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, ndaj artistëve të famshëm, nuk është një fenomen shqiptar. Amerika tronditet vazhdimisht nga këto ngjarje. Kujtoni vrasjen e presidentit Kenedi apo dhe rastin e fundit të vrasjes së Kirk, ashtu sikundër Italia fqinje disa herë ka prodhuar vrasje tronditëse ndaj gyjqtarëve e prokurorëve. Kulmi ka qenë ai i Falkones dhe Borselinos. Në të gjitha këto raste, krimi, deformimet siociopatologjike, motive të errëta ideologjike e politike i kanë shtyrë vrasësit që të qëllojnë me plumb mbi të zgjedhurit më të lartë të shtetit apo mbi institucionet më të paprekshme të ligjit.

Mirëpo vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit i kapërcen të gjitha këto dhe është më e rëndë. Në këtë rast nuk u vra thjesht një gjyqtar. U pushkatua një sistem i tërë- u vra drejtësia. Njeriu që në lindjen e tij e ka shoqëruar ekzistencën e vet edhe me frikën nga ambienti jashtë, nga e mbinatyrshmja, por edhe nga të tjerët. Gjithnje ai ka kërkuar një vend ku të mbrohet e të marrë drejtësi. Ardhja e besimeve fetarë në tokë siç thonë filozofët ndodhi veç të tjerash edhe nga nevoja e njeriut për ta transferuar pasigurinë e tij, dobësinë dhe brishtësinë e tij në një institucion tjetër më të lartë dhe hyjnor. Orakujt në fillim por edhe proftërinjtë apo hoxhallarët dhe e gjithë burokracia e besimit u kanë shërbyer njerëzve si institucione që jepnin drejtësi dhe ndanin konfliktet. Me ardhjen e Ilumnizmit, njeriu e zhveshi mantelin hyjnor të institucioneve dhe ndërtoi godina hijerënda që imitonin ato të parat dhe vendosi aty drejtësinë. Që nga godina, veshjet por edhe nga cermoniali, godinat dhe gyjqtarët ishin të ngarkuar me peshën që vinte nga përmbajtja hyjnore e punës së tyre.

Shoqëria e pranoi këtë kalim dhe kështu u ndërtua një nga pushtetet më të rëndësishme që ishte ai i drejtësisë. Sot, edhe në Perëndim, ky sistem është në krizë dhe vende të ndryshme kanë problematika të veçanta. Figura e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një insitucion i paprekshëm pavarësisht vendimit që ai mund të japë. Sepse në atë sallë rri si në ajër edhe një frymë hyjnore që vjen nga tradita e lashtë e njeriut. Edhe Shqipëria ka një traditë fisnike në këtë anë. Kuvendet e Malësisë dhe ato të popullit në Jug, ishin institucione që zhvilloheshin nën hijen e Zotit dhe në betim ndaj tij. Ishin të paprekshëm. Askush nuk guxonte të ngrinte dorën e të qëllonte në atë mjedis. Sistemi i ri i drejtësisë që u ndërtua në periudhën e Pavarësisë imitoi institucionet Perëndimore. Pas çlirimit u ndërtuan gjykatat popullore të cilat jepnin drejtësi në emër të popullit. Mirëpo me qenë se popull ishte vetëm ajo pjesë e shoqërisë që mbështeste komunistët, kjo drejtësi ishte e gjymtuar dhe u kthye në shpatë për të prërë kokat e kundërshtarëve politikë në shumicën e rasteve.

Pas rënies së komunizmit dhe në gjithë këta vjet tranzicion në i bëmë lëmsh të gjitha. I shkatërruam ato që ishin ndërtuar keq dhe, në vend që të realizonim një sistem të drejtë e perëndimor, ndërtuam një përzierje kaotike të pambështetut në asnjë traditë. Në gjithë këta vjet nuk ndërtuam një godinë serioze hijerëndë të Drejtësisë, por përshtatëm godina që dilnin tepër apo që mbeteshin bosha nga socializmi dhe i kthenim në institucione drejtësie. Rasti më flagrant është godina e SPAK-ut. E projektuar si ndërtesë për ujësjellësin e Tiranës ajo iu dha SPAK-ut. Ish-godina e konviktit të Liceut artistik u përshtat për godinën e Gjykatës Administrative të Apelit. Godina ku ndodhet sot Gjykata e Apelit është një ish godinë e vjetër e administratës socialiste. Pa folur pastaj për gjyqtarët, e prokurorët. Ata, për fat të keq, kanë qenë objekt i vazhdueshëm i të gjitha marrëzive politike.

Në vitet ’90, u hoqën nga sistemi gjytarët profesionistë dhe u zëvendësuan me gjyqtarët e plepave, ashtu siç patën bërë komunistët me gjykatësit partizanë. Për fat të keq nocioni i drejtësisë bashkë me institucionin ranë, u vranë që në fillim. Shqiptarët shumë shpejt u mësuan që ta blejnë drejtësinë dhe gjyqtarët e prokurorët në shumicën e rasteve u bënë tregtarë të saj. Reforma në Drejtësi, siç thonë shumica e opinionit, vetëm sa ka krijuar republikën e prokurorëve, por nuk e ka shëruar sistemin. Ndaj vrasja e gjyqtarti Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më të rënda dhe unike në botë, sepse vrasësi qëlloi mbi institucionin e drejtësisë duke na kujtuar me këtë rast se ky institcion për shqiptarët e ka humbur shenjtërinë.

10 Komente

  1. T
    Tina

    Nee Vlore eshte ndertuar nje godine e bukur,Gjykata e Apelit per jugun me duket. Nuk e dime cfare vazhdon te jete?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rorirota

      Ajo që ju sjell në inferioritet juve gazetarëve, është krahasimi i periudhave histotike. Na shkoni e ngrini kanunin dhe zhvlerësoni vendimet në emër të popullit në sovializëm. Pse popull na paskan qënë vetëm mbështetësit e komunistëve? 120 mijë anëtarë kishte Partia e Punës, por populli besonte se e shihte për ditë ndryshimin. Nuk merrnin para gjyqtarët, prandaj i ndryshoi Sala komunisti i flakët, që të bënte të bijën dhe plepat gjyqtarë, e të ripnin popullin i cili dhe kur kishte të drejtë, kërkonin para ti jepnin të drejtë. Poshtërsitë e sistemit të Berishës s’ka drin ti lajë… prandaj Yzeir, në s’je i zoti të thuash të vërtetën, mos e përçudno me krahasime të dala boje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        @Rorirota, po ta lexosh shkrimin edhe njëherë dhe pastaj ta kuptosh atë, me siguri që nuk do ta bëje këtë koment, i cili me sa shoh është nxitur nga shprehje e analistit, që po e perifrazoj, se 'drejtësia popullore' si rregull asistohej nga mbështetësit e komunistëve dhe kjo ishte më se e vërtetë! Së pari se me 'mbështetës' të komunistëve autori nuk thotë të 'komunistëve', pra atyre 120.000 të tu (?!) dhe e dyta, nuk qe populli ai që në këto gjyqe linçuese bërtiste "'tradhëtarët' në litar!" etj, etj, në të kundërt populli, ai fisniku, që ndodhej rastësisht apo i detyruar, në ato shfaqie monstruoze, kur shihte maskaradën e rastit, si mosaprovim ulte e kokën dhe heshtte, kuptohet nga që në një mënyrë apo një tjetër, po të reagonte e dinte se çdo t'a priste më vonë. Dhe mbá mend se të ashtuquajturit 'gjyqe popullore' ishin vetëm gjyqet politike që organizoheshin nga regjimi si gjyqe demaskuese dhe diskredituese për kundërshtarët e tyre dhe jo për keqbërësit apo shkelësit ordinerë të ligjit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thesin, aga!

          I ke mbajtur gjë pishën gjyqtarëve të asaj kohe ti znj. rrota, sa të arrish në konkluzionin se ata nuk merrnin para? Sa për dijeni shqepeshin e dëndeshin aq shumë, sa përveç parave u shkulnin nga dusrt fukarenjve dhe thesin me ushqime. Ai sala që përmend ti është i sërës tuaj.

          Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          Dmth sipas ketij injoranti neqoftese tani ne kohet moderne nje popull ngrihet dhe ben revolucjon me arme ne dore na qenka popull i prapambetur?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            Ulu dysh, kete note meriton ajo qe ke shkruar. Edhe vete se di se cfare ke shkruar. Gjykatesit , nje pjese e mire e tyre sjane aty per drejtesise ( sepse nuk ekziston ky Konzept) jane thjesht te marrin leke. Njerezit ne shqiperi kane nga 30 vite qe torturohen gjyqeve per te drejtat e tyre. Jo se keta ne Perendim jane me mire , po ti nuk e di se nuk ke pjese e sistemit ketu , qe ta dish. Ka heronj ( si psh Falkone etj ) ! po ka , si ne cdo zanat tjeter.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kanuni i nolt vs. qykata e ulët

              Qartë e saktë, veçse ke reshti i fundit sikur stonon diçka. Para se ta humbasë shenjtërinë, institucioni duhet fillimisht të jetë etiketuar më parë si i tillë. Lind pyetja, a kemi patur deri më sot institucion të shenjtë drejtësie? Kishte drejtësi në kohën e hajdutit të vetshpallur mret? Jo! Kishte drejtësi në kohën e kasapit, ku rolin e avokatit e kishin marrë përsipër hetuesi dhe prokurori? Jo! Ishte "sofra", ku kuvendonin ligjvënësit e merrnin vendime sipas Kanunit të lek dukagjinit, një institucion i shenjtë. Ndoshta, për atë kohë shumë është folur e pak është shkruar, por mendja ma thotë se bazuar në traditat e lashta fisnikërisë ato duhet të kenë qënë më efektive dhe më të drejta se ato që u përmendën më sipër.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sio.....

                O Liro, Paske vendos ta mbyllesh jeten si puthador i Nones se Parti...

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fjala

                  Ne çdo koment do te gjeshe vetegjyqesi, se popujt qe nga lindja nuk i kane mbrojtur as gjyqtaret e as pushtetet, por vetja e tyre edhe nga kafshet edhe nga njeri tjetri. Me vone kur komunitetet u organizuan, filluan te zgjedhin nje pleqesi qe e degjonte gjithe krahina kur vendoste, por ishin njerez te meneçur, jo si gjyqtaret e plepave qe u mesuan se si te vjedhin dhe shkaterrojne jeten e tjetrit, apo edhe ata te kohes socializmit qe disa, sidomos hetuesit, ta shkonin ujin nen rrogoz, ndersa gjykatat sidomos ne terren kishin perfaqesues te popullit te arsimuar. kete gje e kam pare edhe ne gjykata te vendve te tjera europjane. Bile kjo rrit nivelin e gjykimit dhe drejtesise, perjashto Shqiperine qe aty çdo gje ka marre fund. KJo nuk turperon popullin, si thote gazetari Yzeiri, por politikanet shqiptare qe shajne, rrahin, dhunojne, djegen parlamentin sepse s'kane shkuar aty per ate qe perfaqesojne, por per vete. E pate ne zgjedhje apo dhe keto per bashkite? Gjoja nen pretekstin e ligjit, vendosen familjaret e tyre ne kandidatura politikanet apo xha Saliu vendosi kollen e peste te tij qe deri sa varri tij te jete gati, ky i "derguari" te jete ne krye. I lutem Edi Rames se mos ma merr pêr keq kete shprehje dhe me denon 4 vjet sipas ligjit qe do nxjerre tani per te vazhduar te denoje fukarenjte. Vetegjyqesia ka qene nje hakmarrje kur drejtesia mungon dhe njeriu nuk mund te pranoje kurre qe prokurori apo gjykatesi ta denoje se ashtu i do qejfi atij, kjo po ndodh, ndersa Edi Rama nxierr ligje qe te denojne kush flet (agjitacion e propagande) , ndersa dikur ka miratuar dhe ligjin qe krimineli qe vrau te beje burg per jete (edhe mund te dali se jane gjithato lloje faljesh qe behen) duke ngrene e pire pa qira. Dua te permend ate fjalen e Hygose ne ligjerate te zhdrejte : vodha nje buke se kisha uri dhe me duan 6 muaj burg ku hengra gjithe ato buke falas pa deniml!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Florian Komezi

                    Kultura e plumbit duhet të ketë përballë kulturën e litarit me sapun...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje