
Nuk ka si të bësh krahasim tjetër me këta që po e ndjekin plazhin cep më cep për ta gjetur diku keq…. Po e kapën bosh do të thërrasin: ‘ja ku është, e pamë bosh’, pastaj hareja ngrihet në qiell:
‘Ju thamë se ka dështuar turizmi, kemi fakte!’. Mund të bëhej edhe një krahasim tjetër, që populli e ka bërë para se të shpikej makina ‘Gaz sovjetik’ e Degës. Krahasimi ishte me delen e me dhinë…, se si dhia një herë kishte parë delen… Një herë e gjejnë plazhin bosh, dhe fluturojnë video, zëra, shkrime, histeria, parulla, meme…, të gjitha sikur ‘zbuluan Moskën!’. Kjo historia e ‘Gazit’ ka një lidhje më të afërt. Para pak ditësh, një miku im avokat që tani e quaj edhe letrar, publikonte një tregim. E dija ngjarjen reale, vetë ma kishte treguar. Kishte ndodhur bash me Gazin e Degës. Ky atëherë ishte ‘thmi’, siç i thonë fëmijës në Mirditë; por i është ngulitur skena që ka parë. Familja e tij ishte e deklasuar, disa të studiuar në Perëndim e disa të pakënaqur. Njëri nga burrat e familjes, sa dilte nga burgu, e merrnin prapë. Akti i tij, që i ishte kthyer në tik, është aq ironik sa ironia e Sokratit: Mbante gjithnjë pranë vetes një bohçe me dy plaçka, gati për në burg. Sa shikonte makinë që ngrinte pluhur rrugës së fshatit, ai merrte bohçen dhe i dilte para. Nuk donte t’i trishtonte të tjerët…
Por atë ditë të ardhurit me makinë nuk ‘ishin ata të Degës’.
-Kush je ti?, e pyeten
-Ai pra, ai që kërkoni për në burg,- u përgjigj.
Të ardhurit u hallakatën. ‘Kemi ardhur për kontroll higjienë- thanë- A keni tualete në shtëpinë tuaj?’
Tjetri la bohçen dhe u priu nga njëqind metra rrugë për atje ku i kishin vënë emrin ‘tualeti’.
Këta që kërkojnë nëpër gjire deti, nëpër rrëza mali, nëpër shpella piratësh, nëpër plazhe me çmime luksi…, këta kërkojnë ‘të keqen’. Në këtë pikë bashkohen me psikozën e ‘Gazit të Degës’ dhe paranojën e fshatarit nga Perlati. ‘Gazi’ quhej një veturë 4×4, prodhim sovjetik, dhe thuhej ‘i Degës’, sepse gjurmonte njerëz të pakënaqur, me biografi armiqësore, në prag të burgut… Çështja është se cila quhet ‘armiqësorja’ në këtë kohë ku jetojmë, ose e keqja që gjurmohet ‘me këmbë të kalit’, siç thuhet diku në Shkodër? E keqja është ‘e gëzueshme’ për ndjekësit e saj. Nëse nuk gjenden turistë në plazh, atëherë kjo është e gëzueshme (!) .
Kësaj vere, në vendin tonë, ka plasur një garë e madhe mes politikanësh, gazetarësh, shërbëtorësh të politikave të largëta, kosovarë të Albin Kurtit…, kush e kush të kapë pamjen më të keqe. Si të ishte atëherë që makina në Perlat të mos gjente tualetet, dhe atëherë kjo do të ishte ‘prova’ e të keqes. Edhe pse Shqipëria është kthyer në një zbulim fantastik për botën e turizmit, nga zero është ngjitur në qiell; kjo akoma më keq i nxit për ta pikturuar ‘keq’. Edhe pse këtë verë në vendin tonë ka gati dyfish numër turistësh se sa vjet, kjo nuk vlen për ‘provën e të keqes’. Në gjithë kurmin e këtij lloji njeriu rri aparati ku fokusohet e keqja e vendit. Kërkohet e keqja; edhe kur nuk është, kërkohet. Kërkohej tualeti në fshat atëherë… Po pse vallë e duan ‘të keq’ e të ‘pa shpresë’ vendin e tyre, kombin e tyre, domethënë veten? Pyetja nuk ka përgjigje. Sikur vetëm të kuptohej pyetja, mund ta quaje sa gjysmën e përgjigjes. Shkrimtari ynë Ismail Kadare thotë se “kombet sulmohen… sulmohen dhe vdesin’. Kombet sulmohen nga shumë drejtime, por sidomos nga vetvetja”, thotë ai.
Frrok. Ka një shprehje popullore. "Malli i mirë shet veten" Kështu është edhe me turizmin. Secili ka të drejtë hyjnore ta vlerësojë vetë këtë mall. Ata që e shesin kanë të drejtën hyjnore ta paraqesin sa më bukur. Ata që kritikojnë nuk janë automatikisht antikombëtar. Dhe ata që e shesin jo detyrimisht atdhetarë. Rrënjët e forta të shkurres së komunizmit vazhdojnë ende të ushqejnë mentalitetin e asaj kohe kur ishim fanar i botës. Dhe këtë mënyrë marketingu nuk e blen njeri sado i mirë të jetë malli
Po ata mund të mos jenë antikombëtarë domosdoshmërisht,por e keqja e këtij vendi është e sigurt qe janë.
Ëëë,prandaj gjurmon edhe Bledndi Fevziu,ju kujtoka koha e kaluar,d.m.th. gazi.Mos ja vini re.
Mire more Frrok keto qe germojne plazhet cep me cep por ky kryeminister dhe tere enturazhi propagandistik i tij mediatik, perfshi Frrokun qe na kane bere me stres sa hapim lajmet e gjoja TV kombetare se na e neveritet me propogande turizmi, na cate turizmin O Cupo. Po prodhim, prodhim industrial, bujqesor, po rinija qe po largohet o Frrok pensionisti. Ik mer Frrok luaj tavell me moshataret e tu se je bere si Sali lugati, nuk largohesh e nuk largohesh.
Veri, mos merr zjarr e mos dil nga tema. Ne Shqiperi ka njeqind e ne probleme qe duhen diskutuar e ndeshkuar, po autori e kish fjalen per te keqen e ketij vendi , qe nguk kembe te gjej te keqen edhe atje ku nuk eshte dhe i ben keq prezantimit te vendit, ne nje fushe qe ka perparime. Kjo ishte tema.
Zotëri , ne shqipëri kete jave u masakruan disa perdona puntore te ndershë , kurse ju flisni per turizmin. Analizoni te keqen ekzistenciale që ju ka mbërthyer , se turistet kane qeverite e tyre që I mbrojne.
Keta te mjekercjapicimpordhaqenefinazitv dijne vetem te nxjerrin mut, helm , zjarr, plehra nga ekrani. E pate dje ne Thumane Oerd bylykun qyrtykun e foltores ngazellegesh qe ishte bllokuar autostrada europiane se i dhembin syte kur sheh perparim te Shqiperise dhe gezonte i gjori se disa trushplare bushkolas kokpalare morragjinj te kurbinit donin te bllokonin trafikun dhe Oerd qyrtyku gezonte se i mendonte si votues te foltores ne zgjedhjet e 2025 qe do te konfirmojne perseri Edi Ramen ne mandatin e 4t.
Albin Kurti është strateg në nivel makro, nuk merret me plazhet e Shqipërisë, merret me gjeopolitikën e Amerikës.
turizmi eshte nje organizem i gjalle, qe te fuksionoje duhet per dite ti perkushtohesh. Ka edhe fazat e tij, te ngjashme me organizmin e gjalle, FOSHNJERINE, ADOLESHENCEN, MATURIMIN. keto faza duhet ti kaloj edhe turizmi. Kjo arrihet me pune, me perpjekje, me perkushtim dhe perultesi murgu. "Klienti ka gjithmone te drejte".
Eshtze krijuart nje takem mediash,gazetare dhe analiste qe shkruajn vetem zi per vendin.Nuk ju vjen zor nga vehtja dhe vendi.
sali maloku dhe larot e tij si në politikë ashtu edhe në mediat rreth nongratës mundohen të gjejnë gjëlpërën në kashtë.
U lodhe o Frrokziu duke iu lëpirë pushtetit. A e kupton sa i pështirë je bërë! Më keq se ato fallxhoret që shtijnë fall për të përfituar ndonjë lek nga klientët naivë.
Ka dhe te verteta Frrok. Me ngadale me keto analiza. Nuk eshte per tu nxire, por as per tu mburrur. Ku te veje me, nj bidon me uje dhe nje kafe 11 euro. Shto ketu dhe sherbimin amatoresk dhe papastertite. Komente Rama dhe ju vrap pas tij.
Ksamili, ke harruar te shtosh edhe tallavane qe i ben njerezit normale me dhimbje koke. Kush nuk i ka problem cmimet, por eshte njeri normal, nuk kthehet perseri ne nje vend ku te rrokanis koken tallavaja. Kjo ndodh si me vendasit, ashtu edhe me pushuesit e huaj. Nje tjeter pike e erret jane nepunesit e shtetit. Ne cmimet e restoranteve ndikojne edhe gjobat nga "inspektoret" bashkiake, te cilet ia kane kaluar nga zullumi asaj shefes se aresimit te Lushnjes ne kohe e LSI.
Fatkeqësisht do dëmtohet shumë turizmi në Shqipëri dhe ekonomia, ajo që është në përgjithësi.Nëse pushtetet në Shqipëri kanë lejuar që sherbimi serb e grek për 34 vite të futën në çdo skut të Shqipërisë,tani kanë detyrë të veprojnë dhe rezultatet janë evidente,por do jet edhe me keq.Mund të ketë edhe sabotimi a akte kriminale .Kjo është lufta speciale kunder të cilës shtetet luftojnë dhe organizohen me kohë,ndersa Edi Rama puthej herë me Vuçiqin e herë me Mitcotakisë në kohën kur ata rrëmihnin në këmbët e tij.Aspak më mirë nuk vepronte as Salih Berisha që gjuhen herë në preher të serbit e herë në preher të grekut.Nëse nuk del ndonjë ekspert,intelektual e i pa parti të mobilizon,organizon e udhëheq Sherbimin Shqiptar Shqipëria ikën për lesh si më 1997.Nuk j ha leshi Amerikës e as NATOS për Shqipërin,ato ndihmojnë at që është më i fort.
Saliqenve ju dhembin sytë nga përparimi i turizmit prandaj bëjnë si gore
Po me Albinin cfare ka ky mut I thare I Vucicit te Surrelit ?
A ke qene nbonjehere ne plazh o Hije e Vjeter.!!!!?????