Gaztori

8 Tetor 2023, 11:19Blog Nga Ilir Metaj

Dhe pastaj është ai.

Gaztori. Gaztori me pagë deputeti. Kostum e kravatë lidhur.

Ai shërben të njëjtën supë të lodhur “humori” kaps, të ngrohur e ringrohur për të disatën herë.  E gatuan një herë për gjithë vitin, se është i zënë me punë më të mëdha.

Çfarë pune bën? Ja pra aq. Dikur përveç kësaj bënte edhe lëpirësin e liderit. Pastaj të liderit të supozuar. Pastaj të liderit të risupozuar. Pra të atij që kishte më shumë shans të ulte menderen. Në karrige. Rradha.

“Rrufetë godasin lisat e gjatë” tha me sytë e përlotur e zërin e shkërmoqur nga drithërimat e dhimbjes së dëshpërimit, kur Departamenti i Shtetit  shpalli non-grata liderin. Lis i gjatë,  tha.

“Ai është burrë që nuk i dridhet qerpiku” shqiptoi me pasionin e shkulur nga cepthi veriperëndimor i zemrës, teksa puliste sytë per të testuar qerpikun e vet. E kishte fjalën për liderin e supozuar këtë herë. Nderkohë, mbi qepalla përthyhej pa u krisur një rreze drite e bardhë, që kushedi pse kthehej në të kuqërremtë pas përplasjes. Qerpik që nuk dridhet, tha.

Ja rikujtoi vetes me dhunë këtë fakt, si arsye per t’u rikthyer në gjirin e liderit të risupozuar. Supë e ringrohur, prandaj.

Frojdi ka një shpjegim interesant për burrat që adhurimin ndaj liderit e shprehin duke iu referuar cilësive fizike. Qerpiku që nuk dridhet,ose fortësia dhe gjatësia. E lisit.

Gaztori punon edhe kur nuk punon. Shpërndan gazmën, hargalis dynjanë, pa patur nevoje të mendojë. Hic fare, i vjen natyrshëm.

Siç nuk i vjen natyrshem të bëjë deputetin,të shkojë në mbledhjet e komisioneve,të mos mungojë e të flasë në seancat parlamentare,të qëndrojë afër zgjedhësve, të diskutojë çështjet serioze të politikës.

Mos e dhëntë Zoti. Politika është supë që do gatuar çdo ditë-recetë e re.

Gaztori gatuan vetëm një herë në vit. Pastaj ringroh e shpërndan nga një garuzhde çdo ditë. Nën tisin e kuqërremtë të dritës që e rrethon.

Ama me cep të syrit vëzhgon qerratai. Kujt i bie rradha të bëhet lider sot? Që t’i ofrojë hajgaren.

Por befas vë re diçka. Tronditet, humbet sigurinë.

Askush nuk po qesh me hajgaren e tij. Po mirë. Këtë e dinte.

Por…. Për herë të parë vuri re se nuk po qeshte as vetë.

Duhet pak vetgudulisje, mendoi.

25 Komente

  1. C
    Cirku në fshat

    Klloun me te madh se ai Koreshi shalqinjve ska par parlamenti qwka fiks per ate I ka hy dge kercimit tashi oasi na knaqi me tenxheren me fasule Njeri qe kur ish drejtor tatimesh i Saliut ndenji nja 2 vjet prokurorive tashi shet shalqi nga parlamenti Me humorin kaps prej bagëtie

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      E ka fjalen per Vinin e Netës ky gaztori I Temës ?!?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi dhe Mehdi Bushati.

        O kopje e MUTIT te "Vranakonti"-t!. Nuk e kupton qe ky "gaztori i Temes" e ka fjalen per Sahale Ramut Brrishen evlatin e Sheqeres?Ah po harrova, ti nuk shikon me larg se hunda e Argites dhe e Xenit.

        Përgjigjjuni
    2. A
      Analisti

      Shkrim pikant. I ke rënë pikës Ilir.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Nuk eshte kollaj te vesh ne loje nje penaxhi si Gjekmarkaj, por autori e ka marre persiper, dhe i ka rene pikes. Gjekmarkaj eshte servili i te gjitheve, edhe kur duket sikur i gudulis nga pak lideret neper ato fejtonet e tij. Neper rrjeshta kupton qe ai i ngre lavde edhe kundershtarit, Edi Rames.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pjerini

        O manure po ka gaztora me te medhenj se ti po na na shkruan keto vargje… dmth ata bejne galkate dhe ti i hedh ne vargje…. Ik ore idiot

        Përgjigjjuni
        1. M
          Molla Omari

          Po pse per humorist Gjekbajga, markaj, nuk eshfe?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Për gjekbajgën e ka them dhe unë. Fix për të

            Përgjigjjuni
          2. B
            Boston

            E bukur dhe e sakte

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liço

              E meritonte gjokmarku nje tallje trapi te tille. Deputet biri botes paga page e per cfar paguhet?!!!! Ben humor kaps mire e thote meta. Tallje me popullin me nje fjale.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erions

                E bukur kjo 18 komente dhe lexon vetem 3 Merooo po shkon per lesh edhe ti me duket … fundja nje jete eshte kemi femije per te rritur pa ky popull ci qi temen sic eshte qepur do griset…

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Siat

                  Mender "lisi" i gjate eshte nje HU i gjate, kurrizdale, gerdalle , i peshtire deri ne dhemb e dhemballe. Aq te qelbur jane dhe keta qe i sillen verdalle si ky gjekmarkaj

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhuli

                    Mos i merr vendin e punës Jul Dedës! Mos o Zot more Gone ahahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Genti Halili

                      Agron Gjekmarkaj eshte nje peshtirosje qe ka ngjitur shkallet duke lepore rreth e rrotull kedo me pushtet. Tani po i lepihet edhe Rames. E kenaq me keto shkrime bajate dhe kerkon ndonje kocke nga Rama. Tipiku i servilit pa shtylle kurrizore qe behet edhe deputet madje.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilirian Qelbaci

                        Ilir M... ka bere nje autobiografi per vehte me kete - Gaztori - perpos te tjerave edhe me faktin qe ja kane qethur tashme edhe Bishtin.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhevat

                          Imagjino tani qe pshtyu e lpiu Salen e Lulin e prap Salen Gone gaztori tani ti lshohet me t lpir Gaz Bardhin ahahahaha. Nuk ka faj Gone gaztori se paguhet sarandafiu e boton edhe Merua tani mire Irfani qe e ka ushtarin e tij. Pale t ishte n pushtet Gjekmarka nuk do kishte ke minister t lpunte m pare me kto bejtet e pashtirosura. Mir q i ktheu dikush xhevap nga kta te Ps se ngeli duke tallur trapin e nuk e hapte gojen njeri. Bukur e ke qelluar o Ilir Meta

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ardi

                            Ilir Metaj apo “Era ne floket e tije”?!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              AGIM FERKO

                              Ore jam kurioz gjithe ata deputete te ps qe Gjekmarkaj ka ven ne loje kaq kohe me shkrime legene, Rama u ka then mos te kthejn pergjogje sic e meritonte ai legen?!!! Se nuk dua ta besoj qe nuk i ka ndaluar Rama dhe vetem tani doli Metaj qe kthen reston????!!!!! Kaq pa karakter jane????!!!! Se mire ata te PeDe dihet qe jan pa shtyll kurizore. Han deputete qulllashesh.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari

                                Shume sakte.Nje individ pa bosht kurrizi,me shume mllef,por pa personalitet.Ben gjoja “pamflete politike” ku i “dërrmon” kundershtaret Kthen fleten sipas interesit dhe nuk shikon qe karakatina e quajtur PD eshte shembur dhe i ka zene brenda te gjithe.Per kete gerrmadhe jane shembur ne dru me hunj dhe leva.Dhe gaztori qe eshte nje nga pronaret e kesaj ngrehine te rrenuar kerkon te zotin e saj qe ka Tapine qe t’i zhvase nje dhome ku te fuse kokek.Nje bufon provincial qe kakarisi si gjeldeti neper studio nje here me Liderin dhe heren tjeter me Kryetarin e vetshpallur bravaxhi dhe nje here tjeter i paanshem dhe konsekuent ne idete e tij “Nacionaliste”.Nje donkishot modern tragjikomik qe lufton me mullinjte e eres jo me ushtë por me “Pamflete”katundareske duke i thurur poezi nongrates si E ema e Zeqos ne maje te Lofates.Karagjoz i koheve te turbullta per at qe u ka humbur vula dhe kesula.Hahaha

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qytetari

                                  Shkrim artistikisht i mjere.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. "
                                    "BOHOTINA"

                                    E po mbase shpetojme nga budallalleqet e Gjekes se markajve...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      GJAKMARKAJ, NA BEN PER TE VJELLË !!!!

                                      GJEKMARKAJ TA SHPIF, NUK ESHTE AS PER GASTOR. SI NUK ARRINË TA KUPTOJË QË NUK NGJIT?!? U PERPOQ. BABO-BABO , POR … HË HË , NJE MUT BERI.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                                        OK,I.META VLONJATI: -Gone MALOK Gjekmarkaj u bë deputet në Lezhë me Mark Markun.. të kandiduar nga L.Basha.Ndërsa i dyti u tërhoq nga politika kur pa se PD me NON GRATËN mori teposhtë në HUMNERË u tërhoq nga politika,I pari Ju gëzua pareve dhe karriges së ngrohtë të deputetit,ku shpesh thuhet se PS e ka graduar N/kryetar Kuvëndi,siç duket me ofiqe më të mëdha. -Gjeku..meqënse nuk bën ndonjë punë tjetër në STALLËN E KUVËNDIT,Merret me budallallëqe duke numëruar të shtimat e deputetëve dhe sa herë shkojnë në WC..! -Për turpin e tij deklaron se nuk e do as Saliun e As Lulin,por shkon pas Saliut ose nga frika ose për të marrë rrogën MILIONSHE deri në 2025..!! -Kapardisja e zotërisë me kostume e kollare të shtrenjta në TV-t e Saliut..po pret që të vdesi Saliu nga zoti,pasi politikisht ka vdekur 19 maj 2021 dhe,Luli 7×7=42 të humbi përsëri në 2025..mase ZOTI E NXJER NË KRYE TË NDONJË COPË OPOZITE TË PD TË NDAR NË COPA MISH PËR QËNT E RRUGËS. -Kapardisja e Gjekut..më kujton KAPOSHIN e babait Tim(rahmet past) në Çorrush MallaKASTËR që këndonte për qejf midis 50 pulave shqerake..!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nedime

                                          Duroni o vëllezër deri ne 2025-en. Do rrjedhin shume ujra. Pas 2025-es do kemi nje parlament me te mire, me serioz dhe qe do beje pune me te mira. Punët po ecin. Shqipëria po respektohet ne arenën ndërkombëtare. Kemi intelektual qe dine ti shërbejnë vendit. Sa per syrin e keq, do kemi disa hamases por qe do jene sa gishtat e nje dore.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kinom

                                            Nji bravo per ju Z. Ilir per kete goditje brilante per koke lepiri qe ja lepin vici per dite. Na never it me ato shkrimet e tij tamam nji idiot, edhe ne pamje idiot duket.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje