Nga Artur Zheji
Nuk është e mundur që as pushteti dhe as shteti të garantojnë paprekshmërinë e Antimafies shqiptare, që po fillon të zërë fill. Eksperienca italiane, meksikane apo edhe ajo kolumbiane, na e dëshmojnë këtë. Ata kanë në luftën e tyre pambarim kundër organizatave kriminale: bilance të frikshme ku numërohen qindra prokurorë, ministra apo gjyqtarë dhe policë të vrarë në krye të detyrës dhe në ballë të luftës.
Prokurorët tanë të kërcënuar, ata që dimë dhe ata që nuk dimë, sado të mundohet dhe megjithë vullnetin e mirë, nuk i mbron dot as Taulant Balla dhe as Policia Shqiptare. Nëse nuk ecën më tej siç edhe ka filluar: spastrimi i kupolës së Policisë së Shtetit nga ndotja kriminale në radhët e saj. Për hir të së vërtetës, Taulant Balla po jep shenja të prekshme se ka filluar një kirurgji të brendshme, por shthurja e gërshetit krim-politikë, është një operacion 360 gradë dhe vetëm në fillimet e veta.
Them në fillimet e veta, sepse “kërcënimet” reale janë një tregues real se krimi i organizuar është shqetësuar dhe po ndërmerr një reagim energjik me instrumentet e veta: para plus kërcënime direkte. Kjo është edhe faza më e rrezikshme, ose faza më e suksesshme e aksionit të krimit, sepse korrupsioni dhe kërcënimi real janë sigurisht instrumentet më rezultativë në historinë njerëzore. Duke parë ngjarjet e deritashme, drejtësia ka prekur vetëm nervin e organizatave dhe ende nuk ka prekur Bankat qindramilionaeuroshe, investimet përrallore dhe korridoret e lulëzuara të trafikimeve.
Deri atëherë, asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës nuk rrezikon të vritet! Sepse vrasje e tyre nuk u sjell asnjë përfitim organizatave kriminale. Vrasjet kanë rezultuar gjithmonë “akte dëshpërimi” dhe një hakmarrje e verbër dhe krejt e pakuptimtë dhe aspak fitimprurëse në çështjet e majme të biznesit kriminal. Përkundrazi, “Vrasjet” e eksponentëve të drejtësisë shndërrohen herët a vonë në një vetëvrasje për porositësit e tyre.
Kështu ka ndodhur me kapon e kapove, Toto Rina, kur urdhëroi së bashku më të tjerë vrasjen e Falkones dhe Beorselinos, duke shënuar fundin e klanit të vet mafioz, që ishte asokohe tmerri i Republikës Italiane. Dhe porosia për vrasjen e tyre erdhi fill mbas ligjit special antimafia, për sekuestrimin e pronave, aseteve dhe parave kolosale të investuara gjithkund.
Dhe sigurisht kur ligji filloi të godasë bankat e krimit, “dhimbja” që u shkaktua ishte e papërballueshme për organizatat dhe i shpallën luftë shtetit, kur shteti filloi të divorcohet prej tyre. Proces ky, që është në pikëpyetje, përderisa jemi ende në nivelin e kërcënimeve që dalin në media, kërcënime të mediatizuara pra. Për Drejtësinë që premton drejtësi, kërcënimi është bashkudhëtar.
Porse prokurorët shqiptarë do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet. Deri atëherë, “Krimi” bën jetë të mirë dhe healthy në Dubai apo Londër, në Shkodër, Tiranë apo Vlorë…
Medie Halesh Toksike qe pallohen me AMA Putanen
"Porse prokurorët shqiptarë do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet. Deri atëherë, “Krimi” bën jetë të mirë dhe healthy në Dubai apo Londër, në Shkodër, Tiranë apo Vlorë…", Ndoshta Shqiperia do te te zhgenjeje shume ty o Zheji!!Ndoshta prokuroret tane do i mbrojme me mire, ndoshta prokuroret tane nuk ndihen kolumbiane, apo Falkone e Borsellino te vetmuar,ndoshta do arrijne ti derrmojne lidhjet e krimit te organizuar me politiken e personazhe te mediave me pare!!, perndryshe nuk kane alternative tjeter, sipas Zheit, o marrin zarfet, ose ndryshe po refuzuan, do te vriten!!!
Zarfet si duket i merr Zhej.
Kete duhej ta thoshte ne 21 Janar kur Mullai i PD vrau dhe kercenoi hapur (por pa dyshim edhe fshehtas) kryeporokuroren, presidentin dhe ish-shefin e shtabit. Ky atehere shkruante per celulat anti-amerikane pro PS.
Nga nje sistem ku drejtesia te bente gjemen per nje fjale goje arritem tek drejtesia e plepave te pa gdhendur per shkolle por te gdhendur per para.Idiotet se kishin problem te nxirrnin vrasesin nga burgu vetem te mbushnin xhepin e linin pushtetarin te vidhte mjaftonte vetem xhepi edhe se kishin problem kur pronen e tjetrit tja jepnin je tjetri..Vazhdon akoma dhe nuk di kur do marri fund. Nuk i vret kush se nje byth vend jemi dhe i dime edhe dhemballet ne goje njeri tjetrit por te benne detyren sipas ligjit per cilindo.
Cfare llogjike!Dmth shkurt po i bie duhet te vriten kur te perballen seriozisht me krimin se nuk do bejne pune as presioni dhe as paraja.Te kripsha trute paske shkuar pr lesh.
Ky Zhelja apo Zheji, si e ka ky, është një fallxhor sharlatan, një panikthirrës, një vemje e shemtuar dhe e rrezikshme në media dhe jetën sociale të vendit tonë.
Ne vend qe ti japesh kurajo, te pakten si qytetar i ketij vendi, i çon mesazhe te koduara per ti trembur ata. Ti thjesht je nje tradhtar i ketij kombi.
Ky vagabond, prej shume vitesh paguhet nga bandat kriminale per te trembur Drejtesine e Re. Ky i ben elozhe mafias shqiptare dhe i inkujrajon hapur qe te fillojnr vrasjen e njerezve te ndershem te drejtesise. Urgjentisht ky duhet te arreszohet e denohet rende per shantazhet dhe inkurajimin qe i ben krimit. Te njejten gje bejne dhe analistet lehes te Foltores.
KËRCËNIM i pastër , në emër të kujt kërcënon , kush e paguan këtë , po drejtësia ç’bën ???
Nje nga kercenuesit e prokuroreve dhe gjyqtareve eshte ky zhelja zheji, qe hapur terrorizon drejtesine. Ky me kete sinjal trondites per çdo punonjes ne sistemin e drejtesise i ka dhene shansin drejtesise ta marre ne pyetje dhe ta vere perpara gjykates. Gazetar pleher! Nese ka fakte per lidhjet e policise me krimin te bashkohet me sistemin e drejtesise dhe jo te minoje punen e saj. Ne mbajtkerka edhe inventarin e vrasjeve te prokuroreve dhe gjyqtareve ne Kolumbi, Meksike dhe Itali!