Hanxhar televiziv mbi këngën dhe një censurë ndaj Sejfulla Malëshovës !

4 Tetor 2023, 18:44Blog Nga Kristo  MËRTIRI

 

                        Parafytyroni dy krijues të mirënjohur (kompozitor dhe poete e gazetare), që janë duke ndjekur Festivalin e fundit në RTSH. Njëri përtej oqeanit në emigracion e tjetra në Shqipëri. Befas në ekran shfaqen titrat e këngës “Pyes Lotin”. Menjëherë feksin emocionet natyrshëm. Është kënga e bukur që fitoi Cmimin e Parë në fundvitin 1996. Këngë që pëlqehet dhe këndohet sot e kësaj dite. Mirëpo, brenda pak sekondave, autorët Valentin Veizi e Enrieta Sina dhe jo vetëm këta, i pushton një zhgënjim i hidhur, revolt e dëshpërim i pamerituar. Ndryshohet e përcudnohet muzika. Ndërrohet autori i tekstit dhe shtohen vargje kot së koti e hergjele si p.sh. “unë pa ty po ndina si dicka pa sens” etj.(Hajde merre vesh një shqipe të tillë! Dhe ku? Brenda këngës e tekstit, si mish i huaj e ndërhyrje nallbance). Gati në mes të interpretimit hyn një këngëtar reper me “emrin” Kapital C, T, D (si ilegal me pentagrame në trastë). Cuditërisht, vitet e fundit nëpër veprimtari të rëndësishme kulturore e publike, janë shtuar nofkat e pseudonimet që na vënë edhe buzën në gas. Dhe gjithnjë në emër të Lirisë e të Demokracisë ?! “Trima” të tillë i gënjen mendja se po rrëmbejnë autorësinë e vërtetë, famën dhe duartrokitjet false të publikut nëpër salla e jashtë tyre. Dhe kur ? 26 vite më prapa ! Njerëzia është gjallë dhe askush nuk beson se kujtesa është  kaq e shkurtër apo të shëmbëllejë me thëngjijtë e shuar në një vatër oxhaku të lashtë. Te ajo natë e tretë e Festivalit, mund të hyje me mend e të dilje pa mend. Sidomos autorët Veizi e Sina. Se nuk ishte thjesht hanxhar kasapi mbi këngën e shumëvlerësuar. Mesazhet dhe telefonatat jo të pakta kapërcyen male, dete e oqeane, drejt pedagogut e kompozitorit të talentuar që tani jeton e punon në SHBA. Mendoni si e ka përjetuar Valentini i mërguar ! Por edhe mikja e mirë Enrieta, ishbashkëstudentja e kolegia jonë e palodhur e Gazetarisë së shkruar. Modeste e zemërbardhë, që brenda urtësisë e larg zhurmës së metropolit, vazhdon të botojë libra nga Vlora e saj…

                        -Nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të më bëjë “pis” këngën time ! Mirë që nuk kanë aftësi profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën dhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit..

                        Dhe më tej, Valentini ua tha troc :”modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si ajo “Pyes Lotin”. Dhe i lutet RTSH-së ta heqë nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar. Po sa dhe si e dëgjuan ? Sepse as lutja nuk piu ujë, përderisa gjendet ende në You Tube !...

                        -Pasi e masakruan këngën, “me një kurajo të paimagjinueshme e publikuan edhe në SPOTIFY, një nga gjigandët e promovimit të muzikës botërore (?!),-tregon Enrieta e pezmatuar dhe e zemëruar jo pa të drejtë.

                        Kur arrijnë të sillen harbutërisht edhe me një këngë mjaft të njohur e që mori vlerësimin maksimal të publikut në Shqipëri e më gjerë, merreni me mend se c’mund të ndodhë me të tjera krijime që nuk kanë aq popullaritet sa kjo që bëjmë fjalë në shkrim. C’të jetë vallë kjo molë e neveritshme që grryen ndershmërinë e profesionalizmin ? Mendjelehtësi e mosmirënjohje (më e pakta), lajthitje “artistike” apo makutëri financiare nëpërmjet mashtrimit ?! Së pari, nuk ishte lapsus apo plagjiaturë e rëndomtë provinciale. Së dyti, a ka patur skenarist e regjisor të përgjegjshëm ? Së treti, po drejtues, udhëheqës artistik e juri profesionale, a kishte ? Së katërti, si nuk u dëgjua ndonjë ndjesë publike a zyrtare apo ishin tjetërsuar në nëpunës memurë të paaftë apo parallinj ? Së fundi, po OJQ-të e OJF-të, po institucioni përkatës dhe Ministria e Kulturës, a i mbrojtën sadopak të drejtat e autorëve viktima absurdi e hajdutllëku ? Pra, të dy krijuesit duhet të bredhin nëpër salla gjyqesh e prokurorira, nëpër zyra me “shëllirë” e pa shëllirë. Rruga institucionale duket e vdekur dhe e pakallur përmes rrumpallës morale e profesionale. Ore, si nuk gjetëm qoftë edhe një prononcim zyrtar nga RTSH-ja etj. në media ? Hajde gjeje se ku fle lepuri ! Se Festivali nuk është kurrsesi një thertore me kasapë të verbër apo me matrapazë të etur pas parasë kallpe. Dhe as vetëm një fole mashtrimi e përfitimi financiar. Shkurt, nuk ka thjesht keqkuptim, keqinformim apo keqbesim ! Është i papranueshëm memecllëku , heshtja e menefregizmi burokratik i institucioneve shtetërore e jo shtetërore. Memecllëk që nuk fyen vetëm dy autorët e këngës, por edhe publikun këngëdashës e taksapagues të RTSH-së. Sepse ca myteberëve në atë Kombinat të madh po u del kallaji i abuzimeve të rënda. Ua kishte marrë mendjen era e parasë, të cilën e kanë bërë rrush e kumbulla ! Thuhet se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar disa hatara financiare në vite…Por nëse hanxhari televiziv vazhdon të japë “fryte” përvetësuese mbi e nën dorë dhe mbushje xhepash si te kënga “Pyes Lotin” e përtej Shqipërisë, kjo nuk është vetëm rrumpallë. Apo në rastin konkret është akoma më e thjeshtë e fare pak vramendëse : Mbjell Zalua, korr Malua !...

                        -O miku im, ka edhe korrupsion intelektual, tragjik e komik nëpër pellgje politizimi e sharlatinizmi,-më thoshte pardje në Tiranë, një ishkolegu ynë i vjetër.- A je njohur me një temë të shtjelluar bukur kohët e fundit nga përkthyesja e redaktorja me kontribute serioze në letërsi, Donika Omari, mbi keqkuptimet e shmangshme ? Por edhe me censurën në pluralizëm. Ja, paragrafi që flet shumë: “…Një nga shembujt më domethënës i një censure të pakuptimtë në kohë demokracie është ai i poezisë së fuqishme patriotike dhe revolucionare të Sejfulla Malëshovës : Si e dua Shqipërinë. Poeti, pasi ka përmendur me dashuri plot dhembshuri male, fusha e lëndina të atdheut, e hedh vështrimin plot dhimbje e keqardhje në gjendjen e mjeruar të popullit, dhe përfundon : Unë e dua Shqipërinë/ Që nga Shkupi e në Janinë/ Ku një popull derëzi/ Heq e vuan robëri/ Po ka shpirtin luftëtar/ Unë e dua Shqipërinë/ Si një revolucionar. Vargu i fundit shpreh dëshirën dhe impenjimin e tij për ta ndryshuar këtë gjendje, në kohën kur kishte besim se kryengritja popullore do të sillte vërtet popullin në fuqi, pra, demokracinë. Mirëpo, zhgënjimi i thellë që provoi pasi në vend të demokracisë u instalua diktatura , persekutimi, vuajtjet, poshtërimet që iu bënë, nuk i bindin censorët e sotëm “ta falin” që ka përdorur fjalën e “ndaluar”: revolucion. Kështu, meqë sot kjo fjalë vret veshin, u gjet zgjidhja : Ta ndryshojmë vargun e fundit, nga : Si një revolucionar, në : Si shqiptar e bir shqiptar. Cka ia ndryshon krejt domethënien dhe mesazhin poezisë. Në këtë rast keqkuptimi është te vetë mendja e censuruesve : nuk kanë kuptuar vuajtjen, dhimbjen, keqardhjen e thellë të poetit për vendin e popullin e vet. Dhe, nga ky moskuptim, e pëson poezia dhe poeti, që kishte merak edhe shenjat e pikësimit e jo më…”.

                        Përkthyesja e redaktorja dinjitoze (bashkëshorte e Profesorit të shquar të Jurisprudencës dhe ish Dekan i Fakultetit tonë në Universitet, Akademik ), tregohet e matur, e butë dhe dashamirëse e përkorë. Cdo botues i aftë do ta kishte zili qëndrimin dhe shqetësimin e saj qytetar e intelektual. Vecanërisht në kohën e pakohë ! Unë kam theksuar në media se politikanët shqiptarë nuk e duan Shqipërinë si Sejfulla Malëshova, njeriu i pakompromis me të keqen, lindur e rritur gati ngjitur me vendlindjen time të shenjtë. Në Pluralizëm nuk e rehabilituan as e majta e as e djathta (?!). Dhe kujtoj Petro Markon e paharruar, kur u kthye nga burgjet e internimet matanë detit. Si tani. Fundtetori i ’44-ës. Nuk e harronte asnjëherë ndihmën që i dha Sejfullai në Berat, atje buzë Osumit të turbulluar. Të dy idealistë të mëdhenj. Të dy me zhgënjimet sa një mal. Dy vjet më parë u fol edhe për një Projekt “që erdhi si bashkëpunim midis Autoritetit të Dosjeve, Fondacionit “Friedrich Ebert” dhe një grupi historianësh që synonte zbardhjen e 10 figurave historike” të së majtës. Dhe kaq. Nuk ka informacion të mëtejshëm. Por të tjetërsosh me një të rënë të lapsit (kupto: Hanxhari) deri edhe vargjet origjinale të Malëshovës, mund të ketë “arsye ideologjie” por edhe “një nivel të vajtueshëm kulturor”. Mirëpo,”dëmi është i njëjtë”, na thotë qartë Donika Omari. Po kush do e mjekojë këtë plagë që shkon duke u mahisur ? Asnjë përgjigje zyrtare e institucionale !

                        Le ta mbyllim me aforizmën agolliane : E vërteta është një, ne jemi shumë. Disa probleme na i zë syri, disa na zënë për gryke. Apo në kapitalizmin shqiptar, kokrrat nuk i ha gjithmonë ai që e ka mbjellë pemën !...

16 Komente

  1. I
    Indrit Mita

    Pene mprehti miku yne. E ke qare shkrimin teksa godit atje ku duhet fabrikusit e kengve, te poezive. Cfare behet keshtu o gazetar me kta te paudhe. Edhe malin Sejfulla Maleshova e censurojne. Na ruajtsh o i madhi zot. Apo ate kenge perle me autore te njohur qe vazhdojne te krijojne duan te ta shemtojne? Kurkush nuk shqetesohet ngga e drejta e autorrit. Turp. Pse heshtet me kto lajthitje

    1. B
      Bagtjari

      Na rrofsh karin per vjeshte o Indrit Mertiri se e ke gjetur se çfare prehtwsie idiotic ka ky Kristo.

    2. M
      Mal Cori

      I nderuar z. Mërtiri..... ! Jatojmë në kohëra kur për tu dukur i kohës, bëjmë gafa që koha nuk ti lejon.................. . Ju lutem, gjejeni në You Tube recitimin e Rashat Arbanës të veprës të Pashko Vasës, "O moj Shqypni",------------------------ Vargu origjinal është : - E mos shikoni kisha e xhamia; - Feja e shqyptarit asht shqyptaria!................................................................................ . Dëgjoje Reshat Arbanën si e ka deformuar - E mos braktisni jo, kisha e xhamia; - Veç e para fe për shqiptarin, asht shqiptaria!.............................. Reshati është aktor i madh, por në këtë rast ka gabuar rëndë. ......... . Komentin bëjeni vetë.

      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Titulli magjik do te ishte: mbjell Zalo e korr Malo..... hahahaha,pune sumqiresh arabe

        1. N
          Noc. Rroku

          mërtiri !!!! ju mendoni se ini i mëngjër , kur zini në gojë të MËDHENJTË e kombit që u sakrifikuan për MËMË-DHENË, kur ju të majtët me sali e më pas po e çfarosni nga harta????. Pleqt që kanë mbetur e dinë shumë mirë, se e kanë heq në kurriz veri- izmën, asnjë ditë ska qënë e majtë e jo më e mëngjër .mburru me takëmin tënd e jo me ata që ju bëtë gjëmën. shporruuuuuu.....

          1. N
            Noc. Rroku

            mërtiri !!!! ju mendoni se ini i mëngjër , kur zini në gojë të MËDHENJTË e kombit që u sakrifikuan për MËMË-DHENË, kur ju të majtët me sali e më pas po e çfarosni nga harta????. Pleqt që kanë mbetur e dinë shumë mirë, se e kanë heq në kurriz veri- izmën, asnjë ditë ska qënë e majtë e jo më e mëngjër .mburru me takëmin tënd e jo me ata që ju bëtë gjëmën. shporruuuuuu.....

            1. Çelniku

              Mertiri eshte nje derdimen qe zvarritet si vemje rrugeve te kryeqytetit per te mbledhur ndonje llaf sa andej kendej e me pas ti shese tek gazeta e Meros. Spiun i dakkuar me ka thene Bato ka qene.

            2. L
              Lina

              Z.KRISTO edhe mua me beri pershtypje deformimi i tekstit te kenges "Pyes Lotin"e kenduar nga Vlonjatja Elsa Lila me tekst po te vlonjates te talentuar Enetieta Sina,kjò kenge mori cmimin e pare ne festival,si ka mundesi te ndryshoje teksti i kenges??dhe me keq akoma si ka pranuar ta kendoje kengetarja me tekst te ndryshuar??apo duhet te procedohet nga autorja e tekstit tekenges apo puno fatkeq e ha barkdreq

              1. S
                Sazani

                Ky kristo bytha ka rrjedhur moj Lina Kristo dhe I ngateron ndodhite. Fajin e ka Mero Çorapja qe I boton paçavuret!

              2. N
                Nakuçi

                Ky qenka Kristo Mertiri qe e paska surratin si ato petullat e lopes qe leshohen ne mengjes?

                1. D
                  Dhori

                  Duket qe ky gazetari ka rrjedhur se i ngateron historite dhe personazhet ne krijimet e tij bajate.

                  1. R
                    Renato

                    Ju qe shkruani shpifje, fyerje, qe ini dy apo tre vete, qe shtoheni pas pseudonimeve. Qe me jarget e qelbuna tujat kerkoni te fyeni e te kuterboni ere te keqe, nese nuk doni te lexoni keto shkrime, mos i i lezoni, por edhe u krunet ene u ha. Zoti u ndeshkofte ju, jo te afermit tuaj. Gazetarit me shume i rritet nderimi dhe lapsi i tij behet me i kerkuar nga lezusit e cmuar.

                    1. I
                      Irena

                      Po si i rritet nderimi ketij gazetarit mo Renato se po na cudit me nje idiot qe pret te vdese e ngateron halete? Ne nuk i lexojme sa i hedhim njecsy e mkuptojme qe eshte delenzhi e japim vleresimin tone. Te fala Kristo mutit

                    2. A
                      Alda Baradhyli

                      Ky eshte delenxhi, letyre dhe jo gazetar. Mediokriteti i tij dallohet me kilometra larg. Te lexosh zhgaravinat e tij eshte humbje kohe.

                      Lini një Përgjigje