Nga Luan Rama
Ndoshta do të duhej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhej menjëherë që atë ditë kur u publikua lajmi se disa kriminelë, qoftë edhe të penduar, paskan patur në plan të vrasin dy zonjat prokurore që kanë hetuar dosje të veprimtarisë së tyre kriminale. Në mos që atë ditë, të paktën medoemos ky organ i lartë i qeverisjes së prokurorisë duhej të mblidhej të nesërmen, ose në pamundësi, të shtunën, të dielën, kurdo…
Por duhej të mblidhej patjetër.
Sepse në kësi rastesh nuk ka (në fakt nuk duhej të kishte!) ditë pushimi.
Mirëpo, edhe ky lajm, shumë i rëndë sepse bëhet fjalë për plane për të vrarë prokurorë dhe avokatë, nuk është se krijoi ndonjë gjendje kushtrimi apo vëmendjeje të veçantë ndër institucionet tona, përfshirë edhe vetë qeverinë. Sepse nuk pati asnjë reagim. Përveç zotit Altin Dumani në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili kërkoi mbrojtje të posaçme për njërën prej zonjave prokurore që aktualisht është prokurore në SPAK.
Siç ndodh rëndom tek ne, vëmendjen e tërhoqi një lajm tjetër “nga burime të sigurta”, sipas të cilit, disa video me pamje erotike të vajzave të spektakleve televizive, apo thënë ndryshe me një togfjalësh më sugjestiv “të showbizit shqiptar” na qenkërkan gjetur nëpër telefonët e sekuestruar të eksponentëve të botës së krimit.
Kaq u desh që të gëlonin portale e gazeta, lajme ekranesh e thashetheme rrugësh me “merakun” se kush është në ato video apo se ne telefonin e cilit kriminel ishin gjendur. Edhe në këtë rast, rendin e përparësisë e përcaktoi spekullimi dhe jo problemi i vërtetë.
Meqenëse përgjegjësitë e detyrave që kam kryer përgjatë karrierës time më kanë vënë në pozitën e atij që merr informacione të klasifikuara apo të rezervuara edhe për raste të tilla, pra kur dikush planifikon të vrasë një punonjës të shtetit në detyrë, e kosideroj jo thjeshtë të gabuar, por krejtësisht të pafalshëm publikimin e këtyre fakteve prej kujtdo që ka shërbyer si burim i informacionit. Nëse dëshmi të tilla janë produkt i seancave hetimore, nëse të penduarit e drejtësisë i ndajnë këto fakte nga veprimtaria e tyre kriminale me prokurorët apo oficerët e policisë gjyqësore, kjo do të thotë se ato dëshmi duhet të mbeten brenda dosjeve e jo të bëhen publike siç u bënë.
Përballë rasteve të tillë mblidhen menjëherë drejtuesit e organeve të sigurisë dhe bazuar në aktet ligjore në fuqi marrin masa, programojnë punën me përgjegjësi maksimale që jeta e cilitdo që është në rrezik të mbrohet me çdo kusht.
Mandej personat e rrezikuar kontaktohen konfidencialisht dhe zyrtarisht prej funksionarëve më të lartë të shtetit, në mos prej Presidentit të Republikës apo Kryeministrit (ç’ka do të ishte më e mira e mundshme), me patjetër nga Ministri i Brendshëm, nga ai i drejtësisë ose nga Prokurori i Përgjithshëm, dhe përveç solidaritetit njerëzor që në situata të tilla është shumë i rëndësishëm, iu bëhet atyre e qartë se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës së tyre dhe të familjes, pasi në kësi rastesh është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i tyre. Të gjitha këto bëhen në mënyrë institucionale dhe me shumë përgjegjësi, nuk bëhen publikisht dhe as duke e shërbyer lajmin nëpër portale.
Se ndërsa u tha se kriminelët e penduar paskan patur në plan që të vrasin dy zonjat prokurore dhe një avokat, të bën pështypje fakti se njëra prej zonjave, Merita Selimi ka qenë prokurore dhe jeta e saj rrezikohet për shkak të detyrës që ka kryer, pavarësisht faktit se atë e ka “vrarë” më parë vetë shteti me vetingun që e ka përzënë nga Prokuroria.
Thënë ndryshe, “merakun” e kriminelëve që donin ta vrisnin, e kanë çuar në vend koleget e saj juriste në komisionin e vetingut, të cilat edhe pse me rekorde të dyshimta profesionale, edhe pse nuk ia kanë idenë se çdo të thotë të hetosh, të gjykosh apo të dënosh banda kriminelësh, kanë në dorë të “vrasin” siç edhe e kanë bërë në shumë raste, me hedhjen në rrugë e lënien në mëshirë të fatit, pra edhe në dorë të kriminelëve, të dhjetëra e dhjetëra prokurorëve dhe gjykatësve.
Jo se ndër ta nuk ka patur të atillë që nuk e meritonin të ishin as prokurorë dhe as gjyqtarë. Por, prej të “vrarëve” nga vetingu ka shumë që janë penalizuar edhe në kundërshtim me vetë kriteret e përcaktuara ligjërisht, vetëm e vetëm se ashtu kanë vendosur disa juristë të paaftë të emëruar në komisionet e vetingut apo se ashtu ka dashur ndonjë vëzhgues prej ndërkombëtarëve si ai Theo Jacobs që në jo pak raste shfaqej si “komision” mbi vetë komisionin!
Është risjellë në vëmendjen e opinionit këto kohë edhe një fakt tjetër; rasti i vrasjes së komisarit të policisë Artan Cuku. Sipas raportimeve të gazetarëve, Fredi Beleri të cilin opozita e vendit e kandidoi si përfaqësuesin e vet në garën për bashkinë e Himarës, por që u arrestua e vazhdon të mbahet në burg i akuzuar për “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, paska qenë dëshmitar në gjyqin që i është bërë në Greqi të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare, Bledar Jambelli, i akuzuar si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut.
Nëse është kështu, jemi para një skandali tjetër që kërkon zgjidhje nga organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar, te cilat duhet të bëjnë të ditur se çfarë ka dëshmuar Beleri dhe nëse me dëshminë e tij ai ka mbajtur anën e porositësit të vrasjes apo të komisarit të vrarë. Por, unë tjetër gjë dua të theksoj duke iu referuar këtij rasti.
Edhe Artan Cukun, më parë se ta vriste vrasësi i porositur nga krimineli që mbrohet në Greqi, e “vrau” shteti vetë që e përzuri nga Policia e Shtetit padrejtësisht dhe e braktisi duke e lënë në rrugë, në mëshirë të fatit e në dorë të kriminelëve, derisa ata edhe e vranë mu në hyrjen e pallatit ku banonte.
Asgjë më shumë nga sa bënë ata që e hoqën padrejtësisht Artan Cukun nga puna nuk ka bërë edhe vetingu në një farë mënyre me zonjën Merita Selimi dhe me shumë të tjerë si ajo, prokurorë e gjyqtarë emrat e të cilëve janë nëpër dosjet e kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm apo të tjera dënime nga më të rëndat.
Prandaj lajmi se disa kriminelë të penduar kanë dëshmuar se kishin planifikuar të vrisnin dy zonjat prokurore për shkak të detyrës së tyre si shërbëtore të shtetit, humbi në morinë e lajmeve, ku kryelajm u bë thashethemi se video me përmbajtje erotike të dy vajzave të showbizit shqiptar ishin gjendur në telefonin e një krimineli!
Avokati e bashkepunetoreve me uniforme te krimineleve. As kjo s’ishte degjuar!
Vertet ka akoma injorante qe besojne prrallat e komisar katanit e mafia qe vret prokurore dhe gjykates? Po me tjoni o kokboshe sa prokurore dhe gjykates ka vrare mafie keto 33 vite se kane bere drejtesi!!!?? Hajt mos beni filma filmat shifini ne netflix se ka plot me mafioze qe vrasin prokurore. Nuk eshtenprobpem ne shqiperi!!! Behet qe te justifikojne rrogat e shtuara dhe perfitimet e pa merituara si dhe mungesen e rezultateve! Pthu far e ndyre
Vertete eshte problem. Nje prokuror apo gjykates hajdut i korruptuar keq ta pushosh nga detyra keq jo. Ai ka vjedhur dbe duhet shkarkuar,por ama ai behet kontigjent i krimineleve,pasi ai ka bere detyren dhe ka denuar kriminelin me burgim te perjetshem se e meriton. Krimineli nuk pranon kodin penal,ai ka ne koke ligjet e tij dhe e vret gjykatsin. Ketu duhey patjeter dora e shtetit.
Z. Rama, ju me këtë shkrim, indirekt por, edhe direkt, merrni në mbrojtje juristët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Mendoj se gaboni. Askush nuk është në gjendje të vërtetojë lidhjet e tyre me njerëzit e krimit. Ata duhet të shporren nga sistemi i drejtësisë, pavarsisht nga pasojat që mund të pësojnë. Shteti duhet të marrë masa për ata që janë të rrezikuar.
Gurabardhi, respekte. Por intelektualët si ty sot i shtyp turma dumbabiste dhe zëri intelektual degjohet pak. Ky artikull vërtet le shije shumë të keqe kur e lexon, dhe duket se vetingu ka prekur njerëzit e ketij Luan Ramës. Sepse ai Theo Jacobs, nuk ka asnje lloj interesi ne Shqipëri dhe vetem Ben punën qe di vetë bëjë - pastrimin e drejtesise. Nuk mund të them qe ajo Merita Selimi ishte e korruptuar sepse nuk e njoh. Por ne një moment të caktuar nuk e bëri punën dhe u terhoq. Ndoshta nga frika. Por kush ka frikë nuk mund te rrijë më prokuror, dhe prandaj e hoqën.
Vetëm të mos na vrasin Ismail Bejn e kohës së sotme se për të tjerë ska rendesi. “Fat” i madh që e kemi, na e solli zoti në tokë posaçrisht për ne.
O qytekari pa e shpi e pa toke, ke harru me shku qe je dhe pa tru
Po mire Luan po si ka mundësi që këta prokurorë e gjykatës me rroga 1 mije euro mesatare kane prona si të ishin bankierë Theo Jacobs analizon karrierën dhe pasurinë apo doni t'i Beni ju (politikanet) rregullat e vetingut?!!
Gazetar thellohu pak. Ku e di ti që prokurorja nuk është paguar nga grupi rival po aq kriminal sa laerti?? Sa nxitoni me hamendësime!! Rri urtë o burrë se heton vetë spaku e ska nevojë për hamendësimet e tua.
Luan Rama, drejte dhe shtrember ! Pse ? Analiza eshte e nje njeriu komptent dhe mua me pelqen , jo si pelqej nje kenge apo pikture, por logjika humane dhe ligjore, por diçka qe thé per Artan Cukun e ke lene ne mes. Kush je ti qe e percakton se shteti e perzuri padrejtesisht nga policia Artan Cukun? Me çfare pergjegjesie dhe dokumentash flet ti? Si mundet qe ti ke qene dhe shtetar vete dhe akuzon shtetin publikisht per diçka ne njerezit e thjeshte s'dime asgje dhe ti s'na thua asgje? Mos valle dhe ti si gazetar je ne hulliun e Lubonjes, Andi Bushatit e ca gazetare lapsi me maje te thyer qe para 1990-es?! E, pra, do ta enderroja te degjoja nje gazetare te medias se shkruar apo vizive, kur nuk flet me mendjen e tij si emer e person, por flet me logjiken e kohes dhe dokumenta e ligjin. Degjoj per nate nje jurist, me duket Sejamin , tek Ylli Saliut dhe "kompetent" ne ato qe thote qe ti vesh fitilin! Perseri do te enderroja te shikoja median shqiptare korrekte, gazetare korrekt qe jane sa gishtat e dores dhe ka te tille dhe kurajos, sepse keta qe veten e quajne pushtet i katert, por jane pushtet i Almes me Bicin me keq se Numani qe merret me ta e s'merret me detyren qe i ka ngarguar ligji per te mbrojtur shtetin ligjor dhe Shqiperine nga politika e terbuar antishqiptare, nuk bejne gje tjeter por jane per vete qe te arrestohen e mos te dalin me nga biruca me ato qe kane bere e bejne. Kush do merret me ta? Ju gazetaret e tjere?! Shikoj linjen e kesaj gazete dhe me pelqen nje gje tek Mero Baze: per kohen qe jetojme lejon fjalen e lire, e tepron me fjalen e çthurur, por per çdo analize apo probleme qe ngre, Mero Baze ka nje mal me fakte dhe dokumenta dhe nuk lodhet ti pasqyroje e ka kaq kohe, pavaresisht se drejtesia jone eshte bere transparente me atni... E thashe ate fjalen me larte qe lejon çthurjen se une te isha ne vend te tij kurre nuk do te ekspozoja komente qe dhe kafshet kane turp e shtremberojne buzet nga shqiptare te pa pergjegjshem, pa moralshem, pa respekt, nder e dinjitet mbi veten e tyre qe e ofendojne dhe vete Meron. Bah, si i duron, nuk e di! Ne qoftese duam qe kjo bashkesi njerezore te kthehet ne binaret e shoqerise njerezore, duhet ta detyrojme me ligje dhe penalitete se edukim sot ulurin dhe s'ke per ta gjetur me kurre. Dhe ndaj quhet shtet ligjor. Hamendjet, gazetare, i beni kur pini raki apo limonate ne tavoline. Gazeta dhe televizioni i perket te gjitheve, pavaresisht se jane aktivitet privat. AMA duhet te vendose "çensur" me televizione deri ne heqjen e liçensave Si e quaninate lajmin e fundit qe nje vajze 13 vjeçe i dhimbte barku dhe lindi femij. KU vete kjo bote?! Jeni ju gazetare qe me shume e prishni se ndreqni per ca para qe ne varr as qefin nuk u vene hoxhet me por do ikni me ato qe keni veshur.
Koke bosh dhe bythlepires si gjithmone
Z.Luan me te drejt argumenton problemet me te renda qe ka sot shoqeria shqiptare me teper rendesi ju dha Luanes se Karamucos sesa ketij lajmi per nje punonjes se shtetit ,qe padyshim perderisa krimi e ka shenjestruar ka shkelur me te drejte ne kallo te ligun...mu kujtua prokurori Hana ...po megjithate vazhdoni o popull I qani hallin Luanes...
More zorre luani sa shpejt i haron bemat e tua ,kur ishe minister i drejtesise sa grupe kriminele u kapen ?nder ta ishte dhe vellai i Bleona Qeretit qe zotrote i dhe pasaporte dipllomatike .te vika keq per nje prokurore qe kabashkepunuar dhe ka mare lek me thase pper ti dhene nje denim me te bute personave qe paguanin .e çfat drejtrsie eshte kjo qe pasi shkarkohen nga vetingu behen avokate ?ju kujtoni se populli i haron bematuaja ?ti nga nje jurist u bere moderator ,trap qe ndryshojme kanal kur del ti me mbledh rrembythjet e pd dhe shani me liber shtepie ,mire ja ka bere vetingu qe e ka vrare ,por jo vertet se ajo gezon pasurine qe vuri me mos zbatimin e ligjit , u shofshi ishalla mor plerat e shqiperise .
Ore po me Bleonen si i ka punet ky gazetari tanishem qe kur ishte minister rendi e kishte eskorten kryesore dhe si pa morale fare i ngrinte ne detyre babain. Ik more zagare qe kur ishe ne pushtet ishe pusht, dhe tani na shkruan si gazetar i pavarur.
I nderuar z.Luan, urime per shkrimin e goditur. Eshte e vertete qe krimi e vetingu ishin bashkepunues ne shkaterrimin e drejtesise. Keqardhje per disa nga komentuesit shpirtlige qe gezojne me fatkeqesine e thetrit.