Nga Frrok Çupi
Nuk po përdor fjalët ‘foli para kohe’, por ‘herët’, sepse janë dy gjëra…
Kryeministri i Shqipërisë para katër ditësh, në një nga kulmet e tensioneve në Veri të Kosovës me Serbinë, foli e tha se ‘NATO duhet të marrë kontrollin e Veriut’.
Kjo nuk ishte para kohe, por ishte herët. Sepse ‘para kohe’, në sensin e strategjisë dhe diplomacisë shteteve, do të ishte ‘pa vlerë konkrete’. Ankesat që shpërthyen nga ‘patriotët’, nga qeveria e Kosovës dhe nga disa ‘analistë’, bazohej në kuptimin e shpejtësisë.
‘Po të mos jesh herët, je vonë’, ky është thelbi.
-Çfarë ka Edi Rama me këto punë, ne jemi vetë këtu, kemi ushtrinë tonë, pse NATO?’, thanë në Kosovë.
Edhe në kancelarinë e Kuvendit të Shqipërisë, është paraqitur një kërkesë për ‘interpelancë me Ramën, pse foli për NATO-n’. Këtë e bëri PD. Të enjten mund të jetë seanca kur do të mbahet interpelanca.
Pa mendoni për një moment cilat do të ishin pyetjet dhe përgjigjet!
-Po mirë, pse zoti kryeministër kërkuat prezencën e NATO-s në Veri?, është pyetja.
Përgjigje nuk ka, sepse përgjigjen e di i madh e i vogël. Qysh me krijimin e Republikës së Kosovës në vitin 2008, në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB, forcat e NATO-s do të jenë në Kosovë deri në një moment të dytë kur fuqitë e mëdha do të binden se tani ‘shteti ecën vetë’. Por nuk ka ardhur ai moment.
Madje, bash ditën kur Rama e tha fjalën për ‘kontrollin e NATO-s’, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s urdhëroi ‘shtimin e trupave të NATO-s në Veri.
Pyetja tjetër në Parlament:
-Po, mirë o mirë, këtë e dimë. Po ti, zoti kryeministër, pse fole më herët se Sekretari i NATO-s?
Edhe kësaj here përgjigja nuk është e nevojshme. Qeveria e Kurtit, edhe pse u shpreh kundër shtimit të trupave të NATO-s, po atë ditë deklaroi se ‘NATO le të vijë, ajo nuk na merr toka, por na mbron’…
Albin Kurti ishte i vonuar në bashkëpunimin me NATO-n dhe me Perëndimin, e prandaj tani ndodhet jashtë boshtit të besimit reciprok me NATO, SHBA dhe BE. Edhe pse është gati të thërrasë ‘O shoqja NATO, harro çfarë kam thënë; ma jep një dorë ta mbaj pushtetin me luftë…’, tani është tepër vonë.
Që në fillim, Kurti ishte 24 vjet më vonë se realiteti:
Që në vitin 1999, Kombet e Bashkuara vendosën Kosovën nën administrimin e tyre pas luftës në Kosovë. Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) u krijua më 10 qershor 1999. Rezoluta 1244 bëri thirrje për një proces politik demokratik për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Bisedimet e sponsorizuara nga OKB filluan në vitin 2006. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vendosi Kosovën nën administrimin kalimtar të OKB-së në pritje të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Kjo rezolutë i besoi UNMIK-ut kompetenca gjithëpërfshirëse për të qeverisur Kosovën.
NATO, që atë ditë e pa pushim, ka një mandat të veçantë për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.
Atëherë kur qenka ‘herët‘ për të folur për NATO-n në Kosovë?
Nesër deputetët në Kuvend, ose patriotët në rrugë, nuk dihet çfarë mund të kërkojnë ‘pse NATO vjen në Kosovë?’.
Në thelb mbetet sensi ‘herët’, ose ‘i vonuar’.
Edhe Ibrahim Rugova ishte vënë para kritikave ‘patriotike’ pse e shpalli ‘herët’ Republikën e Kosovës. Atëherë ishte viti 1990, korrik, 18 vjet para Republikës së legjitimuar ndërkombëtarisht. Edhe vetë mendimtarët e dalluar shqiptarë kanë theksuar se ‘defekti ynë është vonesa’. Jemi vonuar në histori!, thonë mendimtarët e lexuar nëpër libra, por edhe ata që bisedojnë nëpër kafe…
Po pasnesër në Kuvend çfarë do të thonë pa- mendimtarët mbi ‘zgjimin herët’ për në arë.
O Frok po lere jurisprudencën se je avokat i dobët... Qëndro tek gazetaria !
Frok spiuni i del ne mbrojtje Rama spiunit te Serbise. Nje sharlatan si Froku kerkon te na hedhe hi syve per sherbimet qe Rama po i ben Serbise ne dem te Kosoves Rama po diskretitohet edhe ne Europe, nga ata qe jane gazetare te ndershem , teksa e shikojne se Rama eshte nje sherbetor besnik i politikes Serbe O Frok spiuni,, po gazetari gjerman qe deklaroi " Rama eshte kryeministri me i mire i Serbise qe nga koha e Pashicit" edhe ai eshte patriot Shqiptar ? Duhet qe Shqiptaret te ngrihen ne proteste kunder politikes pro serbe qe ben ky Esat Pasha i Tiranes , qe e kemi kryeminister, dhe biles Opozita te hapi nje Padi Penale kunder Rames per tradheti ndaj Kombit Shqiptar ,
O frrok mos e manipulo situaten dhe realitetin. Rama nuk kerkoi prezencen e natos ne veri pasi nato tashme eshte prezente, rama kerkoi marrjen e kontrollit te veriut nga nato. Keto jane dy gjera krejt te ndryshme dhe te gjithe e dine mire.
Dmth Frrok djali thote: une e kam nxjerr sumen ne pazar edhe me ka ec shume mbare...pse mos ta beni edhe ju te tjeret?! Ndofta ka te drejte por SHBA ne kete rast, mire qe po do qe serbet te na e vejne publikisht ne sume edhe sdun me na dhon as edhe nje lloj gjëje ne kembim...po thot edhe te firmosim publikisht me doren tone qe ta marri vesh gjithe dynjaja ku jemi katandis... Te pakten Frroku e ka honger ne sume mceftas te banjot e Rognerit ...ne as aq
Frrok ! Do të tërheqin kërkesën per intrpelancë , ose do të mungojnë . Je i saktë Frrok Çupi !
Eshte naivitet por edhe budallallek qe te mos kuptosh gjendjen ne KOsove! Shqiptare budallenj bashke me Albinin! Kosova akoma nuk eshte shtet eshte protektoriat Amerikan! Patriotizmi tuaj punon vetem per injorantet dhe te shiturit qe kerkojne te rrine ne pushtet! Pa naton Kosova nuk egziston per 24 ore! Atehere pse po ndodh! Sepse VV dhe Albini kerkojne te rrine ne pushtet ne Kosove! Por shikoni importet e Kosoves nga Serbija! Kosova nuk mund te jetoje pa Serbine dhe kete e lejon edhe vete primitivi Albin!
Eshte shume e thjesht pse karagjozi me karagjozet e skuadres se W (c) nuk i do trupat e NATO-s , thjesht duan viktima . Prania e trupave te NATO-s ja u heq kete shanc kaq te mire qe do i mbante ne pushtet per nje periudhe te gjate. Tensionet ne veri jane nje dore e arte per pushtetin ne serbi dhe prishtine dhe NATO eshte mysafiri i paftuar qe do i uli me force ne tryezen e bisedimeve gje te cilen duan ta evitojne te dyja palet.
Ibrahim rugova e shpalli kos oven te pavarur ne 2 Korrik 1990,sigurimi i shtetit te Enver hoxhes hapi ambasadat ne 2 korrik,gjithe vemendja e botes shkoji tek ngjarja tek ambasadat Jo tek pavarsija e kosoves.E shikon cfare pune e holle spiunazhi??Dhe cfare tradhetie e ndyre nga ana e Ramis Alise
Bravo z. Çupi! Ju shquheni për mançuri, dituri dhe patriotizëm. Albin Kurti, me kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, janë rreziku më i madh për kombin tonë.
Duan apo nuk duan gjithologet shqupisa te Salikadavres, zgjidhja e vetme per tensionet ne veri te Kosoves eshte NATO .. dhe KM i Shqiperise beri gjene e duhur ne kohen e duhur.
Shkrime brilant analize e jo humore kazanesh . Rama kryeminister di dicka me shume se gjitholloget e darkes ka shume mundesi qe ka qene koordinim qe ajo cfare me NATO po kur injorantet mbushin studiot cfare nuk do degjoshe ps paragjykuar koqevaret ata jane ne nje epoke tjeter ate te gurrit
Si është e mundur që ky individ nuk e kupton fare që është më i padëshiruar dhe më antipatike në qëndrimet e tij?.Kaq shumë është ndikuar nga sigurimi i shtetit ky i pa udhë...?!
Ky ka rrjedhur me kohe.Duhet cuar tek pafillxhiu O Mero
Frrok nji nga verioret me te zgjuar.Fakti qe llumi si pederasti Raymonda hane mut ktu nuk do te thote qe nuk ke simpatizante,thjesht jane duke e nxjerre buken e gojes me djerse dhe jo me leke krimi prandaj nuk kane kohe te komentojne.
Më e rëndësishmja: Edi Rama foli si Vučić dhe ndryshe nga Qeveria e Kosovës!
Fatkeqsia Frrok eshte se je mjaft i lexuar. Kurse injoranca qe nuk ka lexuar nje roman, perben shumicen dhe krijon shume zhurme, sidomos ne internet dhe neper kafene.
Shkrim me se brilant,gjithmone per ata qe dine te lexojne dhe kane tru ne kone.
Frroku berlloku, i diskretituar komplet, eshte perdorur e shperdorur pa fund dije nga Sali Pyka dhe sot nga N. Pashiç! Tjerr nje çarçaf te tere per te mbuluar nje genjeshter te madhe! Pashiç tha qe "Veriu te kaloje nen kontrollin e KFOR-it" qe eshte krrejt ndryshe nga prania apo dhe shtimi i KFOR-it per kontrollin e brezit kufitar. Pashiç kerkon ate qe do Vuçiç, qe Veriu i Kosoves te dale nga kontrolli i Shtetit te Kosoves qe neser te jete fare e lehte t'i kaloje Serbise!