Nga burri në burr burime konfideciale, erotike, nga SPAK?

1 Tetor 2023, 20:00Blog TEMA

Nga burri në burr burime konfideciale, erotike, nga SPAK?

Nga Alba Malltezi

Java e fundit e shtatorit ishte plot ngjarje të forta dhe delikate: Kosova po provokohet në mënyrë primitive nga fqinjët serbë, ndërsa në Shqipëri duket se jeta e nëndheshme e bandave po del në sipërfaqe me emra të padëgjuar më parë dhe me histori të frikshme, të denja për filmat më të paimagjinuar hollivudianë.

SPAK po bën lëvizjet e tij, që me pak të dhëna, mbeten ndër më hermetiket e me gjithë këtë që po ndodh, një grusht burrash nëpër televizionet kryesore të Shqipërisë duket se janë të interesuar për videot erotike, apo jo, të vajzave të shoëbizit shqiptar, lidhur me botën e krimit.

Aq pyetje, hamendësime, detaje, aludime, kërkime, shtime, sajime, fantazi, deklarata, ngërdheshje u bënë këtë javë rreth videos së supozuar, sa s’janë bërë për politikanët më të korruptuar që janë marrë nën hetim nga SPAK apo priten të merren.

Si përherë, edhe këtë herë, gjithë energjia intelektuale që arriti të prodhojë kuvendimi i përnatshëm i burrave që “kanë burime të sigurta konfidenciale nga SPAK” veçanërisht dhe posaçërisht për vajzat e showbizit, s’ishte asgjë më shumë se fantazitë provinciale të pakontrolluara të tyre që kalojnë nga ekrani direkt nëpër shtëpitë e shqiptarëve.

E të gjitha këto frustrime dhe fantazi i paketojnë me burime të hamendësuara nga drejtësia e re. Ku kjo e fundit në gojët e tyre, duket e shndërruar më keq se vajzat e showbizit në lidhje apo në flirtime me botën e krimit.

E duke qenë se “burimet konfidenciale” gjithnjë e më të bujshme të këtyre burrave të mbrëmjeve televizive po shtohen nga burri në burr me shpejtësinë e dritës, lë qartë të kuptohet se është thjeshtë një imitim, kopjim, zili mes tyre, sesa një garë për të shkuar sa më afër të vërtetës.

Ndërsa Kosova po i shmanget luftës, Shqipëria po përpiqet të mbajë kurrizin drejt ndaj ngjarjeve vetëpastruese dhe shtetformuese, do të ishte në nderin tonë, në nderin e medias, të mos shtohesh përnatë e më shumë “bombat” qoftë me sfond erotik apo politik, që burrat ua hedhin opinionit publik të menduara e të sajuara vetëm 5 minuta para se të ndizen mbi ta telekamerat.

13 Komente

  1. J
    Jorgo

    po c'mender bura jane ata moj zonje, ata s'mbajne dot grate e tyre, prandaj merren se cfare bejne grate e botes

    1. N
      Në një shoqrie primitiv nuke Ka si të ndodhe ndrys

      Islamiket vdesin për thashe etheme, dhe jane të fustrume se sexsualisht. Ne jemi akoma shoqrie primitive, ku sex ështe tabue.

      1. A
        Arvanitasi

        Eh more pederast evgjit gre qire po nuk hengre mut sben vaki. Cfare lidhje ka feja ktu mer te qufsha grune e papune e ne fund dhe dhespot kaken. Yt bythqire i qep grek qire qe pallohesh nga prapa me burra

    2. S
      Snm

      Bravo! Bura (vetem me nje r..... me sakte Bua) eunuke, impotente menderisht, te frustruar nga bemat dhe lavire profesionale, qe shprehen me pompozitet: Sipas burimeve te sigurta dhe asnje fakt real i konfirmuar bejne te kunderten e asaj qe duhet: fakte dhe vendine te kondirmuara sipas gjykatave apo infos se SPAK...

      1. K
        Kujtim

        Grusht burrash!? Shfaqje të feminizmit te një jofemër....

        1. A
          Agron

          O k... se kupton qe i ka saju vete ajo b... te gjitha edhe fjalet e karamutit dhe fjalet e tan hoxhallarit

          1. V
            Vlonjati 12

            Historia e filmimeve , vidiove te manipuluara dhe per shantazh ka marr qytetari , perderisa nje pis pisi , qe eshte dhe deputet , si Salianji na ben politike ne çdo televizion nderkohe qe duhej te ishte ne burg , si manipulator e shantazhues . Kur nuk vepron ligji mbi ta , dalin ata mbi ligjin dhe moralin e shoqerise

            1. B
              Ben

              Nuk jam ne Shqiperi dhe mbase nuk i di disa gjera. Shume mire e ke shkruajtur, pot eshte shkrim i njeanshem. Ketyre"vajzave" te show business u vjen mire kur marrin para sepse keta "burra" u shohin programet apo u pelqejne fotografite? Keto "vajzat" nuk kane asnjje merite professionnale pervec trupiit. Prandaj,.mendoj se ke harxhuar kohen kot.

              1. B
                Beni

                he me te lumte! na e shpifen

                1. B
                  Burri i burrit tënd dmth I Karllos

                  Pse videot e tua janë shoqja Agime ?! Çfarë zhgënjimi !!! Kujtuam se ishin video erotike femrash..

                  1. V
                    Vlora 97

                    Paskeni marre komanden t mbroni Spakun nga cicat e Luanës :) :) Boll bet moralistin se ato qe botoni ju jane ku e ku më të kritikushme se një aludim

                    1. E
                      Erind Cajupi

                      Cfare dreqin shkruani e cfare mbrobi se jeni sh rremuje. Meqe je gazetare beju thirrje atyre femrave moderatore te mos shesin vrymen me mijra euro te qelbura para droge te kriminelet. Dhe lerini apelet e tjera per me vone. Dini ta dalloni thelbin e nje problemi ju? Apo beni llogje me burra kavaje?

                      1. Z
                        Zeni

                        Megjithe respektin te besh moralistin ne Shqiperi eshte kohe e humbur per te mos thene qe jeton jashte realitetit! SPAK the Mediu ka kontrolluar financat e tij dhe nuk ka gjetur asgje te paligjshme! Mediu qe vrau 26 dhe plagosi 360 te tjere qe shojti nje fshat te tere "eshte i pafajshem"!

                        Lini një Përgjigje