Doni më për “Revolucionin”?

28 Shtator 2023, 12:32Blog TEMA
Doni më për “Revolucionin”?

Nga Namir Lapardhaja

“Revolucioni” filloi si premtim për të fituar, ndërkohë në dy vite ka shënuar vetëm humbje: ka humbur në 6 mars, në 14 maj, në zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë dhe, tash së fundmi, në Kukës. 

Fitorja firoi, duke e pakësuar votën nga zgjedhja në zgjedhje.

Me këtë progresion, humbja do thellohet në çdo përballje elektorale në të ardhmen, pavarësisht konsumit dhe skandaleve të mëdha të pushtetit.

Madje, në këtë drejtim nuk krahasohen dot as me armikun e tyre më të madh, Lulzim Bashën, i cili në vitin 2019 ‘fitoi’ Shkodrën pa hyrë në zgjedhje, ndërsa këta humbën edhe bastionet e fundit të demokratëve, duke investuar gjithçka për t’i fituar.

“Revolucioni” filloi si yrysh për ta rrëzuar qeverinë me protesta në dy muaj, ndërkohë në dy vjet nuk ka mundur të organizojë asnjë protestë antiqeveritare. Sa për qeverinë, ajo vijon të ngrohet në ‘zjarrin’ e “Revolucionit”. Pa përmendur këtu ideologët e “Revolucionit”, Berisha dhe Noka, i pari që e ka shtrirë idenë e triumfit të “Revolucionit” deri në 2045, ndërsa i dyti është treguar më bujar, duke i lënë një afat më optimist, vetëm dhjetë vjet.

“Revolucioni” filloi si premtim për demokratizim të partisë, ndërkohë në dy vite manipuloi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, për Forumin Rinor, për Kryesinë, për Primare, nuk ka bërë prej nuk mbahet mend se kur zgjedhje për Forumin e Gruas, duke paracaktuar dhe vendosur me dorë, jo me votë, gjithçka. Demokratët që kanë qenë të interesuar për këto procese, janë dëshmitarë për çka po shkruaj.

“Revolucioni” filloi si premtim për bashkim dhe forcim, ndërkohë në dy vite arriti të bashkohet dhe të ‘forcohet’ vetëm me Gaz Bardhin dhe një grusht deputetësh që e ndjekin me premtimin se në zgjedhjet e vitit 2025 ky grupim do të ketë rreth 15% në listën e sigurt të deputetëve. Pra, marshohet drejt mashtrimit.

“Revolucioni” filloi si garanci se atyre që iu ishte djegur karriera pa të drejtë nga Lulzim Basha, do të kishin mundësi për ta vijuar nëpërmjet garës dhe votës te Sali Berisha. Pavarësisht naivitetit të këtij mendimi, thjesht ideja e pazarit me pesëmbëdhjetëpërqindshat e G. Bardhit, humorit dhe oreksit të Ilir Metës për të pasur një përqindje të lartë të vendeve të sigurta në listën e 2025, kuptohet se sa i ultë është probabiliteti për t'u realizuar një gjë e tillë.

“Revolucioni” filloi si premtim për të shpëtuar Shqipërinë dhe partinë, ndërkohë që, meqenëse nuk ndezi dot flakën e ndryshimit të Shqipërisë, i vuri flakën e shkatërrimit partisë.

“Revolucioni” filloi si garanci se pas triumfit dhe fitores, do të njiheshin nga ndërkombëtarët dhe SHBA-të do t’i thërrisnin mendjes, ndërkohë në dy vite nuk u shënua asnjë fitore, ndërkombëtarët “nuk i thirrën mendjes”, bojkoti i tyre është total dhe pretimi për atë punën e ‘ngrënies së barit’, i mbajtur.

“Revolucioni” filloi si premtim për t’i bashkuar demokratët, por në dy vite ai i armiqësoi më shumë se kurrë.

"Revolucioni" u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.

“Revolucioni” filloi si premtim për t’u hapur, ndërkohë që në dy vite ai është mpakur. Është bojkotuar totalisht nga Bota, është mbyllur nga interesi për të qenë atraktivë për shqiptarët, nuk ka për të interes asnjë grup me vlerë shoqërore, kulturore dhe sociale, dhe, mbi të gjitha, është bërë i pabesueshëm edhe për vetë ndjekësit e tij. Më shumë se kurrë, drejtuesit e tij i ngjajnë qenieve halucinante që më shumë se sa të tjerëve, i flasin vetes.

Duke qenë “Revolucion”, ai dihej që do ishte i gënjeshtërt, do fshihte qëllimet e vërteta për të cilat nisi dhe, si çdo “Revolucioni”, e vetmja mënyrë për të ecur ‘përpara’ do ishte nëpërmjet shkatërrimit dhe regresit, pavarësisht shfaqjes hipokrite të progresit. Ndaj duhet hequr sa më parë dorë prej tij, sepse 'rruga e vetme e "Revolucionit" është kthimi tek institucionet".

13 Komente

  1. K
    Karagjoze ne skenen orientale

    Nga Lapardhaja,je bere laperdhari,ne krah te lulkes,kesaj krijese te neveritshme te sali shpellarit dhe qe e hodhi kete te fundit,kur e urdheroi daj sami,qe ben ligjet e kesaj bote.

    1. B
      Bardhi

      O naim laperdhari po si keni goje e flisni ju qe keni dale ne zgjedhje pas arlind qorrit e qe tani as nuk merrni pjese fare se kenu frike se dilni te pestet! Berishen nuk e lane as te vinte emrin ne flete te votimit siglen jo e jo se e kane vjedhur laperdherat si puna jote me ndihmen e Rames. Po te pakten mbyllni halene se qelbeni era rilindje!

      1. N
        Namiri

        Bardhi cecen shpellari ikaradusistanit .

        1. T
          Tironci

          Bardhi leshit, ku ta vere emrin non grata kur nuk e ka kerkund? Pastaj kur qenka puna emrit le te krijoje nje parti te re me emrin e vet dhe ta shikoje se sa vota do te marri krimineli vicidolit, por jo non grata do te perdori partine qe i dha Ramiz qelbesira.

      2. A
        Akoma i lire krimineli !

        Hiqeni kete mbeturine te uryher nga shimica e shqiptareve.. Se vetem leveri kemi kure e nxirni dhe Drejtesia nuk e Areston !

        1. N
          Noci

          Ne 2019 Basha fitoi leshin ne Shkoder se i mbeti ne dore pasi doli me hije socialisti qe fitoi dhe Meta nuk shpalli zgjedhje te reja per nje kohe te gjate

          1. P
            Pensionisti

            Revolucioni nuk behet me telekomande.LKete e dine edhe femijet e kopshtit , kurv hane dajak nga edukatirja e serte,me mbeshtetje politike ne shpatulla.

            1. D
              Derdimeni

              Mirë e ka ky zari Lulit. Vrtëm Lulushjs në krye të PD mund t’i fitojë zgjedhjet. Ashtu siç i ka fitu gjithmonë.

              1. F
                FUTJA KOT FRROK

                lapordha nje gje te kesh parasysh kur ky popull eshte i lumtur me pushtetin me cmimet e me te gjitha te zezat enuk ka nevoje per propaganden tende ne kemi ndejtur 50 vjet e zbeme ze jo me sot qe lumturija ka arritur kulmin te na rroje partia e udheheqesi bashke eskorten e gazetareve kurva si puna jote femijet tuaj jetojne njesoj si femijet e gjithe shqiperise te fundit e gjithe botes un zdi sa lek merr per ket shkrim po jane leke te pista jane djersa e popullit qe dhe ti je pjese e shkatrrimit

                1. c
                  ce

                  Ne balle te revolucionit te foltores jane Lefqen hunderr maliq kokexhufka, krici i faros me kollaro me dy gishta lart, xhixho hundpinokja dhe lristat e haremit te Jales. por ka nje problem se nuk po gjejme popullin e 2 marsit qe ka ikur ne drejtim te paditur duke lene me gisht ne goje te fortin e pazarit te ri qe te keput ne mes.

                  1. E
                    Emiljano

                    E provoj revolucionin nongrata me almen,po e vetmja gje qe ngriti ishte cari safetit.

                    1. ¿?

                      Sali Rom Berisha o burr zamoni, por i ka hup vula. Ai sun lufto per vatan por per cullt e vet

                      1. I
                        I Peremer

                        Mbani Saliun fort ju. Kur te vdese ai do krise gallata...

                        Lini një Përgjigje