Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i paraqitur zyrtarisht me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme dhe të pjesshme lokale në dy vitet e fundit, ka kaluar deri më sot jo nga fitorja në fitore (siç presupozon emri i koalicionit), por nga humbja në humbje. E fundit ishte humbja e thellë të djelën në Bashkinë Kukës, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori plot 5470 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.
Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur verilindore në të voglën (por simbolike) Bashki të Tropojës. Kandidati i tij mori plot 1580 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.
Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur veriperëndimore në të madhen Bashki të Shkodrës. Kandidati i tij mori plot 15,000 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.
Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur veriqendrore në të mesmen Bashki të Kurbinit. Kandidati i tij mori plot 4750 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.
Në territorin e bashkive të mësipërme, PS-ja nuk kishte arritur ndonjëherë deri në nivelin e 40% të votave në 32 vjetët qysh kur u ripagëzua me emrin “Partia Socialiste e Shqipërisë” (si në zgjedhje parlamentare edhe administrative). Vetëm pas përballjes me kandidatët e koalicionit të ri “Bashkë Fitojmë”, ajo arriti ta kapërcejë nivelin 50% në to. Kjo, falë rrudhjes së votave për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, që statistikisht duhet quajtur “Bashkë Humbasim”…
U be gazi I botes e s'heq dore sali shejtani, ama edhe ata qe i japin vote te cuditshem si njerez ose cfar tjeter jane se eshte zor ti kuptosh.
Bashke Humbasim fiks ahahaahahah qijani gruan mor ketij taulant balles se po prish rilindjen dhe projektet