Armenët refuzuan të nënshkruanin një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe sot janë 120 mijë syresh në Nagorno-Karabakh, të cilët po kthehen në refugjatë për vendin amë.
Të mbështetur kryesisht nga Rusia ndërkombëtarisht, armenët panë një inkursion 24-orësh të Baku-t në Karabakh, ku enklava u kap në 60 pika kyçe ushtarake dhe u dorëzua.
Lidhjet me Rusinë u provuan jo të efektshme për Yerevan-in, i cili një të ashtuquajtur themelim “asociacioni” armen në territor azer, e la thjesht në ide.
Eksodi armen ka nisur dhe 13 mijë janë rikthyer në territorin e atdheut.
Ky është një çast i ri gjeopolitik, i pamëshirshëm për ata, të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e fuqive të mëdha.
Çfarë duhet të mësojë Kosova nga kjo?
Sulmi terrorist i së dielës kundër Policisë së Kosovës ka shkaktuar polemika të mëdha në rrafsh vendor dhe ndërkombëtar.
Sa i përket debatit të brendshëm, vëmendja kryesisht është përqendruar në nivelin e hatashëm të profesionalizmit të dëshmuar nga njësitë e specializuara të Kosovës dhe qëllimet e mundshme të përdorimit të sasisë së stërmadhe të arsenalit ushtarak lënë prapa prej grupeve të organizuara terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Humbja e jetës së policit, Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës, me plotë domethënien e fjalës, zgjoi ndjenjat e përbashkëta për rëndësinë e besnikërisë ndaj shtetit të Kosovës (e cila fatkeqësisht është luhatur thellësisht pas pavarësisë edhe për shkak të investimit ideologjik të VV-së) dhe solidaritetit shoqëror në rrethana të një polarizimi të skajshëm politik.
Sa i përket debatit ndërkombëtar, ndërkaq, gjërat duken pak më të përziera.
Derisa ekziston qartë një konsensus në dënimin e pakompromis të strukturave terroriste që sulmuan Policinë e Kosovës, ende nuk është thënë në mënyrë të prerë se fajtore për sulmet e djeshme në Veri është Serbia me në krye Aleksandër Vuçiç.
Prej kohësh përflitet për financim të strukturave paralele me qëllime destabilizuese në Kosovë nga ana e Serbisë, por kësaj radhe duket se janë hapur të gjitha letrat edhe në nivelet më të larta të Kancelarive perëndimore.
Derisa debati për dimensionin e sigurisë së brendshme në Kosovë është duke vazhduar, ashtu edhe sikundër debati për epilogun e hetimeve se kush qëndron prapa grupit të strukturuar terrorist, është tepër e rëndësishme të theksojmë se ngjarjet e djeshme në Veri do të kenë pasoja të jashtëzakonshme për perspektivën afatmesme të Kosovës.
Nëse gjërat do të shkojnë për mirë ose për keq, kjo varet kryesisht nga sjellja e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në ditët në vijim.
Në radhë të parë, duhet pasur parasysh se kjo ngjarje ka rritur në një mënyrë të jashtëzakonshme mbështetjen popullore ndaj Albin Kurtit.
Pas sanksioneve ndërkombëtare për sjelljet e tij të njëanshme, Kurti po ashtu ka fituar për herë të parë një avantazh politik ndërkombëtar. Pavarësisht masave ndaj Qeverisë së tij, ai tashmë duket jo vetëm pjesë e zgjidhjes politike, por edhe një faktor demokratik brenda një loje tejet të ndërlikuar, të panjohurat e së cilës kushtojnë me jetë njerëzish dhe me efekte zinxhir në stabilitetin rajonal.
Nëse Albin Kurti do ta shfrytëzojë këtë ngritje të shpejtë në funksion të veprimeve të mëtejme të njëanshme në Veri, atëherë kriza e radhës do të jete me shumë gjasë më shumë e natyrës politike, se sa e asaj të sigurisë. Edhe atë jo me Serbinë: këto zhvillime vetëm do të shtojnë trysninë ndërkombëtare për të vazhduar më tej me zbatimin e asociacionit si shtylla themelore e planit franko-gjerman.
Derisa Serbia do të bëjë përpjekje të pakursyer që ta zgjerojë fushën e kompetencave të asociacionit pas kësaj situate, Albin Kurti mbase do të duhej të vazhdojë me një formulë kreative sa i përket asociacionit në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
Në këto rrethana, epilogu i krizës së djeshme do të jetë zgjidhja nëpërmjet një marrëveshje më të gjerë politike dhe përfshirja më e thellë e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së në aspektin politik dhe KFOR-it në aspektin e sigurisë.
Nëse Kurti do të vazhdojë me politikën e veprimeve të njëanshme, atëherë ngritja e tij e menjëhershme në politikën e brendshme dhe mundësia e tij e artë në nivel ndërkombëtar do të shuhet brenda pak ditësh.
Në radhë të dytë, nuk është ende e qartë se cila do të jetë politika e Vuçiçit.
Në konferencën e tij për media, ai përsëriti qëndrimin e tij se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën, por ai dëshiron dialog dhe jo luftë me Kosovën.
Në këtë kuptim, pavarësisht ngjarjeve të ditës së djeshme, Aleksandër Vuçiç me fjalë të tjera paralajmëroi se është i gatshëm për të vazhduar bisedimet e mëtejme për zbatim të planit franko-gjerman.
Ajo që dihet me siguri të plotë është se kërkesa e Kurtit për të dërguar një letër për heqjen e përdorimit të Rezolutës 1244 në OKB nuk do të pranohet nga ana e Serbisë.
Çfarëdo zbatimi i planit franko-gjerman varet drejtpërdrejtë nga shmangia e çështjes së Kosovës nga tryeza e OKB-së.
Nëse Kurti do të pranojë një marrëveshje me këtë kusht, atëherë Kosova do të jetë e humbur për shume dekada.
Nëse Kurti nuk e pranon këtë kusht, ekziston rreziku se trysnia do të rikthehet prapë te Kosova për të themeluar sa me parë dhe për të zgjeruar sa me shumë fushën e kompetencave të asociacionit të komunave me shumice serbe. Nëse Vuçiç, ndërkaq, do të marrë veprimin për tërheqjen e njëanshme nga plani-franko gjerman, gjë që ka shumë pak mundësi të ndodhë, atëherë Kosova do të rikthejë epërsinë ndërkombëtare ndaj Serbisë edhe njëherë.
Në fund, nëse palët do të zgjedhin rrugën e konfrontimit dhe trajtimit të çështjes së veriut si temë të sigurisë, atëherë do të humbasin edhe Kurti edhe Vuçiç, edhe Kosova edhe Serbia.
Në fakt, derisa veprimet e Kosovës në atë pjesë së territorit mund të krijojnë përshtypjen e shtrirjes së mëtejme të sovranitetit, ekziston rreziku evident se KFOR-i do të rimarrë në kontroll atë pjesë të vendit.
Në këtë kuptim, veriu mund të përfundojë me një status të veçantë politik, juridik dhe të sigurisë, me ç’rast ai mbetet nominalisht, por jo domosdoshmërish funksionalisht, nën sovranitetin efektiv të Kosovës.
Me fjalë të tjera, rritja e emocioneve të përziera nga fitorja kundër terroristeve dhe nga humbja e një jete të çmuar nuk bën të shndërrohet në një ndjenjë triumfalizmi kombëtar apo qasje politike përjashtuese në një moment kaq delikat.
Në të vërtetë, fituesi i vërtetë i këtyre ngjarjeve do të shihet ditëve në vijim dhe kjo varet krejtësisht nga pozicionimi strategjik në raport me kërkesat e SHBA-ve, BE-së dhe aleateve të tjerë.
Spiuni i UDB - se , Spiuni i KGB -se ,Kines etj. Balton Krimineli perfaqsues i Vucicit ne Trojet Shqiptare. Shqiptari me i zi ne historine e Shqiptare. O Spiun , O Hajdut , O Krimnel e solle helmin per Shqiotaret e Shqioerise miellin Serb , Prod. e Modifikuar Blegtorale me te cilat po i vdes cdo dite Shqiptaret e Shqipenise. Ti meriton varje ne mes Sheshit Skender Bej ne Tirane. Ja hengesh m.tin Albinit......!@
O Cen jane pune te thella keto, leri menjeane pasionet e castit qe pastaj shnderohen ne vuajtje afatgjata per banoret. Cdo mendim apo sygjerim qe i sherben paqes duhet degjuar.
SA I ZGJUT ESHTE KY GAMORI I SERBISE ,E KA DERGU VUCICI NE SHQIPERI ME U LIDH ME ANTISHQIPTARE TE TJERE TE CESHTJES SERBE.GAZETA TEMA NE SHERBIM TE SERBISE DUKE REKLAMIAR KETE FYTYRE TE NDYRE.
Te lumt o vlla Shqiptar, ky nuk ësht i vetmi që duhet var, ka edhe shum,psh, deputeti H.xhaviti i cili pergatiti vrasjen e ish-Ministrit te Kosoves Ahmet Krasniqin, dhe tjer e tjer, ne mes Tiranes ne pik te ditds.
Spiuni i UDB - se , Spiuni i KGB -se ,Kines etj. Balton Krimineli perfaqsues i Vucicit ne Trojet Shqiptare. Shqiptari me i zi ne historine e Shqiptare. O Spiun , O Hajdut , O Krimnel e solle helmin per Shqiotaret e Shqioerise miellin Serb , Prod. e Modifikuar Blegtorale me te cilat po i vdes cdo dite Shqiptaret e Shqipenise. Ti meriton varje ne mes Sheshit Skender Bej ne Tirane. Ja hengesh m.tin Albinit......!@
Jo, Bajgoni thotë (por jo gjothmonë) që policia shpëtoi Kurtin... Një pyetje për fillozofin Bajgon: po në një shtet demokratik a janë indtitucionet të pavarura, apo si të pëlqen ty ?! Se ne të tjerët (pra bagëtia, që na hëngërsh m...) nuk e kuptojmë gjenialietin tënd.
Spiuni i UDB - se , Spiuni i KGB -se ,Kines etj. Balton Krimineli perfaqsues i Vucicit ne Trojet Shqiptare. Shqiptari me i zi ne historine e Shqiptare. O Spiun , O Hajdut , O Krimnel e solle helmin per Shqiotaret e Shqioerise miellin Serb , Prod. e Modifikuar Blegtorale me te cilat po i vdes cdo dite Shqiptaret e Shqipenise. Ti meriton varje ne mes Sheshit Skender Bej ne Tirane. Ja hengesh m.tin Albinit......!@
O Baton o Qen i Serbise o Laro e shpetoi per ca dit thote Qeni i Vucicit , Jo ore zagare e shpetoi per gjithmone fatkeqesi per Ty o Qen Serb dhe Vucicin.
Kosova shpeton nese arrihet shkembimi teritoreve me Serbine dhe pastaj bashkimi me Shqiperine dhe anetaresimi ne BE i Shqiperise se Madhe.
Eshte edhe policia e Albinit.
Profesionalizmi i policise se Kosoves nuk eshte rastesi. Kurti ka investuar kohe e para per te forcuar policine dhe ushtrine e Kosoves. Nuk eshte marre me serenata e batuta neper samite me viça. Eshte e qarte per cdokend qe nuk mund te vazhdojne bisedimet kur Serbia ka kryer akte lufte ndaj Kosoves. Kosova duhet te vendose kushtet e meposhtme per vazhdimin e bisedimeve: 1. Dorezimin e komandove qe fshihen ne Serbi. 2. Doreheqjen e Vuçiçit dhe te qeverise serbe. 3. Hetim te pavarur nderkombetar mbi lidhjet mes shtetit seb dhe strukturave paramilitare te serbeve ne Kosove. 4. Largimin e majmunit Lajçak si diplomat i paafte dhe i kompromentuar.
Uuuuu kurti ka investuar ? Cfare ka investuar komunizmin . Haaa u ngriten 40 katundar Serbe koqevarie mendje pjerdhur moren nga nje kallash si ata qemoti ne drenice ehhh tani duhet te kompozojme kenge me çifteli . Ulni koken dhe mendoni se mbas shiut vjen nje brresher lerini folklorizmat me shokun kurti qe eshte i izoluar nderkombetarisht
Me gjej dy police nga Shqiperia qe mos kene bark birre o sufllaqexhi i ngjizur nderkombetarisht.
Mos ja ke gajlen ti Albinit idin meta punt e veta, ti shiqoje ramushin çoj ngushllime se ja kan plagos mikun e ngusht Milanin, dhe batonin spiunin,nr,1 ne Shqipri.
Rastoi I pare qe nuk flet hapur kunder A Kurtit.Eshte here e pare qe Shteti i Kosoves ushtron autoritetin e tij ne Veri te vendit dhe ky palo gazetar flet me gjysem zeri .Sa e turpshme.
Problemi eshte qe shteti i Kosoves po dhunohet cdo dite, po kapen rob e vriten police. Konfliktin e armatosur e kerkon Serbija, dhe po e ndez rajonin, qe neser te thote une dua te mbroj pakicat me arme dhe ushtri. Ketu eshte zgjuarsia, te dish si ti perdoresh keto viktima ne fitim te kushteve qe ka vene Europa. Europa mund ta denoje moralisht Serbine, por ne fund ajo qe eshte firmosur ne Oher, eshte per tu zbatuar. Nuk ndryshon
Duhet te flisni mor te gjore, mbasi keni organizem njerzor dhe jo te bertsni si te verber. Familja e policit, eshte ajo qe perjeton tragjedine e vertete dhe do ta perjetoje per tere kohen,kurse politika do ta cfrytezoje sipas mideve karieriste te tyre. Po te kishin vazhduar mire bisedimet te inicuara nga Perendimi, prej kaq kohesh,a do te kish ndodhur vrasja e policit? Kush vret nje njeri, thote bibla e vjeter, ka vrare tere boten.
Baton pirdhe se lirohesh ata ishin 20 fshatar Serbe dhe Serbia s' ka lidhje fare Nese do ishte aksione me permasa te medha ( fantazi gazetareske ) pse e vrane policin ? Kur ti vret nje police dihet qe ka nje kunderpergjigje . Ata ishin Serbe te perdorur nga politika e listes Serbe dhe ketu ngelet ,ndersa per armet haaa mbas Amerikes vjen Serbia per numrin e armeve ne qarkullim. Eshte e njejta histori qe kane bere shqiptaret ne kohen e Milloshevicit sot po e perdorin Serbet fundi nuk dihet
Kurr ne kosove spaske qen se ndyshe flet, me srbin kemi luftue edhe me sakica e terfurqi dhe sjemi dorzue, tashti e keme policin me te fuqishme ne rajon.Pas ktij rasti qetniket jan nen ethr dhe shkojn tremuej e sjukalon.
Një mut keni! Ju s'keni tru, së pari.
Një mut keni! Ju s'keni tru, së pari.
Qetesia dhe normaliteti ne Kosove do arrihet vetem kur te ndrohen teritoret shqiptare qe jane nen administrimin e Serbise t'i kthehen Kosoves dhe teritoret Serbe qe administrohen nga Kosova t'i kthehen Serbise. Shqiptaret ne Kosove, Serbet ne Serbi. Vetem keshtu mund te kete Qetesia, perndryshe konflikti do jete aty pergjithmone.
Ki hajduti qe merr page mujore njezetimiljon leke ,te spitali Aerikan ne Shqiperi,me pronare turq,pse duhet botuar!?
Pensionist shko varre veten legen qe nuk ke menduar per veten
Shpiun I serbit do ta hash koken
Batoni e ka personalisht me Kurtin qefmbetjen dhe si i tille eshte i pa thelluar dhe i pa besueshem ne retoriken e tij. Gjithsesi per ate qe ndodhi ne Kosove nuk po lexoj se ç'rol pati SHBA? Vertet besoni se pa SHBA do arrihej ajo qe u arrit nga policia e Kosoves?
NUK ESHTE ASPAK E VERTETE SE ISHTE VETEM FALE POLICISE SE KOSOVES..........ISHTE BASHKEVEPRIM NDERMJET POLICISE,EULEKSIT DHE KFORIT ........PA LEJEN DHE NDIHMEN E TYRE SKISHTE ZOT QE MUND TE HYNTE NE KISHE..........IKJA MASIVE E KRIMINELEVE TREGON SE POLICIA VETEM BERI SHUME PAK.........SHUMICEN I KAPI KFORI QE I NDIQTE NGAQIELLI DHE JA KA DOREZUAR VUCIQ KURVES DUKE E PARALAJMERUAR PER HERE TE FUNDIT.........POLICIA TREGOI PJEKURI DHE MATURI,POR EDHE TRIMERI ......BASHKEVEPRIMI SOLLI REZULTAT TE AKSIONIT..........I LUMTE.......POR DUHET HEDHUR NE TAVOLINE ,MUNDESISHT DJE DHE SOT NJE VARIANT I ASOSACIONIT QE ESHTE ME I FAVORSHEM PER KOSOVEN ,I PESHTATUR SIPAS KUSHTETUTES.......ALBINI DHE KOSOVA PO E SHTYNE PER NESER JANE TE HUMBURA......... GJE QE KA SHUME TE NGJARE.........SEPSE ALBINIT I DUKET VEHTJA TRIM I MADH DUKE U PERPLASUR ME TE GJITHE.........PO U BE PRESIDENT TRAMPI KOSOVES TI RROJNE DESHMORET SEPSE VERIU DO TI KALOJE SERBISE DHE KOSOVA DO MARE LUGINEN QE SOT ESHTE NEN SERBI......DO RROJME E DO SHOHIM......... ISHTE PLAN I MIRE POR KUR KE SALEHKARAXHICIN, ILIRSPIUNPRESIDHJERIN ,ALBINDENOVICIN SKE CFARE BEN.....
Albini mund te dali hundperpjete e te deklaroj fitore, por neser ne takim do i vene perpara te njejtat letra qe u firmosen ne Oher. Europa nuk do te ulet ne tavoline me Albinin, eshte i konsumuar, i papergjegjshem. Plani nuk nderrohet me. Plani per shkembim territoresh ka ikur nga tavolina e bisedimeve.
Ik ore pirdhu
Ngushllime per familjen ,per Policine e Republikes te Kosoves,Lavdi jetes dhe vepres te heroit me te ri ne RK.Populli yne luften me rusosllavet e ka shum te vjeter ,rrethanat ne te cilat ndodhet populli yne e kane detyruar dikur Atdheun Shqiperine,per tu armatosur per te shpenzuar me shume per armatim se sa per jeten luksoze te popullit,them se Komandanti i atyre viteve paska qen i mencur.Edhe sot ne keto vitet pas1999,Republika e Kosoves,ka pregatitur kuadro te cilet me nje heroizem te rralle jane gati per te dhene edhe jeten ne mbrojtje te Republikes te Kosoves.Kete e verteton me se miri ,heroizmi i policit Afrim Bunjaku,qe per gjeneratat e reja dhe mbare kombin do sherbej si nje shembull inspirimi qe te edukohemi dhe te jemi gjithmone ne mbrojteje te sovranitetit te lirise ,pavaresise integritetit te Republikes se Kosoves.Armikun e kemi dinak,ai keto plane i ka pregatitur me vite,po ne ku jemi si popull,cfare duhet te bejme ne?Batoni eshte nje rast si shume raste te pa numerta,perse hidheni i laro te cmendur kunder popullit ,tokes tuaj?.vetem te bashkuar rreth kesaj Qeverie me Kryeministri Albin Kurti,me Presidente Vjosa Osmani,me perkrahjen e aleateve tane ,ne do te triumfojme,vdekjen e kemi hak,por kur jeten e japim per Atdheun si heroi Afrim Bunjaku,do mbesim te gjalle ne shekuj,Bashkimmmmmm