Njësia ushtarake që sulmoi sot befasisht Policinë e Kosovës më solli ndërmend pamjet e vitit 2014, kur Rusia sulmoi Krimenë një ushtri anonime, pa simbole dhe shenja identifikuese, duke përdorur shpërfillur krejtësisht ligjet e luftës.
Të ashtuquajturit „little green men“ u shfaqën si fantazma, duke sulmuar aeroportet, bazat ushtarake dhe institucionet e Krimesë, ndërkohë që Putini dhe Rusia e tij ngrinin djallëzisht supet si krejt të pafajshëm për atë që po ndodhte përpara syve të gjithë botës, e cila, si përherë, shihte duarkryq dhe plot hutim.
Edhe sot, në Kosovë sulmoi një njësi e mirëfilltë ushtarake, me organizim, armatim, uniformë dhe të gjithë parametrat e nevojshëm që përbëjnë një formacion tipik ushtarak. E vetmja gjë që i mungonte kësaj njësie ishin simbolet mbi uniformë. Është pikërisht ky detaj që i bën ata shumë të ngjashëm me ato fantazmat e gjelbërta të Krimesë, të cilët pak më vonë nga Rusia u quajtën „polite, armed men“, si me thënë „burra të armatosur e të fisëm“, që në fakt ishin pjesëtarë të forcave speciale ruse, të ashtuquajturat „Spetsnaz“.
Me këto njësi ushtarake të anonimizuara prej mungesës së simboleve mbi uniformë, filloi Lufta e Ukrainës, ose tragjedia më e madhe në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Mungesa e një reagimi të vendosur të Ukrainës dhe të botës demokratike askohe solli më vonë atë që po shohim tashë prtej dy vitesh në Ukrainë, dundin e të cilës askush nuk e ka të qartë ende.
Ajo që po ndodh sot në Kosovë ka një ngjashmëri shqetësuese me Krimenë e 2014-ës. Besoj se leximit të deritanishëm të situatës në Kosovë nga vëzhguesit apo përgjegjësit politikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, i mungon thellësia e plotë.
Në Kosovë nuk ka sulmuar thjesht një grup i organizuar kriminal, apo një bandë e armatosur!!! As thjesht një grup terrorist!!! Në Kosovë po zhvillohet një sulm ushtarak, që deri tani është përqëndruar kundër Policisë së saj në kufi.
Asnjë pikëpyetje nuk mund të ketë për karakterin ushtarak të sulmit, ndërkohë për t’u sqaruar mbeten disa pyetje të tjera si për shembull:
· Nën komandën e cilit shtet është njësia ushtarake që ka sulmuar në veri të Kosovës?
· Cilat janë elementët e tjerë të strukturave ushtarake të përfshira në sulm?, pasi është e vështirë të mendohet që kjo aventurë e rrezikshme të jetë e izoluar dhe jetime?
· Cilët janë objektivat e sulmit?
Sulme të tilla, mirëfilli ushtarake, por anonime në dukje, zhvillohen kështu për të shmangur përgjegjësinë ndërkombëtare të organizatorëve, të cilët e nxjerrin kokën pas suksesit, si Putini në Krime në 2014, ose mbeten në hije në rast dështimi.
Sigurisht që sulmi në Kosovë do të thyhet dhe ndoshta shefat e tij do të mbeten zyrtarisht të panjohur, ndonëse nuk ka njeri me minumin e arsyes që nuk i njeh ndërkohë ata.
Megjithatë, aktualisht mbetet me rëndësi jetike mposhtja me vendosmëri dhe me shpejtësi të madhe e sulmit në nivelin ushtarak. Këtë detyrë e kanë në radhë të parë forcat e sigurisë së Kosovës dhe KFOR.
Por sulmi duhet mposhtur edhe në nivelin politik. Për këtë ka përgjegjësi Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, NATO, BE, OKB dhe të gjithë ato forca që realisht janë të rreshtuara në mbrojtje të lirisë.
Është me rëndësi që reagimi politik kundër këtij precedenti të rrezikshëm të jetë i qartë dhe i vendosur. Reagimet anemike, ambigue si dhe dërdëllisjet letargjike apo deklaratat e lodhura burokratike, jo vetëm që nuk ndihmojnë, por përkundrazi inkurajojnë agresorët e maskuar në Kosovë.
Këtu nuk ka „palë“, por një agresor dhe Kosova nga ana tjetër.
Reagimi i shpejtë dhe i qartë tani është vendimtar që agresioni të ndalohet dhe organizatorët e tij të shkurajohen dhe të vijojnë që të mbeten edhe më tej „zyrtarisht“ anonimë. Në të kundërt, ata do të mund të inkurajohen nga „suksesi“, të nxjerrin kokën dhe të vijojnë mjeshtërinë e vjetër: përhapjen e zjarrit në Ballkan.
Pikërisht për faktin se rasti i Kosovës është shumë më i ndryshëm nga ai i Krimesë, edhe pasojat e përshkallëzimit të konfliktit do të ishin katastrofike. Por, ndryshe nga ukrainasit e 2014-ës, që e kishin bërë luftën e fundit në 1945-ën, shqiptarët e Kosovës e kanë mbyllur luftën e tyre vetëm para disa vitesh. Dhe me fitore!
Ta dh*evsha krahasimin budalla!
Eshte nga njerezit me dinjitoze e me integritet ne drejtimin e vendit!
Amerikanet duhet te maerrin frenat e vendit per sa kohe serbet kullosin te armatosur ne livadhet e Kosoves........mendoj se eleminimi i 3 personave (serb)eshte inkurajues , por kunderpergjigjja duhet ete jete shume me e ashper......sllavet njohin vetem Dajakun...fatkeqesisht.....dajak 24 ore, 7 dite jave, 365 dite te vitit........amerikanet duhet ti lene menjane interesat asnjehere te realizueshme per ta marre serbine ne krahun e perendimit.........ata nuk kane pasur nuk kane dhe kurre skane per te pasur interes ti bashkohen Botes perendimore........eshte puna e tyre por me ne shqipetaret, amerikanet duhet te tregojne se jane plotesisht e pa rezerva ne krahun tone...per kete ka nevoje e gjithe shqiptaria.........me mire dje sesa sot....koha eshte flori.......
Duhet te kontribuoni me teper per vendin. Jo vetem me shkrime.
Ia vlen ta lexosh .
Shume bukur o meci i Kurbneshit, te lumte mendja e pena!
E pyeti kumanarin ky kur e shkruajti? Se kumanari me tufen qenve vazhdojne te lehin se fajin e ka Albini.
Sandri na eshte bere strateg, o te hengert muti shalet o kunderajrors i lodhur, o specie mirditore e lanme. Po kush i la mendte qe ti marresh ti o laraske
Sandri na eshte bere strateg, o te hengert muti shalet o kunderajrors i lodhur, o specie mirditore e lanme. Po kush i la mendte qe ti marresh ti o laraske
Ka msu nja tre shprehje sandrush turimiushi: ca force eshte, kush jane komandantet, ca simbolesh kane edhe i duket vetja analist i modh! O miush nuk jane analiza per ty kto
Mire kosova po shqiperia cfare ben……
Sehir
Punësojeni prap këtë burrin....ushtri a polici ku te doni po visheni prape me uniforme ! Me kohet qe po na vijne verdalle do na duhen profesioniste te ketyre 2 fushave...
Me sa dime deri tani behet fjale per 20 vete qe kane vrare vetem nje polic. Ashtu mendon ti se Krimeja u pushtua me 20 vete dhe po I ben thirrje NATOS te vije ne mbrojtje.... Merr fryme dhe qetesohu o loqe.
Shko e i thuaj Batonit me Merushen sy larushe qe lepijn bolet e Skenderbeut2, dhe Milonshevicit2
Beavo. Shpresoj qe politika Shqipetare nga te dyja anet ta lexoje kete shkrim she ta beje publike kete taktike Serbe-Ruse ne mediat nderkombetare.
Exelent ! Real
Bravo!
Baca Sali ka pergatit kahera Xenin, Karminen, motrat Vokshi, te Qimin e Pekajve, Desaren, Edi Paloken, Edmond Spahon dhe Genc Pollon për keto situata lufte! Vetem baca Sali i zgjidh nji keto situata.
Bravo!
Baca Sali ka pergatit kahera Xenin, Karminen, motrat Vokshi, te Qimin e Pekajve, Desaren, Edi Paloken, Edmond Spahon dhe Genc Pollon për keto situata lufte! Vetem baca Sali i zgjidh nji keto situata.
Bravo!
Baca Sali ka pergatit kahera Xenin, Karminen, motrat Vokshi, te Qimin e Pekajve, Desaren, Edi Paloken, Edmond Spahon dhe Genc Pollon për keto situata lufte! Vetem baca Sali i zgjidh nji keto situata.
Baca Sali ka pergatit kahera Xenin, Karminen, motrat Vokshi, te Qimin e Pekajve, Desaren, Edi Paloken, Edmond Spahon dhe Genc Pollon për keto situata lufte! Vetem baca Sali i zgjidh nji keto situata.
Baca Sali ka pergatit kahera Xenin, Karminen, motrat Vokshi, te Qimin e Pekajve, Desaren, Edi Paloken, Edmond Spahon dhe Genc Pollon për keto situata lufte! Vetem baca Sali i zgjidh nji keto situata.
Bravo!
Baca Sali ka pergatit kahera Xenin, Karminen, motrat Vokshi, te Qimin e Pekajve, Desaren, Edi Paloken, Edmond Spahon dhe Genc Pollon për keto situata lufte! Vetem baca Sali i zgjidh nji keto situata.
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Sinteze e qarte e asaj qe po ndodh. Respekte Gjeneral.
Ahahahaha...ja paskan nderruar serish emer-mbiemer Sandrit te Lleshajve! Nga Sander Lleshi ja kthyen ne Lleshaj kur e vune Minister te Brendeshem. Tashme e paskan pagezuar ALEKSANDER me shprese se do ti fshijne ate Damke qe nuk i fshihet sa te jete jeta - Ky dha doreheqje te detyruar nga Minister i Brendeshem prej protestave pasi Policia e tij vrau pas shpine te riun Klodian Rasha dhe per turpin e saj i vuri edhe nje arme prane qe u vertetua me pas se nuk ishte e tij.
E ke gabim o Llesh. Kosova eshte njesoj si Krimea. Krimea ishte nje vend ku 80% e popullsise ishte ruse dhe qe ju dha Ukraines per ta qeverisur per arsye gjeografike gjate viteve 50-60 kur Ukraina ishe BS.Ju la Ukraines per te njejten arsye gjate ndarjes se BS ne 90. Njesoj Kosova nje vend me 90% popullsi shqiptare ju dha Ish Jugosllavise ne 1912 pas luftrave ballkanike per shkak se Serbia dhe Mali i Zi ishin nga krahu i fituesve ndersa Kosova nje vilajet i perandorise Otomane. Ne nje moment te dy vendet vendosen te kerkonin pavaresi Kosova e beri duke luftuar dhe duke dhe duke e shpallur pavaresine ne Parlament.Krimea e beri me.nje referendum duke e shpallur pavaresine nga Ukraina ne baze te rezultatit.Nje nga arsyet pse Ukraina sot nuk e njeh Kosoven si shtet eshte pikerisht prej faktit se po ta beje kete,mbi te njejtin arsyetim do te duhet te pranoje edhe pavarsine e Krimese. Keshtu qe zoti Llesh mos shkruaj vetem se duhet me te dale emri ne gazete.
Gjenerali, si perhere, realist dhe sqarues. Ashtu eshte.
Shkrim që rrall e gjejmë në mjetet e informimit në Shqipëri.Kanë filluar të ringjallin intelektualë shqiptar dhe të largohen nga politikat qorre për të mos thënë edhe tradhtare të taborreve politike e qeveritare.Çdo shtet në botë ka politikat kombtare që iu prinë idetë nacionaliste e jo ato kozmopolite.Shqipëria për mbi 30 vite është udhëheq nga sherbimet e huaja të cilave iu nënshtruan edhe shumë intelektual e deri tek Akademija (e mjer) e Shkencave.Të lumtë Leksander Lleshi urojmë të mos mbetesh i vetëm! Është për t'u habit se gjerë në nëtë moment edhe komentet janë pro shqiptare dhe sikur kanë hesht pro greket e pro serbët që janë kujdestarë të "Tema-s"
Ky sulm i ngjan 10 Prillit te 1994 "masakres se Peshkepise" !Jam plotesisht dakort me trajtimin por mund ti referoheshe kesaj ngjarrje te kobeshme nga shovinistet Greke qe edhe sot jane gati ti bashkohen Serbise per kauzen e perbashket ndaj Shqipetareve !
Ik mor legen "Leshi" malokar Mirdite, shko lepi bebelinat e pshurura te Bajden-it... e leri "analizat" per ata qe dine dhe kane mend...!!! Krimea me 90 perqind Ruse, ju bashkangjit trungut ame, Rusise, me Referendum me 97 perqind pro, mor debil...!!!
O RAIFI thuaj qe je Arifi!ja dhe nje aresye se perse nuk behet me ky komb,kur ka brenda gjirit te saj ARIF qe ngaterojne germat e dalin RAIF ,o hej o hej o hej!Sa per lexuesit e "Tema-s" tu hash mune nga e hena ne te shtune se te djele kam tjeter pune.
Shkrim i sakte i nje profesionisti, reziku eshte real, Kosova po sulmohet nga njesi speciale ushtarake dhe te trajnuara. Pergjigja duhet te jete shume e ashper dhe Shqiperia duhet te jete ne krah te Kosoves.
Analogjia e ngjarjes me krimene eshte e goditur. Grupi ushtarak dhe anonim, si ne krime. Zona e veprimit, manastiri, midis kosoves dhe serbise, si krimea. Synimi, te krijohej nje pike tensioni qe mund te rriste angazhimin ushtarak. Te terhiqej vemendja e botes kur kekohen bisedime. Do clirohej fokusi nga lufta e rusise.