Prostuticion mediatik

22 Shtator 2023, 10:02Blog TEMA
Prostuticion mediatik

Nga Rudina Bakalli*

Në vjeshtën e vitit 2003, RTSH nën drejtimin e Adi Krastës nisi “Ethet e të Premtes Mbrëma”, një program që mbërtheu vëmendjen dhe zemrën e shqiptarëve anembanë botës. Ky program zgjati 3 vjet dhe nxori në pah disa nga zërat që edhe pse të rinj, bën histori në muzikën shqiptare si Anjeza Shahini, Luiz Ejlli, Elvana Gjata etj. Ethet kishin zbuluar gjithashtu etjen e të rinjve shqiptarë për të qenë protagonistë në skenë aq sa programet në kërkim të talenteve të reja fituan një terren të ri dhe popullaritet të gjerë.

Në vjeshtë të 2011, një tjetër televizion kombëtar, Top Channel, do të niste një program të ngjashëm por nën ombrellën e një patente të njohur ndërkombëtare. “The Voice of Albania” do të mbërthente pas ekranit shqiptarinë. Vetëm një vit më vonë, TV Klan, rival i Top Channel, do të synonte rimarrjen e terrenit televiziv duke sjellë një tjetër patentë të njohur ndërkombëtare si ai i “X Factor”. Këto programe u pasuan nga Gjeniu i Vogël dhe The Voice for Kids etj.

Pavarësisht çështjeve etike që mund të ngrinin këto programe në fushën e identitetit të konkurentëve si për shembull mesazhi që një titull i pafajshëm në dukje si “Ti vlen” përcjell për vlerën e vërtetë të një qënieje njerëzore, apo meritokracisë në garim, në thelb sollën një kontribut të madh duke siguruar një plaftormë në zbulimin e zërave të rinj, disa prej të cilëve janë ende shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ethet e Dashurisë

Si pa kuptuar, ethet e muzikës apo talenteve u zëvendësuan nga reality show që në thelb kanë fenomene sociale dhe si mision të vetëshpallur gjetjen e dashurisë. Siparin e garës në mos gaboj e hapi Përputhen në Top Channel në 2019, për t’u pasuar nga Love Story dhe më pas për të evoluar në Kepin e Tundimit dhe së fundmi pas suksesit të Big Brother VIP Albania në 2022-2023 me një artileri të rëndë nga rivali Klan me Ishulli i Dashurisë.

Të jem e sinqertë nuk e kam ndjekur Përputhen, sepse edhe ato pak puntata që më dilnin në orarin e pasdites në ekran, kur jam përpjekur të kuptoj çfarë ka kapur vëmendjen e shqiptarëve, më janë dukur si një gjellë e palezetshme.

Love Story, edhe pse i ardhur në një variant më të sofistikuar dhe jo aq vulgar sa Përputhen, prapë ishte një pjatë tjetër ku autorët edhe pse i kishin prerë dhe servirur pak më fine përbërësit, të gërditej e përzihej.

Kepin e Tundimit as kam marrë mundimin ta shoh as një sekondë të vetme, dhe dalldia e Ishullit të Dashurisë që sapo ka filluar është edhe më e frikshme për shkak të përmbajtjes që po servir tek të rinjtë tanë.

Këto formate janë të ndërtuara mbi një themel të shtrembëruar komercial të dashurisë. Edhe pse nuk ka asnjë gjë të keqe që dy të rinj të njihen, ambienti ku kjo ndodh nuk është i shëndetshëm, madje është i frikshëm dhe tejet shqetësues. Efekti klikim dhe fitim justifikon mënyrën. Përveç kësaj ka një bullizëm të sofistikuar që ushtrohet ndaj shqiptarëve edhe nga opinionistët që jo rrallë masakrojnë audiencën ( por edhe ndonjë pjesëmarrës) nën justifikimin se është një shoqëri tribale dhe mendjembyllur. Efekti tjetër është tjetërsimi i të rinjve të cilët i jepen presionit për të mos u ndjerë të përjashtuar, aq sa kur sheh prezantimin e tyre dhe përshtatjen e kompromiset që bëjnë gjatë rrugës për të fituar çmimin e madh, të vjen për të qarë me mungesën e respektit për veten dhe cektësinë ku kanë vendosur të bëjnë pllaq plluq!

Përputhësat dhe Ishullorët tanë

A e keni vënë re se gati 90% e pjesëmarrësve të këtyre formateve janë emigrantë shqiptarë në meso moshë të larguar nga Shqipëria kur ishin fëmijë, apo fëmijë emigrantësh të lindur e rritur andej?

Çfarë më tregon kjo për kulturën shqiptare dhe suksesin e vërtetë të këtyre programeve? Edhe pse në dukje ka një shikueshmëri të lartë dhe rritje të profileve të instagrameve të pjesëmarrësve, ka një pjesëmarrje më të vogël të vendasve ndoshta për shkak të paragjykimit dhe opinionit që ende ka ndikim në Shqipëri.

Megjithatë rubrika si Historia ime ose Shihemi në gjyq apo Me zemër të hapur në TV Klan dhe News 24 në të cilat njihemi me histori shumë të trishta dhe dramatike, si edhe skandale familjare, më bëjnë të mendoj se opinioni dhe paragjykimi nuk janë domosdoshmërisht faktorë që frenojnë të rinjtë shqiptarë vendas të marrin pjesë në këto formate. Kz do të ishte ndoshta një studim me interes për sociologët apo drejtuesit shpirtërorë. Ajo që mund të them nga këndvështrimi im është se niveli i kompromisit për të performuar që të kënaqësh audiencën merr përmasat e një prostitucioni televiziv. Të bësh presion ashtu si opinionistja Zhaklinë Lekatari bënte në edicionin e Big Brother VIP Albania duke thënë me forcë që donte të shikonte seks në Big Brother VIP Albania, për mendimin tim është prostitucion televiziv.

Atëherë çfarë i shtyn këta të rinj të bëhen pjesë e këtij fenomeni kaq të pashëndetshëm dhe të dëmshëm? Cila është nevoja e tyre?

Të rinjtë e rritur në emigracion i përkasin asaj që quhet kultura e tretë (third culture). Një fëmijë i rritur në kulturën e tretë ka një sfidë me identitetin pasi ata ndihen pa shtëpi në atdheun e tyre dhe pa shtëpi në tokën pritëse. Nuk kanë lidhje të forta kulturore me asnjërin nga “atdhetë” e tyre prandaj mund të shkelin kufijtë kulturorë nga të dyja anët pa e ndjerë tamam efektin e asaj që po bëjnë. A e keni vënë re për shembull sa pa problem mund ta thuash një fjalë të papërshtatshme në një gjuhë të huaj kur nuk ia di kuptimin? Ajo fjalë bëhet e vështirë për ty në momentin që mëson çfarë kuptimi ka. Kjo me shumë gjasa përkthehet edhe në sjellje të caktuara të cilat për ty janë si një gjuhë e huaj, ti i shkel dhe nuk ndjen gjë sepse nuk kanë të njëjtën peshë për ty.

Këta të rinj gjithashtu e shohin pjesëmarrjen në këto formate si një trampolinë për t’u kthyer në atdhe në botën e medias apo të influencës që sigurojnë rrjetet sociale. Në thelb nëse dështojnë nuk kanë asgjë për të humbur, mund të kthehen në atdheun e tyre të dytë e të vazhdojnë jetën e tyre si më parë. Këta të rinj nuk po mendojnë si të bëjnë më të mirë vendin e tyre mëmë, të cilin në fakt nuk e shohin si vendin e tyre, por më shumë si një destinacion i largët pushimi ku mund të çmallen me të afërmit e pastaj të kthehen në vendin ku kanë krijuar jetën e tyre.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me gabime naive gjuhësore, por me kompromise për të pranuar dhe përfaqësuar një model të shtrembëruar të dashurisë që për hir të së vërtetës të kujton ndonjë fermë mbarështimi të kafshëve duke shkëmbyer çiftet me shpresën se kush e di çfarë race po na del në fund të programit.

Njeriu nuk është vetëm një qënie biologjike. Ai është trup, shpirt, zemër. Dashuria e vërtetë ngjizet dhe mbruhet në këtë trekëndësh dhe është e shenjtë. Çdo lloj trekëndëshi tjetër është si një zjarr i ndezur jashtë vatrës, dëmet e të cilit mbase nuk ia shohim që nga fillimi. Mjafton të kujtojmë se si një nga zonat më të bukura të Hauajit, Maui u dogj nga një shkëndijë zjarri. Apo për të mos shkuar shumë larg, të kujtojmë pallatin që u shkrumbua para pak ditëve në Tiranë duke lenë dhjetëra familje jashtë dhe një dëm kolosal. Populli ynë i mençur jo më kot thotë që nuk luhet më zjarrin. Por ne po luajmë dhe po argëtohemi!

Qilimi i hedhur

Para disa viteve kemi patur një qilim leshi me motive shqiptare, shumë të bukur. Për fat të keq kur ndërruam shtëpinë, nga padituria se si të kujdeseshe për një qilim të tillë, nuk u tregova mjaft e kujdesshme dhe e lashë për disa ditë në ballkon, ndërkohë që sistemonim gjërat. Ballkoni ynë ishte i hapur në atë kohë dhe e rrihte dielli gjithë ditën por edhe shiu. Në një nga ato ditë ra një shi me rrebesh dhe qilimi u lag keq dhe pastaj dielli i fortë që supozohej ta thante dhe largonte lagështinë dhe mykun e shkatërroi. Fijet ishin dëmtuar shumë keq dhe një pjesë e mirë u shqye teksa po e laja. Nuk mund të rithurej dhe as të riparohej dhe u hodh, gjë që më ka mbetur peng sepse ishte keq administrim i një gjëje me vlerë.

Kultura është si një qilim me fije shumëngjyrëshe e modele të trashëguara përgjatë viteve. Ajo jo gjithmonë na servir modele të mira. Disa duhen rimodeluar dhe përshtatur. Disa duhen eliminuar. Por disa janë thelbësore. Dhe kur ti për qëllim përfitimi i ekspozon me sforcim dhe imponim ndaj agjentëve të huaj që janë të dëmshëm për të, ajo që shkakton është një dëm shumë i madh.

Jeta jonë gjithashtu është si një qilim ku stilohet dhe ndërtohet mbi fijet bazë të cilat janë më të forta se të tjerat dhe mbajnë gjithë dizajnin. Nëse i shkatërrojmë këto fije bazë duke i zëvendësuar me fije në dukje moderne dhe premtuese por të dobëta, në fund do të kemi një qilim të shqyer.

Dashuria është e vyer dhe lum kush e gjen. Por ajo nuk gjendet ne tregun e gjësë së gjallë as të shkëmbimit të çifteve në fund e fillim të çdo jave sikur të shkëmbeje një palë këpucë apo rrobë.

Le të jemi të mençur dhe ta respektojmë jetën dhe dhuratën e rinisë, sepse jo të gjithëve u është dhënë!

*Titulli origjinal: Ethet e "Dashurisë"

37 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    kriza televizive ka perfunduar ne kurveri dhe prostitucion vulgar degjenerativ.

    1. S
      Shqiptari

      Mjafton titulli dhe i ke thene te gjitha..

      1. Q
        Qytetari

        Bravo Rudina, shume shkrim i sakte dhe i goditur. Ke folur per gjera qe shume media nuk te lejojne te flasesh. Emigrantet dhe ndikimi negativ qe ato shpesh here kane ne shoqerine tone. Ke shume te drejte ne vrojtimin tend dhe te falenderoje qe i ke dhene ze mendimeve te mia e shume te tjereve si puna ime.

        1. A
          Ana

          Keta emigrante qe vijne ne keto emisione jane thjesht pabuksa qe duan te fitojne dicka e Shqiperi nonj lek apo klikim apo fame apo pune. I shihni ata te Big Brother si perfunduan si te punesuar tek Top Chanal dhe dalin ne disa emisione koti ?? Pale kur prezantohen e thone jam biznesmen jam sipermarres jam me shkolle te larte etj Tufe palacosh

          1. A
            Ana

            Keta emigrante qe vijne ne keto emisione jane thjesht pabuksa qe duan te fitojne dicka e Shqiperi nonj lek apo klikim apo fame apo pune. I shihni ata te Big Brother si perfunduan si te punesuar tek Top Chanal dhe dalin ne disa emisione koti ?? Pale kur prezantohen e thone jam biznesmen jam sipermarres jam me shkolle te larte etj Tufe palacosh

          2. N
            Ne ate shoqeri funksionojne vetem Geitalet

            Te gjithe TV jane ne funskion te degjenrimit te shoqerise ktu e 30 vjet .Gjithcka ,Cdo emisjon cdo teme ,cdo Putane Politike apo Antike qe qelbin TV . Jane ber TV si Magazina Plehrash ,kur nuk shikon gje tjeter si Mjet Konsumi ne TV vec Plehrave qe qelbin me cdo hapje goje . Pra behet biznes nga TV me Plehra sepse vet kto TV i kan financuar Plehrat e Politikes Shqiptare Toksiket salih brrisha metaj etj pjestare te bandes se Shkerdhatave te Shqiperise .

            1. L
              Ladi

              Bravo per shkrimin , nje gje dihet qe ato qe bejne keto programe kurva dhe kurva do therasin ne tv ,me vjen keq qe po shtohen shume pederasta dhe shumica e atyre djemeve jane pedera ndyresira

              1. A
                Albina

                Shih pjesmarrësit në këto formate ..... . Kush e kush të mburret se kush ka më shumë eksperieca....... . Para tre vjetësh, ju kujtohet, vjen një vajzë që kishte mbaruar shkollën e lartë më Rumani, dhe deklaroi se ishte e virgjër......... . Kishte dashuruar, por i ishte ruajtur tundimit dhe ishte e virgjër...... . E masakruan....... . I pari Arjan Konomi....... - Ik moj budallaçkë, përse ke ardhur ti këtu...... . Çfarë eksperience na sjell........ . Gjithë shoqet e tjera talleshin........ . -Ti nuk mer vesh nga dashuria, ty nuk ti kanë hedhur sytë meshkujt...... . Ti nuk di çështë seksi, etj................. ................................. . Dhe kurvat sot bëhen moraliste......... . Janë më të ndershme se të virgjërat. ...... . Të jesh e virgjër sot, je e panderëshme. Është turp ...... ........ . Dhe motivohen femrat, të lenë çdo punë që kërkon studim e djersë, dhe ti futen kurvërisë, nëse duan të pasurohen shpejt....... . Është kultivuar ideja, se nuk ka çtë duhet truri e mëndja, sa të kesh pidhin si vegël pune....... . Puno dhe fito!

                1. E
                  Elmira

                  Jaml,,besoj,nga të parat që i kamë,,demaskuar,,këto programe televizive..nuk i kamë ndjekur dhe nuk i ndjek..por..e thekdoj ,,PoR..duke klrkuar kanal të dakin vehtë..është mallkim për rininë..që shohin programe të tilla..,,U BASTARDUA,,ç do gjë.

                  1. E
                    Elmira

                    Jaml,,besoj,nga të parat që i kamë,,demaskuar,,këto programe televizive..nuk i kamë ndjekur dhe nuk i ndjek..por..e thekdoj ,,PoR..duke klrkuar kanal të dakin vehtë..është mallkim për rininë..që shohin programe të tilla..,,U BASTARDUA,,ç do gjë.

                    1. P
                      Petro Suli

                      Shqiptari ! Më se e vërtetë me titullin që e ke vënë që në fillim po dhe prezantuesja.që.në daljen e parë me një kostum "".Popullorë"".i vitit 2023 !

                      1. D
                        Dalta

                        Shkrim i bukur, analize e qarte, e kuptueshme , e sinqerte dhe kryesorja _ e vertete.!!!

                        1. T
                          Trapajane hesapi

                          I ketij mendimi kam qene me kohe dhe i kam shfaqur ne komentet e mija.Ne kete kategori kam futur Edhe Big Bradher.Une i kam cilesuara "shkolla prostituzioni".Atje ,gra dhe vajza mesojne si te nderrojne hamshoret sipas perputhjes se mases se organeve seksuale.Si mund te futet sherri ne familje,Mes vellait dhe motres,gruas dhe burrito,prindit dhe femijesh,etj.Pra ngado ta vertisesh Jane programe c'edukuese qe jepen pa' me te voglen pergjegjesi morale apo ligjore .Shteti duhet te nderhyrje,sepse e shemtuara dhe e pamoraleshmja po' behet cilesi vipi.Degjenerim teresor i shoqerise .Si tha ajo nxenesja "kur me jep drogen Shoku ,eshte shprehjen respekti"

                          1. G
                            Gazeta

                            Televizionet shqiptare jane lavatrice parash te pista te ardhura nga krimi dhe droga.. Analiza per formatin e ketyre spektakleve duhet fut ne kete kontekst. Nuk eshte se prodhojne ndonje gje, jane thjesht kopjime groteske te huaja.

                            1. K
                              Kujtim

                              Investim për të kundërshtuar votimin e emigrantëve,shkruar me finesë kurve.....

                              1. P
                                Pet.

                                Pike se pari ngre nje problem mjaft te rendesishem , qe eshte ai i dyzimit te brezit te dyte te emigranteve, Persa i perket votimit te emigranteve jane shume , por shume qe jane te mendimit qe, aty ku punon dhe ha aty ku paguan taksat ke te drejte dhe detyrim qe te marresh pjese ne jeten politike . Pse do te vendose nje njeri qe banon 1000 km larg, dhe qe kontribuan ne ekonomine Shqiptare fare pak , (per te mos thene aspak), se si duhet qe ti perdor une parate ie Mia ???!!!

                                1. Q
                                  Qytetari

                                  Kontributi i emigranteve eshte kthyer ne aspak. Iku koha e remitancave nga emigracioni. Tani vetem vijne ketu, na plasen neper shtepi se kursejne edhe per hotel, dhe fillojne e perrallisin per jeten e bukur qe kane krijuar. Edhe kaq. Asnje kontribut per vendin, madje edhe femijeve spo i mesojne me gjuhen shqipe. Iku koha kur emigronin nga halli njerezit, tani emigrojne se ndihen anti shqiptare dhe te mendosh qe kerkojne tu japin te drejten e votes ketyre njerezve eshte skandal. Shume e drejte ajo qe thua. Nje person qe nuk jeton ketu kurrsesi nuk ka te drejte te vendos se cfare drejtimi duhet te marr vendi.

                              2. M
                                Moni

                                Formate ordinere qe i shohin vetem ordinere. Ca pret me nga "yjet". Rinia me tru ne koke as i hedh qyrret ketyre soj programesh. Pastaj ata qe jane rritur ne injorance (me ose pa dashje), me vjen keq, po ashtu do behen.

                                1. E
                                  Emisioni

                                  Shume shume e sakte Znj Rudina! Kjo situate katastrofike *mediatike -politiko - gjygjesore eshte rezultat i aksioneve te suksesshme antishqiptare nga vendet fqinje dhe lobimet e tyre. Po arrijne te shkaterrojne psiqiken shqiptare.......dhe me te perfunduar kjo, vetshkaterrimi i ketij populli eshte nje efekt autonom e i pandalshem. Shqiperia nuk arriti te formonte sherbimet sekrete qe te mbronte vendin nga kjo sketerre. Ia dolen !! ......dhe ne i ndihmuam, ....pasi shqiptari nuk e do njeriun e mire dhe te arsimuar.

                                  1. A
                                    Analisti

                                    Top channel është në krye të kurvërisë së emisioneve banale, në pas vjen dhe Klani që nuk po le gjë pa bërë që të zhvillojë emisione kurvash dhe kurvarësh. Turp e faqja e zezë për drejtuesit e këtyre televizioneve pasi për të gjetur kurva dhe kurvarë nuk është ndonjë problem i madh këtu tek ne.

                                    1. L
                                      Landi

                                      brravo Rudina brravo. Shkrime te tilla jane te pakta neper keto palo gazeta ku 90% te atrikujve jane copy

                                      1. D
                                        Deni

                                        Shkrim shume i mire qe i ben analize te sakte nje fenomeni qe po gjen shume terren ne kanalet tona televizive. Me pelqeu dhe nuk kam cfare ti shtoj vleresimit konciz e real qe ka bere komentuesi "Gazeta".

                                        1. i
                                          ina

                                          Mos donit te thoni , qe shumica e programeve televizive jane te mbushur me kosovare , se dhe ata mund te quhen emigrante ??? sepse une vetem kosovare shoh ne te gjitha programet shqipetare ....Ato vijne ne nje vend ku nuk i njeh njeri dhe veprojne pa iu dredhur qerpiku si prostituta te lindura .... keta jane vipat e sotem ......

                                          1. A
                                            Alban Dega

                                            KOSOVARET JANE SHUME ME ATDHETARE E QYTETARE NE KETE LEMI O INA BIA( BIA eshte pasardhes ka e UDB-se gjakatare serbe )

                                          2. V
                                            Vjosa

                                            Nje analize shumë e drejte, bravo Rudina. Për fate të keq televizoret kanë rreshqitur në Degjenerim total dhe të rinjeve ju ofrojne vetem degjenerim dhe paguhen me TAKSAT TONA. Fate keqesi kombetare. Fajtore eshte dhe familja.

                                            1. D
                                              Diku

                                              Qe nga prezantuesja qe eshte bere si sex toys (veglat e pornos), lyer me sperme.

                                              1. A
                                                Atpik

                                                Ne jemi si majmunet imitojme formate te televizioneve te huaja te cilat kane nje histori dhe nje profil tjeter nga i yni.Andej mund te behen profile si perputhen apo emisione te karakterit erotik sepse eshte shume thjesht jane ngopur me stereotipin dhe eksperimentojne kane qindra vjet ne ate sistem dhe si te thuash kerkojne vrima te reja,kurse tek ne eshte ende shume heret per programe te tilla.Ne vijme nga nje e kaluar qe keto shiheshin si tabu dhe ne kundershtim me moralin tone kryesisht dhe nga perqindja e madhe e fese muslimane.Prandaj cdo gje duket e peshtire dhe jo natyrale duhet te kalojne disa dekada per te realizuar te tilla formate.

                                                1. S
                                                  Shqiptari

                                                  Barbi Luanesha prej silikoni eshte pergjegjsja e Bordellos legale.Njerezit ankohen kot pse ne Shqiperi nuk legalizohen shtepite publike.Ato jane te hapura LIVE ne TV.Manekinja fton publikun ne kete kuplara.Hahahaha,tralala UA! Hajde gallate kurvash ne TV Luana,hajde. Ne Gjermani qe eshte shteti me i zhvilluar ne bote,shtet laik dhe tejet liberal,ky format,identik eshte ndaluar me ligj qe te mos transmetohet ne asnje TV sepse eshte i degjeneruar dhe shkaterron familjen,nxit divorcet,kurverine dhe vret moralisht adoleshentet,te rinjte dhe grate. Tere ata qe kane jetuar ne Gjermani per shume kohe e dine qe formati nuk lejohet ne TV.

                                                  1. P
                                                    Patriot

                                                    Ore zotetinje komentuase televizionet jane per te fituare ashtu si dhe bizneset per te fshehure te ardhurat. I gjithe problemi ne shqiperi eshte shteti. Ashtu si per bizneset ka nje polici tatimore qe te vjene ne dere dhe supozohet te kontrolloje dhe nqs nuk je ne rregull shkon deri ne mbyllje biznesi, per keto emisione eshte komisioni I etikes qe mbahet nga taksat e qytetareve. Nqs ketije komisioni I duken normale keto emisione dhe nuk ka asnje reagime nga ne taksapaguesi, cfare presim ne te nderhyje Zoti. Ky pseudo komision duhet denoncuare ne prokurori dhe qeveria duhet te postoje ne televizione ligjin per mediat bashke me komisionin parlamentare te mediave. Pra strukturat I kemi por nuk funksionojne ashtu si nuk kane funksionuar shteti prej kohesh. Tani qe drejtesia po levize pak dhe kjo ceshtje do adresuare tek keto organe.

                                                    1. A
                                                      Alban Dega

                                                      DEGJENERIMI KA DEGJENERUAR CDO LEMI TE JETES SHQIPTARE Jo vetem kurvezim e majmunizim i artit dhe kultures kombetare shqiptare por edhe i gjuhes amtare si shtylla kryesore e cdo populli e kombi. Po te keni dyshim shihni vetem titujt e programeve dhe emisioneve me te ndjekura te te gjitha televizioneve shqiptare! Nje vetvrasje kolektive e te sotmen dhe te ardhmes se Shqiperise dhe se ardhmes se saj . Pergezime analizes skrupuloze dhe te shkelqyer te autores Rudina Bakalli!

                                                      1. A
                                                        Alban Dega

                                                        DEGJENERIMI KA DEGJENERUAR CDO LEMI TE JETES SHQIPTARE Jo vetem kurvezim e majmunizim i artit dhe kultures kombetare shqiptare por edhe i gjuhes amtare si shtylla kryesore e cdo populli e kombi. Po te keni dyshim shihni vetem titujt e programeve dhe emisioneve me te ndjekura te te gjitha televizioneve shqiptare! Nje vetvrasje kolektive e te sotmen dhe te ardhmes se Shqiperise dhe se ardhmes se saj . Pergezime analizes skrupuloze dhe te shkelqyer te autores Rudina Bakalli!

                                                        1. N
                                                          Nastradini

                                                          Parudha sot eshte Pi Pa Pu. Kete ben dhe Media jone e paguar nga borgjezia. Kur bejne moral Luana, Sonjla cfare pret ky popull. Ypppp Xhixhi.

                                                          1. F
                                                            Filozofi

                                                            Ne fakt synimi eshte shikueshmeria, femrat e perdorura kane fare pak rendesi dhe nuk jane etalon i kultures rinore ketu ne Shqiperi. Eshte e njejta gje sikunder te ankohem une pse nuk kam ndjekes ne instagram me shume se sa Enca. Nuk eshte as synimi im ne fakt. Rudina duket paksa tej kohe me kete shkrim te sterzgjatur

                                                            1. T
                                                              Te flasi dhe Hoxha

                                                              E ka fajen shteti laik qe propogandohet ne shqiperi ,, si shteti ateist i Enverit ...Kosovaret emigruan qe ne vitin 1974 ne evrop ,,dhe atje ku vajten ndertuan dhe xhamit me minare ,,,,per te ruajtur traditat kulturen dhe besimin ,,,,ndersa turqit ateist te shqiperise jan hap si vaj ne lakra ne evrope ,,,behen ,,si italjan ,gjerman ,,,nderrojne emrat myslyman qe kan te trasheguar ,,,dhe prostitucioni ne vend te par ,,,,

                                                              1. N
                                                                Noc. Rroku

                                                                Hoxha !!!!! Mos boj Patriotin, duke sha Shqipërinë, se ishin pikërisht Shqiptarët dhe kjo Shqipëri që sakrifikua për Çlirimin e DARDANISË. o hoxhë!!! që nuk besoj se je ëmëri për SHQIPTARËT, nuk tregon FE, se feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Ato të tjerat i pamë nga ju kur erdhët në vitet 90 dhe nxitojmë me shpresën se pu ju arrijmë mëgjithse ini 50 para në prost. etj etj. shnet oho xhe.

                                                              2. L
                                                                Labi

                                                                Po te shikosh organizatoret dhe pjesemarresit 90% fshatare te ardhur viteve te fundit ne Tirane,kan ardhur me idene te banojne ne kryeqytet dhe te lirohen nga paravjykimet e qyteteve te vogla ose zonave rurale nga vine,fjala vjen dy motrat Vjollca qe nga mbiemri nuk jane Shqiptare te pastra po gabele,nuk ka Shqiptar me mbiemrin Vjollca,ose Luizi qe i tregon Shqiptareve se edhe mund te martohen me nji qe i ka kercy kush eshte zgju i pari nga gjumi,mjafton te kete leke,ky wshte modeli qe i afrohet Shqiptareve qe ne 92,jane shtuar bijt e bijat e kurvave,si perfundim ca shohim sot eshte normale,do vi dhe me keq,zoti na rujt.

                                                                1. F
                                                                  Fjale me vend

                                                                  Rudina mendjendritura. Te lumte !

                                                                  Lini një Përgjigje