Nga Namir Lapardhaja
Që “Foltorja” është në aleancë, herë të hapur, herë të fshehtë, me qeverinë kjo, tashmë, nuk është e re.
Por që edhe pushtetit dhe qeverisë i intereson mbajtja e zjarrit të revolucionit ndezur, kjo nuk çudit më askënd, sepse korrupsioni ka nevojë për oksigjen që i vjen nga modeli i ngjashëm.
Ndonëse kanë kaluar dy javë nga çelja e sesionit të ri, Lindita Nikolla, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, ende nuk i ka kthyer një përgjigje zyrtare Partisë Demokratike për ndryshimet në përbërjen e drejtimit të grupit të saj parlamentar.
Për të gjithë ata që e kanë harruar, pak kohë më parë, Nikolla i bindej sms-së së Flamur Nokës, kur ai i kërkonte: “Edhe një herë Berishën për procedurë e të ikim ne ” (Pa harruar dhe buzëqeshjen në fund).
Nëse ndaj “Foltores”, që juridikisht është e paligjshme dhe një organizatë fantazmë për sa kohë që nuk regjistrohet zyrtarisht si person juridik, është kjo sjellje dhe kjo bindje, ndaj personit juridik Partia Demokratike e Shqipërisë përdoret një standard tjetër, i dyfishtë, i pambështetur në ligj dhe në rregullore.
Rregullorja e Kuvendit në Nenin 15 (Formimi i Grupeve Parlamentare), pika 2, në mënyrë të qartë shprehet:
“Grupet parlamentare, sipas përkatësisë partiake, formohen mbi bazën e listës së partive që përfaqësohen në Kuvend...”
Pra, ligji është eksplicit dhe referon te subjektet partiake. Lista e partive që përfaqësohet zyrtarisht me mandate nga KQZ-ja, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, është lehtësisht e verifikueshme nga Parlamenti.
Dhe, mbi të gjitha, kemi të bëjmë me kushtetuetshmërinë apo jo të kësaj farse që po tentohet. Partitë janë etnitet kushtetues. Në "biblën" e shtetit ligjorë ka disa nene për partitë që janë baza e pluralizmit, kurse grupet parlamentare as që përmenden, sepse janë vetëm rrjedhojë e këtyre etniteteve kushtetuese. Në këtë rast, Partisë Demokratike.
Mirëpo, kjo nuk i ka mjaftuar Lindita Nikollës, e cila ka kërkuar interpretim nga zyra juridike e Kuvendit, interpretim i cili, ndonëse kanë kaluar dy javë, ende nuk ka ardhur.
Në të kundërt, a do të kërkohej interpretim juridik nëse, fjala vjen, çmendet kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe së bashku me 20 deputetë i bashkëngjitet “Foltores” së Berishës?! A do ta marrë me vete në marrëzinë e tij edhe drejtimin e grupit parlamentar apo partia që e ka mandatuar për të qenë i tillë do të dërgojë një shkresë dhe do vendosë emra të rinj të drejtimin e grupit?!
Lindita Nikolla në atë pozicion, edhe pse është e zgjedhur e Partisë Socialiste, është për të qenë mbarëvajtëse e punëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk mund të bëhet pjesë e cirkut të “Foltores” sa herë që ka seanca plenare.
Përndryshe, shihet se edhe ajo është nën urdhrat e partisë, e cila e ka të qartë si drita e diellit se me një Berishë dhe grup parlamentar pas tij, që bëjnë zhurmë çdo të enjte për të trembur SPAK-un nga oborri i familjarëve të vet, jetëgjatësia politike e PS-së dhe e Edi Ramës është e pafundme.
Namir, Nga ana proceduriale mirë e ke. Kushtetuta, rregullorja e parlamentit, statuti i partisë etj etj si këto janë më se në rregull. Edhe pse të tilla nga ana juridike, nuk mjaftojnë politikisht. PD, po e quaj dhe unë zyrtare si rëndom e quajnë, nuk duhet të mjaftohet duke ekspizuar vetëm vetëm një anë të medaljes, se siç dihet ajo ka dy dhe kjo e dyta në rastin tuaj nuk duket. Pse kështu? Sepse partitë politike janë së pari entitete kushtetuese që prodhojnë politikë, dhe kur janë në opozitë zhvillojnë aktivitete dhe aksione politike që ngjisin në publik, (a doni vota?)si në kuvend ashtu dhe jashtë tij. Ku është PD "zyrtare" në këtë drejtim? Askund! U mjaftuat me zgjedhjet, e bëtë dhe njëherë Lulen nuse, (bëmë dhe njëherë nuse pa di unë si nusëroj-thotë ajo shprehja popullore) po ku është ky nusërim, ku janë dasmorët, apo në ritin dasmor mjafton të "nusja" me T-shirt jeshil,të mbledhë ca qytetarë (dasmorë), që s'dihet ç'përfaqësojnë dhe ja u bë dasna?!?! PD zyrtare, ku militoni dhe ju bëri dhe është duke bërë dy gabime të rënda që do t'i kushtojnë: E para se pranoi dështakun serial për kryetar, dmth për t'a udhëhequr atë në aksionin e saj politik dhe e dyta, për sa kohë, nga frika dhe nga të qenit të kompleksuar nga 'personaliteti' i non-gratës dhe nga influenca që ai ende në një masë demokratësh, ju ka frenuar sa në aksionin parlamentar dhe akoma më shumë e më keq, jashtë tij duke ia lenë atij gjithë vitrinën politike. Ju e dini, nëse jo, aq më keq për ju, se në 2025 nuk do fitoni. Ama nëse deri atëhere nuk do ta ndërtoni aksionin politik në një luftë dhe diskreditim pa asnjë mëdyshje ndaj të keqes tuaj më të madhe, të PD dhe masës që e mbështet dhe ky ka një emër Saleh Ram Sheqere Berisha. Nëse do druheni ta bëni nga frika se do t'ju quajnë patericë e Ramës, e ku di unë se pfarë, jeni duke rënë në atë kurth. Berishistët nuk do t'i keni kurrë me vehte, dhe aq më mirë. Me apo pa ta, si që deri më sot i keni patur, PD nuk ka fituar dhe nuk do fitojë kurrë, pra nuk do jetë asnjëherë alternativë qeverisëse, shpresa e ekektoratit, që ende nuk ju voton as ju as dhe asnjë forcë tjetër politike. Atëhere PD nëse, krahas opozicionit konstruktiv, të kryejë një sksion politik agresiv edhe kundër sëmundjs tuaj të pashlrueshme, kancerit Berishës, berishizmit si simptoma të tij, jo vetëm që jeni të humbur pir po i bëni një dëm të madh demokracisë dhe pluralizmit. Në pa mundësi ta bënte këtë elektorarti, kjo edhe me ndihmën e lidershipit tuaj, se bëri e s'po e bën as drejtësia, duke parë këtë ngërç, Aleati ynë më i madh Amerika ua dha këtë mundësi, që nuk ditët dhe as po dini ta shfrytëzoni. Dhe skepticizmi im dhe i shumë shqiptarëve demokratë, qëndron se fatkeqësisht këto duhet t'i bëni nën udhëheqhen e dështakut Bashë. Jo, kurrë! Ai është tmerrësisht i komplexuar dhe i shantazhueshëm prej Berishës, aq sa siç vihet re, nuk guxon as emrin t'ja zejë në gojë, kur ai, nga ana tjetër e tall dhe nuk lë gjë pa thënë. Ca nga ju aty, gjeni guximin t'i bëni këto, në të kundërt afroni të tjerë, por së pari ca të tjerë brenda jush, të paaftë apo ftikacakë, duhet të hapin krahun. Vetëm mjekra e qoses nuk ka zgjidhje, çdo gjë tjetër ka. Edhe pa ju demokracia do bëhet. Është dialektika që na e mëson. Elektorati, sidomos ai gri, që mefshtësinë tuaj nuk e voton, në mos sot, nesër, do ta gjejë një alternativë tjetër, që ta mbështesë. Kjo sigurisht që mund të jetë edhe kjo PD, 'zyrtare', por rrënjësisht e reformuar. Mos kini frikë, Berisha nuk vjen kurrë më në pushtet. Por po e latë kështu siç është ai dhe po mbetlt ju kështu siç jeni ai do t'ua zejë frymën. Ai ka para, ju mundeni me ide. Se siç thotë fjala e urtë, "dy duar për një kokë janë!". Dhe Salehu, non-grata aty e ka hallin, tek 'koka' e tij. Ju, nëse doni 'kokën' tuaj,, prejani ju atij më parë. Luftë frontale pa kompromis dhe pa asnjë drojë. Ju siguroj që, në momentin e duhur, do të keni mbështetjen e shqiptarëve.