Nga Namir Lapardhaja
Duke qenë një lëvizje e mbrujtur nga interesi për t’u bërë mburojë e Sali Berishës nga sulmet anglo-amerikane dhe nga urrejtja ndaj Lulzim Bashës, “Foltorja” është grupim që nuk e bashkon parimi, por pazari për ndarjen e gjësë.
Kandidati i saj në Kukës, pas skandalit Gjici dhe pas lënies së fushës së lirë nga PD zyrtare, në një situatë tjetër, do t’i kishte të gjithë kushtet për të fituar lehtësisht, mirëpo përdorimi që po i bën ‘Grupi i Ndarjes së Gjësë’ këtyre zgjedhjeve, duke dhënë shfaqje bajate si kjo e takimit të deputetëve, jo vetëm që nuk i lë asnjë mundësi për ta fituar, por thjesht do të shërbejë si ‘mushkë beteje’ e ‘halleve’ të Tiranës, që nuk kanë asnjë lidhje me hallet dhe problemet e kuksianëve.
Përveç demokratëve në Kukës, askujt tjetër nuk i intereson fitorja e bashkisë.
Sali Berishës nuk i intereson, sepse ‘halli’ i tij nuk zgjidhet nga Kukësi dhe Tropoja, por nga Brukseli dhe Washingtoni. Edhe SPAK padyshim...
Gazmend Bardhit nuk i intereson, sepse llogaritë e tij nuk dalin nga fitoret e Berishës, por nga humbja dhe asgjësimi politikisht i tij.
Deputetët as mish as peshk, që u venë nga pas të dyve, më shumë se sa nga bindja, i ndjekin nga frika e sulmeve të Berishës ose nga ideja se në politikë shkohet pas të fortit dhe, meqenëse Bashën e konsiderojnë të dobët, e vetmja mundësi për të mbijetuar politikisht është të ndjekin berihanë.
Në këtë panoramë, ku politikën nuk e bashkon interesi i përbashkët për të fituar, por interesi vetjak i të gjithë protagonistëve për të humbur, kjo shfaqje e sotme përveç shëmtisë nuk ka asnjë emër tjetër.
“Foltorja” mund të bëjë mbledhje në Kukës, ashtu siç mund të bëjë mbledhje në të gjithë bashkitë e vendit, por një gjë e tillë nuk ofron asnjë zgjidhje për hallet dhe shqetësimet që kanë qytetet tona.
Siç ka rezultuar edhe më parë, shndërrimi i zgjedhjeve vendore në politike, në kontekstin ku gjendet sot Shqipëria, përveçse favorizon mazhorancën dhe kandidatin e saj, nuk sjell asgjë tjetër.
Kështu që me lëvizjen e sotme, përveçse dëmit elektoral, asnjë e mirë nuk do t’i vijë kandidatit të “Foltores”.
Një demokrat i vjetër kuksianë, teksa shihte pak ditë më parë Mul Nokën që zbriste nga “Range Rover-i” i tij i modelit të fundit, i tha autorit të këtyre radhëve: “Nuk ka fyerje më të madhe për ne kuksianët të na vijë Muli me fodullëkun dhe kapardisjen e tij për të na kërkuar vota. Me Bashën mezi e dëbuam nga dera, Saliu na e futi nga dritarja dhe na e bëri shef të madh.”
Sali Berisha,edhe nqs nuk fiton,e ka gati pergjigjen; na vodhi votat Edi Rama. Kaq dhe e beri detyren me molomenet e tij qe e ndjekin pas. Eh,e ka zene halli Salin,nuk di nga t'ja mbaj i shkreti. Keq me Ameriken,keq me Angline,keq me evropen,keq me Edi Ramen, keq me Bashen dhe keq me te gjithe popullin shqipetar.Priteni kure te daleni ndonje dite pa brek neper qytet.
Urime Namir askund me shume se tek Tema nuk do pershtatej ky shkrim. Me ne fund ke gjetur veten dhe sado i neveritshem qe dukesh nuk ka asnje problem per sa kohe je vetja dhe ndihesh mire.
O shkreti LAPORDHA , nuk po i dalin planet as ketij as mero qyqarit! Tituj bombastik per tifozet defiçente. Por mos u dorezo se ndonje leshko edhe ju beson. Yyyyp Lapordha yyyyppp!
Namir Lapardhaja. Respekte. Ke marre nje detyre te veshtire persiper, per dy aresye. Aresyeja e pare është se rrumpallat qe shkojnë mbas Sali Berishës janë thjesht haxhiqamiliste katunare pa asnje lloj kulture, aresimi, apo qofte edhe edukatë qe ta jep familja dhe shoqëria. Nuk mbushin fare nga keto qe thua ti. E kujtojne veten antikomunistë, por nuk e dine se ç'eshte komunizmi apo të jesh kunder tij. Merre me mend, jane bere antiamerikanë, dhe antikomunistët e vërtetë qe u masakruan nga diktatura, levizin atje ne varre ku janë, nga sikleti. Se si PD-ja të katandiset nga parti e djathtë intelektuale, ne një parti katunare dumbabiste, kete mund ta arrinte vetem komunisti Sali. Aresyeja e dyte është se intelektualet e djathtë trima dhe të penës si puna jote, ka pak. Ka intelektuale, qe dikur ishin të djathtë, dhe vijne nga familje te djathta, por i perçudnoi Saliu, i çnderoi, i shnderroi ne qenie pa forme qe vegjetojne nëpër studio televizive dhe nuk thone asgje. Merr Tomorr Alizotin per shembull. Babai dhe gjyshi i tij Jane gati të çohen nga varri prej turpit qe nje Alizot shkon mbas nje komunisti. Të tjerë qe nuk duan t'i bashkohen Berishës, kane frikë t'i permendin emrin. E keqja e PD-se nuk është Edi Rama. Edi Rama eshte kryetari i PS dhe ka punën e tij. E keqja e PD-se është se po vdes, e kapur per fyti nga Saliu dhe hordhia e tij dumbabiste. Intelektualet e djathtë duhet të mblidhen ne front kombetar, rreth PD-se zyrtare egzistuese, ku te pakten Alibeaj nuk ka perfunduar ne rrumpalle Saliste, të heqin atë kukullen pa vlerë Lolo Basha, të zgjedhim nje keshill drejtimi prej kater ose pesë figura te shquara të djathta, dhe ta quajnë Fronti per Shpetimin e Opozites se Djathte (FSHOD), duke bashkuar çdo force të djathte antisaliste. Tani ne vitin 2023 është turp ta quash veten antikomunist, sepse Enver Hoxha ka 40 vjet qe ka vdekur. Ke quajme komunistë tani, amerikanët, anglezët, apo italjanet dhe gjermanët? Antikomunistë ishin ata të shkretët qe masakroi diktatura dhe donin demokraci. Tani diktatura ka rënë prej 32 vjetesh, PS-ja bashkepunon me SHBA dhe BE, Rama mbledh lideret e Europes ne Tiranë, dhe bashkepunon me ambasaden amerikane. Komunistët jane vetem ne mendjen e dumbabisteve dhe të disa fakireve qe kane akoma plaget e diktatures. Po, qeveritare të korruptuar, dhe Qeveri të lodhur nga skandalet ka. Por të merremi me qeverisjen e keqe, korrupsionin, paaftesinë, nepotizmin, skandalet, dhe jo me mullinjte e eres se komunizmit. Prandaj i nderuar Namir, misioni.yt është i pamundur. Je ne pakicë, sepse shumica e të djathtës, ajo qe mbijetoi nga diktatura, u shkaterrua perfundimisht nga nxenesi i zellshem i Enverit, Sali Katunar Komunist Kinezi (Sali KKK). Tani kane mbetur sa rronxhobonxho si Biberaj, Besnik Mustafaj, dhe nje tufë njerezish pa ngjyrat qe bejne shurrën kur hyn Saliu ne sallë, edhe pse është 80 vjeç.
Shko ndero me grusht te varri i Enverit se paske mbet ne vitet 80 zotrrote.
Na tregoni pak dosjem McGonigal, pastaj merruni me SB
Katershja më e fëlliqur që njwh politika, një me presh në bythë, tjetri me qese shurre, spaho me maniakun e seksit dhe vokshi me eren e qelbur që qelbet nga poshtë lart me çmimin gines, për gallavanë që ka.
O qunat e sales ene lylit,mos u zini me njoni tjetrin se keni qen vllezer gjer para 1 viti.